.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia me gjithë ndihmën në kohë të luftës, ishin tepër të rrezikshme dhe ato: Liria dhe demokracia ishin një ves që nuk mund të pranohej dhe i dëmshëm për të pasur ushtarë pa ligjikë dhe mendje. Pastaj se si shkuan punët, sidomos ne që jetuam në atë kohë e dimë, të rinjtë mund të shkojnë e të informohen në muzeumet e shumta që kemi sot.
Sali Berisha, që në ditët e para të ngjitjes së tij në pushtet u përpoq të bënte të njëjtat gjëra: eliminim kundërshtarësh, nënshtrim të drejtësisë, përkëdhelje pa kufi për mbështetësit, krijim klani dhe sulme të egra ndaj kujt nuk pranonte bindje. Dhe taktika i funksionoi për 30 vite. Njeriu me më shumë mëkate të pagjykuara asnjëherë, vazhdon të ketë edhe sot humusin e tij personal që në rrethana të tjera do ta bënte një Enver të dytë.
Sharra në gozhdë i ngeci vetëm nga amerikanët, ata “Imperialistët” e Enverit të tij, nuk dihet ende për ç’arsye magjike, e panë lakuriq. Diçka, ende e paqartë për ne të gjithë, bëri që SHBA-të të shohin te ky dashnor i tolitarizmit, më të eturin dhe të egrin njeri politik. Dhe vetëm pas këtij vizioni, që për mrekulli u përputh me ëndrrën dhe dëshirën e shumicës së shqiptarëve për ta parë larg vendimmarrjeve dhe drejtimit një individ të tillë, po bëhet mrekullia në Shqipëri: Të gjithë Berishën dhe të tijët, po i shohin lakuriq! Sikur, të njëjtat rrethana të kishin ndodhur në Shqipërinë e 1944, nuk do të kishim pasur diktaturën më të egër të ish- bllokut socialist.