Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/22

Po vjen mot siberian/ Dëborë akull dhe temperatura deri në -17 gradë, e marta dita më e ftohtë

 

Prej së premtes moti është përkeqësuar. Reshjeve të shiut dhe dëborës po ja lënë vendin ngricat. Sinoptikanët thonë se nga kjo e shtunë e deri të mërkurën e javës tjetër temperaturat do jenë disa gradë nën zero.

Deri të premten në darkë ranë rreth 40 cm dëborë në disa zona të Dibrës.

Rruga e Arbrit u mbyll për shkak të dëborës. Ndërsa rruga e Kombit është e kalueshme për të gjitha mjetet dhe e pastruar nga dëbora. Shoferët megjithatë duhet të përdorin goma dimri dhe të kenë në makinë zinxhirët.

Situatë e vështirë është paraqitur në rrugën Elbasan-Korçë. Në zonën e Qafës së Thanës, Qafës së Pllocës në Pogradec lëvizja e mjeteve është e vështirë nga dëbora dhe akulli.

2022/01/21

Jaho Brahaj: Hartimi dhe botimi i historisë së artit tonë një mangësi për kohën, por kemi institucione e kuadër me tituj Doktor

 


Jaho Brahaj: Hartimi dhe botimi i historisë së artit tonë

Botimi i historisë së artit tonë është një domosdoshmëri e kohës, por kemi institucionet shtetërore që duhet të merren. Kështu shprehet studiuesi Jaho Brahaj, sipas të cilit nëse kjo nuk bëhet tregon mospërfillje. Në një reagim të tij studiuesi Brahaj thotë se hartimi dhe botimi i historisë së artit është një mangësi për kohën. “Arti në truallin ku banojmë është i dokumentuar, që mijëra vite më parë, por nuk kemi një studim e botim dhe as nuk kemi një ndërmarrje për një studim të tillë. Kjo është mangësi së pari për kohën që jetojmë, e kemi institucione shkencore shtetërore e kuadër të specializuar, mjafton të shikojmë desertacionet e kësaj fushe për tituj shkencorë Doktor sidomos viteve të fundit në Shqipëri, Kosovë dhe nga studiuesit shqiptarë në Europë. Hartimi dhe botimi i historisë së artit të populli tonë domosdoshmëri e kohës”, shprehet Brahaj. Por ndërsa në vendin tonë problemet me historinë e artit janë dhe përgjegjësi e institucioneve, studiuesi Jaho Brahaj shton më tej se në vendet e tjera faza e hartimit dhe botimit ka kaluar. “Në qoftë se nuk hartohet e ndërmerret një projekt i tillë, që është për historinë e qytetërimit të etnisë tonë, ne vetë shqiptarët tregohemi mospërfillës dhe pa vetëdije e interes për trashëgiminë tonë. Popujt e tjerë fqinje e europiane këtë fazë e kanë kaluar”, thotë studiuesi Brahaj ndër të tjera.

Kërkesa të shekullit XXI

Ndërsa shprehet se hartimit dhe botimi i historisë së artit tonë bën me përgjegjësi institucionet shtetërore, studiuesi Jaho Brahaj shprehet se mundet që periudha historike të veçanta të jenë objekt për këtë ndërmarrje. “Përshembull kemi në truallin tonë që në periudha të errëta të historisë vepra e krijime arti. Në ilustrimin që po ju afroj ta botoni bashkangjitur është një skenë arti pasqyruese e një ceremonie të paraardhësve tonë. Artefakti arkeologjik është në material bronz e shek. VII para erës së re zbuluar në bregun e liqenit të Shkodrës. Vetëm ky artefakt arti i arkeologjisë na pasqyron përmes artit kulte dhe vlera etnologjike”, shprehet Brahaj. Ai tregon se në pjesën e poshtme të tablosë kompozicionale të kësaj vepre monumentale arti kemi dy vendas ilir, që të hipur mbi varka nga një zjarr ceremonial po nderojnë Diellin si hyjni. Së dyti sipas studiuesit, në këtë tablo tërheq vëmendjen mbikresa e njërit prej tyre. “Të kujton atë që e quajmë “kausia” e hyjnisë Redon të Ilirisë. Po këtë mbikresë-kapele e gjejmë të quajtur si “kapela Albneze” në shekujt e mesjetës, tipike për arbërit”, shprehet Jaho Brahaj, që sjell në vëmendje dhe të tjerë shembuj. Studiuesi thotë më tej se ka studime për objekte të veçanta, por sipas tij në problemet që ai shpreh bëhet fjalë për kërkesat e shekullit XXI. “Të mos keqkuptohemi, ka studime për objekte të veçanta të artit të trashëgimisë sonë, por ne këtu po flasim për kërkesa të shek. XXI. Është e domosdoshme të kemi historinë e lashtë të artit të etnisë sonë Iliro-Arbëror e në vazhdim. Nuk është arti i shekujve të Rilindjes e këtej historia e artit. Çështjet e temës janë shumë të gjera, por kjo arrihet duke veçuar dhe dalluar artin grek e romak, që edhe ai ka lënë gjurmë”, thotë Brahaj. Si studiues Jaho Brahaj ka botuar artikuj dhe studime, si dhe ka kumtuar në aktivitete shkencore brenda dhe jashtë atdheut.

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina Bodinaku përfundon me urgjencë në spital, publikohet fotoja që po qarkullon me shpejtësi në internet

 

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina

Balina Bodinaku ka qenë në qendër të vëmendjes muajt e fundit, për shkak të pjesëmarrjes së saj si opinioniste në “Big Brother VIP”.

Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, teksa ndodhet në spital duke marrë serum.

“Do të jemi bashkë sonte në BBV?”, ka shkuar ajo, teksa ka pyetur ndjekësit e saj, të cilët pjesa më e madhe e tyre mendojnë që ajo do të jetë në spektaklin e kësaj të premte.

Ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me opinionisten, ndaj do të duhet të presim njoftimin e radhës nga vetë ajo ose spektaklin e sotëm për të mësuar më shumë.

Kujtojmë që Balina ka spikatur për opinionet e saj në këtë ‘reality show’, dhe jo pak herë është bërë pjesë e mediave sociale për shkak të tyre.

Çfarë po ndodh me opinionisten e “BB VIP”? Balina

Ermal Mamaqi sonte hyn në Big Brother VIP, pjesë e shtëpisë më të famshme do të jetë dhe gazetari shumë i njohur

 







Ermal Mamaqi ka bërë sërish një postim dukengritur dyshimet se ai mund të bëhet sot pjesë e këtij ‘reality shoë’.

Përkrah një fotografie me moderatoren Arbana Osmani dhe Drini Zeqo Ermali paralajmëron futjen në Big Brother VIP.

E BUJSHME! Ermal Mamaqi sonte hyn në Big Brother VIP, pjesë e

Mund të përjashtohet direkt! Ky është banori që pritet të dënohet sonte nga Big Brother pasi i dha informacione nga jashtë Beatrixës

 

Mund të përjashtohet direkt! Ky është banori që pritet

Një zarf i zi mbrëmë u fut në shtëpinë e Big Brother VIP, ku sipas produksionit njëri nga banorët i ka dhënë informacione Beatrixës e që ka ndikuar në gjendjen e saj psikologjike.

Në rrjete sociale tanimë po qarkullon video e këtij momenti, e që ky banor po del të jetë nga të rinjtë, saktësisht Arbëri.

Beatrix dhe Arbëri flasin se si sfida e vërtetë e të gjithëve aty brenda është kur të dalin jashtë dhe të ballafaqohen me publikun.

Derisa Arbëri nga ky nominim e sheh të rrezikuar më shumë Beatrixën.

Kujtojmë se në nominim janë Einxhel, Donald dhe Beatrix, nominim ky si pasojë e hapjes së kutisë së “Pandorës” nga ana e Arbërit. Ky është banori që pritet të dënohet sonte nga Big Brother pasi i dha informacione nga jashtë Beatrixës.

Genc Burimi: Në 6 mars 2022 Prof.dr.Sali Berisha do ta mundë Lulzim Bashën...Bravën !!!!


Genc Burimi: Në 6 mars Berisha do ta mundë Bashën...

Gazetari Genc Burimi u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit objektivi i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës. Ai shtoi se këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës.

“Këto zgjedhje kanë ardhur në momentin e duhur për Berishën sepse do të tregojë me grupin e tij se është superior ndaj Bashës dhe Ramës. Ky është një moment që të ndahet se cili grup në PD është dominues, ai i Berishës apo i Bashës. Objektivi për mua i Berishës nuk është mundja e Ramës, por mundja e Bashës, pasi demokratikisht nuk quhet ndryshe. Berisha është më lart se sa Basha në raport me elektoralin. Berisha ka një veti që nuk e ka Basha, duke paraqitur edhe kandidatë të pavarur dhe të thotë se do t’i mbështesë ai. Berisha dhe Basha qartazi duan ta evitojnë rrugën e drejtësisë, por secili grup po flet me rezultatet e veta. Asnjë grup nuk kanë bërë një ankesë penale se i takon partia. Nuk e bëjnë sepse e dinë fare mirë se çfarë ndodh. Unë do të doja që të shkonin te drejtësia në këtë rast dhe ta vendosë drejtësia. Berisha besoj se nuk do t’i shkojë kësaj rruge, por mund të paraqesë kandidatë të pavarur dhe t’i mbështesë ata. Mjafton që këta kandidatë të marrin shumë vota dhe deklaron fitoren”

Sot 16 vite pa Ibrahim Rugovën, amaneti i fundit që la për Kosovën: Mos e prishni miqësinë me SHBA-të! Osmani: Udhërrëfyes se si punohet për shtetin



Në këtë ditë të ngarkuar emocionalisht të këtij viti ,  kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më tipik ndër të shquarit e historisë kombëtare , Presidentin e parë të shtetit të pavarur të shqiptarëve,Akademik Prof.Dr.Ibrahim Rugovën , i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli  që e nxehë Kosovën ,ai vazhdimisht rritet në Qiellin e kujtesës sonë kombëtare., të Dradanisë Ilirke.



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...