2021-12-24

Skandali me të dhënat, jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informatik të Tatimeve

 


Drejtori i Sistemit Informatik në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve ka dhënë dorëheqjen nga detyra duke u vënë kësisoj në dispozicion të hetimeve që kanë nisur pas shpërthimit të skandalit me bërjen publike të të dhënave personale të qindra mijëra qytetarëve shqiptarë.

Burimet bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet në Tatime, ISSH dhe AKSHI pas qarkullimit në rrjet të një databaze me të dhëna si ID, paga, pozicioni i punës, numri i telefonit dhe mjeti dhe targa në pronësi duke u shndërruar në një skandal të vërtetë me përpunimin masiv të të dhënave personale të shqiptarëve.

Sot një tjetër databazë me të pronësinë e 530 452 automjeteve po qarkullon lirshëm në rrjet. Faxweb e disponon këtë listë ku vërehet se në këtë databazë janë shënuar lloji i makinës, ngjyra, targa dhe dhe pronari të cilët janë qytetarë ose biznese.

Në tabelën e re vërehet se mbi 530 mijë janë qytetarë, ndërsa të dhënat për 61 mijë automjete të tjera janë për bizneset, bankat dhe ambasadat në vendin tonë.

Vetëm 2 ditë më parë u bënë publike pagat për gati 700 mijë qytetarë të muajit janar dhe prill të këtij viti ndërsa një tabelë tjetër kishte dhe numrat e telefonit për secilin prej tyre.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë nga asnjë trup diplomatik në vendin tonë për këtë skandal të përsëritur të përpunimit të të dhënave personale sensitive. Por në listën e fundit nuk janë kursyer as të dhënat për automjetet që përdorin përfaqësuesit e huaj në Shqipëri.

Kujtojmë se para zgjedhjeve të përgjithshme në vendin tonë u bë publike një listë me 900 mijë votues ku për secilin Partia Socialiste kishte vendosur nga një patronazhist. Në këtë listë ishin të gjitha të dhënat që nga ID, mosha punësimi dhe të dhëna të tjera shumë personale. SPAK dhe prokuroria e Tiranës nuk arritën ta çonin në gjykatë çështjen në fjalë, ndërsa opozita denoncoi se këto të dhëna u përdorën për të joshur apo shantazhuar qytetarët për të votuar partinë në pushtet.

Vetëm dje Prokuroria e Tiranës njoftoi se ka nisur hetimet për këtë çështje, ndërsa u sekuestrua dhe serveri i AKSHI-t, si dhe u morën në pyetje dhjetëra punonjës në këtë institucion, Tatime dhe ISSH. Kryeministri Rama në një konferencë me gazetarët hoqi nga vetja përgjegjësinë, duke deklaruar prerë se për këtë skandal nuk do të ketë asnjë dorëheqje dhe se prokuroria duhet të hetojë opozitën.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...