2021-12-24

Çfarë ndodhi? Deputetja në Kosovë i derdh gotën e ujit në fytyrë ministrit të Bujqësisë: Ti je rrugaç

 



 Një situatë pazakontë ka ndodhur ditën e sotme mes politikanëve në Kosovë. Gjatë raportimit në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, deputetja e PDK-së Ganimete Musliu i ka derdhur në fytyrë një gotë me ujë ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit.

Kjo situatë e pakëndshme ka ndodhur pas debateve mes dy politkanëve, ku ministri e akuzoi Musliun si të korruptuar.



“Ti përfaqëson me gjuhën e përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo pi bije që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.

Ndërkohë ministrja teksa i ka derdhur ujin në fytyrë e ka quajtur ministrin rrugaç.

“Ti je rrugaç bre, mbylle rrugaç, idiot, kështu e meriton”, tha Musliu.

“Ti je shumë e kulturume, po shihet ajo pjesa e kulturës” ia ka kthyer ministri Peci.

Pas këtij incidenti ka ardhur edhe reagimi i ministrit Peci, i cili ka deklaruar se sa të jetë ai në detyrë, askush nuk do të mund të vjedhë në Ministrinë e Bujqësisë.

“Nuk ka me vjedh askush sa të jam unë ministër. Ndaç gjuni me ujë, ndaç me plumba qysh keni gjujt në të kaluarën, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin. Sa të jem unë, nuk munden me vjedh dostat e Ganes”, deklaroi ai.

Me kërkesë të prokurorëve Altin Dumani e Olsi Dado gjykata ka lejuar kontrollin e një apartamenti pranë qendrës “Harabel” në zonën e ish-Bllokut

  Gjykata e Posaçme ka firmosur një tjetër urdhër kontrolli për llogari të hetimit të nisur ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve...