Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/27

Zbardhen lidhjet e reja të Erion Isufit me Portin e Durrësit


Nga Adriana Kalaja

Mega afera korruptive që shiti zgjedhjet e 25 prillit……….

Nuk doja ta filloja vitin e ri më këtë status, por më bënë përshtypje dy momente në prag të këtij viti:

Deklarata e datës 30 dhjetor e Lulzim Bashës se Porti i Ri i Durrësit është afera më e madhe korruptive e Edi Ramës, por nuk tha që ne do e ndalojmë.

2. Vajtja me nxitim më 31 dhjetor në darkë e Edi Ramës (pasi na nxori ne të Aleancës gishtin e mesit më datë 30 dhjetor), bashkë me investitorët (ata që na i shet neve) për vizitë në Portin e Durrësit.

Ashtu si e kam analizuar në statusin e datës 18 dhjetor, në emër të z. Kunat të Lulzim Bashës figurojnë 9 kompani (pa llogaritur ato të z. Vjehërr).

Njëra që të tërheq më shumë vëmëndjen është ajo me emrin tregtar “Moveo Albania Technology” sh.p.k me NUIS L91525009E, rregjistruar me 25.03.2019 (kur ishin djegur mandatet), me ortakë z. Kunat me 20 % të kapitalit, z. Vjehërr me 20 % të kapitalit dhe shoqërinë Moveo S.R.L me 60 % të kapitali.

Ajo që bie në sy është fakti se me këtë shoqëri, ka TRE koençidensa fatlume për z. Kunat dhe z. Vjehërr:

A. Megjithëse e krijuar në mars 2019, aktiviteti i kësaj shoqërie ka rezultuar mjaft pozitiv. Vetëm në vitin e parë të aktivitetit ajo realizon Të Ardhura nga shitja 208,596,285 lekë ose 1,738,302 Euro me një fitim para tatimit baraz me 100,897,197 lekë ose 840,809 Euro. Pra në 1.7 milion Euro Të Ardhura, familjarët e Lulzimit nxjerrin fitim prej 840 mijë Euro, ose gati 50 %

Vazhdojmë.

Në vitin 2020 që ishte dhe vit pandemik, z. Kunat dhe z. Vjehërr ka shtuar Të Ardhurat dhe si rezultat dhe fitimet, kur dihet se në këtë vit sipas statistikave botërore, kanë patur rritje aktivitetet tregtare të farmaceutikës dhe ushqimeve, aktivitet të cilin familjarët e Lulzimit nuk e ushtrojnë.

Për vitin pandemik, Të Ardhurat e realizuara nga shoqëria janë 311,827,714 lekë ose 2,598,564 Euro me një fitim para tatimit prej 136,506,777 ose 1,137,557 Euro ose gati 50 %.

Prandaj dhe dalja e pagës së z. Kunat u gatua te “qoka e vakisë”, në Golem për të manipuluar publikun, pasi lidhur me pagën ai ja vë vetes sa të dojë, por këto Të Ardhurat marramendëse i ben vetëm me miratimin e regjimit.

B. Shoqëria “Symphony Real Estate Development” sh.p.k, është shoqëri e rregjistruar në QKB më datë 26.05.2021, me NUIS M11726006H, me ortakē shoqërinë “Symphony Invest Limited” në masën 100 %, me seli: PORTI I DURRËSIT, Lagja 1, Durrës.

Sipas fotove që i keni poshtë shkrimit, Ortaku i Vetëm që zotëron 100 % të kapitalit të shoqërisë së sipërcituar, është shoqëri e rregjistruar në Ishujt Cayman me Nr.355663 dhe me 4 ortakë, të gjithë me banim në Dubai dhe ortakë në kompaninë më të fuqishme në fushën e ndërtimit, jo vetëm më Emiratet e Bashkuara Arabe.

Çfarë lidhje kanë të dhënat e mësipërme me z. Kunat dhe z. Vjehërr?

Sipas të dhënave që administrohen nga QKB-ja dhe që i shihni më poshtë, shoqëria “Syphony Real Estate Development” sh.p.k, në 3 milion shqiptarë, zgjodhi administratorin e z. Kunat dhe të z. Vjehërr për ta emëruar si administrator më shoqërinē që do ndërtonte Portin e Ri në Durrës.

Çfarë ndodhi me z. Oltjan Hoxholli, administrator në dy këto shoqëri?

Pas bërjes publike të lajmit nga televizioni MCN, se afera korruptive e Portit të Ri në Durrës lidhet me z. Kunat dhe z. Vjehërr të Lulzim Bashës, më datë 16.07.2021, me vendimin e Asamblesë së Ortakëve, është larguar ky administrator duke ja lënë vendin E. I.

Por “e keqja” nuk i ndahet z. Hoxholli.

Me datë 10.09.2021, Asambeja e Ortakut të

ka vendosur largimin e z. Hoxholli nga kompania që do ndërtojë Portin e Ri me vlerë 2 miliard Euro (sipas Ramës).

Kot nuk thonë.

Kur “nuk të ecën nuk të ecën”.

Kjo i ndodhi dhe administratorit të z. Kunat dhe të z. Vjehërr.

C. Tentativa për të fshirë gjurmët me largimin e administratorit Hoxholli nga kompania e z. Kunat dhe z. Vjehërr dhe nga ajo që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit, nuk pati sukses.

Pse?

Sepse veprimet e bëra nga ish administratori Hoxholli dhe adminostratori aktual z. Kunat, kanë lënë gjurmë.

Sipas dokumentave që shoqërojnë shkrimin, “çuditërisht” dhe “rastësisht”, punonjësit e z. Kunat marin prokurë për veprime të ndryshme edhe për shoqërinë “Symphony Real Estate Development.

Punonjësit që paguhen nga z. Kunat por që kanë prokurorë edhe për kompaninë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit janë:

1. Elda Llambi.

2. Ergisa Hasanbelliu.

3. Andi Shyti.

Rastësi të jetë vallë që përveç administratorit edhe 3 pjestarë të personelit të z. Kunat punojnë për llogari të kompanisë që do ndërtojë Portin e Ri të Durrësit?

Pastaj, se mos na mërzitet Rama, me pagën minimale i paguan z. Kunat këta që punojnë në dy kompani që “nuk kanë lidhje me njëra tjetrën”?

Që me këtë aferë korruptive shite zgjedhjet, ne e kemi të qartë po kë pate seksere Lulzim, Kimin apo Belën?

Të gjithë ne donim dhe luftuam që ti të bëheshe Kryeministër.

Vetëm ti nuk deshe.

As z. Kunat dhe as z. Vjehërr.

Pse?

Janë më mirë kështu.

Mbushin xhepat, në kurrizin tonë pa firmën tënde por me karrigen tënde.

Deri më 8 janar.

Ps: Gojët e liga thonë se pjesë e pazarit të zgjedhjeve ëdhtë edhe tenderi 20 milion Euro i identifikimit elektronik dhe i votimit elektronik te Njësia Nr. 10 nga KQZ-ja. Pse kot mori Ori aq shumë vota aty?

Deputeti i Beratit zoti Tomorr Alizoti takon prof.dr.Sali Ramë Berishën, Lulzim Basha "Brava" ikën fshehurazi nga Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë

 


Lideri historik demokrat, Prof.dr. Sali Berisha është rikthyer sot në Kuvend, ku ka mbajtur disa fjalime radhazi.

Para se të hynte në Kuvend ai është ndalur tek banorët e ‘5 Majit’, të cilët po protestojnë për shembjet e shtëpive.

Ndërkohë Lulzim Basha _Brava , i cili shpejtoi të mbante fjalimet e tij sa për sy e faqe, është larguar pa u ndierë, fshehurazi pa rënë në sy.

Ka qenë pikërisht deputeti i qarkut të Beratit, Tomorr Alizoti ai që ka shkuar pranë vendit të Berishës në sallën e Kuvendit dhe i ka dhënë dorën.

Në krah të  Sali Berishës u ulën Flamur Noka dhe Albana Vokshi.

Kriza në Ukrainë/ Rusia dërgon luftanijet raketore në Detin e Zi

Rusia publikonte sot pamjet e luftanijeve të saj gjigande që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

Moska tha se dislokimet vijnë për kohën që pret përgjigje pas bisedimeve me SHBA për përpjekjet e reduktimit të rrezikut të konfliktit ushtarak.

Ajo tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore.

Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

Një video e publikuar nga ushtria tregonte disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është frigata Admiral Essen, e cila është bashkuar me flotën në 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në 2019.


Manovrat ne anen evropiane po zhvillohen në një kohë me ato të flotës veriore në detin Barents.

NATO gjithashtu ka nisur manovrat e saj të quajtura Neptune Strike 2022, që nisën të hënën në Mesdhe, mes të cilave merrte pjesë aeroplanmbajtësja amerikane USS Harry S. Truman dhe grupi shoqërues.

1/3
Rusia publikonte sot pamjet e luftanijeve të saj gjigande që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare

Hebrenjtë që i shpëtuan Holokaustit falenderojnë Shqipërinë që i strehoi gjatë Luftës së Dytë Botërore

Në ditën e përkujtimit të Holokaustit, kur u vranë miliona hebrenj të pafajshëm nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka shpërndarë rrëfimet e disa shtetasve hebrenj.

Si shqiptarë e hedhim vështrimin nga historia dhe krenohemi me faktin se hebrenjtë u mirëpritën, u strehuan dhe u shpëtuan nga tragjedia prej shqiptarëve, duke fituar edhe titullin Të drejtët mes Kombeve”, shkruan Xhaçka, krahas videos, me disa nga rrëfimet e shtetasve të huaj, që falenderojnë shqiptarët për pritjen e bërë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Si një hebre amerikan, unë dua të falenderoj personalisht popullin shqiptar për atë që ju keni bërë, në emër të njerëzve hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të shpëtuar jetën e hebrenjve. Shqipëria është i vetmi vend që pati më shumë hebrenj pas Holokaustit se sa para tij dhe për këtë jemi mirënjohës”, shprehet Joel Rubin, drejtor ekzekutiv i Kongresit të Hebrenjve.

Unë e bëra filmin, dhe pse nuk jam regjisore Holokausti, por kur dëgjova historinë për Shqipërinë dhe se sa hebrenj kanë shpëtuar shqiptarët, nuk mund të qëndroja indiferente”, thotë Yael Katzir, regjisore e filmit “Kodi i Shqiptarit”.

Auzhvici është kampi më i madh dhe më i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes. Organizator i vrasjeve masive është Adolf Eichmann. Ai kryeson departamentin e ashtuquajtur për çështje hebrenje në Zyrën e Sigurimit të Rajhut. Me përfundimin e luftës, Eichmann me ndihmën e Vatikanit u largua për në Argjentinë.

Në maj të vitit 1960, Eichmann gjurmohet nga shërbimi inteligjent izraelit. Ai rrëmbehet dhe dërgohet në Izrael. Kundër tij zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin ai përpiqet të minimizojë rolin e tij gjatë Holokaustit: “Mua më vjen keq dhe e dënoj shfarosjen e hebrenjve të urdhëruar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.” Ai deklaron se vet nuk ka qenë në gjendje të bëjë të pamundurën. “Unë kam qenë vetëm një mjet në duart e pushteteve të forta dhe forcave të fuqishme dhe të një ‘fati të pashpjegueshëm'”, përpiqet Eichmann ta minimizojë përgjegjësinë e tij. Por arsyetimet cinike dështojnë në gjyq dhe mbeten pa efekt. Gjykata e shpall atë fajtor dhe e dënon me vdekje. Eichman ekzekutohet në vitin 1962.

Adolf Eichmann kapet në Argjentinë në vitin 1960 nga shërbimi inteligjent izraelit

Kampi i përqëndrimit në Auzhvic, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Krakovit u ngrit në pranverën e vitit 1940. Në shtator të vitit 1941, komandanti i kampit Rudolf Hess jep urdhrin që të përdoret gazi me helm “Ciklon B” për të vrarë të burgosurit. Ciklon B përdorej fillimisht si një mjet dezinfektues, tymi i tij shkakton vdekjen brenda disa minutave. Që nga viti 1942, trupat SS i deportojnë hebrenjtë nga e gjithë Evropa në Auzhvic. Nga viti 1943, hebrenjtë, romët dhe të përndjekurit e tjerë nga nazistët vriteshin në mënyrë “industriale”: Të burgosurit vriteshin në katër dhoma gazi dhe më pas digjeshin në furra të mëdha.

Prof.dr. Sali Berisha rikthehet në Kuvend pas 4 muajsh: Erdha vetëm për popullin! Kam gjetur mekanizmin për të fituar më 6 mars 2022.

 

Pas një mungese gati 4 mujore Sali Berisha është rikthyer në Kuvend. Ai tha se po rikthehet vetëm për respekt të popullit dhe takimet me foltoren kanë qenë për të parlamenti i vërtetë.

“Isha në bisedë më mbarë demokratët ndaj kam munguar, në një farë mënyrë ai ishte parlamenti më i madhërishëm në 30 vitet e fundit, tani rikthehem ne respekt të popullit se ata nuk e meritojnë as 4 minuta , për ata që janë brenda them”, tha Berisha.

Ai u shpreh se ka gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit: “Kam gjetur mekanizmin për të fituar në zgjedhjet e 6 marsit dhe shoh optimizëm dhe besim të madh në fitore”.

Berisha bëri një reagim të gjatë edhe për protestën e banorëve të 5 majit të cilët erdhën sot në dyert e parlamentit pasi iu prishën shtëpitë disa ditë më parë. Sipas Berishës, aty do të ndërtohen kulla në të cilat është dhe ortak Lulzim Basha.

Berisha: Pavarësisht se kanë vite në shtëpitë e tyre u prishën banesat në kundërshtim më çdo normë e ligj, u prishën banesat nga qeveritarët të cilët dëshmojnë se hajnitë e tyre i kanë zhveshur nga çdo normë njerëzore. Unë personalisht mbështes zhvillimin e qytetit, projektet që e bëjnë më të jetueshëm por nuk mbështes kurrë barbarinë ndaj qytetarëve të tij, nëse ti vendos për shkak të planeve të prishësh shtëpitë ka një detyrim moral, duhet të ulesh me ta e tua shpjegosh dhe do dëgjosh kushtet që kanë. Përveç kësaj gjithçka që veprohet, veprohet duke i dhënë ligjit fuqi prapavepruese, deri në 2014 ligji thoshte legalizm pastaj urbanizim. Por kjo nuk ndodh sepse jo kohezioni social , jo humanizmi , por urrejtja ndaj atyre që i ke vjedh dhe mbi të kë ndërtuar lumturinë , karakteristikë e pushtetit kleptokratik. Pra kjo është e paligjshme, një qëndrim mizor ndaj njerëzve siç i keni parë.Bëhet dhe më tragjike kur në sheshet e atyre shtëpive ortakë janë dhe përfaqësuesit e Lul Bravës.
Ky shtet nuk nuk njeh parim e ligj, ata të cilët u shembën shtëpitë për kulla 30 katëshe, aty kreu i meduzës ka parashikuar kulla 30 katëshe packa se plani është për kulla 7 katëshe. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të solidarizohen më këta qytetarë, se po mbrojnë një të drejtë te tyre . Lul Brava në një kat të pashembullt në historinë politike hodhi gaz e helme ndaj njerëzve që tre muaj më parë e kishin votuar, ndaj dhe ky revolucion është i pandalshëm.

FOTO GALERI
1/17

Tmerri i Auzhvicit! Dita përkujtimore e viktimave të nacionalsocializmit

Emri Auzhvic lidhet me krimet më të tmerrshme dhe vuajtjet e paimagjinueshme. Edhe sot e kësaj dite kampi i shfarosjes ngritur prej nacionalsocialistëve mban vulën e vet në historinë gjermane.

Fanfara buçet: Në Gjermaninë e vitit 1945 kushdo e dallon menjëherë ulërimën e bezdishme bombastike të fanfarës në revistën javore televizive. Spikeri çirret me zë propagandues sikur ka për të njoftuar një sukses dhe jo një betejë në tërheqje e sipër. “Këtu në tërë Frontin Lindor në mes të Detit Balltik dhe maleve të Karpateve sovjetikët po vazhdojnë në orët e para të 13 janarit ofensivën e tyre më të madhe deri tani. Fronti digjet në një gjerësi prej 1000 kilometrash.”

Si e nënshkruanin të sapoardhurit dënimin e tyre me vdekje

Me çdo metër që Ushtria e Kuqe avancon në terren afron një hap më shumë edhe çlirimi i të burgosurve të mbetur në kampin e përqendrimit në Auzhvic. Por do të zgjasë edhe dy javë të vështira para se të ndodhë kjo. Më në fund, në pasditen e 27 Janarit 1945, në një ditë të shtunë, trupat sovjetike mbërrijnë në Auzhvic. Njësitë gjermane rezistojnë deri në fund. 231 ushtarë të Ushtrisë së Kuqe humbasin jetën në luftën për çlirimin e kampit të shfarosjes. Rreth 7.500 të shpëtuarit u ngjajnë më shumë të vdekurve se sa të gjallëve.

Auschwitz Tor

Hyrja në Auzhvic

Se çfarë kishte ndodhur në Auzhvic nuk është publikuar menjëherë. Fillimisht në mes të prillit 1945 disa të mbijetuar i rrëfyen programit gjerman të BBC-së përjetimet e tyre gjatë qëndrimit në kamp. Edhe Anita Lasker përshkroi kujtimet e saj në radio: “Një mjek dhe një komandant prisnin ardhjen e transporteve të reja dhe para syve tanë bëhej seleksionimi. Kjo do të thotë: të sapoardhurit pyeteshin për moshën dhe shëndetin.” Shumë të sapoardhur nuk dinin dhe tregonin për ndonjë sëmundje, nga e cila vuanin. Kështu ata e vulosnin vet dënimin me vdekje. Rëndësi e veçantë i kushtohej moshës, pleqve dhe fëmijëve. Djathtas, majtas, djathtas majtas. Djathtas do të thoshte vazhdim i jetës, majtas do të thoshte në furrën e djegies”, përshkruan dëshmitarja okulare.

Organizatori i Holokaustit

Auzhvici është kampi më i madh dhe më i tmerrshëm i përqendrimit dhe shfarosjes. Organizator i vrasjeve masive është Adolf Eichmann. Ai kryeson departamentin e ashtuquajtur për çështje hebreje në Zyrën e Sigurimit të Rajhut. Me përfundimin e luftës, Eichmann me ndihmën e Vatikanit u largua për në Argjentinë.

Në maj të vitit 1960, Eichmann gjurmohet nga shërbimi inteligjent izraelit. Ai rrëmbehet dhe dërgohet në Izrael. Kundër tij zhvillohet një proces gjyqësor, në të cilin ai përpiqet të minimizojë rolin e tij gjatë Holokaustit: “Mua më vjen keq dhe e dënoj shfarosjen e hebrejve të urdhëruar nga udhëheqja e atëhershme shtetërore.” Ai deklaron se vet nuk ka qenë në gjendje të bëjë të pamundurën. “Unë kam qenë vetëm një mjet në duart e pushteteve të forta dhe forcave të fuqishme dhe të një ‘fati të pashpjegueshëm'”, përpiqet Eichmann ta minimizojë përgjegjësinë e tij. Por arsyetimet cinike dështojnë në gjyq dhe mbeten pa efekt. Gjykata e shpall atë fajtor dhe e dënon me vdekje. Eichman ekzekutohet në vitin 1962.

Adolf Eichmann

Adolf Eichmann kapet në Argjentinë në vitin 1960 nga shërbimi inteligjent izraelit

Kampi i përqëndrimit në Auzhvic, rreth 60 kilometra në jugperëndim të Krakovit u ngrit në pranverën e vitit 1940. Në shtator të vitit 1941, komandanti i kampit Rudolf Hess jep urdhërin që të përdoret gazi me helm “Ciklon B” për të vrarë të burgosurit. Ciklon B përdorej fillimisht si një mjet dezinfektues, tymi i tij shkakton vdekjen brenda disa minutave. Që nga viti 1942, trupat SS i deportojnë hebrejtë nga e gjithë Evropa në Auzhvic. Nga viti 1943, hebrejtë, romët dhe të përndjekurit e tjerë nga nazistët vriteshin në mënyrë “industriale”: Të burgosurit vriteshin në katër dhoma gazi dhe më pas digjeshin në furra të mëdha.

Përkujtimi i vuajtjeve të pakuptueshme

Holokausti, të cilin Eichmann gjatë gjykimit të tij e ka quajtur si një “fat të pashpjegueshëm” u kushtoi jetën më shumë se gjashtë milionë njerëzve: të paktën 5.6 milionë hebrejve dhe një gjysmë milioni sintive dhe romëve. Në mënyrë sistematike janë përndjekur edhe njerëzit me aftësi të kufizuara, homoseksualët dhe dëshmitarët e Jehovait. Në mesin e të vrarëve kishte 1.5 milion fëmijë. Që nga viti 1996, Republika Federale e Gjermanisë zyrtarisht më 27 Janar përkujton viktimat e regjimit nazist.

Çfarë dihet për versionin “tinëzar” të VIRUSIT Omicron?

 

Shkencëtarët dhe zyrtarët shëndetësorë në mbarë botën po i mbajnë sytë te një pasardhës i variantit Omicron të koronavirusit, që është gjetur në të paktën 40 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky version i koronavirusit, të cilin shkencëtarët e quajnë BA.2, konsiderohet gjerësisht më i fshehtë se versioni origjinal i Omicronit sepse tipare të veçanta gjenetike e bëjnë disi më të vështirë për t’u zbuluar.

Disa shkencëtarë shqetësohen se mund të jetë gjithashtu më ngjitës.

Por, ata thonë se ka shumë gjëra që ende nuk dinë për të, duke përfshirë nëse i shmanget më mirë vaksinave ose shkakton sëmundje më të rënda.

Ku është përhapur?

Që nga mesi i nëntorit, dhjetëra vende kanë ngarkuar rreth 15,000 sekuenca gjenetike të BA.2 në GISAID, një platformë globale për ndarjen e të dhënave të koronavirusit.

Që nga mëngjesi i së martës, 96 nga ato sekuenca erdhën nga SHBA-ja.

“Deri më tani, ne nuk e kemi parë se ka filluar të fitojë terren” në SHBA, tha Dr. Wesley Long, një patolog në Houston Methodist në Teksas, i cili ka identifikuar tri raste të BA.2.

Mutacioni duket shumë më i zakonshëm në Azi dhe Evropë.

Në Danimarkë, ky mutacion përbënte 45 për qind të të gjitha rasteve të COVID-19 në mes të janarit, nga 20 për qind dy javë më parë, sipas Institutit Staten Serum , i cili është në kuadër të Ministrisë daneze të Shëndetësisë.

BA.2 ka shumë mutacione. Rreth 20 prej tyre në proteinën e majës që mbulon pjesën e jashtme të virusit janë të njëjta me Omicronin origjinal.

Por, ka edhe ndryshime gjenetike shtesë që nuk shihen në versionin fillestar.

Është e paqartë se sa të rëndësishme janë ato mutacione, veçanërisht në një popullatë që ka hasur në Omicronin origjinal, tha Dr. Jeremy Luban, një virolog në Universitetin e Massachusetts.

Tani për tani, versioni origjinal, i njohur si BA.1 dhe BA.2 konsiderohen nënbashkësi të Omicronit. Por, udhëheqësit globalë të shëndetit mund t’i japin emrin e vet të shkronjës greke nëse konsiderohet një “variant shqetësues” i rëndësishëm globalisht.

Përhapja e shpejtë e BA.2 në disa vende ngre shqetësime se mund të shpërndahet shpejt.

“Ne kemi disa indikacione se ai thjesht mund të jetë po aq ngjitës ose ndoshta pak më ngjitës se Omicroni [origjinal] pasi është në gjendje të konkurrojë me të në disa zona”, tha Long.

“Por, ne nuk e dimë domosdoshmërisht pse është kjo”, tha ai.

Një analizë fillestare nga shkencëtarët në Danimarkë nuk tregon ndryshime në shtrimet në spital për BA.2 krahasuar me Omicronin origjinal.

Shkencëtarët atje ende po shqyrtojnë infektivitetin e këtij versioni dhe sa mirë funksionojnë vaksinat aktuale kundër tij.

Është gjithashtu e paqartë se sa mirë do të funksionojnë trajtimet kundër tij.

Mjekët gjithashtu nuk e dinë ende me siguri nëse dikush që tashmë ka pasur COVID-19 të shkaktuar nga Omicron mund të sëmuret përsëri nga BA.2.

Por, ata janë me shpresë, veçanërisht se një infeksion i mëparshëm Omicron mund të zvogëlojë ashpërsinë e sëmundjes nëse dikush më vonë kontrakton BA.2.

Dy versionet e Omicronit kanë mjaft të përbashkëta, sa që është e mundur që infeksioni me mutacionin origjinal “do t’iu japë mbrojtje të kryqëzuar kundër BA.2”, tha Dr. Daniel Kuritzkes, një ekspert i sëmundjeve infektive në Brigham.

Shkencëtarët do të kryejnë teste për të parë nëse antitrupat nga një infeksion me Omicrnin origjinal “janë në gjendje të neutralizojnë BA.2 në laborator”, tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e klasifikon Omicronin në përgjithësi si një variant shqetësues, etiketimin që i japin mutacioneve të koronavirusit, por nuk e veçon BA.2 me një etiketim të tillë.

Megjithatë, duke pasur parasysh rritjen e tij në disa vende, agjencia thotë se hetimet e BA.2 “duhet të kenë prioritet”.
Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar, ndërkohë, e ka caktuar BA.2 një “variant nën hetim”, duke përmendur numrat në rritje të gjetur në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndërkombëtarisht.

Megjithatë, versioni origjinal i Omicronit mbetet dominues në Mbretërinë e Bashkuar.

Pse është më e vështirë të zbulohet?
Versioni origjinal i Omicronit kishte veçori specifike gjenetike që lejuan punëtorët shëndetësorë ta diferenconin me shpejtësi nga Delta duke përdorur një test të caktuar PCR.

BA.2 nuk ka të njëjtën veçori gjenetike. Pra, në test, tha Long, BA.2 duket si Delta.

“Nuk është se testi nuk e zbulon atë; vetëm se nuk duket si Omicron”, tha ai.

“Mos keni përshtypjen se ‘Omicron i fshehtë’ do të thotë se ne nuk mund ta zbulojmë atë”.

“Të gjitha testet tona PCR ende mund ta zbulojnë atë”, tha Long.

Mjekët këshillojnë të njëjtat masa paraprake që kanë përmendur gjatë gjithë kohës: Vaksinohuni dhe ndiqni udhëzimet e shëndetit publik për mbajtjen e maskave, shmangien e turmave dhe qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë.

“Vaksinat janë ende duke ofruar mbrojtje të mirë kundër sëmundjeve të rënda, shtrimit në spital dhe vdekjes”, tha Long.

“Edhe nëse keni pasur COVID 19 më parë – keni pasur një infeksion natyral – mbrojtja nga vaksina është akoma më e fortë, më e qëndrueshme dhe në fakt … i bën mirë njerëzve që kanë qenë të infektuar më parë”.

Versioni i fundit është një tjetër kujtesë se pandemia nuk ka përfunduar.

“Ne të gjithë dëshirojmë që të kishte mbaruar”, tha Long, “por, derisa të vaksinojmë botën, do të jemi në rrezik që të shfaqen variante të reja”.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...