Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/20

Izraeli ndalon udhëtimin në SHBA dhe Kanada për shkak të variantit Omicron

Qeveria izraelite sot ka votuar për të shtuar SHBA-në dhe Kanadanë në "listën e kuqe" të vendeve të ndaluara në të cilat ndalohet udhëtimi për shkak të përhapjes së variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA). Një hap i papritur për vendosjen e SHBA-së në listën e kuqe, me të cilën Izraeli ka marrëdhënie të ngushta diplomatike, vjen në kohën e përhapjes së shpejtë të infeksioneve me COVID-19 në Izrael. SHBA-ja do t'i bashkohen listës së zgjeruar të vendeve evropiane dhe destinacioneve të tjera në të cilat izraelitëve u ndalohet të udhëtojnë dhe nga të cilat ata që kthehen në Izrael duhet të qëndrojnë në karantinë. Komisioni parlamentar pritet të japë miratimin përfundimtar të kësaj mase. Pasi të miratohet, ndalimi i udhëtimit do të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë. Izraeli në javët e fundit ka regjistruar rritje të rasteve të reja të variantit më ngjitës të koronavirusit ndërsa filloi mbylljen e kufijve dhe kufizimin e udhëtimeve në fund të nëntorit. Shtetasit e huaj nuk lejohen të hyjnë dhe të gjithë izraelitët që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen, përfshirë edhe të vaksinuarit.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...