2021-12-24

Mburret Albin Kurti: Më të mirët në rajon për shembullin e reagimit ndaj pandemisë



Qeveria e Kosovës ka miratuar sot strategjinë shtetërore për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e pandemisë.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme ka thënë se vendi është prirës në rajon me shkallën e vaksinimit dhe shembullin e reagimit ndaj pandemisë.

Andaj, ai u ka kërkuar qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat mbrojtëse dhe të vaksinohen me dozën e tretë të vaksinës.

“Kosova është prirëse në rajon me shkallën e vaksinimit dhe shembullin e reagimit ndaj pandemisë. Krejt kjo falë punës së mirë të qeverisë dhe menaxhimit të suksesshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe mjekëve, infermierëve, stafit mbështetës dhe vullnetarëve tanë të cilëve ju jemi falënderues dhe mirënjohës përjetësisht”, ka deklaruar ai.

Kurti ka thënë se Kosova ka një situatë relativisht të qetë krahasur me shtetet e rajonit.

“Sot kemi gjithashtu situatë relativisht të qetë me COVID-19 e cila kur krahasohet me gjendjen në shtetet në rajon dhe shtetet tjera, vie në pahë kontrasti me menaxhimin e saj. Nga mesatarja javore prej 773 rasteve ditore sa i kishim më 23 mars, pra para 9 muajve, sot kemi një mesatare javore prej 9 raste ditore dhe me 322 raste aktive nga 12 mijë e 808 sa kishim në 23 mars. Po ashtu numri i vdekjeve është më i ulët me një mesatare javore prej 1 e nganjëherë edhe zero vdekje si rezultat i COVID-19”, ka shtuar ai.


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...