Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/12

Filmi “The Spark”, ç’ka ka ndodhur në Shqipëri në 10 vitet e fundit në kinemanë amerikane


Filmi “The Spark”, ç’ka ka ndodhur në

"The Spark" (Shkëndija) një film nga Erand Sojli dhe Aldo Toda, që sjell në ekran një temë të guximshme dhe plot kurajo. Një film për heroin, për njeriun idealist, për shoqërinë globale materialiste e larg vlerave, për të mirën dhe të keqen, për shpresën tek drejtësia. Në posterin e “The Spark” shkruhet: “Historia e një heroi të heshtur që sakrifikoi gjithçka për të vënë drejtësi në vendin e tij”. Këtu nis rrëfimi. “The Spark” (Shkëndija) tingëllon njësoj si S.P.A.K. (Struktura e posaçme antikorrupsion), e cila u promovua si një shkëndijë shprese për drejtësinë shqiptare të nëpërkëmbur dhe të prerë në besë nga të zgjedhurit e popullit, politikanët. Filmi tregon ç’ka ka ndodhur në Shqipërinë e10 viteve të e fundit, përcjellë me stil të veçantë, sa që i ngjan dokumentarit: Histori babalesh, koncensionesh, pengjesh, që drejtohen nga politikanë të cilët edhe pse nuk i shohim në film, e ndiejmë se ata janë aty gjatë gjithë kohës. Histori paralele të thëna në një gjuhë mjeshtërore nëpërmjet detajeve që trondisin. Të thëna thjesht, falë një skenari të arrirë, që sidoqoftë mbetet një fiction i autorëve. "The Spark” filmi i parë indipendent shqiptaro-amerikan hap dyert e kinemasë në Salem, Massachusetts në datat 11, 12, 13 janar 2022, jo vetëm për artdashësit shqiptarë të filmit, por edhe për audiencën amerikane. Milena Selimi e quan një lajm të bukur këtë fillim viti për kinematografinë shqiptare. Ajo shprehet se një ide e veçantë si të gjitha idetë e Erand Sojlit, i cili bën bashkë aktorët shqiptarë të Shteteve të Bashkuara dhe aktorë amerikanë. “Përveç idesë artistike ka meritën e “zgjimit” të aktorëve shqiptarë të diasporës në USA. Me emrat si Astrit Çerma, Jul Nenshati, aktorë që lanë gjurmë në kinematografinë shqiptare para viteve '90 bashkohen edhe më të rinjtë e pas viteve '90, Rina Narazani Sojli, aktore e veçantë e teatrit shqiptar, plot 20 role te suksesshme në karrierë, Erjeta Cufaj, Ervis Dhima, etj dhe aktorët e mirënjohur amerikanë Jason Reulet, Paskuale de Gregorio”, shprehet ajo. Kompozitor i filmit është Kostika Çerma, ndërsa janë angazhuar në këtë film edhe aktorët jo profesionistë në role dytësore, qëmtuar me kujdes nga Sojli si: Keti Jani, Adelajda Bena, Holger Ademi, Greta Sojli, etj.

Filmi “Internimi”, aktori Klodian Hoxha: Ngjarjet zhvillohen në vitet ’80-të, kush e ka jetuar atë kohë do të gjejë veten

 

 NGA JULIA VRAPI


Filmi “Internimi”, aktori Klodian Hoxha: Ngjarjet zhvillohen në

“Internimi” vjen për publikun premierë këto ditë të muajit janar. Jeta e tre gjeneratave të një familjeje shqiptare gjatë regjimit komunist, shkatërrohet, kur një mik i familjes, i sapo riatdhesuar nga Amerika, arrestohet për spiunazh. Nga 20 janari filmi me skenar dhe regji nga Kast Hasa do të shfaqet në kinema për publikun. Me një kast aktorësh të njohur por dhe të rinj, një film i zhanrit dramë-romancë nga regjisori Kast Hasa. Protagonist në filmin me ngjarje në vitet ’80 në vendin tonë, aktori Klodian Hoxha thotë se kush e ka jetuar atë kohë e gjen veten te “Internimi”. “Ngjarjet zhvillohen në vendin tonë vitet ’80, dhe kush e ka jetuar atë kohë do të gjejë veten. “Internimi” është një film i zhanrit dramë- romancë, por për më tepër duhet parë sepse ne nuk duam ti zbulojmë të gjitha”, thotë aktori Hoxha. Nga 20 janari filmin “Internimi” e gjejmë në kinema Cineplexx dhe Millennium në Tiranë. Në film aktori Klodian Hoxha luan Tomorrin dhe sipas tij është nga rolet e dashur në aktivitetin me kinemanë. “Unë luaj rolin e Tomorrit inspektorit të zonës dhe që është roli im më i dashur, sepse në krijimin e tij kam pasur një ndihmesë shumë të madhe nga babai im. Ai më ndihmoi se si ta mishëroja atë rol, duke më folur për kohën, sepse ngjarjet ishin në një vit të cilin nuk e kemi jetuar dhe normalisht ka qenë i vështirë për ne ta perceptonim, plus edhe profesionit duke që se edhe im atë ka qene ushtarak. Këtu ne kemi pasur një të përbashkët me rolin, dhe kjo ka qenë një ndihmë shumë e madhe për mua, prandaj këtë rol ia dedikoj atij dhe është nga më të dashurit për mua”, shprehet mes të tjerave aktori Klodian Hoxha, i cili është i njohur për publikun me role të ndryshme jo vetëm në ekranin e kinemasë, por dhe në skenat teatrore.

Ngjarjet në film dhe aktorët

Në role protagoniste në filmin “Internimi” janë aktorët Klodian Hoxha, Krist Baçi dhe Enxhi Cuku, rolet e tjera në film interpretohen nga Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj. Filmi është xhiruar në Divjakë, Lushnjë dhe Ferras. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa në filmin “Internimi” është Shqipëria gjatë sundimit komunist. Familja Kulla përpiqet të mbijetojë, ndërsa janë të internuar nga regjimi komunist. Për (Arturin) djalin e familjes, situata vështirësohet më tepër, pasi vendbanimi i tij i ri, është pranë shtëpisë së të dashurës së tij (Frida), e cila është e detyruar të fejohet me operativin. Familja vazhdon të jetojë vuajtjet e persekutimit ndërkohë, siç zbulohet më vonë, i sapo riatdhesuari (Nik Nuri) në përpjekje për të ndihmuar familjen, e komplikon situatën më tutje. Një produksion i CineKast, ky është film debutues i regjisorit Kast Hasa. Vlerësuar me çmimin “Filmi më i mirë i huaj” në Arizona International Film Festival, USA dhe “Regjia më e mirë” në Riverside International Film Festival, USA. Ky film debutues i regjisorit Kast Hasa është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë.

Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera në mbledhjen e akademikëve


Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera

Krijimi i një komiteti për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave apo dhe 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit ishin disa nga çështjet, që u diskutuan në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së ASH dhe e kryetarëve të komisioneve. Mbledhja u thirr nga kryetari i akademisë prof. Skënder Gjinushi, i cili në parashtresën e tij, foli për mënyrën si po shfrytëzohet hapësira e re ligjore dhe autonomia institucionale për rritjen e rolit të Akademisë së Shkencave në gjithë sistemin akademik-universitar të vendit. Në këtë kontekst ai theksoi hapin e ri në aspektin organizativ-strukturor, me përgatitjen e procesit të kalimit nga njësitë e përkohshme në qendra kërkimore të përhershme, si ajo e bioteknologjisë dhe e gjeoshkencave. Kongresi i dytë ndërkombëtar i nanoteknologjisë, që do të mbahet edhe këtë vit në Shqipëri; si dhe disa veprimtari të tjera të njësive, u veçuan për rëndësinë e tyre. U bë e ditur se në mbledhjen e afërme të asamblesë do të propozohet krijimi i një komiteti organizues-shkencor për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe një komitet tjetër për përkujtimin dhe vlerësimin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, krahas ngjarjeve të tjera. Kryetari Gjinushi bëri të ditur vlerësimin e lartë të albanologëve të huaj për Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike mbajtur në nëntorin e vjetshëm, duke theksuar faktin që, përkundër disa dyshimeve në fillimet e përgatitjeve, ky kuvend konfirmoi nivelin e barabartë dhe konkurrues të studimeve vendëse me ato të të huajve. Një rast tjetër përballjeje do të jetë Kongresi i 50-të Botëror i Studiuesve të Baladës, që këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, me organizator vendës Akademinë e Shkencave. Gjithashtu u kërkua që komisionet të propozojnë veprimtari të emërtesës së akademisë, të seksioneve dhe të vetë komisioneve, për t'u përfshirë në programin e punës të vitit 2022. Njëherësh u njoftua procedura për zhvillimin e konkursit për "Çmimin e Karrierës".

bROçKULAT DHE INSINUATAT E AVOKATIT KOMUNIST SPARTAK NGJELA.

 


“Saliu është frikacak, e njoh nga afër unë”,

Avokat Spartak Ngjela në një interviste të dhënë në emisionin “Pikat mbi i”, Ngjela u shpreh se me veprimet e bëra të shtunën, Sali Berisha ka kryer vepër penale dhe ndaj tij duhet të ngrihet padi penale. Madje sipas avokatit, policia mund ta arrestonte në flagrancë dhe nuk kishte nevojë për marrjen e autorizimit nga parlamenti.“Ishte një vepër banditeske. Pyetja është përse e do pallatin Saliu, kur ai thotë e kam partinë time. Shtëpinë e bën vet ti. Ka krijuar një organizatë terroriste por nuk ka argumentin juridik. Deri tani nuk ka asnjë argument juridik që është kryetar partie. Pasi banda e tij të marrë godinën do të hyjnë në terror. E mori çfarë ndodh? Do të ndodh organizatë kriminale siç ndodh në vendet e tjera.

Thotë do vazhdoj, pse nuk shpall datë? Se çfarë po bëhet me atë tani nuk e di, por ai ndodhet në dorë të drejtësisë se ka bërë shkeljen. Nuk është më njeri i lirë as i pavarur le ç’vjen vërdallë. Isha në gjykatë më thanë që ishin dhe të arrestuarit aty sot. Ç’rëndësi ka çfarë do bëhet e rëndësishme është që ai është në akuzë penale. Do ja ngrejnë apo jo nuk ja di. Ajo ishte flagrancë, nuk kishin pse shkonin në parlament. Nuk kishte asnjë deputet që i ngritën padi penale.Duhet të kesh numër. A ja morën Bertinotit Partinë Komuniste, ja morën, po kishin shumicën.

Duhet të marrim mend Saliu nuk ka mendje politike, ka mendje dhune. Pyetja ime është ka shkelje ligji apo jo? Ka psikoz dhune Saliu dhe është frikacak, e njoh nga afër unë. Ka një pikëpyetje që ne nuk e dimë. Kush e vonoi gazin lotsjellës? Sa u fut Saliu brenda shpërtheu gazi lotsjellës”, tha Ngjela.(f.b)






“Infektimet nga varianti Omicron drejt fundit”/ Vjen parashikimi i shkencëtarëve: Do të bjerë me të njëjtin shpejtësi që u përhap. Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

 

“Infektimet nga varianti Omicron drejt fundit”/ Vjen parashikimi i

Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti “Omicron”, mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve.

TRAGJTRAGJIKE/ Kishte bërë dy dozat e vaksinës, vdes nga Covid modelja 18-vjeçare, lajmin e trishtë e jep nënë e saj që është edhe prezantuesja, aktorja dhe biznesmenia e njohurIKE/ Kishte bërë dy dozat e vaksinës, vdes nga Covid modelja 18-vjeçare, lajmin e trishtë e jep nënë e saj që është edhe prezantuesja, aktorja dhe biznesmenia e njohur

 




Modelja Valentina Boscardi, 18 vjeç, vdiq në orët e para të së dielës, për shkak të komplikimeve nga Covid-19. Ajo ishte diagnostikuar me koronavirus pavarësisht se e reja ishte vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër virusit.


2022/01/11

Drama e jetës së Maks Velos/ U spiunua edhe nga gruaja e tij

 



Maks Velo lindi në Paris  , më 31 gusht të vitit 1935. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri.  në qytetin e Korçës  , ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë. Vendi i origjinës së prindërve ishte Dardha. Pasi mbaron gjimnazin, ai vazhdon studimet pranë Institutit Politeknik, në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas specializohet për arkitekturë dhe në vitin 1960 merr pjesë në projektimin e parë që u bë në Tiranë. Ka punuar më tej pranë byrosë së projektimit të Tiranës. Pastaj, vitet '78-'79 përkojnë edhe me periudhën më të vështirë të jetës së tij, pasi gjatë kësaj kohe, ai arrestohet dhe dënohet me dhjetë vjet burg. Maks Velo është autor i një sërë botimesh si: "Kokëqethja", "Palltoja e burgut", "Thesi i burgut", "Paralele për arkitekturën", "Kohë antishenjë", "Jeta ime në figura " etj. Si artist, ai krijoi në disa gjini të artit: pikturë, prozë, poezi, publicistikë sikundër ishte i angazhuar në çështje të aktualitetit shqiptar. U nda nga jeta në Tiranë në 7 maj 2020.
Historia e jetës së Maks Velos, arkitekti që u nda nga jeta këtë të enjte është ndoshta një simbol se si funksiononte komunizmi duke shkatërruar shoqërinë deri në bërthamën më të fortë e të shenjtë, atë të familjes.

I denoncuar nga ish-gruaja dhe miqtë e tij ai u arrestua dhe përfundoi në burg dhe iu shkatërruan më shumë se 200 vepra arti nga regjimi diktatorial.

Në një nga rrëfimet e tij në media pas viteve ’90 ai ka rrëfyer se u njoh dhe u dashurua me një vajzë, që vetëm pas martesës do të zbulonte se ishte agjente e Sigurimit të Shtetit dhe faktori kryesor në dënimin e tij 10 vjeçar. Shumë vite më vonë ai do të lexonte dhe dëshminë e njeriut më të afërt të tij që e çoi drejt arrestimit.

DËSHMITARJA

/ Luçiana Naraçi /

Dëshmitarja u pyet rreth çështjes dhe deklaroi: Unë kam qenë e martuar me Maks Velon dhe me të kam një fëmijë. Në vitin 1976 jam ndarë nga ai dhe tani banoj pranë nënës sime. Gjatë kohës që unë kam qenë e martuar me Maksin tek ai kisha konstatuar se kishte koncepte dhe mbante qëndrim të huaj ndaj gruas. Po ashtu kisha vënë re se ai ishte i dhënë shumë pas artit dekadent dhe për këtë më ka treguar një libër të Pikasos që ia kishte dërguar një franceze, të cilën e kishte njohur përpara se të martohej me mua. Për Pikason më ka thënë se është piktor i madh.

Më kujtohet biseda me të, që më ka thënë se: “Nuk ka përse të pikturosh në mënyrë realiste për faktin se në mënyrë realiste del në fotografi, kurse piktori në çdo pikturë duhet të fusë ndjenjat e tij, kështu për rrjedhim, piktura e realizmit socialist nuk mundet që të shprehë atë që mendon ose kërkon që të shprehësh”. Në përgjithësi për pikturën me Maksin nuk kam biseduar shumë. Dua të shtoj se gjatë kohës që ai ishte i martuar me mua ka bërë edhe një skandal me një grua tjetër, të cilën unë e kam marrë vesh pasi jam ndarë nga ai.

Maksi në shtëpinë e tij kishte piktura që nuk i përgjigjeshin realizmit socialist. Për këto piktura ai më ka thënë “se po të ishin jashtë shtetit do të kushtonin miliona lekë, se këto i përgjigjen realitetit, se çdo gjë shkon përpara. Njerëzit po të duan të paraqesin një gjë ashtu si është e fotografojnë aty dhe nuk e pikturojnë. Prandaj piktura nuk duhet të jetë krejtësisht realiste”.

Pasi është dënuar Fadil Paçrami, në një bisedë që kanë bërë në shtëpinë e Maksit, unë kam qenë aty dhe kam dëgjuar Maksi të thotë: “Fadil Paçrami qëndroi si burrat dhe nuk e dha veten”. Këtë bisedë e kam dëgjuar kalimthi kur ai bisedonte me njerëzit e shtëpisë së tij. Kur i është rrëzuar stalla në kooperativë, Maksi priste që të arrestohej dhe ata kanë marrë disa libra dhe i kanë djegur. Se çfarë librash kanë djegur nuk e di.

Në kohën që Maksi është dënuar për riedukim dhe është dërguar në fshat më ka thënë mua se “më kanë dënuar kot. Këta nuk dinë t’i vlerësojnë njerëzit. Mua më hoqën se jam i zoti”. Duke biseduar për të ardhurat që merrte ai në kohën që unë banoja te nëna, i kam thënë Maksit që t’i dilte për zot familjes që kishim bashkë, por Maksi më ka thënë se “ato para që unë marr, nuk më dalin për të jetuar për vete dhe jo të mbaj fëmijën”.

Në bisedat e ndryshme që kam bërë me Maksin, ai më ka thënë se këtu në Shqipëri nuk vlerësohet ashtu siç duhet puna e artit, e këtë ma ilustronte duke thënë se “ja pikturat e mia, po të ishin jashtë shtetit do të vlerësoheshin me miliona lekë. Kështu më ka thënë ajo francezja, ndërsa këtu te ne këto nuk i vlerësojnë”.

Me sa di unë Maksi ka pasur marrëdhënie me një franceze që ka ardhur në vendin tonë për të bërë studime albanalogjike. Ajo i ka vajtur në shtëpi Maksit dhe ai ka pasur korrespondencë me të. Kur ka ikur francezja Maksi ka pasur korrespondencë me të dhe asaj i ka dhënë disa piktura, kurse ajo nga Franca i ka dërguar librin e Pikasos.

Por, gjithashtu, Maksi ka thënë se jashtë shtetit ashtu siç i kishte thënë ajo francezja jetohet mirë, se në Francë njerëzit e zotë vlerësohen shumë dhe marrin të ardhura të mira dhe jo si këtu në vendin tonë. Më ka thënë se “po të ishin veprat e mia në Francë do të vlerësoheshin shumë dhe jo si këtu në Shqipëri që nuk i vlerëson njeri”.

Duke më biseduar për Pikason, Maksi më ka thënë se ai është njeri shumë i zoti dhe ka vlera të mëdha artistike. Duke biseduar me nënën e Maksit, Ani Velo, më ka thënë se në shtëpinë e tyre kishte shkuar edhe një greke dhe i kishte parë pikturat e Maksit dhe i kishte pëlqyer si ajo francezja. Maksi në shtëpinë e nënës sime ka lënë dy libra të karikaturistit francez Zhan Ejfel, në gjuhën ruse.

Këta libra tregojnë krijimin e njeriut nga Zoti, si dhe krijimin e botës nga Zoti. Që të dy këta libra i kam dorëzuar në organet kompetente. Dua të them se në shtëpinë e Maksit unë kam gjetur edhe një fotografi që kishte dalë së bashku më vëllain e tij me uniformën e fashizmit.

Në këtë proces dua të sqaroj një fakt, pavarësisht se jam divorcuar me Maksin, flas vetëm të vërtetën dhe nuk jam nisur nga motivet personale. I kam thënë duke qenë edhe pa u ndarë nga Maksi. Procesverbali m’u lexua. Thëniet e mia janë shkruar drejt dhe i vërtetoj me firmën time.

DËSHMITARJA
/ Luçiana Naraçi /

HETUESI
/ Dhimitraq Shkodrani /

Asistoi
Aleko Meci

Por pavarësisht sa keq pa në jetë, piktori thoshte se jeta e tij ishte e përmbushur pasi nuk i kishte bërë keq njeriu. “E mendoj jetën time të përmbushur sepse gjëja më më rëndësi në jetë është mos t’i bësh keq njeriut. Kam ndjerë kënaqësi të jashtëzakonshme nga arti. Unë mendoj se energjia vjen nëse je i vertetë, nëse je fals nuk ka energji. Po t’i duash njerëzit dhe po të mos e harxhosh jetën për paratë, je i vërtetë”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...