2021-12-24

Nuk ka fund pandemia në Itali, shënohen shifra rekord të infektimeve, numër i lartë vdekjesh

 

Italia ka regjistruar ditën e sotme një numër rekord rastesh pozitive për Covid-19. Sipas raportimit të autoriteteve të shëndetit në vend, në 24 orë u regjistruan 44,595 të infektuar nga 36,293 që ishin një ditë më parë duke bërë që vendi të regjistrojë rekordin e radhës.

Po ashtu, sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë brenda ditës, si pasojë e koronavirusit humbën jetën edhe 168 qytetarë, krahasuar me 146 viktima që u regjistruan një ditë më parë.

Pacientët në spital me Covid-19, pa përfshirë ata në kujdesin intensiv, ishin 8,722 të enjten, nga 8,544 një ditë më parë. Numri i përgjithshëm i pacientëve në kujdesin intensiv u rrit në 1,023 nga 1,010 që ishin një ditë më parë.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...