Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/12

“Duhet ta kuptoni pak më shumë njëri-tjetrin”/ Ndahet Donaldi me Beatrixën, reagon nëna e këngëtares dhe ka një mesazh për Arjolën

 

“Duhet ta kuptoni pak më shumë njëri-tjetrin”/ NdahetDebate të forta u zhvilluan mbrëmjen e djeshme në spektalin e ‘Big brother VIP’.

Në një moment është biseduar edhe për marrëdhënien e Beatrix me Donald, e cila u krijua pikërisht brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.Teksa në fillim u duk si një lidhje e fortë, tani gjërat kanë ndryshuar. Këngëtarja herë pas here ankohet se aktori i humorit nuk po i jep vëmendjen që i ka dhënë në fillim të lidhjes së tyre.

Këtë gjë Donaldi e mohon, duke thënë se është po njësoj dhe nuk ka ndryshuar. Teksa Arbana Osmani pyeti se çfarë mendojnë banorët e tjerë për këtë situatë, ndërhyri Arjola e cila i doli në mbështetje Beatrix.


Përdorimi i aspirinës mund të jetë shumë i rrezikshëm për këtë grup njerëzish, publikohet studimi i fundit

 

 

KUJDES! Përdorimi i aspirinës mund të jetë shumë i

Njerëzit e moshuar të shëndetshëm nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë, sipas një studimi të kryer në Amerikë dhe Australi.Përfitimet e përdorimit të aspirinës janë vërtetuar në rastet pas një ataku në zemër ose goditje në tru. Por studimet kanë treguar se ato nuk janë të disponueshme nëse merren nga njerëz të shëndetshëm mbi 70-vjeç dhe se pilulat madje rrisin rrezikun e gjakderdhjes së brendshme potencialisht fatale.


Gjyshja më super-seksi në botë pozon topless

 

Gjyshja më super-seksi në botë pozon topless

Gina Stewart është shumë aktive në rrjetet sociale. Dhe gjyshja më ‘e nxehtë’ në botë ‘çmend’ shpesh fansat me foto e video provokuese.Së fundmi 47-vjeçarja ka pulikuar një video  me bikini pëqrpara se të dilte e zhveshur.

Gina vuri në pah pasuritë e saj bombastike dhe format trupore perfekte.

Video tregon nënën e 4 fëmijëve të ulur në dhomën e ndenjes e cila heq sytjenat para kameras dhe del topless.

Bomba bjonde ka dy djem e dy vajza të 27, 25, 23 dhe 4 vjeç, ndërsa u bë gjyshe në moshën 46 vjeçar


Hagë/ Gjmerali i luftës zt.Nasim Haradinaj revoltohet: S’kam vrarë aq sa kam dashur ushtarë të Sllobodan Millosheviçit

 

Hagë/ Haradinaj revoltohet: S’kam vrarë aq sa kam dashur

Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka thënë gjatë dëshmisë së tij në seancën gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë ditën e sotme  se ka vrarë ushtarë e oficerë serbë në betejen e Koshares sa herë që ka pasur mundësi sepse nuk ka pasur zgjidhje tjetër.Haradinaj tha se nuk ka pasur punë me civilët, por duke qënë në frontin e luftës ka vrarë ushtarë e oficerë serbe sepse s’ka pasur mundësi zgjedhjeje. Ai thotë se ose do vriste ose do e vritnin sepse e tillë është luftaa. Ai me krenari tregon se në Kosharë ka bërë namin mbi ushtrinë e Sllobodan Millosheviçit. Nga prokurori, përveç çështjes së dosjeve, ai është pyetur edhe nëse mendon që UÇK-ja mund të ketë kryer krime përderisa Haradinaj ka thënë se Ushtria Çlirimtare të Kosovës, dhe ai si pjesë e saj, gjatë luftës në Kosovë nuk kanë synuar civilët, por vetëm kanë mbrojtur vendin dhe janë përballur me ushtrinë serbe. Ai i është shmangur pyetjes për UÇK-në por ka thënë se për vete ka bërë detyrën dhe madje dhe është plagosur pasi kanë qënë në luftë.

“Unë asnjëherë s’kam pasë punë me civilë, kur jam ndesh me ushtarë serbë i kam kokrru sa herë kam mujt. E dijnë saktë ata, ushtrinë e Slobodan Millosheviqit në Koshare saherë kam mujt ku e kam nxanë e kam gjujtë. Ka pasë dy rrugë ose me më vra ose me i vra, fati as unë s’kam mujt me vra sa kam dashtë por as ata ushtarët s’kanë mujt shyqyr me m’vra edhe pse më kanë plagos. Lufta është luftë, jam kah flas për frontin. Po, kam vrarë ushtarë serb edhe oficerë, që ata thonë që është oficer se unë nuk e kam ditë çka ka qenë, po nuk ka këtu të bëjë me civil asnjë gjë, unë nuk jam kthyer nga Suedia edhe për të dhënë lule, derisa jam kthyer të hyj në front. Kam pranuar të vdes vetë. Unë kam qenë në front, po flas për pikën e frontit, nuk jam marrë me civilë, as nuk jam marrë pas luftës me më këto sende. Është çliruar vendi im dhe në rregull është. Jam plagosur prej tyre, që kam mundur të jem edhe i vrarë, dhe nuk po lyp askush llogari pse më kanë plagosur. Në rastin tim as nuk po lyp llogari pse më kanë plagosur, as nuk po jap llogari pse kam gjuajtur në ta derisa kam qenë i sulmuar, në vetëmbrojtje kam qenë, në vendin tim më kanë sulmuar”, ka thënë Haradinaj gjatë dëshmisë së tij.Dëshmia e Nasim Haradinajt, e cila ka filluar më 11 janar para Dhomave të Specializuara, do të vazhdojë edhe ditën e nesërme.

Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasi

Seanca në Hagë/ Haradinaj: Spiunë të lindur ka edhe në

Në ditën e dytë të dëshmisë së tij para Gjykatës Speciale në Hagë, Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së Nasim Haradinaj ka folur dhe për arrestimin e tij dhe dërgimin më pas në Hagë dhe për termin “spiun i lindur”, që dëgjohet në një prej inçizimeve të tij.Ai ka thënë se fletë arrestin ndaj tij nuk e ka parë as në momentin e arrestimit e as gjatë qëndrimit në qendrën e EULEX-it. Pas një natë qëndrimi në qeli, Haradinaj ka treguar se është nisur për në qendrën e paraburgimit në Hagë, nën përcjelljen vetëm të hetuesve të Speciales pasi Policia e Kosovës kishte qenë pjesë e operacionit vetëm gjatë arrestimit të tij në Prishtinë.

“Kur kam dalë aty prej kerrit më ka thënë: ‘tash je këtu te ne’. I kam thënë, në rregull. Këtu tha tani duhet me t’i vendosë prangat. Unë nuk kam pas pranga. Në oborr nja 20 metra deri kam hy mi kanë vendosur prangat deri kam hy brenda në objekt, por i kam thënë nuk ka problem. Policia jonë janë përshëndet. Krejt në rregull. Sjelljet kanë qenë të mira. Fletarresti, në fakt atë që ka dashur me lexu nuk ma ka lexu dhe unë kurrë nuk e kam parë deri më ka ardhur si dokument këtu në burg kur kam ardh. Më vonë pasi kam dalë në gjyq, për herë të parë. Në ora 11 deri në 12 e di që më kanë dërguar të një pjesë tjetër të Aeroportit të Prishtinës, më kanë dërguar të një si kontejner. Aty ma kanë bë një kontroll mjekësore dhe aty më kanë thënë se tash je në duart e punëtorëve të kësaj gjykate dhe përdorin të tjera pranga. Ndërsa aty mi kanë heq ato pranga dhe ma kanë vendosur rripin me gjithë pranga tjetër lloj. Ma ka bërë kontrollin mjeku dhe jemi nisur. Më kanë thënë që nuk kemi përkthyes, për çdo gjë do të shoqërojë njëri prej këtyre oficerëve që e di suedishten dhe më ka shoqëruar oficeri që e di suedishten. Ky tjetri dhe jo Moberg, ky i dyti që më tha atje suedisht, mos lëviz”, ka thënë Haradinaj.Para trupit gjykues, Haradinaj ka thënë se nuk e ka kërcënuar asnjë dëshmitarë apo dikë tjetër gjatë jetës së tij dhe se termi “spiun i lindur”nuk është në atë kontekst që është marrë nga specialja. Sipas tij, “spiunë të lindur” ka edhe në krye të Qeverisë.

“Prokuroria shpesh fjalët po i spekulon, ose duhet me panu që nuk dinë dhe po referohet kësaj. Spiunët e dimë krejt bota se kush janë, spiunët janë bashkëpunëtorët e regjimit komunist në atë kohë që më kanë përcjellë dhe që vazhdojnë fatkeqësisht ende të jenë në krye të qeverisë sime, nuk ka të bëjë me spiunë të këtyre. Kjo është një shprehje që mendoj që nga shteti juaj e kanë folur. Të jesh një spiun i lindur do të thotë të jesh një, bashkëpunëtor me okupatorin. Na u ka ngarku edhe barra juve dhe jemi kanë të sulmum nga të gjitha partitë dhe nga vet pushtetarët. Nuk e kom thënë gabimisht. Spiun i lindur është kur e ka edhe babën, e fatkeqësisht ka edhe në Kosovë. Fatkeqësisht janë edhe në krye të qeverisë Bashkëpunëtorët janë ata të cilët edhe gjatë kohës së luftës, fatkeqësisht edhe shqiptarët që unë po lypi që dhe ta kjo prokurori t’i hetojë, kanë kryer krime së bashku me forcat serbe”, ka thënë ai.Haradinaj po u përgjigjet pyetjeve të prokurorisë ditën e sotme dhe kjo është dita e tij e dytë në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara në Hagë. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan më 25 shtator 2020 dhe po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që atëherë. Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinajm Haradinaj.(Flori Bruqi)

Çështja e kufijve Kosovë-Serbi, Rusia del me deklaratën e fortë dhe ka një propozim për këto dy shtete

 

Çështja e kufijve Kosovë-Serbi, Rusia del me deklaratën e

Ambasadorit rus në Beograd, Alexander Botsan-Kharchenko ka bërë një deklaratë për fortë për Kosovën e Serbinë teksa ka dhënë një intervistë për të përditshmen serbe “Novosti”.Sipas tij, Moska mund të marrë pjesë në procesin e dialogut për Kosovën, vetëm nëse shfaq interesim Beogradi dhe merr një thirrje nga Serbia.

Ai po ashtu theksoi se formati i dialogut duhet të ndryshohet në mënyrë që në të, përveç BE-së, të përfshihen direkt edhe përfaqësuesit e Rusisë, SHBA-së dhe fuqive të tjera të mëdha.

“Aktualisht nuk shohim parakushte për bisedime efikase”, tha ai.

“Çështja e Kosovës duhet të zgjidhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, me Rezolutën 122 të Këshillit të Sigurimit”, shtoi Kharchenko.Në pyetjen nëse Moska mund të mbështesë një zgjidhje që mund të shkojë në drejtim të korrigjimit të kufijve, nëse rreth kësaj pajtohen të dyja palët, Kharchenko tha: “Për ne nuk mund të ekzistojë korrigjimi i kufijve mes dy shteteve sepse nuk e njohim Kosovën”.

“Tani Kosova është krahinë si pjesë e Serbisë. Në fund do ta mbështesim çdo opsion me të cilin merren vesh Beogradi dhe Prishtina”, përfundoi ai.

Gazeta e njohur greke paralajmëron lëvizjen e bujshme të Sali Berishës


Gazeta e njohur greke paralajmëron lëvizjen e bujshme të Sali

Gazeta e njohur greke “Protothema” paralajmëron formimin e një partie të re nga Sali Berisha.Kjo media i ka kushtuar një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit politike në vend, teksa është ndalur tek përplasja ne PD mes Bashës dhe Berishës, gjë që sipas tij bën që Rama të shpallet “mbret”

Gazeta greke shkruan se Berisha u përjashtua nga partia që krijoi vetë 23 vite më parë, ndërkohë që e cilëson ish-kryeministrin si politikan që SHBA-të dhe BE-ja e kanë kategorizuar në listën e të korruptuarve.“Vlerësohet se deputetët dhe Berisha do të formojnë një parti tjetër pasi Lulzim Basha i ‘preu kokën’ ish-kryeministrit. Pritet që partia e re që do të formohet në qendrën e djathtë do të jetë më shumë në opozitë me Partinë Demokratike se sa vetë socialistët e kryeministrit Rama, i cili tashmë e ka forcuar ndjeshëm monarkinë e tij”, shkruan gazeta greke.

A do ketë persona të shpallur non-grata? Ja paralajmërimi i Escobar


A do ketë persona të shpallur non-grata? Ja paralajmërimi i

I dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për mundësinë e shpalljes non-grata të politikanëve të tjerë shqiptarë nga Departamenti i Shtetit.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se nuk preferon të flasë për sanksione të tilla, teksa shton se kjo nuk është mënyra se si SHBA angazhohet në Shqipëri.

Por pavarësisht kësaj, Escobar thotë se do të ketë përcaktime të tjera në rajon.Ndër të tjera, duke iu referuar situatës brenda Partisë Demokratike, Escobar shprehet se ka marrëdhënie të mira me kryedemokratin Lulzim Basha.

Pyetje: Në çdo vend opozita është jetike për ta vënë qeverinë para përgjegjësisë. Dhe ka nga ata që thonë se me atë që po ndodh tani me Partinë Demokratike, nuk po i kushtohet vëmendje mbikqyrjes së qeverisë dhe kryeministrit në Shqipëri, se si po e bëjnë ata punën e tyre. A është kjo shqetësuese për ju?Gabriel Escobar: Unë besoj se çdo vend evropian, ashtu si edhe vendi ynë duhet të ketë një opozitë të shëndetshme. Besoj se Partia Demokratike aktuale e ofron një gjë të tillë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me zotin Basha. Kështu që do të thoja se ajo që po ndodh në rrugë nuk reflekton në të vërtetë atë që është tani Partia Demokratike. Kështu që shpresoj që votuesit të kuptojnë, që votuesit ta refuzojnë këtë lloj sjelljeje.

Pyetje: Dhe a do të ketë përcaktime të personave të tjerë?Gabriel Escobar: E kam thënë se nuk më pëlqen të flas për sanksionet në përgjithësi, për shumë arsye, por kryesisht për faktin se nuk është kjo mënyra se si angazhohen Shtetet e Bashkuara në rajon, veçanërisht me Shqipërinë. Kemi aq shumë rrugë pozitive angazhimi dhe do të vazhdojmë t’i përdorim ato. Megjithatë, do të ketë përcaktime të tjera në rajon.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...