2021-12-24

A do t’i marrë vetë në dorë frerët e PD-së? Berisha i gatshëm për gjithçka: Jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues

 


Ish-kryeministri shqiptar Prof.Dr. Sali Berisha, i ftuar  në emisionin “Opinion”, ka bërë deklarata të forta në lidhje me vendimin e Lulzim Bashës-Lulzim Bravës  për përjashtimin e tj nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

Sali Berisha me një gjuhë të drejtëpërdrejtë u shpreh i hapur për një rikthim të mundshëm në PD dhe në çdo post në kuadrin kushtetues të vendit.

Prof.dr. Sali Berisha: Në planin e brendshëm do bëjë gjithçka që t’i kthejë Partisë Demokratike sovranitetin dhe t’i kthehet vendit si opozitë e vërtetë. Së dyti e kam thënë me kohë jam i hapur për çdo lloj posti në kuadrin kushtetues të këtij vendi.

Besimi im i madh është tek demokratët dhe shqiptarët. Kam bindjen se dhjetra mijëra demokrat kjanë lënduar sot sa asnjëherë në jetën e tyre, Janë lënduar qindra mijëra shqiptarë që besojnë se Shqipëria ëshët një vend sovran.

Gjatë pasdites së të dielës Lulzim Basha vendosi në mënyrë personale, pa vendim të forumeve të PD-së përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar, deri në qartësimin e marrëdhënies së tij në raport me SHBA-të.

Bujar Leskaj, Flamur Noka ishin dy nga deputetët demokratë që u shprehën kundër vendimit të Bashës edhe publikisht. Nga ana tjetër vetë Berisha ka paralajmëruar lëvizje të reja, qoftë edhe me të pakënaqurit nga PD.


Flori Bruqi

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...