2021-12-24

Alarmi fals për bombë në Prishtinë u dha nga një serb

 


Alarmi fals për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është realizuar jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Sipas burimeve të Gazeta Express, dyshimet e para të policisë thonë se telefonata dyshohet të jetë realizuar nga Serbia.

Sidoqoftë, kjo telefonatë ka bërë që të evakuuohet komplet Stacioni i Autobusëve, duke larguar punëtorët dhe qytetarët nga vendi i ngjarjes.

Për një kohë Stacioni i Autobusëve në Prishtinë qëndroi i rrethuar me shirita të policisë, më pas u lirua për qarkullim pasi aty nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

U.D., i Drejtorit të Stacionit të Autobusëve Arianit Grezda, tha se pas dy orësh punëtorët janë rikthyer sërish në vendet e tyre të punës dhe ka filluar edhe qarkullimi i autobusëve, kështu duke iu rikthyer normalitetit.

“Pas rreth 2 orësh jemi kthy të gjithë në punë, është normalizuar situata dhe autobusët janë duke qarkulluar”, tha Grezda.

Për rastin në fjalë ka folur dhe Policia e Kosovës, “rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka konfirmuar gjatë ditës policia.

Pas kësaj policia konfirmoi se pas kontrolleve të kryera në vendin e ngjarjes nuk u gjetë asgjë e dyshimtë, teksa rasti është cilësuar si “Lajmërim i rrjeshëm”.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si Lajmërim i rrejshëm”, thuhet në konfirmimin e policisë.

Lëvizjet në kampin blu. Pse nuk jep dorëheqjen Lulzim Basha? Flet për herë të parë Jemin Gjana


Jemin Gjana, Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve pranë Partisë Demokratike, ngritur për zgjedhjen e kryetarit të ri të selisë blu që do të mbahen në datë 13 qershor, deklaroi ditën e sotme se statuti i PD-së nuk ka një detyrim për dorëqheqjen e kryetarit.

Duke folur për mediat jashtë selisë blu, Jemin Gjana theksoi se në vitin 2017 është diskutuar mundësia e përfshirjes së një pikë në statut për dorëheqjen e kryetarit, por një gjë e tillë nuk është miratuar.

Mbledhje për konstituimin ishte. Përcaktuam sekretarin e komisionit. Përcaktuam një procedurë pune për javën. Do përgadisim udhëzimin bazë, për modalitet e procesit dhe do ja paraqesim kryesisë me qëllim që ta miratojë si paketë të plotë bashkë me kandidaturat.

Jeni duke folur me kryetarin e komisionit të zgjedhjeve.  Një gjë ju garantoj. Është debatuar në vitin 2017, nëse në statutin e ri do të kishte një normë stature që detyron dorëheqjen dhe nuk është miratuar. Në statut nuk ka detyrim dorëheqje. Pjesët e tjera janë zgjedhje individuale,” tha Gjana.

Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit ka shkaktuar ‘zhurmë’ në selinë e Partisë Demokratike. Fatbardh Kadilli i pari dhe më pas Bujar Nishani e të tjerë dolën kundër Lulzim Bashës, duke e konsideruar këtë të fundit përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve.

Ditën e djeshme Partia Demokratike mblodhi kryesinë e saj dhe keshillin duke vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve të kryetarit të ri në datë 13 qershor.

Mësohet se Basha ka deklaruar përpara anëtarëve të kryesisë se nëse demokratët pranojnë që zgjedhjet kanë qenë të rregullta, atëherë ai jep menjëherë dorëheqjen, por nëse ata thonë se zgjedhjet janë vjedhur, atëherë ai është gati të vazhdojë betejen me ta deri në fund.



2021-12-23

Premtimet boshe ....

 


FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë nuk la pa iu kundërpërgjigjur kritikave të opozitës për energjinë elektrike. Kurti ka thënë se “ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada duhet ta shohin veten në pasqyrë”.

Sipas Kurtit, Qeveria po bën të pamundurën që të dalin me më pak humbje e dëme nga kriza energjetike.

“Ndonëse ndodhemi në krizë energjetike, po bëjmë gjithë çfarë po mundemi e gjithë çfarë dimë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj. Ndërkaq ata që na fajësojnë për dështimin e tyre për dekada që sot shënojmë nëntë muaj në Qeveri, duhet ta shohin veten në pasqyrë. Zëri i tyre i propagandës nuk duhet ta mposht zërin tonë të arsyes”, ka thënë Kurti.

Kritika të ashpra për reduktimet me energjinë elektrike pati sot lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook akuzoi kryeministrin Kurti për refuzimin e investimit amerikan për gazsjellësin.

Gucatit e Haradinajt i vazhdohet paraburgimi

 


 

Ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt, i është vazhduar paraburgimi në Hagë.

Paneli shqyrtues ka vendosur që të vazhdohet paraburgimi. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka paraqitur si arsye rrezikun e ikjes së tyre e po ashtu edhe pengimit të procedurave.

Sipas Panelit, Gucati e Haradinaj, ndonëse kanë qëndruara ata në paraburgim për 15 muaj, ka pasur zhvillime të mëdha në rastin gjatë kësaj kohe. Paneli pret që rasti ndaj tyre të mbyllet brenda dy-tre muajve dhe po ashtu të merret një vendim sa më shpejt të jetë e mundur.

Gucati e Haradinaj akuzohen për pengim të administrimit të drejtësisë.

Peci i qëndron pas të gjitha akuzave që bëri për Ganimete Musliun

 


FOTO: Driton Paqarada/KOHA
 

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka thënë se i qëndron pas të gjitha deklaratave që bëri për deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë mbledhjes së Komisionit të martën.

Peci akuzoi rëndë Musliun se si janë dhënë subvencionet në kohën kur PDK-ja ka qenë në pushtet, pasi paraprakisht deputetja e PDK-së e kishte gjuajtur me ujë ministrin.

“Unë i qëndroj pas deklaratave të dhëna aty”, ka thënë shkurt Peci në konferencë për shtyp.(Koha ditore)

Turp prej ministreshës Rizvanolli e cila i fajëson qytetarët se po e shfrytëzojnë rrymën për komoditet?

 


 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se qytetarët e Kosovës e shfrytëzojnë për komoditet energjinë elektrike, për tu ngrohur.

Rizvanolli ka thënë se qytetarët do të duhet të gjejnë alternativa të tjera për ngrohje, në mënyrë që të kursehet energjia elektrike, në të kundërtën, siç ka thënë, qytetarët do të paguajnë përmes faturës dhe taksave.

“Më kanë pyetur edhe më herët se me çka duhet të ngrohemi. Dikush nuk ka opsione të tjera, të tjerët kanë opsione të tjera, ka edhe forma të tjera të kursimit të energjisë, ose të racionalizimit së paku duke shfrytëzuar më shumë energjinë gjatë natës sesa gjatë ditës. Ne jemi duke kërkuar mirëkuptimin tuaj, sepse në fund të fundit ose do të paguani ju ose do të paguani prapë ju duke e importuar këtë energji. Fatkeqësisht shumë njerëz ngrohen me rrymë, dhe ky numër i familjeve është rritur pasi është hequr blloktarifa në vitin 2017 me presion të politikës në ZRRE dhe në vend se njerëzit të kërkojnë alternativa të tjera që mund të jenë edhe më të lira, për komoditet nganjëherë e shfrytëzojnë energjinë elektrike”, ka thënë Rizvanolli.

Evi Kokalari: Kur Trump të rizgjidhet President i SHBA në 2024, Berishës do t’i hiqet non grata

Evi Kokalari, e cila ka dalë që në fillim në mbështetje të Sali Berishës pas shpalljes non grata nga SHBA, ka thënë në një lidhje live për emisionin Opinion në Tv Klan se gjërat do të ndryshojnë pasi republikanët do fitojnë zgjedhjet amerikane.

Sipas saj, Sali Berishës do t’i hiqet statusi non grata, siç parashikon ajo, në vitin 2024 kur Donald Trump apo republikanët do të rifitojnë zgjedhjet presidenciale.Republikanët i kanë dalë në krah z.Berisha. Do e zgjidhim ne në Amerikanë. Kongresmenët po i kërkojnë llogari Blinkenit. Blinken po e përdor Departamentin e Shtetit për gjëra që nuk duhet ta përdorë. Sa të vijnë republikanët do kthehet. Kur thua që Berisha ka bërë gjëra. Berisha do bëhet kryetari i Partisë Demokratike. Zgjdhjet në Shqipëri janë pas 3 vjetësh. Në 2024 shanset që janë o Trump o republikanët do bëhet President dhe Berishës do t’i hiqet non grata”, tha Evi Kokalari.

Kujtojmë se Evi Kokalari ka qenë pjesë e fushatës elektorale së ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Lexoni edhe këtë:


https://perpjekjashqiptare.com/ja-e-verteta-lakuriq-e-shpalljes-non-grata-te-sali-berishes/

Në rritje është dhuna e të miturve në rrjetet sociale

Kërko brenda në imazh                                      Nga Flori Bruqi Tik Tok është një aplikacion në pronësi të kompanisë kineze, Byte...