Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/24

Skandali i rrogave/ Reagon Avokati i Popullit: Të hetohet sa më shpejt, ka rrezik tensionesh dhe prishje të harmonisë sociale

 



Skandali i publikimit të një database ku paraqiten të dhëna sensitive të qytetarëve shqiptare, kryesisht të rrogave të secilit prej 680 mijë qytetarëve ku mes tyre ishin edhe personazhet publikë politikanë dhe moderatorë të ndryshëm, ka sjellë një reagim të menjëhershëm nga institucione të ndryshme.

Së fundmi ka reaguar edhe avokati i Popullit që e ka konsideruar këtë si një akt shqetësues që shkel harmoninë sociale dhe krijon tensione.

AVOKATI I POPULLIT REAGON MBI PUBLIKIMIN E PAAUTORIZUAR TË TË DHËNAVE SENSITIVE TË QYTETARËVE SHQIPTARË

Avokati i Popullit e konsideron shqetësues faktin e publikimit e paautorizuar të një baze të dhënash në të cilën ekspozohen detaje mbi pagat e punonjësve shqiptarë si dhe informacione të tjera sensitive.

Institucioni i Avokatit të Popullit tërheq vëmendjen për përsëritjen e këtyre publikimeve që cënojnë privacinë dhe të drejtat e qytetarëve duke krijuar një potencial të paidentifikuar tensioni dhe prishjeje të harmonisë sociale.

Cënimi i përsëritur i sigurisë së të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë dëshmojnë për nivele me të vërtetë të dyshimta të profesionalizmit dhe seriozitetit nga ana e institucioneve të ngarkuara për ruajtjen dhe menaxhimin e këtyre të dhënave.

Avokati i Popullit kërkon hetimin e shpejtë dhe tërësor të kësaj ngjarjeje dhe marrjen e masave urgjente për mbylljen përfundimtare të këtij kapitulli të trishtuar i cili minon besueshmërinë e qytetarëve në organet e administratës dhe institucionet e shtetit shqiptar.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...