2021-12-20
Dështoi me territoret, plani i ri në hije të krzekriminelit serb Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Republikës së Kosovës
Procesi i dialogut Kosove-Serbik zvarritet prej një dekade tashmë, e pas ulje-ngritjeve pafund, ka ngecur pa qartësinë e një rinisjeje të shpejtë.
Në nyjen gordiane të momentit është kthyer Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, i kërkuar me insistim nga serbët, i papranuar nga kosovarët, i pretenduar edhe nga Bashkimi Europian që shpreson që përmes një lëshimi të tillë, të zhbllokohet më në fund situata që ka vendosur në një pozitë të parehatshme Brukselin, ndërmjetësues të bisedimeve.
“Herën tjetër protestë me program”/ Berisha paralajmëron Bashën: Nëse mendon se do shtypësh shumicën me ndihmën e qeverisë…
Ish-kryeministri Sali Berisha në mbyllje të protestës i ka bërë thirrje kreut të Partisë Demokratike dhe mbështetësve të tij, të njohin vullnetin e shumicës, pasi në të kundërt do mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre ‘në mënyrë shëmbullore’.
“Nuk është halli i Berishës ky sot, por hallet e mijëra demokratëve që sollën këtë. Lul brava shpalosi veten. Sot ka një shumicë dërrmuese në një anë, një pakicë në anën tjetër. Nëse kjo pakicë nuk njeh shumicën, mendon se mund të shtypë shumicën me ndihëm e qeverisë, do mbahet përgjegjëse në një mënyrë shembullore ajo dhe Edi Rama. Shumica duhet të respektohet dhe nuk mund ta marrësh kurrë peng”, tha Berisha.
Më tej ish-kryeministri u shpreh se do të ketë sërish protesta, por herës tjetër do jenë me program.
“Kjo është një opozitë më e forta që ka pasur vendi që nga ’91. Në rast se Shqipëria është rrokullisur në këtë mënyrë përgjegjësi ka udhëheqja e dështuar e opozitës, e cila në asnjë rrethanë nuk dha shembuj. Kjo kohë merr fund. Ju e patë një protestë e thirrur në 48 orë, herë tjetër do ketë program dhe asgjë nuk do ta na pengojë pa bërë transparencë të plotë për të gjitha lidhjet e tmerrshme të Ramës me krimin, korrupsionin, vjedhjen. Ballkani i Hapur është i hapur për krimin, oligarkët.
Sot PD e riothemeluar në vlerat e saj është shumicë e jashtëzakonshme, është grupacioni më i lirë i kësaj toke. Ky është një revolucion i pandalshëm”, tha Berisha.
Protesta kundër “Open Balkan”, Sejamini: Berisha ia arriti qëllimit
Analisti Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel u shpreh se Sali Berisha ia arriti qëllimit me protestën e kësaj të hëne para kryeministrisë.
“Ballkani i Hapur është gjë e mirë për Shqipërinë, është një nismë për të cilën është debatuar për qëndrimin e Kosovës. Në të gjitha mediat botërore është marrë vesh që ka një kundërshti të shqiptarëve ndaj Vuçiç. Është e padiskutueshme që kjo nismë u përdor për luftën e brendshme të PD. Kjo protestë ka vetëm gjëra pozitive, ka dy lloje protestash, që është simbolike që përcjell një mesazh, se kjo ka qenë në mediat e botës në këtë kuptim është një protestë e madhe, dhe një tjetër është që të kishte shumë njerëz dhe të rrëzonte dikë. Kjo është një protestë që kush donte të shkonte, shkonte. Fakti që Berisha arriti të mblidhte 3 mijë persona, të bëhej lajm ndërkombëtar ia ka arritur qëllimit”, tha ai.
Qindra qytetarë nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën për të mbështetur Berishën këtë hënë, në protestën kundër Open Balkan, të iniciuar nga kryeministri Edi Rama, homologu i tij maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ish-kreu i PD-së, Sali Berisha në fjalën e mbajtur në podiumin e protestës, tha se kumbari i kësaj nisme është miliarderi amerikan, George Soros.
Berisha i bëri thirrje SHBA-së, e cila er ka shpallur ‘non grata’ që të ndalojnë mbajtjen e mbledhjeve të “Open Balkan”, pasi sipas tij Rusia po tenton ‘të fusë këmbën’ në Ballkan dhe përbën rrezik për stabilitetin.
Top Channel
[,, O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Mblidhen para selisë së PD mbështetësit e Berishës
Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur para selisë së Partisë Demokratike në pritje të fillimit të protestës së 20 dhjetorit. Me thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do” përkrahësit e ish-kryeministrit kanë mbushur pjesën më të madhe të oborrit të selisë blu. Në videon e publikuar nga Top Channel, vihet re se mbështetësit e ish-kryeministrit Berisha kanë fyer deputetin demokrat Ervin Salianji, i cili po futej në ato momente në selinë e PD-së. Përmes një statusi në median sociale “Facebook”, ish-lideri demokrat, Sali Berisha, ka renditur katër arsyet se përse qytetarët shqiptarë duhet të marrin pjesë në protestë. Fillimisht, Berisha solli në vëmendje se “Vuçiç është ministër i Millosheviç-it”. Sipas ish-kryeministrit të Shqipërisë, ai “akoma nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve nga Serbia dhe vazhdon të ndjekë politikën e shefit të tij”. Më tej, Berisha nënvizon se “Ballkani i Hapur”, sipas tij, është “projekt që e rrit dhe forcon Serbinë dhe planet e Serbisë së Madhe”. Protesta e sotme, për ish-liderin demokrat, nuk duhet ta lejojë asesi që kjo të konkretizohet. “Edi Rama po bëhet pjesë e këtyre agjendave dhe është bërë një kukull e Vuçiç-it, andaj duhet ta ndalim para se të bëhet vonë”, shkruan në vijim Berisha.
Kriminelet në SHqipëri
Daçiçit i “rrëshqet goja”: Serbia propozoi “Ballkanin e Hapur”
Në një prononcim për mediat, kreu i parlamentit serb Ivica Dacic pohoi se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” ka ardhur si propozim i Serbisë.
Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.
“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, ka thënë ai sipas Novostit, duke theksuar se kundër kësaj iniciative janë vetëm “ata që kundërshtojnë bashkëpunimin”.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç qëndron në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.
Ish kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që ta presin me protesta kreun e shtetit serb. “Ballkani Hapur” vazhdon të kundërshtohet nga Kosova, që e shikon si nismë kundër interesave të saj, e publikisht, ajo nuk është mbështetur as nga partitë opozitare në Parlamentin e Kosovës.
Arrestohet ish-kryespiuni i Nikola Gruevskit, Mijallkov lidhje të forta me shqiptarët, nga takimet me njerëzit e Berishës te Ilir Meta
Prokuroria maqedonase ka tronditur dje sërish Shkupin, pasi është vënë në pranga ish-kreu i shërbimit sekret maqedonas Sasho Mijallkov. Bëhet fjalë për krahun e djathtë të Nikola Gruevskit, i cili është dhe kushëri i afërt i ish-kryeministrit. Ky i fundit është në kërkim, ndërsa është gati dosja për Ali Ahmetin. Sasho Mijallkov është arrestuar gjatë mbrëmjes në Shkup. Sipas 1TV, Mijallkov është prangosur në hotelin “Merriot” në Shkup, ku më pas është dërguar menjëherë në burgun hetues të Shutkës. Ai është arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Speciale, pas informacioneve për rrezik të arratisjes së tij. Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të ish-ministrit të transportit Mile Janakievski dhe ish-sekretarit të VMRO-DPMNE, Kiril Bozhinovski, dhe pas arratisjes së ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Ndaj Mijallkovit rëndojnë akuza për keqpërdorim pushteti, korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore gjatë kohës si shef i DSK-së në periudhën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së. Sasho Mijallkov njihet si njeriu i cili mbyllte të gjithë punët e pista të Gruevskit. Në skandalin e përgjimeve në Maqedoni pak kohë më parë ai bashkë me ish-ministren Jankullosvka deklaronin se do i shfaronin shqiptarët. Por nga ana tjetër kushëriri i Gruevskit njihet si personi që mbante lidhje me partitë shqiptare në Maqedoni. Ai në një përgjim rezultoi të thotë se kishte arritur pakte me Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin për punë votash.
Lidhjet në Shqipëri
Por lidhjet e Sasho Mijallkov depërtojnë deri në vendin tonë. Një vit më parë dy media maqedonase “Fakte.net” dhe “Lajmpress” kanë botuar një lajm ku deklarojnë se Mijallkov ka pasur një darkë me Damir Fazlliç, mikun e Sali Berishës. “Në një restorant në parkun e qytetit (Shkup) janë takuar ish- kreu i DSK-së dhe kushëri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov me Damir Fazliç dhe Avenir Peka. Fazliç është biznesmen kontravers serboboshnjak
i njohur për opinionin shqiptar dhe më gjerë, kryesisht si person i afërt me familjen e Sali
Berishës, por njëkohësisht edhe me shërbimet serbe. Fazliç është nip i Jovica Stanishiq, ish shef i shërbimit sekret serb (1990-1998) gjatë kohës së sundimit të Millosheviqit. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Avenir Peka, ish zv.ministër për punë të Brendshme në Shqipëri, në
kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër i Shqipërisë”, thuhej në artikull. Por mediat maqedonase kanë hedhur aludime dhe për një takim të kryespiunit maqedonas me Ilir Metën. Në prill të këtij viti, Meta bëri një vizitë të beftë në Maqedoni dhe analisti i gazetës “Lajm”, Gafurr Adili në një analizë të publikuar në gazetë me titullin “Çka po ‘gatuan’ z. Ilir Meta?!”, theksonte se Meta ka takuar jo vetëm Ali Ahmeti, por edhe ish shefin e Policisë Sekrete Sasho Mijallkovin dhe Mulla Sulën e BFIM-së. “Disa ‘gojëkëqinj’ thonë se, z. Meta erdhi që t’i ‘koordinojë’ pazaret e koalicionit DUI-VMRO për ta destabilizuar FYROM-in, si mënyra e vetme që mafia politike në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup të shpëtoje nga vetingu (në Tiranë), nga Gjykata Speciale (në Prishtinë) nga dhe Prokuroria Speciale (në Shkup); Ndërsa, disa ‘gojëkëqinj’ të tjerë thonë se, z. Meta kishte ardhë për të lobuar që në zgjedhjet e vitit të ardhshëm (2019) Ali Ahmeti të kandidojë për President të FYROM-it”, ka shkruar Adili në gazetën “Lajm”. Pra duket se rënia e kryespiunit maqedonas, është një goditje për të gjithë njerëzit e lidhur me GRUEVSKIN.
Beteja e bravave ose kthimi nga parti në marangozi
SHKRUAR NGA BARDHYL BEJKO
Një betejë e re sapo ka nisur brenda strukturave mes dy pjesëve të P -së. Me shpejtësi si në rënie të lirë, beteja e bravave po zbret nga maja në bazë, nga qendra në periferi, nga kryeqyteti në çdo bashki, atje ku PD ka një apo më shumë seli. Pas luftës së fjalëve, etiketimeve dhe akuzave se cila pjesë e partisë është legjitime dhe në cilën anë është e drejta, cilët prej liderëve, ishi, apo aktuali, Berisha a Basha, zotërojnë dividendin, shumicën, është futur në një hulli të re e të padëgjuar më parë në politikën shqiptare. Është beteja më e re, ajo e heqjes-zëvendësim të bravave. Hiq brava, vendos e monto të reja. Flak çelësa, rinovo dryna. Portat e selive, dyert e zyrave tani janë nën kontrollin e partisë, pjesës zyrtare. E gjithë kjo nismë për të ndalur pushtimin e selive nga partia e kuvendit të 11 dhjetorit në “Air Albania”. Betejë absurde, sa komike aq edhe tragjike. Pasi u ndeshën në terrene të hapura në foltoret nga veriu në jug, si u organizuan qindra takime dhe foltoristët shpërthyen në akuza dhe anatemime kundër dy palëve, duke përdorur fjalorin më të ashpër dhe fyerjet u bënë pa kufi, radha u erdhi ndërrimit të bravave të portave, të zyrave fillimisht në selinë qendrore të SHQUP- it, duke zbritur në selitë e degëve. Dyerve të zyrave, iu ndërruan bravat për t`u mos u pushtuar nga mbështetësit e Berishës. U ndërruan me urgjencë bravat, pra çelësat e vjetër nuk mund të hapin të njëjtat dyer, ku për vite me radhë janë takuar demokratët, janë hartuar plane, programe, rezoluta, incizime, janë ndërtuar skema e përpunuar strategji për fushatat zgjedhore apo për organizimin e protestave në rrugët e Tiranës. Tani familja nuk është më e bashkuar. Nuk është nën të njëjtën çati. Mes tyre kanë shpërthyer sherret të cilat kanë çuar deri në masa ekstreme, siç janë ato më të rëndomtat për mos të lejuar palën pushtuese të hyj në zyra për të shfrytëzuar mjediset që deri dje kanë qenë të hapur për gjithë demokratët. Zhvendosja e luftës nga politike në fushën e gojëtarisë, fjalimet, debatet, opinionet, akuzat e provat, ballafaqimet mes palëve, brenda një partie,siç funksionojnë forcat politike në vendet demokratike, beteja iu largua terreneve të hapura dhe u fokusua mbi pronësinë e selisë dhe zyrave të partisë. Aktualisht debati dhe diskutimi nga parimet e demokracisë, është transferuar në kyçjen e portave për të pamundësuar pushtimin e tyre nga mbështetësit e Berishës. Pothuaj përditë, qytetarët tanë ndjekin live përplasjen fillimisht të komisionit të rithemelimit të PD-së nga Berisha dhe mbështetësit e tij, të cilët hynë në seli triumfalisht dhe fare pranë zyrës së kryedemokratit Basha në takim për reformimin dhe organizimin e zgjedhjeve të FRPD së, jehona e zërave u kryqëzua nëpër korridore, u përplas mbi faqet e mureve, rrëshqiti në dyshemetë e gurta të selisë për të dalë në rrugët e qyteteve dhe fshatrave, transmetuar nga ekranet e televizioneve të cilët po shfrytëzojnë menunë e shtruar dhe bollëkun e informacioneve që prodhon PD fare pranë zyrave të tyre.
Buka e medias, asaj vizive dhe të shkruar, është mbushur me sensacione, ku oratorët, foltoristët dhe ata që mbahen si zyrtarët e zgjedhur demokratikisht, prodhojnë bollëk me lajme të cilat shpërndahen anekënd Shqipërisë, duke ushqyer militantët me lugën bosh.
Sikur të mos mjaftonin sulmet përmes fjalimeve dhe akuzave të bëra virale, po nxjerrin sekretet e fshehura me stoicizëm në kasaforta me kode të pamundura për tu kopjuar dhe mësuar nga opinioni dhe zyrtarët në pushtet, po së pari nga drejtësia. Sot po numërohen radhazi bëmat e gjëmat, duke nxjerrë të vërtetat lakuriq në sytë e të gjithëve. Ajo që evidentohet në luftën brenda radhëve të Partisë Demokratike, gjatë këtyre ditëve është vërtetë, sa komike aq edhe tragjike, është betejë e llojit të veçantë që në pamje të parë duket si lojë luftash ose kukafshehti që kemi luajtur në fëmijëri, ku mbylleshim nëpër dhoma, fshiheshim në kthina për të mos na gjetur skuadra tjetër pasi shpallej fituese. Për fshehje të sigurt, kyçnim dyert dhe qëndronim të heshtur deri sa humbisnim gjurmët për të mos na zbuluar grupi kundërshtarë. Ishin vetëm lojëra fëmijësh që nuk kishin brenda asgjë keqdashëse, veç kërshërisë dhe kënaqësisë se ishim të zotët të humbisnim gjurmët dhe shokët nuk na zbulonin dot. Këtë e shpallnim fitore mbi palën tjetër.
Në ndryshim nga kyçja e portave tona që ishin veprime fëminore, këto të demokratëve nuk kanë asnjë përngjasim dhe lidhje mes tyre. Partia Demokratike është sot tridhjetëvjeçare dhe lojërat fëminore nuk i shkojnë fare partisë qofshin edhe si imitim apo kopjim për t`i përngjasuar atyre kohëve kur nuk na udhëhiqte logjika, po pasionet e moshës.
Sot realiteti, brenda Partisë Demokratike nuk ka asnjë lidhje me lojërat fëminore për arsye të moshës tridhjetëvjeçare që ka mbushur në 11 dhjetor. Fshehja e palëve, kyçja e shkyçja, është vërtetë groteske dhe e pajustifikueshme. Aq më tepër që kjo bëhet përmes veprimeve vërtetë komike e primitive siç është ajo ndërrimit të bravave dhe hedhja e fshehja e çelësave për të mos lejuar pjesën kundërshtare të frekuentojë zyrat e partisë, si të ishin jo anëtarë të së njëjtës familje, por ufo mbërritur nga planete të tjera. Duket se beteja mes palëve për të marrë partinë, ka shndërruar politikën dhe demokracinë, ballafaqimin me debate dhe alternativa, bashkimin në ndarje, jo unifikim po përçarje në sulme pa vlerë mes demokratëve. Nga luftë reale në ireale nga beteja për të kryesuar e zotëruar partinë në luftë që është shndërruar në ballafaqimin më të egër se cili do të zotërojë, jo vulën e logon e partisë, as anëtarësinë e militantët, po marangozët dhe marangozinë për ta kyçur në kasaforta partinë. Pas kyçjeve të dyerve dhe ndërrimit masiv të bravave, sikur partia është bunker dhe kasafortë, po arkivohet në zyra me çelësa të hedhura në puse të thella. Po beteja e bravave edhe pse gjetje gjeniale dhe shpikje me shumë fantazi nuk është baras me mbrojtjen e selisë së partisë nga sulmet apo pushtimi i anëtarësisë, qofshin mbështetës të Bashës apo Berishës. Nuk ka asgjë të përbashkët mes selisë, zyrave, funksionarëve dhe të zgjedhurve, militantëve dhe anëtarëve, përkundrazi, partia është brenda ndërgjegjes së anëtarësisë në mendimet e mendjen e zemrën e secilit. Nuk janë zyrat partia, ajo është shtëpia e anëtarësisë dhe militantëve dhe nuk ka asnjë lidhje me bravat e zyrave të cilat nuk kanë asnjë vlerë dhe për më tepër nuk kanë fuqinë që jep dialogu dhe debati ballë përballë që partia e parë opozitare të mbetet alternative për pushtet dhe jo të copëtohet e ndahet në thërrime e copëza pa jetë. Se kjo beteja më e re që ka në themel ndërrimin e bravave, si masë për të kyçur brenda tyre zemërimin, vetëm sa shton dhe rrit zhgënjimin, jo vetëm të anëtarësisë dhe militantëve, po së pari të gjithë shqiptarëve. Se vitet do kalojnë dhe zgjedhjet e radhës do të vijnë, po si do ua shpjegojnë ish-lideri dhe kryetari aktual anëtarësisë se ishte një kohë ku mllefi doli mbi logjikën dhe mbyti demokracinë, duke kyçur nëpër bodrume vetë partinë? Me ç`të drejtë liderët pretendent për fitore do ngrenë në këmbë votuesit shqiptarë për të fituar mbi kundërshtarët politikë vetëm me sloganin “Rama ik”, në një kohë kur partia në shumë pjesë u nda edhe për zyra e seli në betejën më absurde, atë të kyçeve që do kujtohet në historinë e pluralizmit politik, tipike alla-shqiptarçe: Beteja e bravave ose shndërrimi i forcës më të madhe opozitare nga parti në supermarangozi!
Subscribe to:
Posts (Atom)
Ekskluzive: Te villa e Millan Radojiçiqit policia ka gjetur listën e bashkëpunëtorëve të tij shqiptarë, ka edhe nga Maqedonia
Policia e Kosovës gjatë operacionit për gjetjen dhe konfiskimin e gjësendeve te villa e Millan Radojçiqit që mund të jenë pjesë e hetime...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...