Agjencioni floripress.blogspot.com
2021/12/20
Izraeli ndalon udhëtimin në SHBA dhe Kanada për shkak të variantit Omicron
Qeveria izraelite sot ka votuar për të shtuar SHBA-në dhe Kanadanë në "listën e kuqe" të vendeve të ndaluara në të cilat ndalohet udhëtimi për shkak të përhapjes së variantit Omicron të COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Një hap i papritur për vendosjen e SHBA-së në listën e kuqe, me të cilën Izraeli ka marrëdhënie të ngushta diplomatike, vjen në kohën e përhapjes së shpejtë të infeksioneve me COVID-19 në Izrael.
SHBA-ja do t'i bashkohen listës së zgjeruar të vendeve evropiane dhe destinacioneve të tjera në të cilat izraelitëve u ndalohet të udhëtojnë dhe nga të cilat ata që kthehen në Izrael duhet të qëndrojnë në karantinë.
Komisioni parlamentar pritet të japë miratimin përfundimtar të kësaj mase. Pasi të miratohet, ndalimi i udhëtimit do të hyjë në fuqi të mërkurën në mesnatë.
Izraeli në javët e fundit ka regjistruar rritje të rasteve të reja të variantit më ngjitës të koronavirusit ndërsa filloi mbylljen e kufijve dhe kufizimin e udhëtimeve në fund të nëntorit. Shtetasit e huaj nuk lejohen të hyjnë dhe të gjithë izraelitët që vijnë nga jashtë duhet të karantinohen, përfshirë edhe të vaksinuarit.
NATO paralajmëron dhe i bën thirrje edhe një herë Rusisë për dialog
"Çdo agresivitet i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto të rëndë", thuhet në deklaratën e NATO-s
NATO ka theksuar se një agresion i ri nga Rusia kundër Ukrainës do të ketë kosto të rëndë dhe njoftoi se është e gatshme të punojë mbi masat për rritjen e besimit nëse Rusia ul tensionet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi vendimmarrës i NATO-s bëri një deklaratë lidhur me "situatën në Ukrainë dhe përreth saj".
"Ka shqetësim serioz për fortifikimin që Rusia ka bërë muajt e fundit në kufirin me Ukrainën. I bëjmë thirrje Rusisë që urgjentisht të ulë tensionet, të ndjekë kanalet diplomatike dhe t'u përmbahet angazhimeve ndërkombëtare për transparencën e aktiviteteve të saj ushtarake", thuhet në deklaratë.
"Po vlerësojmë në mënyrë serioze efektet e situatës aktuale ndaj sigurisë së aleancës", theksohet në deklaratën ku më tej bëhet e ditur se NATO do të përgjigjet në mënyrë të vendosur ndaj prishjes së mjedisit të sigurisë.
"Çdo agresivitet i mëtejshëm kundër Ukrainës do të ketë pasoja të mëdha dhe kosto të rëndë", thuhet në deklaratën në të cilën konfirmohet edhe njëherë mbështetja për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe në të cilën nga Rusia kërkohet që të tërheqë forcat e saj nga Ukraina.
Duke iu referuar kundërshtimit të Rusisë për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ndër të tjera thuhet se çdo vend ka të drejtën e tij të përcaktojë fatin dhe politikën e tij të jashtme. "Marrëdhëniet e NATO-s me Ukrainën i interesojnë vetëm Ukrainës dhe 30 vendeve anëtare", theksohet në deklaratë.
Gjithashtu në deklaratën e NATO-s, Rusisë i përsëritet ftesa për zhvillimin e Këshillit NATO-Rusi dhe i jepet mesazhi se "Jemi të gatshëm për dialog kuptimplotë me Rusinë".
"Nëse Rusia ndërmerr hapa konkretë për të ulur tensionet ne jemi të gatshëm të punojmë për forcimin e masave të ndërtimit të besimit. Edhe OSBE-ja gjithashtu është një platformë", vihet në dukje në deklaratën e NATO-s.
Ministrja gjermane e Mbrojtjes mesazh solidarizimi me aleatët e NATO-s
Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Christine Lambrecht tha se solidarizimi mes aleatëve të NATO-s është shumë i rëndësishëm, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lambrecht vizitoi ushtarët gjermanë me mision në Lituani dhe në një deklaratë këtu ajo duke theksuar rëndësinë e solidarizimit mes aleatëve të NATO-s tha: "Ndodhemi pranë miqve tanë".
Ajo theksoi se beson se situata lidhur me tensionet në lindje të Ukrainës duhet të zgjidhet me rrugë diplomatike.
Lambrecht vuri në dukje se Gjermania në kuadër të "Pranisë së Zgjeruar të Avancuar Ushtarake" të NATO-s do të vazhdojë mbështetjen e saj për vendet e Baltikut që janë të shqetësuar nga Rusia. Ministrja gjermane tha se situata në Ukrainë është serioze dhe se po i ndjekin në mënyrë të kujdesshme zhvillimet.
"Unë mund të kuptoj shqetësimet e aleatëve tanë baltikë që e ndiejnë veten të kërcënuar", tha Lambrecht.
Nuk ka ardhur "përgjigje konkrete" ndaj propozimeve për sigurinë që i janë përcjellë SHBA-së dhe NATO-s
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka bërë të ditur se nuk ka ardhur ende ndonjë "përgjigje konkrete" për çështjen e propozimeve që i kanë përcjellë SHBA-së dhe NATO-s lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Peskov foli për gazetarët në kryeqytetin e Moskës për propozimet që Rusia i ka përcjellë SHBA-së dhe NATO-s për çështjen e lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë.
Duke vlerësuar pretendimet se vendet perëndimore janë të gatshme të konsultojnë propozimet në fjalë, Peskov tha se, "Për momentin është herët për të vlerësuar këtë. Nga lajmet e bazuara në burime të ndryshme kemi dëgjuar shprehje se janë të gatshëm për konsultime. Ndoshta ky është një faktor pozitiv. Por ende nuk ka ndonjë përgjigje konkrete".
I pyetur lidhur me mundësinë që NATO të vendosë armë në kufijtë e Rusisë, Peskov tha se, "Sigurisht, nuk është sekret për askënd që vendosja e armëve të ndryshme që mund të përbëjnë një kërcënim në kufijtë tanë do të nevojit që të ndërmerren hapat e duhur për të stabilizuar situatën".
Në vlerësimin lidhur me vendosjen e armëve në kufi, Peskov theksoi se për këtë çështje janë të mundshme alternativa të ndryshme.
Më parë, këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuri Ushakov, tha se më 15 dhjetor i kanë përcjellë SHBA-së dhe NATO-s propozimet e Rusisë lidhur me garancitë e ndryshme të sigurisë.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë më 17 dhjetor publikoi dy projekt-marrëveshje të ndryshme që përfshinin propozimet ndaj SHBA-së dhe NATO-s.
Pfizer do t'i shesë BE-së edhe 200 milionë doza vaksinë kundër COVID-19
Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë
Bahattin Gönültaş |
Bashkimi Evropian (BE) ka blerë edhe 200 milionë doza vaksinë kundër koronavirusit të ri (COVID-19) nga kompania amerikane farmaceutike Pfizer dhe kompania bioteknologjike gjermane BioNTech, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e bërë nga Pfizer dhe BioNTech, theksohet se BE-ja do të furnizohet edhe me 200 milionë doza vaksinë shtesë, përfshirë me atë të 450 milionë dozave për të cilët është vendosur të shpërndahen për vitin 2022 me marrëveshjen e mëparshme.
Me këtë kompanitë BE-në do ta furnizojnë me mbi 650 milionë doza vaksinë në vitin 2022.
Komisioni Evropian, në muajin maj kishte porositur 900 milionë doza vaksinë nga kompanitë BioNTech dhe Pfizer për 2022-2023.
"Lufta SHBA-Iran sjell fundin e Irakut"
Bagdad
Kreu i Lëvizjes Sadr në Irak, Muqtada al-Sadr, paralajmëroi se nëse vendi i tij nuk tregon një qëndrim serioz ndaj mundësisë së luftës mes SHBA-ve dhe Iranit, lufta mes dy palëve do të sjellë fundin e Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk jam në favor të nxitjes së një lufte mes Iranit dhe SHBA-ve. Poashtu nuk e mbështes që Iraku të zvarritet në këtë luftë dhe të jetë fusha e konfliktit mes Iranit dhe SHBA-ve. Nëse ne si Irak nuk tregojmë një qëndrim serioz dhe në unitet, lufta SHBA-Iran do të sjellë fundin e Irakut", tha Sadr në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social.
Lideri shiit Muqtada al-Sadr tha se "As Iraku, as populli i tij nuk mund ta përballojnë një luftë tjetër". "Ne kemi nevojë për paqe dhe ndërtim. Nëse ndonjë palë tërheq Irakun në luftë dhe nëse shkakton që vendi të bëhet fushë e kësaj lufte, ai do të jetë armik i popullit të Irakut", tha ai.
Sadr thekson se nuk duan që SHBA-të dhe Irani të hyjnë në luftë dhe se kjo nuk duhet të nxitet.
Lufta e trete boterore nuk eshte shum me rendesi kur do te ndodhe, por eshte me shum me rendesi kush do ta ndeze.
Kete sigurisht nuk do ta ndeze Irani, por Gjermania perseri, sepse gjendet ne te njejten situat sikurse para luftes se pare dhe dyte boterore, eshte duke shkuar drejt kapitullimit sepse tregu eshte duke i'u zvogluar, por kjo lufte eshte larg ende.
Irani nuk mund ta illoj luften ashtu siq po mendoni, bombat buuuuuu, se zhduket prej faqes se dheut menjeher, nuk rrezikon t'gjithe popullin e vete, eshte pergjegjesi shum e madhe te hidhet nje bombe berthamore, nuk rrezikon asgje, nuk mendoje.
SHBA-te perveq qe kane bomba termoberthamore ne vend te vete kane edhe ne vende te tjera si ne Afrike.
Sulmon Irani e hane dreqi sepse te gatshme jane 1000 bomba berthamore amerikane, mos harroni, kete nuk e bene kurre Irani.
E sa per Rusine, kjo hiq nuk guxon za me ba hiq. Rusia e fort ka qene ne kohen e Leninit e Stalinit tash ka vdek dhe Amerika ne gisht e sill sot Rusine.
Siri, Rusia sulmon nga bazat e Iranit
Avionët rusë kryen misione luftarake mbi Siri nga një bazë iraniane, hera e parë që një fuqi e madhe e bën këtë që prej revolucionit islamik të vitit 1979. Bombardierët rusë u ngritën në fluturim nga baza ajrore Hamedan në perëndim të Iranit dhe goditën objektiva të Shtetit Islamik dhe fronit Al-Nusra në provincat e Alepos, Deir Ezor dhe Idlib.
Sipas zyrtarëve rusë, sulmet eleminuan depo armësh dhe kampe stërvitore të militantëve. Raportohet se dhjetëra militantë gjithashtu janë vrarë, por nuk ka shifra të sakta për këtë. Gjithsesi, këtë herë bujë nuk bënë sulmet, por fakti që avionët rusë u nisën nga Irani.
Në një komunikatë për shtyp, autoritetet iraniane thanë se Teherani dhe Moska kanë një bashkëpunim strategjik në luftën kundër terrorizmit dhe ndajnë bazat dhe aftësitë e tyre për këtë qëllim.
Kjo ishte hera e parë që Rusia përdor një vend të tretë për të sulmuar brenda Sirisë që kur nisi fushatën ajrore në mbështetje të presidentit sirian Bashar al-Asad vitin e shkuar. Irani gjithashtu është aleat i Asadit dhe i ka garantuar atij mbështetje të madhe ushtarake dhe financiare që kur nisën revoltat antiqeveritare në vitin 2011.
Departamenti Amerikan i Shtetit tha se përdorimi i bazave iraniane nga Rusia ishte diçka e gabuar, por jo e papritur. Gjithsesi, zyrtarë amerikanë thanë se raportet më të ngushta mes Iranit dhe Rusisë nuk përjashtojnë mundësinë e një pakti të Uashingtonit me Moskën për të bashkëpunuar ushtarakisht kundër Shtetit Islamik.
FLORI BRUQI
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...