Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/24

Regjistrohet viktima e parë nga varianti “Omicron” në Gjermani



Gjermania ka konfirmuar viktimën e parë me variantin Omicron, sipas institutit gjerman për Sëmundjeve Infektive, Robert Koch.

Viktima ishte një burrë midis 60 dhe 79 vjeç.

Deri më tani, vendi ka raportuar 810 raste me Omicron.

Gjermania ka regjistruar 6 milionë e 918 mijë e 33 raste dhe 110 mijë e 244 viktima që nga fillimi pandemisë.

Kujtojmë që viktima nga ky variant ka regjistruar gjatë këtij muaji edhe Britania.

Britania ka regjistruar viktimën e parë më 13 dhjetor, derisa tani po përballet me një numër të madh të rasteve të infektuara me variantin Omicron.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...