2021-12-24

Putin: Rusia kërkon garanci 'tani', dhe jo konflikt me Ukrainën! Topi në fushën e tyre

 


Vladimir Putin


Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje "të menjëhershme" nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.

Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

"Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë", tha Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.

Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte "mashtruar paturpësisht" Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.

"Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!", tha Putin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.

Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Europën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.

"Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka", tha Putin.

Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me "pasoja të rënda", përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës.


Vladimir Putin

Sipas njoftimit të gazetës, në gatishmëri të shtuar janë vënë edhe njësi të tjera, si forcat speciale apo dhe ato për logjistikë. Në rast krize, ato janë gjithashtu të gatshme të lëvizin shumë më shpejt. Përveç përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, qëllimi është të përmirësohet mbrojtja e aleatëve lindorë të NATO-s. Vendet lindore ndihen gjithnjë e më të kërcënuara nga zhvillimet e fundit në kufirin ruso-ukrainas.



Një zëdhënës i NATO-s nuk deshi të komentojë hapat e fundit. Megjithatë, aleatët e kishin "bërë të qartë" se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të kishte "kosto dhe pasoja", tha ai.

Forca e NATO-s për Reagime (NRF) është një task forcë shumëkombëshe, që mund të zhvendoset shpejt dhe përbëhet nga deri në 40.000 ushtarë. VJTF është pjesë e NRF. VJTF është forca më e shpejtë e reagimit që ka aleanca NATO. VJTF aktualisht drejtohet nga Turqia. Sipas "Welt”, në këtë forcë bëjnë pjesë rreth 6400 ushtarë.

Putin ashpërson tonet

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një reagim "ushtarako-teknik" ndaj sjelljes së supozuar "jomiqësore" të Perëndimit. Nëse Perëndimi nuk heq dorë nga "qëndrimi i tij qartësisht agresiv, ne do të marrim masat e nevojshme ushtarako-teknike për hakmarrje", tha ai në Moskë. Rusia do të "reagojë ashpër ndaj hapave jomiqësorë", tha Putin në një fjalim para zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes.

Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron një "konflikt të armatosur" ose "gjakderdhje", por dëshiron t'i zgjidhë çështjet "nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike". Por ai përsëri u ankua për mbështetjen e Ukrainës nga SHBA-ja, e cila përfshin trajnime ushtarake dhe ndihma prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Kjo po ndodh "para pragut të derës sonë", tha Putin.

Presidenti rus ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n për javë të tëra se ato po nxisin tensionet pranë kufirit rus. Deklaratat e Putinit shtojnë frikën se ushtria ruse mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin me shtetin e saj fqinj.

Shtetet e G7 dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Rusinë me "pasoja masive" në rast të një sulmi. Perëndimi ka frikë se Putini mund të nisë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë me pretekstin e një provokimi të supozuar. Rusia mohon përgatitjen e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon qeverinë në Kiev, si dhe NATO-n, për provokime. Putini kërkoi kohët e Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi fundit garanci të shkruara sigurie nga SHBA dhe aleanca perëndimore, duke u përmbajtur nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje dhe ngritja e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike.

Sipas Kremlinit, Putin ka dhënë "informacione të detajuara" në lidhje me këto kërkesa edhe në bisedën e tij të parë telefonike me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz. Putin kërkoi "bisedime serioze” për garancitë e kërkuara nga pala ruse për çështjet e sigurisë. Scholz, nga ana e tij, ka shprehur "shqetësimin e tij për situatën" dhe theksoi "nevojën urgjente për de-eskalim", njoftoi zëdhënësi i qeverisë së tij.

Bulgaria kundër stacionimit të trupave të NATO-s

Brenda NATO-s ka mendime të ndryshme për situatën. Për shembull, ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Janev kundërshton për momentin vendosjen e trupave të NATO-s në Bullgari. Nuk ka rrethana të nevojshme që mund të justifikojnë një vendim për vendosjen e trupave të NATO-s në territorin bullgar, tha Janev. Nuk ka asnjë arsye për të parë njësitë ruse si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Aleancën dhe zonën përkatëse të sigurisë.

Janev konfirmoi këshillimet rreth disa opcioneve brenda NATO-s, duke përfshirë një prani të Aleancës në vendet anëtare të Bullgarisë dhe Rumanisë, që kufizohen me Detin e Zi. Për arsye historike dhe kulturore, shumica e popullsisë së Bullgarisë konsiderohet të jetë miqësore me Rusinë.


A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...