2021-12-24

Putin: Rusia kërkon garanci 'tani', dhe jo konflikt me Ukrainën! Topi në fushën e tyre

 


Vladimir Putin


Presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij dëshiron të shmangë konfliktin me Ukrainën dhe Perëndimin, por ka nevojë për një përgjigje "të menjëhershme" nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj ndaj kërkesave për garanci sigurie.

Ukraina ndodhet në qendër të tensioneve në rritje Lindje-Perëndim. Shtetet e Bashkuara dhe Kievi akuzojnë Rusinë se po planifikon një sulm të ri ndaj fqinjit të saj jugor, një akuzë që Moska e ka hedhur poshtë.

"Kjo nuk është zgjedhja jonë (e preferuar), ne nuk e duam këtë", tha Putin në konferencën e tij vjetore për shtyp kur u pyet mbi mundësinë e konfliktit me Ukrainën.

Ai tha se Rusia kishte marrë një përgjigje fillestare përgjithësisht pozitive ndaj propozimeve të sigurisë që i dorëzoi këtë muaj Shteteve të Bashkuara, të hartuara për të zbutur krizën aktuale. Presidenti rus shtoi se ai ishte shpresonte tek negociatat, të cilat siç tha do të nisnin në fillim të vitit të ardhshëm në Gjenevë.

Por në një përgjigje të veçantë, mbi të të njëjtën çështje, Presidenti Putin i rriti tonet, duke thënë se NATO e kishte "mashtruar paturpësisht" Rusinë me një valë të njëpasnjëshme zgjerimi që nga Lufta e Ftohtë dhe tha se Moska kishte nevojë urgjente për një përgjigje.

"Duhet të na japin garanci dhe menjëherë! Tani!", tha Putin.

Moska i ka hedhur poshtë akuzat e Kievit dhe të Uashingtonit se po përgatit një sulm ndaj Ukrainës i cili mund të ndodhë në fillim të muajit të ardhshëm duke përdorur dhjetëra mijëra trupa ruse, të dislokuara në kufi me ish-republikën sovjetike.

Rusia thotë se ka nevojë për premtime nga perëndimi, sikurse ai për të mos kryer aktivitet ushtarak të NATO-s në Europën Lindore. Moska thotë se forcimi i lidhjeve të Ukrainës me aleancën perëndimore, kërcënon sigurinë e saj dhe se dislokimi i raketave të NATO-s në territorin ukrainas mund të përdoren kundër saj.

"Ne kërkuam që të mos ketë më lëvizje të NATO-s në lindje. Topi është në fushën e tyre, ata duhet të na përgjigjen me diçka", tha Putin.

Tensionet rreth Ukrainës i kanë zhytur marrëdhëniet Lindje-Perëndim në pikën më të ulët në tre dekada që nga rënia e Bashkimit Sovjetik. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Grupi i Shtatëshes kanë paralajmëruar Presidentin Putin se ai do të përballet me "pasoja të rënda", përfshirë sanksione të ashpra ekonomike, në rast të ndonjë agresioni të ri ndaj Ukrainës.


Vladimir Putin

Sipas njoftimit të gazetës, në gatishmëri të shtuar janë vënë edhe njësi të tjera, si forcat speciale apo dhe ato për logjistikë. Në rast krize, ato janë gjithashtu të gatshme të lëvizin shumë më shpejt. Përveç përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë, qëllimi është të përmirësohet mbrojtja e aleatëve lindorë të NATO-s. Vendet lindore ndihen gjithnjë e më të kërcënuara nga zhvillimet e fundit në kufirin ruso-ukrainas.



Një zëdhënës i NATO-s nuk deshi të komentojë hapat e fundit. Megjithatë, aleatët e kishin "bërë të qartë" se çdo agresion i mëtejshëm nga Rusia do të kishte "kosto dhe pasoja", tha ai.

Forca e NATO-s për Reagime (NRF) është një task forcë shumëkombëshe, që mund të zhvendoset shpejt dhe përbëhet nga deri në 40.000 ushtarë. VJTF është pjesë e NRF. VJTF është forca më e shpejtë e reagimit që ka aleanca NATO. VJTF aktualisht drejtohet nga Turqia. Sipas "Welt”, në këtë forcë bëjnë pjesë rreth 6400 ushtarë.

Putin ashpërson tonet

Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar me një reagim "ushtarako-teknik" ndaj sjelljes së supozuar "jomiqësore" të Perëndimit. Nëse Perëndimi nuk heq dorë nga "qëndrimi i tij qartësisht agresiv, ne do të marrim masat e nevojshme ushtarako-teknike për hakmarrje", tha ai në Moskë. Rusia do të "reagojë ashpër ndaj hapave jomiqësorë", tha Putin në një fjalim para zyrtarëve të lartë të ushtrisë dhe ministrisë së Mbrojtjes.

Putin siguroi se Rusia nuk dëshiron një "konflikt të armatosur" ose "gjakderdhje", por dëshiron t'i zgjidhë çështjet "nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike". Por ai përsëri u ankua për mbështetjen e Ukrainës nga SHBA-ja, e cila përfshin trajnime ushtarake dhe ndihma prej më shumë se 2.5 miliardë dollarë. Kjo po ndodh "para pragut të derës sonë", tha Putin.

Presidenti rus ka akuzuar SHBA-në dhe NATO-n për javë të tëra se ato po nxisin tensionet pranë kufirit rus. Deklaratat e Putinit shtojnë frikën se ushtria ruse mund të planifikojë një pushtim të Ukrainës. Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra ushtarë në kufirin me shtetin e saj fqinj.

Shtetet e G7 dhe Bashkimi Evropian kanë kërcënuar Rusinë me "pasoja masive" në rast të një sulmi. Perëndimi ka frikë se Putini mund të nisë një sulm në shkallë të gjerë në Ukrainë me pretekstin e një provokimi të supozuar. Rusia mohon përgatitjen e një pushtimi të Ukrainës dhe akuzon qeverinë në Kiev, si dhe NATO-n, për provokime. Putini kërkoi kohët e Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi fundit garanci të shkruara sigurie nga SHBA dhe aleanca perëndimore, duke u përmbajtur nga zgjerimi i mëtejshëm i NATO-s në lindje dhe ngritja e bazave ushtarake në ish-republikat sovjetike.

Sipas Kremlinit, Putin ka dhënë "informacione të detajuara" në lidhje me këto kërkesa edhe në bisedën e tij të parë telefonike me kancelarin e ri gjerman Olaf Scholz. Putin kërkoi "bisedime serioze” për garancitë e kërkuara nga pala ruse për çështjet e sigurisë. Scholz, nga ana e tij, ka shprehur "shqetësimin e tij për situatën" dhe theksoi "nevojën urgjente për de-eskalim", njoftoi zëdhënësi i qeverisë së tij.

Bulgaria kundër stacionimit të trupave të NATO-s

Brenda NATO-s ka mendime të ndryshme për situatën. Për shembull, ministri bullgar i Mbrojtjes Stefan Janev kundërshton për momentin vendosjen e trupave të NATO-s në Bullgari. Nuk ka rrethana të nevojshme që mund të justifikojnë një vendim për vendosjen e trupave të NATO-s në territorin bullgar, tha Janev. Nuk ka asnjë arsye për të parë njësitë ruse si një kërcënim të drejtpërdrejtë për Aleancën dhe zonën përkatëse të sigurisë.

Janev konfirmoi këshillimet rreth disa opcioneve brenda NATO-s, duke përfshirë një prani të Aleancës në vendet anëtare të Bullgarisë dhe Rumanisë, që kufizohen me Detin e Zi. Për arsye historike dhe kulturore, shumica e popullsisë së Bullgarisë konsiderohet të jetë miqësore me Rusinë.


FDA autorizon pilulën e Merckut kundër koronavirusit

Vendimi për përdorim emergjent të pilulës ka ardhur një ditë pasi agjencia ka dhënë dritën e gjelbër për një pilulë kundër koronavirusit, të prodhuar nga kompania Pfizer.

“Autorizimi i sotëm ofron trajtim shtesë kundër koronavirusit”, ka thënë shkencëtarja e FDA-s, Patrizia Cavazzoni.

Pilula e kompanisë Merck duhet të merret pesë ditë pas simptomave të para dhe sipas disa studimeve, ajo e zvogëlon numrin e hospitalizimeve dhe vdekjeve te kategoritë e rrezikuara.

Pilula e kompanisë Pfizer është thënë se zvogëlon simptomat e rënda për gati 90 për qind.

Ndonëse vaksinat dhe dozat përforcuese mbesin mjeti më i fuqishëm kundër koronavirusit, ekspertët kanë mirëpritur trajtimet shtesë, të cilat pas një kohe do të blehen nëpër barnatore, me përshkrim të mjekut.


Trajtimi i Pfizer, i quajtur Paxlovid, është një kombinim i dy pilulave të marra gjatë pesë ditëve që u demonstrua në një provë klinike me 2200 njerëz se ishte e sigurt dhe zvogëloi rrezikun e shtrimeve në spital dhe vdekjeve tek njerëzit në rrezik me 88 për qind.

Në një lëvizje të pazakontë, FDA nuk mblodhi panelin e saj të zakonshëm të ekspertëve të pavarur për të shqyrtuar në thellësi të dhënat rreth pilulës së Pfizer përpara autorizimit.

Trajtimi i Pfizer ka qenë i autorizuar më parë në Bashkimin Evropian.

Autorizimi vjen ndërsa rastet po rriten në të gjithë Shtetet e Bashkuara të domunuara nga Omicron, varianti më infektiv i koronavirusit i parë deri më sot.

Varianti me shumë mutacion është më i aftë të anashkalojë imunitetin e dhënë nga infeksioni i mëparshëm dhe autoritetet shëndetësore po i bëjnë thirrje publikut që marrin vaksinat përforcuese në mënyrë që të rivendoset një shkallë më e lartë e mbrojtjes.


Ndryshe nga vaksinat, pilula nuk synon proteinën gjithnjë në zhvillim të koronavirusit, të cilën e përdor për të pushtuar qelizat. Në teori, duhet të jetë imun ndaj varianteve dhe Pfizer ka thënë se studimet paraprake e kanë mbështetur këtë hipotezë.

Pritet ende autorizimi për një tjetër pilulë kundër COVID-19, të zhvilluar nga Merck, e cila gjithashtu merret gjatë pesë ditëve dhe është treguar se redukton të njëjtat rezultate (hospitalizimi dhe vdekja) me 30 për qind tek njerëzit me rrezik të lartë.

Ekspertët e pavarur votuan në favor të këtij trajtimi me një diferencë të ngushtë, por shprehën shqetësime rreth sigurisë së tij, si dëmtimi i mundshëm i fetusit dhe dëmtimi i mundshëm i ADN-së.

Të dy trajtimet funksionojnë në mënyra të ndryshme brenda trupit dhe pilula e Pfizer nuk mendohet të ketë të njëjtin nivel shqetësimesh.

Trajtimi i Merck ka marrë dritën jeshile nga Britania dhe Danimarka.


“Omicron nuk është i rrezikshëm, kjo po na çon drejt fundit të pandemisë”, mjeku Dasho flet për situatën epidemiologjike në Shqipëri

 


Mjeku i njohur Erion Dasho gjatë një lidhje në “skype” në Fax News ka folur për situatën epidemiologjike në vendin tonë dhe variantin e ri “Omicron”.

Dasho tha se varianti i ri është më shumë infektues por nuk të dërgon në format e rënda apo fatalitetet. Sipas mjekut pandemitë e mëparshme na kanë treguar se zgjatin 3 vite, ndërsa Covid sipas tij mund të zgjatë pak më shumë.

“Unë e gjykoj që prej kohësh Shqipëria si pasojë e imunitetit natyral të fituara nga varianti Alfa, jemi në një situatë ku pjesa më e madhe e popullsisë tashmë ka një farë m,brojtje natyrale në raport me Covid, dhe problemi më i madh është ekspozimi i xhepave të imunizuar.

Ë pamë në raport me Deltën e cila në gjithë Europën pati valë të fuqishme ku në Gjermani kaloi pikun e variantit bazë. Në Shqipëri patëm një numër të ulët humbje jete në krahasim me virozat vitin e kaluar. Omicrom është një variant shumë i ndryshëm nga dy të parët. Ky variant i ri do të kalojë duke prekur dhe shkaktuar sëmundje tek xhepat e paimunizuar. Për shkak të imunizimit natyral vlerëzohet se rreth 2 milionë shqiptarë kanë kaluar kovidin në variantin Delta dhe variantin Alfa kjo ofron një mbrojtje deri diku të pranueshme ndaj dy varianteve.

Jo vetëm Pfizer por edhe AstraZernica që qarkullon në Shqipëri është e besueshme e cila ka miratimin e EMA-s dhe kjo do të kishte qenë zgjidhja ideale që qytetarët shqiptarë të kishin bërë vaksina të besueshme. Për vaksinën kineze është e pamundur që të shprehesh sepse mungonte certifikimi nga organe të besueshme. Persona të vaksinuar me Coronavac kur kryen një dozë të Pfizer zhvillon një mbrojtje cilësore. Ata që janë vaksinuar janë të mbrojtur nga gjitha variantet.

Covid në vitin e 3-të, a është më agresiv? “3 vjet është zakonisht koha e pandemive të mëparshme. Gripi spanjoll, apo Hon Kongut apo epidemive të tilla të ngjashme kanë zgjatur 2-3 vite, në rastin e Covid mund të ketë një zgjatje më tepër në kohë sepse hyri në mes imunizimi që një fushatë vaksinimi kaq e gjerë aplikohet për të mbrojtur popullatën nga virusi. Në këto kushte mund të kemi një zgjatje të Covid por nuk mund të parashikohet nga shumë arsye, pasi ky virus ndryshon shpesh dhe tashmë kemi në qarkullim Omicronin. Studeimet e fundit tregojnë se “Omicron” shkakton humbje jete në një masë 70% më të ulët në raport me variantin delta, ky është një lajm shumë i mirë sepse edhe vaksina ofron 75% mbrojtje. Në rast se ky variant shoqërohet me komplikacione të ulëta sepse e kemi parë në Britaninë e Madhe vdekjet janë 3-4 fish më të ulët. Është e vërtetuar që ky variant shkakton më pak humbje jete, kjo mund të sjellë një përfudnim të pandemisë pasi një variant që përhapet shpejt por që nuk shkakton forma klinike të rënda do të ishte një mundësi për të imunizuar edhe më tej popullatën njerëzore”, tha Dasho


“Ne orjentohemi nga OBSH, e cila ka disa ditë që po i mëshon testimit. Madje mantra e saj ka qenë testoni, testoni, testoni. Kjo sepse disa vende si Koreja e Jugut, Tajvani kanë arritur që përmes testimit të parandalojën përhapjen e pandemisë.

Por testimi nuk mund të bëhet i paorganizuar. Të bësh testimin e paorganizuar është sikur të shkosh në luftë dhe të qëllosh në ajër pa bërë një strategji dhe pa marrë një shënjestër. Testimi duhet bërë i mirëmenduar dhe këtu unë jam shumë dakord me specialistët shqiptar që thonë që: Ne do të shohim teste që funksionojnë dhe kanë aftësi më të lartë të zbulimit të infeksionit dhe do vendosi. Kjo sepse ka rreth 3 muaj kohë që ka dalë kjo sëmundje dhe të gjithë pretendojnë se testi i tyre është më i miri.

Por OBSH dhe Bashkimi Evropian përmes markës CE apo FDA i teston të gjitha këto teste dhe thotë nëse ky test është i saktë apo jo.

Shteti ynë nuk e ka luksin që mund të kenë shtete të tjera, për të rënë pre e këtij komercializmi (garën midis kompanive të testeve)”, është shprehur Dasho.

Sipas Drejtor i Shëndetit dhe Inovacionit në Franfkfurt, Erion Dasho, nëse ekspertët e huaj kanë mundësinë të testojnë testet për të kuptuar se cilat janë më efektivet, në Shqipëri kjo është kosto dhe e pamundur. Për këtë arsye duhen shmangur komercializmat dhe fondet të përdoret si duhet.

Shqiptarët ”peng” i 19 të shtruarve në spital/ Si po e përdor Rama Covidin për t’i shtypur qytetarët, kërcënimi me rikthimin në pikën zero

 


Strategjia e qeverisë së Edi Ramës në luftën kundër Covid 19, u duk që në mëngjes, pak teste, aspak infrastrukturë e shtuar në spitale, dhe shumë terror mbi njerëzit se koronavirusi do të bënte namin, dhe se numrat e të vdekurve do ishin aq të mëdhenj, saqë nuk do të kishte vend në Sharrë dhe në Tufinë… Bëhej fjalë për të njëjtin virus që kreu i qeverisë në fillim të pandemisë në botë, do ta quante një grip të thjeshtë, dhe që do të refuzonte në çdo rast mbylljen e kufijve nga Italia mike në një kohë kur atje po shpallej zonë e kuqe.

Në ditët e para mund të themi se kjo strategji ngjiti më së miri, njerëzit u strukën në shtëpitë e tyre, dhe u mjaftuan kush me 26 mijë lekë në muaj, e dikush tjetër me 13, në një kohë që nevojat po shtoheshin dita ditës, e frika ndaj sëmundjes po i linte vendin urisë, dhe një gjendje terori që nuk bazohej te shifrat. Kishte dhe nga ata që nuk përfituan asgjë, pasi punonin në të zezë, dhe për të marrë ndonjë kokërr leku nga qeveria, nuk pranuan spiunimin, pasi me rikthimin e normalitetit do ta gjenin veten në listën e të papunëve realë.

Nëse në çdo vend të botës marrja e masave të karantinës u përkthye në shtim të testimeve, apo testime masive serologjike për të kuptuar sesa % e popullatës mund ta ketë kaluar koronavirusin, në vendin tonë testet jo vetëm që nuk u rritën, por ato u mësuan përmendsh nga ana e gazetarëve që raportojnë çdo ditë, nga 100-150 e deri në ditët më të mira e kapnin 250-tëshen.

E në fakt sa më shumë rriten testimet, aq më shumë rriten rastet, dhe aq më shumë ulet dhe rrezikshmëria e koronavirusit. Le të kuptohemi numri i të infektuarve në vendin tonë është shumë më i lartë sesa afro 900 që raporton Ministria e Shëndetësisë, duke bërë që shkalla e vdekshmërisë të bjerë shumë, aq sa vërtet do të ngjante me gripin që thoshte vetë kryeministri.

Për të mbetur te testimet, pak ditë më parë u falenderua me bujë BE-ja për ndihmën me 20 mijë kite që bëri ndaj vendit tonë, por ato nuk u dukën, ne vazhdojmë të bëjmë vetëm më pak se 200 të tilla në një ditë, ndërkohë që bota numëron me mijëra vetëm në një ditë. E kemi fjalën për ato shtete që duan ti kthehen sa më parë normalitetit…

E në një kohë që shumë prej qyteteve u hapën, dhe ndonjë ekspert, që e quan veten ende të lirë deklaron se kjo normalisht do të shoqërohet me një shtim të rasteve, por që do të ishte mirë që të kishte një ekspozim gradual të qytetarëve ndaj virusit, qeveria shqiptare është gati për skenarin B, rimbylljen e tyre. Ishte vetë kreu i qeverisë Edi Rama ai që do të deklaronte në studion e Opinion, se mund të kemi një kthim pas, në rast se rastet do të mbeten të larta, dhe Tirana për momentin nuk është në plan për zgjatjen e fashës orare.

Për ta theksuar se fjala e Ramës ishte e bazuar tek eskpertët, doli dhe minsitrja Manastirliu, e cila tha se për të mbi gjithçka është shëndeti i qytetarëve, por sërish nuk dha një numër, një shifër, që të na bënte të besonim, se vërtet ka një plan për shtim testesh, apo rritje kapacitetesh financiare.

Nëse marrim vetëm shifrat e ditës së sotme në total numri i pacientëve të shtruar është 19, prej të cilëve 4 janë në terapi intensive, dhe asnjë i intubuar. Pikërisht këtu lind pyetja, si mund të mbahen të izoluar 3 milionë banorë, në një kohë që numri i pacientëve të shtruar, megjithë shqetësimin për ta është vetëm 19, dhe numri i pacientëve të shtruar në spital bie dita ditës, që tregon mes të tjerave se agresiviteti i virusit në vendin tonë është në rënie?!

Pa dashur që të bëjmë ekspertin mjekësor, duhet thënë se shndërrimi i dy spitaleve në Covid, ka bërë që qindra pacientë të mos marrin shërbimin, ndërsa mjekë të ndryshëm thonë se pacientët me sëmundje të tjera po përkeqësohen, pikërisht për shkak se nuk kanë ku të marrin shërbim spitalor.

Nëse marrim dhe një tregues tjetër për të kuptuar strategjinë pa strategji të qeverisë, analizojmë vetëm dy qytete, një të gjelbër dhe një të kuq, ku Tirana me 1 milionë banorë shënon vetëm 4 raste të reja në një ditë, ndërkohë që Berati me pak më shumë se 50 mijë banorë, shënon 5 raste të reja, ama qytetarët atje janë të lirë që të lëvizin, pa dashur që më parë të bëjnë një xhiro në e-albania, që në fillimet e saj një Zot e di sesa i lodhi shqiptarët.

Por ky rikthim i Ramës në pikën zero, duhet trajtuar në një plan më të gjerë, sesa ai i 19 të shtruarve në spital, apo i 18 rasteve të reja. Duhet parë atje te politika, te shtypja e qytetarëve që të mos protestojnë, që të mos ngrejnë zërin, te shteti policor, dhe te marrja leje për të shkuar për të takuar familjen, për të blerë bukën, por pse jo për të shuar dhe nepsin për një krep, ku mund të të arrestojnë nëse nuk të vjen një email konfirmues, ”kërkesa jote u pranua”.

Të mësuar që vendimin për fundjavën e merrnim ditën e premte, Rama nxitoi që dje të bënte të zezë gjendjen në Tiranë, për t’iu kërkuar qytetarëve edhe nesër mbylljen, në një kohë që ka një plan nga ana e Bashkisë për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, dhe ku prania e qytetarëve është më e nevojshme se kurrë. Me planin për t’i lënë artistët të vetëm, qeveria do të mbyllë një qytetet të tërë, që fatmirësisht numëron vetëm 4 raste të reja, që në shumicën e herëve janë raste kontaktesh.

Sigurisht që analizimi i pandemisë, dhe mënyrën sesi po e përballon Shqipëria do të duhet që të bëhet një kontroll i detajuar faktesh, por ajo që mund të themi mesiguri është se asnjë shtet që ka bërë rihapje graduale, nuk është kthyer pas, as Gjermania që numëronte trefishim të rasteve në një ditë. As në Korenë e Jugut ku kreu i qeverisë shqiptare deklaroi se ishin mbyllur lokalet, nuk ka ndodhur një gjë e tillë, ndërkohë që me Ramën jemi mësuar me ca fake news nëpër të, për të justifikuar veprimet e qeverisë së tij, apo të ekspertëve që i komandon po vetë.

Numri i ulët i rasteve pozitive me Covid 19 dhe jetëve të humbura në vendin tonë duhet parë në një nivel makro, pasi dhe vende të tjera të rajonit mbeten në të njëjtat shifra pa marrë masa kaq drastike mbylljeje, mbase mosha e re e popullsisë, mbase vaksina e turbekulozit, mbase e kemi kaluar valën e parë që në muajin Janar-Shkurt, siç thonë disa ekspertë, por përgjigjen për këto hipoteza do të duhet të na e jepnin mjekët, epidemiologët, dhe jo të na tundej flamuri i fitores nga ana e qeverisë.

Të infektuarit me Omicron kanë 70% më pak gjasa të shtrohen në spital

 

Personat e infektuar me variantin Omicron kanë 70 për qind më pak gjasa për t’u shtruar në spital sesa personat e infektuar me variantin Delta, sipas një raporti në Mbretërinë e Bashkuar. Rezultatet janë në përputhje me studimet e tjera të publikuara të mërkurën nga Imperial College London dhe Universiteti i Edinburgut, shkruan euronews

Studimi i UKHSA (Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar), megjithatë gjeti prova se mbrojtja kundër Omicron zbehet pas dozës së dytë të vaksinës. Dhe ndërsa mbrojtja rritet pas një doze përforcuese, të dhënat më të fundit sugjerojnë se kjo mbrojtje zvogëlohet më pas më shpejt, rreth 15 deri në 25 për qind më e ulët pas 10 javësh.

Të dhënat e fundit janë “premtuese” sipas sekretarit të shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid. “Kjo është analizë e fazës së hershme dhe ne po vazhdojmë të monitorojmë të dhënat orë pas ore,” shtoi ai.

“Është ende shumë herët për të përcaktuar hapat e ardhshëm, kështu që ju lutemi qëndroni të kujdesshëm këtë Krishtlindje dhe merrni dozat përforcuese sa më shpejt të jetë e mundur për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj.”

Rezultatet e UKHSA u publikuan pasi Mbretërinë e Bashkuar raportoi një rekord të ri të rasteve ditore , me 119,789 raste në 24 orë.

Dodik: Bosnje dhe Hercegovina mund të ndahen në dy shtete

  22 seconds më parë



Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor 2021, në Sarajevën Lindore.

Dodik vlerësoi se situata në Bosnje-Hercegovinë “ka shkuar deri në absurditet” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të ndalojë së konsideruari Bosnje-Hercegovinën si një eksperiment”.

“Dy nga tre popujt konstituivë nuk e mbështesin rrugën kah po shkon Bosnje-Hercegovina, në mënyrën sesi myslimanët e paramenduan Bosnje-Hercegovinën, në të cilën kroatëve do t’ua zgjidhnin përfaqësuesit ‘e tyre’, ndërkaq serbëve do t’ua merrnin pyjet, do t’ua merrnin tokat dhe më pas do të kërkonin që ne t’i të duartrokasim. Bosnje-Hercegovina e tillë nuk është e mundshme”, tha Dodik.

Ai theksoi se dy vendet më të rëndësishme për Bosnjën dhe Hercegovinën janë Serbia dhe Kroacia dhe shtoi se “marrëdhëniet e lidershipit mysliman nuk kanë qenë kurrë më të këqija me Kroacinë, ndërkaq që as me Serbinë nuk janë të shkëlqyera”.

“Kur i shtoni kësaj se ata u përfshinë edhe në konflikte me Hungarinë, krejtësisht pa nevojë. Veçanërisht të orkestruar me shumë urrejtje, ata po krijojnë një histori sesi një ndikim i dëmshëm rus po përhapet vazhdimisht këtu. Ata po përpiqen të shkatërrojnë palën serbe dhe kroate. Një Bosnje-Hercegovinë e tillë është e pamundur të ekzistojë. Është e nevojshme që sa më shpejtë t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, Hungarinë, Kroacinë, Kinën”, theksoi Dodik.

Ai tha gjithashtu se brezi aktual “ka një shans për të ruajtur Bosnje-Hercegovinën dhe se brezi i ardhshëm nuk e ka atë shans”.

I pyetur nga gazetarët se pse boshnjakët po i quan myslimanë, ai tha se me këtë nuk po e ofendon askënd, sepse “deri në vitin 1993 kanë qenë myslimanë”.

“Ata nuk pushuan të na ofendojnë me ‘serbët e Bosnjës’. Besoj që të gjithë boshnjakët janë myslimanë, shumica dërmuese. Në kuptimin e identitetit nuk po gabohem shumë”, tha Dodik.

Ai njoftoi se përfaqësuesit e entitetit Republika Sërpska do të kthehen në institucionet e Bosnje-Hercegovinës nëse tërhiqet vendimi për ndalimin e mohimit të gjenocidit, i vendosur nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Valentin Inzko.

Dodik foli pas seancës së Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, në të cilën votoi kundër të gjitha pikave të rendit të ditës.

Përfaqësuesit politikë nga Republikën Sërpska kanë bllokuar punën e institucioneve shtetërore që nga fundi i korrikut, kur ish-Përfaqësuesi i Lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Valentin Inzko imponoi ndryshimet në Kodin Penal të Bosnje- Hercegovinës, me të cilat ndalohet mohimi i gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Republika Sërpska së bashku me Federatën Myslimane-Kroate janë dy entitetet që përbëjnë Bosnje e Hercegovinën.

Organizimi i tillë është bërë me të ashtuquajturën Marrëveshje të Dejtonit, e cila i ka dhënë fund luftës në Bosnje, në vitet 1990.

“Keni dështuar me dekada, shiheni veten në pasqyrë”, Kurti u përgjigjet kritikuesve

 


Në mbledhjen e 50-të të qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti tha se ata që qeverisën me dekada duhet ta shohin vetën në pasqyrë kur e kritikojnë qeverinë e tanishme që ka bërë 9 muaj sot.

Kurti tha se ndonëse vendi ndodhet në krizë të vështirë energjetike po bëjnë gjithë çka munden që të dilet sa më lehtë nga situata.

“Ndonëse ndodhemi në një krizë të vështirë energjetike po bëjmë gjithë çfarë mundemi e krejt çka dijmë që të dalim me sa më pak humbje e dëme prej saj, ndërkaq ata që për dështimet e tyre për dekada kërkojnë llogari nga ne që sot shënojmë 9 muaj në qeveri duhet më parë ta shohin vetën në pasqyrë. Zëri i tyre i lartë i propagandës nuk duhet ta turbullojë zërin tonë të arsyes”, tha ai.

Kurti foli për punën e qeverisë që drejton për 9 muaj punë.

“Si kurrë më parë ekonomia jonë është kthyer drejt zhvillimit, para gjashtë ditësh është votuar buxheti më i madh në histori.Eksportet kosovare deri në tetor 2021 janë në vlerë të 614 milionë euro investimet e huaja direkte në vitin 2021 janë 388.9 milionë euro që përbën 80% ngritje. Kemi regjistruar mbi 10 mijë vende të reja të punës”, tha ndër të tjera Kurti.

A ISHTE VRASJA E MILLADIN POPOVIQIT NË PRISHTINË E ORGANIZUAR SIKURSE RASTI "PANDA" NË PEJË ?

Nga Ryzhdi Baloku, shkrimtar shqiptar nga Peja  Në kohën e fundit është ri-aktualizuar çështja e vrasjes së komunistit Milladin Popoviq, ...