Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/06

Donald Veshaj zhytet në pishinën e VIP BB me karafilat e kuq


Donald Veshaj ka sfiduar sërish të ftohtin duke u hedhur në pishinë.

Ai ka dhënë spektakël këtë të dielë, ndërsa banorët komentonin nga jashtë pishinës.

Më pas ai ka dalë shpejt duke mos duruar ujin e ftohtë të pishinës. Ata gjithashtu kanë shtyrë me shaka Monikën e lagur nga Donaldi që të heqë bluzën.

Beniada: Është e ulët pishina.

Einxhel: Donaldi hidhet se di të hidhet.

Iliri: Si del si karkalec.

Iliri: Hajde Monik hiqe pak bluzën. Po e hoqe je në finale.

FOTO GALERI
1/11

Barrierave mes Shqipërisë dhe Kosovës po u vjen fundi

 

Thjeshtësimi i procedurave doganore midis Kosovës dhe Shqipërisë, zvogëlimi i pritjes në pikat kufitare dhe vendosja e zyrës doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë disa lehtësira tregtare midis këtyre dy vendeve, që shpejt pritet të marrin karakter ligjor.

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 26 janar Projektligjin për zbatimin e lehtësirave doganore dhe kontrollin e hyrjes dhe daljes së mallrave.

E njëjta masë është miratuar edhe nga Qeveria e Shqipërisë.

Ajo rrjedh nga marrëveshjet që dy vendet kanë nënshkruar në mbledhjen e përbashkët të qeverive të tyre, të mbajtur më 26 nëntor të vitit të kaluar në Elbasan.

Brenda ditësh, projektligji pritet të dalë për miratim edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Më 27 janar, ky projektligj është proceduar në Kuvend, më 28 [janar] e kemi shpërndarë te deputetët. I ka dy javë që të shkojë në seancë”, konfirmon për Radion Evropa e Lirë Ismet Krasniqi, sekretar i përgjithshëm në Kuvendin e Kosovës.

Ankesat e bizneseve për barriera

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë, për vite me radhë, janë ankuar se Shqipëria u vendos barriera tregtare kur produktet e tyre i eksportojnë në këtë vend, ose kur Shqipërinë e përdorin si kalim transiti, për të eksportuar në vendet e Bashkimit Evropian.

Për një kalim transit në territorin e Shqipërisë, fabrika e këpucëve “Solid” nga Kosova paguan afër 80 euro, thotë Shpejtim Kuqi, drejtor i kompanisë.

“Shqipëria nuk e njeh transitin që bëhet në Kosovë, kërkon të bëhet edhe një transit në Kukës dhe një skanim i mallrave në Durrës. Kjo merr kohë dhe është e kushtueshme”, thotë ai.

Përshpejtimi i procedurave të transitit, po ashtu, është një nga pikat e marrëveshjeve për lehtësira tregtare, të arritura midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Në ueb-faqen e Doganave të Shqipërisë thuhet se tashmë ka një sistem të përbashkët të transitit.

Ky sistem thuhet se “u mundëson bizneseve nisjen e një procedure transiti në territorin e Shqipërisë apo të Kosovës” dhe “mbylljen e transitit në vendin tjetër (Kosovë apo Shqipëri), duke shmangur kontrollet e panevojshme kufitare”.

Sipas Kuqit, ky sistem nuk zbatohet në praktikë.

Bizneset në Kosovë janë ankuar edhe për dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare në Shqipëri, për mosnjohje të certifikatës së origjinës së produkteve të prodhuara në Kosovë, për tarifa të larta rrugore, e të tjera.

Por, probleme të ngjashme kanë raportuar edhe bizneset nga Shqipëria që eksportojnë në Kosovë.

Për eliminimin e barrierave të tilla tregtare, Kosova dhe Shqipëria, ndër vite, kanë nënshkruar dhjetëra marrëveshje.

Mbi 90 të tilla që kanë në fokus përmirësimin e shkëmbimeve tregtare, janë nënshkruar në tetë vjetët e kaluar. Por, shumë herë nuk kanë gjetur zbatim.

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë për Radion Evropa e Lirë se me miratimin e projektligjeve për lehtësira tregtare, është afër mundësia që barrierave midis dy shteteve t’iu vijë fundi.

“Aprovimi i këtyre projektligjeve mundëson ratifikimin e marrëveshjeve dhe këto barriera tregtare mes dy shteteve nuk do të kenë më bazë ligjore për të ekzistuar”, thotë Zeka.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e fundit të qeverive të tyre, kanë premtuar se do t’i eliminojnë të gjitha barrierat tregtare që kanë bizneset e dy shteteve.

Ndër vite, Kosova dhe Shqipëria kanë investuar miliarda euro në infrastrukturën rrugore që i lidh ato.

Vlera e produkteve të shkëmbyera midis dy vendeve dallon. Në vitin 2020, Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej afro 200 milionë eurosh, ndërsa Kosova në Shqipëri mallra në vlerë prej mbi 110 milionë eurosh.

Të dhënat për vitin 2021 nuk janë publikuar ende

2022/02/03

Cilat janë sot vendet më të sigurta në botë për të jetuar dhe bërë biznes?

Bota po ndryshon me shpejtësi ku siguria është më parësore se kurrë në krijimin e një baze të suksesshme për të bërë biznes dhe për ta konsideruar si shtëpi. Nga shkalla e ulët e kriminalitetit deri te mjediset ku lulëzon biznesi, këto janë vendet më të sigurta në botë sot.

Në epokën e informacionit të shpejtë, konsumit më të shpejtë dhe kërcënimeve të përditshme, siguria nuk ka qenë kurrë më parësore në krijimin e një vendi për t’u quajtur shtëpi. Përkufizimi modern i “shtëpisë”, ka ndryshuar gjithashtu. Njerëzit nga e gjithë bota po kërkojnë gjithnjë e më shumë territore në të cilat mund të jetojnë në një siguri relative, ndërkohë që janë në gjendje të përfitojne nga politikat, sistemin tatimor dhe burimet e një vendi për të ndërtuar perandorinë e tyre, qoftë për një biznes të vogël apo një korporatë.

Kjo do të thotë se është e domosdoshme që jo vetëm të identifikohen vendet më të sigurta të sotme në botë, por të nënvizohen kategoritë kritike që kontribuojnë në standardet të larta të jetesës dhe mbi perspektivat e biznesit të atyre rajoneve.

Këto kategori do të mbulojnë:

Jetueshmërinë

Krimin dhe dhunën

Mbështetjen ekonomike

Ushqimin dhe burimet natyrore

Këto janë vendet më të sigurta në botë që do ta bëjnë çdo transformim te dukshem më tërheqës se kurrë:

ISLANDA

E njohur për peizazhet e saj natyrore mahnitëse dhe Dritat Veriore, ndryshe e quajtur Aurora, Islanda ka shumë më tepër për të ofruar kur bëhet fjalë për standardet mbresëlënëse të jetesës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të renditet i pari si vendi më i sigurt në botë – një titull që kombi nordik e ka mbajtur për 13 vjet rresht.

Jetueshmëria

Standardet e jetesës së klasit botëror të Islandës janë përforcuar kundrejt një popullsi relativisht të vogël prej pak më shumë se 360,000 banore në vitin 2020. Kryeqyteti i vendit, Reykjavík, është gjithashtu qyteti i tij më i madh me mbi dy të tretat e popullsisë të vendosura aty ose në zonat përreth.  Qytetarët islandezë përgjithësisht perceptohen si miqësorë dhe ndryshe nga pjesët e tjera të botës, aty ka pak tension midis klasave sociale dhe ekonomike. Barazia gjinore është gjithashtu një forcë kyçe me përfshirjen e martesës ligjore të të njëjtit seks, birësimet e të njëjtit seks, lirinë fetare dhe pagën e barabartë për burrat dhe gratë. Një dobësi, megjithatë, është kostoja e lartë e jeteses. Sipas të dhënave të fundit ta marra nga Numbeo, Islanda është vendi i katërt më i shtrenjtë për të jetuar pas Bermudës, Zvicrës dhe Norvegjisë. Strehimi dhe përballimi i qirave janë përmendur gjithashtu si një problem për shkak të furnizimit të numrit te ulët apartamenteve.

Krimi dhe dhuna

Islanda është vlerësuar si vendi më paqësor në botë nga ‘Indeksi Global i Paqes’, dhe kjo është në thelb për shkak të mungesës së forcave të armatosura, niveleve të ulëta të krimit dhe standardeve të larta të stabilitetit socio-politik. Qytetarët gjithashtu krenohen me qëndrime të forta sociale ndaj krimit, ndërkohë që forcat e saj policore janë të trajnuara dhe të arsimuara mirë. Policia gjithashtu preferon të mbajë shkopinj dhe sprej piper në vend të armëve të zjarrit.

Mbështetja ekonomike

Sektorët kryesorë të tregtisë së Islandës përfshijnë turizëm (42%), ushqim me baze nga deti (17%), alumin (16%) dhe industri të tjera të përziera (24%). Duke pasur parasysh ekonominë e tij të vogël, vendi mund të jetë shumë i paqëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm.

Ushqimi dhe burimet natyrore

Furnizimi kryesor ushqimor i Islandës mbështetet nga industria e saj e fuqishme e prodhimeve të detit. Pavarësisht klimës të ftohtë të vendit dhe sezonit të kufizuar të rritjes, disa kultura ushqimore si patatet, rrepat, karotat, lakra, lakra jeshile dhe lulelakra mund të kultivohen ende. Kjo klimë gjithashtu dekurajon insektet dhe dëmtuesit krahas përdorimit të pesticideve, kështu që shumica e produkteve janë shpesh organike ndërsa ndotja është relativisht e ulët falë numrit më të vogël te popullsisë. Konvertimi i vetëm i burimeve natyrore të Islandës është prodhimi i çimentos. Energjia hidroelektrike dhe gjeotermale e rinovueshme përbën pothuajse 85 për qind të energjisë primare të vendit.

ZELANDA E RE

Zelanda e Re konsiderohet si vendi i dytë më i sigurt në botë, me nivele të ulëta krimi, peizazhe mahnitëse natyrore, një skenë të lulëzuar turistike dhe afërsi me bregun lindor të Australisë te zhvilluar ekonomikisht. Njerëzit gjithashtu e bëjnë Zelandën e Re një vend të veçantë për të jetuar, por ka më shumë për të.

Jetueshmëria

Zelanda e Re përgjithësisht shihet si një vend paqësor për të jetuar. Ajo qe ndihmon në këtë drejtim është edhe popullsia e saj multikulturore prej rreth pesë milionë banoresh, plazhet e fshehura mahnitëse, klima e butë dhe shoqëria përgjithësisht e civilizuar e vendosur në sfondin e qyteteve të mëdha të zhvilluara. Vendi gjithashtu krenohet me mbulimin universal të kujdesit shëndetësor që financohet nga publiku. Ndërsa kryeqyteti Wellington-it së bashku me Auckland-in renditen lart si qytetet më të jetueshme të vendit. Por vendasit kanë edhe disa ankesa qe lidhen me çështje si mundesia financiare për blere shtëpi kundrejt rritjes së ulët të pagave. Ata me strehim të sigurt dhe punësim të qëndrueshëm do të përfitojnë më së shumti nga të jetuarit në Zelandën e Re, ndërsa ata që nuk kanë mund ta kenë sfidë.

Krimi dhe dhuna

Te dhenat mbi kete sfide ne Zelandën së Re kane bëre një hap prapa që nga sulmi terrorist në qytetin Christchurch në vitin 2019, ku humbën jetën 51 persona nga një terrorist australian. Para kësaj, Zelanda e Re ishte e njohur për shkallën e ulët të krimit ku  përfshihet edhe dhuna. Statistikat kryesore të krimit zakonisht rrotullohen rreth vjedhjes, ndërsa Numbeo e vlerëson shkallën e përgjithshme të krimit si të ulët në të moderuar. Zelandezët janë kryesisht mendje hapur dhe kanë ligje që mbrojnë lirinë e fjalës ose të shprehjes së qytetari. Policia ne pergjithesi atje gjithashtu nuk mban armë zjarri.

Mbështetja ekonomike

Ekonomia e Zelandës së Re mbështetet nga një sektor i konsiderueshëm i shërbimeve, i cili përbën një pjesë të madhe të aktivitetit të produktit të brendshëm bruto të vendit. Industri të tjera të mëdha përfshijnë prodhimin e aluminit, fabrikimin e metaleve dhe produktet e drurit dhe letrës. Përpunimi i ushqimit gjithashtu ndihmon  sektorin e ekonomisë së bashku me segmentet e minierave, prodhimit, energjisë elektrike, gazit, shërbimeve të mbetjeve të ujit dhe eksporteve që përbëjnë PBB-në e mbetur.

Ushqimi dhe burimet natyrore

Sektori i fuqishëm bujqësor i Zelandës së Re ofron një sërë prodhimesh ushqimore nga qumështi me cilësi të lartë deri tek mishi, i cili eksportohet dhe konsumohet në vend. Për shkak të industrisë së saj të madhe të eksportit të qumështit, industria bujqësore e vendit punëson gjithashtu mijëra vendas. Burimet natyrore si qymyri, argjendi, minerali i hekurit, guri gëlqeror dhe ari janë të gjitha me bollëk dhe vendi renditet në top 30 për prodhimin e mineralit të hekurit dhe arit.

PORTUGALIA

Portugalia konsiderohet vendi i tretë më paqësor në botë për të jetuar, por nuk është vetëm kultura shpërthyse e futbollit ajo që është ndër me kryesoret. Gjatë viteve të fundit, Portugalia e ka parë renditjen e saj më afër kryesimit falë një pranie në rritje të forcave te policisë duke mbajtur të ulët shkallën e krimit. Përtej kësaj vendi shfaq një kulturë të pasur që daton prej shekujsh, fshat piktoresk, plazhe të shkëlqyera të sërfit dhe një industri të fuqishme vere.

Jetueshmëria

Sipas raportit te International Living, Portugalia ofron ndoshta koston më të ulët të jetesës në Evropën Perëndimore. Gjithçka është e përballueshme, nga sendet ushqimore te akomodimi i përkohshëm dhe me qira. Edhe të ngrenit jashtë mund të jetë një opsion i përballueshëm nëse vendosni të hiqni dorë nga opsionet ushqimore më te shtrenjta.  Me kalimin e viteve, ekonomia ka parë një ringjallje falë një shkalle shumë të ulët papunësie të rritur nga rekordi i saj i sigurisë. Në vitin 2020, ai u rendit si vendi më i mirë për daljen në pension, sipas ‘Indeksit Vjetor Global të Pensionit’.

Krimi dhe dhuna

Policia e Portugalisë është e armatosur, dhe prezenca e saj e gjerë ka rezultuar në nivele të ulëta të krimit në të gjithë vendin, sipas statistikave nga Numbeo. Të gjitha krimet e dhunshme mbeten të ulëta, ndersa ka nivele in më të lartë të ryshfetit dhe korrupsionit, ndërkohe  Lisbona renditet si qyteti më i sigurt i vendit, i ndjekur nga Porto dhe Amadora.

Mbështetja ekonomike

Që nga viti 2019 përpara goditjes së pandemisë, ekonomia e Portugalisë u rendit e 34-ta në “Raportin Global të Konkurrencës” të Forumit Ekonomik Botëror. Vendi përmban një gamë të larmishme industrish që e mbështesin atë duke përfshirë më të madhin – sektorin e shërbimeve – i ndjekur nga sektori i burimeve natyrore, bujqësia, peshkimi, industria, energjia dhe shërbimet.

Ushqimi dhe burimet natyrore

Ushqimi i mirë si vera dhe ullinjtë janë të përballueshëm në Portugali falë prodhimit të saj vendas. Burimet e saj natyrore përfshijnë një bollëk pyjesh, të cilat furnizojnë gjysmën e botë me prodhimin e tapave të shisheve. Burime të tjera natyrore përfshijnë litium, tungsten, kallaj dhe uranium së bashku me industrinë e sipërpërmendur të peshkimit.


DANIMARKA

Që nga viti 2021, Danimarka renditet e treta në botë sipas “Indeksit Global të Paqes”. Është konsideruar prej kohësh një nga vendet më të sigurta dhe më të lumtura për të jetuar falë ndjenjës së fortë të komunitetit, barazisë, ekuilibrit punë-jetë dhe mbështetjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët.

Jetueshmëria

Danimarka mbart të gjitha shenjat dalluese të një kombi shumë progresiv dhe të suksesshëm, dhe kjo reflektohet në renditjen e saj të lartë ne shkalle globale. Nder veshtiresite vlen te permendet përfshirja e  mësimit te gjuhës daneze edhe pse anglishtja është gjuha e dytë, taksat më të larta, shpenzimet më të larta dhe moti kryesisht gri për pjesën më të madhe të vitit. Përtej kësaj ekziston një ndjenjë e fortë e përgjegjësisë së përbashkët dhe mirëqenies sociale. Si shtet i mirëqenies, qytetarët e Danimarkës mund të gëzojnë shërbime dhe përfitime që mbështesin një mënyrë jetese të rehatshme. Taksat e saj më të larta paguajnë për kujdesin shëndetësor, arsimin pa pagese dhe ndihmësit e kujdesit në shtëpi për të moshuarit falas.

Krimi dhe dhuna

Normat e krimit janë jashtëzakonisht të ulëta në Danimarkë, sipas statistikave të Numbeo. Korrupsioni në biznes dhe politikë është jashtëzakonisht i ulët pasi ndershmëria dhe besimi janë një prioritet i lartë i vendit. Kryeqyteti i Kopenhagës renditet gjithashtu si qyteti më i sigurt i vendit.

Mbështetja ekonomike

Danimarka krenohet per një ekonomi të përzier të shërbimeve qeveritare si dhe ne një varfesi te madhe  nga tregtia me jashtme. Sektori i shërbimeve përbën 80 për qind të vendeve të punës në vend dhe pjesa tjetër në inxhinieri, prodhim dhe bujqësi.

Ushqimi dhe burimet natyrore

Danimarka ka një industri të vogël bujqësore, e cila përfshin kafshët dhe prodhimet e ushqimeve organik. Gjithashtu vendi ka disa rezerva nafte dhe gazi natyror në Detin e Veriut. Çmimet e ushqimeve mund të jenë një sfidë, pasi vendi renditet më i shtrenjti kur bëhet fjalë për produktet ushqimore dhe pijet në të gjithë Bashkimin Evropian. Çmimet daneze për produktet kryesore si buka dhe produktet e grurit janë mesatarisht 30 për qind më të larta se mesatarja e BE-së.


KANADAJA

Nuk është çudi të shohësh Kanadanë ndër vendet më të sigurta në botë. Ajo vazhdon të renditet si një nga vendet më paqësore në botë, duke u renditur në vendin e gjashtë sipas “Indeksit Global të Paqes”. Ja pse.

Jetueshmëria

Ketu futet gjithçka, nga dhuna dhe krimi i ulët, tek qytetarët më miqësorë në botë, te mundësitë e punësimit dhe stabiliteti politik, Kanadaja është lehtësisht një nga vendet më të sigurta sot. Qasja e saj ndaj kujdesit shëndetësor universal është gjithashtu edhe një fitore ndaj SHBA-së fqinje. Kur krahasohet më tej me SHBA-në, Kanadaja mund të jetë më e lirë ose më e shtrenjtë për të jetuar në varësi të shërbimit. Sigurimi shëndetësor dhe qiraja janë më te lira, por mallrat e konsumit si ushqimet kryesore dhe karburantet mund të kushtojnë më shtrenjtë për shkak të dollarit kanadez më të dobët. Vendi është i përsosur për ata që vlerësojnë një qeveri progresive shoqërore së bashku me gjeografinë piktoreske për ski, lundrim ose aventura në natyrë.

Krimi dhe dhuna

Shkalla e krimit në Kanada është rreth një e treta e asaj te SHBA-së me shumicën e kanadezëve që ndihen të sigurt në vendin e tyre. Ndërsa tre vitet e fundit kanë parë një rritje të krimit, Numbeo ende i konsideron  nivelet e krimit nga të ulëta drejt të moderuares.

Mbështetja ekonomike

Kanadaja krenohet me një ekonomi shumë të larmishme dhe të zhvilluar, me një pjesë të madhe të asaj të drejtuar nga sektori i shërbimeve, i cili punëson tre të katërtat e kanadezëve. Disa nga industritë kryesore të saj përfshijnë pasuritë e paluajtshme dhe pronat, prodhimin, minierat, naftën dhe gazin, financat dhe ndërtimin.

Ushqimi dhe burimet natyrore

Kanadaja ka vlerën totale te tretë më të lartë të vlerësuar të burimeve natyrore në rrafsh botëror, e cila vlerësohet në rreth 33.2 trilion dollarë. Ajo gjithashtu krenohet me rezervat e treta më të mëdha të naftës në botë dhe renditet si eksportuesi i katërt më i madh i naftës dhe gazit natyror. Falë popullsisë së saj relativisht të vogël prej 37.5 milionë banorësh dhe bollëkut të burimeve natyrore, Kanadaja konsiderohet një superfuqi energjetike. Industria e saj e rëndësishme bujqësore është e përforcuar me prodhimin e grurit dhe produkteve te tij, i cili eksportohet në SHBA dhe Azi.


“Shpresë dhe shërim për Kosovën”/Associated Press shkrim për “Zgjoi”: Si filmi ia doli të kishte fatin e “Hirushes”





Associated Press i ka kushtuar një artikull filmit “Zgjoi”, që është një ndër 15 filmat pretendentë për çmimin Oscar. Duke rrëfyer historinë e filmit, por edhe ndjesitë e regjisores dhe protagonistes së këtij prodhimi, Associated Press e krahason suksesin e këtij filmit, por edhe të regjisores, me atë të Hirushes.




Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Zgjoi”. Filmi në gjuhën shqipe për një grua që fillon biznesin e saj pas Luftës së Kosovës ishte një perlë frymëzuese, por Basholli as që kishte guxuar të ëndërronte se sa larg do të arrinin.

Jo vetëm që u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në konkursin botëror të kinemasë, por tani ai ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oscar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit.

“Zgjoi”, bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, e cila gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999 u largua nga qyteti i saj i vogël i Krushës së Madhe me fëmijët e saj të vegjël. Kur ajo u kthye, burri i saj ishte zhdukur dhe ka të ngjarë të vdekur dhe ajo nuk kishte asnjë mënyrë për të mbajtur familjen e saj. Duke përmbysur traditën dhe pritshmëritë, Hoti u bashkua me kolegët e veja të luftës dhe filloi të shiste ajvarin e bërë vetë, një erëz të bërë me speca të kuq, në tregjet lokale.

Biznesi i saj, Kooperativa Krusha, vazhdon të funksionojë edhe sot.

Basholli e ka hasur në lajme historinë e Hotit vite më parë, në kohën kur ajo po merrte Masterin nga Universiteti i Nju Jorkut. Ajo e dinte se duhej të ishte një film dhe se Yllka Gashi, një aktore e njohur në Kosovë, duhet të luante. Basholli dhe Gashi u takuan me Hotin rreth vitit 2011 dhe kjo e përforcoi edhe më tej misionin e tyre për të treguar historinë e saj. Por do të duheshin gati nëntë vjet për ta nisur filmin dhe dy të tjera para se të kishte momentin e Hirushes në Sundance.

“Para se ta takoja, unë isha klient”, tha Gashi nga shtëpia e saj në Konektikat. “Më bëri përshtypje se si i lindi kjo ide, sepse bërja e ajvarit është një gjë tradicionale për gratë shqiptare, veçanërisht për gratë e brezit të nënës sonë. Ajo ishte kaq e zgjuar për ta përdorur këtë aftësi, këtë aftësi shumë praktike dhe për ta kthyer atë në një biznes. Që nga hera e parë që u ulëm me të dhe dëgjuam historinë e saj, thjesht rashë në dashuri me të. Ajo ka këtë dinjitet dhe këtë hir që të mahnit, edhe pse ka kaluar kaq shumë dhe ka kaluar shumë dhimbje, pikëllim dhe pasiguri, ajo është ende kjo grua e hirshme, e fortë që të frymëzon.”

Basholli dhe Gashi ishin të dy adoleshentë në Kosovë kur shpërtheu lufta. Ato e mbajnë mend luftën dhe gjithashtu vitet e vështira. “Rritja në vitet e 90-ta në Kosovë nuk ishte një kohë e mirë për të qenë fëmijë”, tha Gashi.

“Ne jetuam për shumë vite në okupim, kështu që ishte një periudhë e gjatë që vërtet ishim dëshmitarë të shumë gjërave”, tha Basholli. “Por unë kurrë nuk e kam ditur historinë e Yllkës dhe se çfarë kishte kaluar dhe si u largua nga Kosova gjatë luftës dhe ajo nuk e dinte historinë time. Kështu që ne të dy u hapëm me njëri-tjetrin… Është gjithashtu një mënyrë shërimi dhe një mënyrë për të treguar një histori që shpresojmë të mos përsëritet”.

Gashi tha se ishte diçka që ajo as nuk e dinte se kishte nevojë.

“Kjo hapi një perspektivë të re, të jem e sinqertë, sepse mendoj se kolektivisht kurrë nuk kemi pasur mundësi të shërohemi si shoqëri, si komb, si popull, sepse ishim të etur për ta ndërtuar vendin”, tha Gashi. “Ne kurrë nuk morëm pasojat e luftës dhe traumat që na shkaktoi ajo lufta dhe gjithçka para luftës”.

Suksesi i “Zgjoi” ka bërë që i gjithë vendi t’i brohorasë edhe tani. Madje, njerëzit e kanë ndaluar Bashollin në rrugë për ta falënderuar që i ka bërë kaq krenarë.

“Njerëzit e njohin Yllkën sepse ajo është një aktore shumë e njohur dhe njerëzit e duan vërtet. Por të ndalosh regjisorin nuk ndodh kaq shumë këtu”, tha Basholli duke qeshur.

Ajo është pjesë e asaj që quhet Vala e Re e filmave në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, disa regjisore të tjera femra kanë pasur pjesë në festivale. “Zgjoi” është ndër 15 filmat që hynë në listën e ngushtë të Oscars për filmin më të mirë ndërkombëtar, i cili është i pari për Kosovën. Ata do të mësojnë më 8 shkurt nëse do të jetë apo jo ndër pesë filmat që konkurrojnë për çmimin në Oscar më 27 mars.

Basholli është skeptik. Ajo as që mendoi se “Zgjoi” kishte një shans në Sundance. Por ajo është e lumtur për efektin që ka.

“Me të vërtetë më prek që njerëzit janë kaq krenarë për të. Me të vërtetë i bëri njerëzit të lumtur”, tha Basholli. “Kjo i jep shpresë njerëzve ashtu si Fahrija na dha shpresë neve kur ne punonim për filmin. Ajo kurrë nuk u dorëzua.”

“Associated Press” shkruan për filmin “Zgjoi”: Histori e vërtetë gjatë luftës në Kosovë, ka shumë shanse për t’u bërë pretendent për Oscar


Agjencia amerikan e lajmeve, “Associated Press” (AP), i ka kushtuar një artikull filmit “Zgjoi”, i cili është pretendent për nominim në Akademinë e çmimeve “Oscars 2022”.




AP përshkruan filmin nga Kosova me titullin “Shpresa dhe shërimi në filmin ‘Zgjoi’ në hyrjen e Kosovës në Oscar”, ndërsa sjell edhe prononcime të protagonistët Yllka Gashi dhe regjisores, Blerta Basholli.

“Janarin e kaluar, regjisorja Blerta Basholli ishte e lumtur që kishte hyrë në Festivalin e Filmit Sundance me filmin e saj debutues “Hive”. Filmi në gjuhën shqipe për një grua që nis biznesin e saj pas Luftës së Kosovës ishte një perlë frymëzuese, por Basholli as që kishte guxuar të ëndërronte se sa larg do të arrinin. Jo vetëm që u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ai ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oscar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit”, nis artikullin “Associated Press”.

Më tej, artikulli shkruan për historinë e filmit dhe personazhit kryesor, Fahrije Hotit, e cila pas luftës së fundit në Kosovë nis biznesin e saj për të mbajtur familjen.

“”Hive”, i cili vjen në video sipas kërkesës më 1 shkurt dhe The Criterion Channel më 9 shkurt, bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, e cila gjatë Luftës së Kosovës 1998-1999 u largua nga qyteti i saj i vogël i Krushës së Madhe. fëmijët e saj të vegjël. Kur ajo u kthye, burri i saj ishte zhdukur dhe ka të ngjarë të vdekur dhe ajo nuk kishte asnjë mënyrë për të mbajtur familjen e saj. Duke përmbysur traditën dhe pritshmëritë, Hoti u bashkua me kolegët e veja të luftës dhe filloi të shiste ajvarin e bërë vetë, një erëz të bërë me speca të kuq, në tregjet lokale. Biznesi i saj, Kooperativa Krusha, vazhdon të funksionojë edhe sot”, shkruan AP.

Më tej, “Associated Press” tregon se si erdhi deri tek idea për realizimin e filmit dhe takimin mes protagonisteve që sot po shijojnë suksesin më të madh të kinematografisë së Kosovës.

“Historinë e Hotit, Basholli e ka hasur në lajme vite më parë, në kohën kur ajo po merrte MPJ nga Universiteti i New Yorkut. Ajo e dinte se duhej të ishte një film dhe se Yllka Gashi, një aktore e njohur në Kosovë, duhet të luante. Basholli dhe Gashi u takuan me Hotin rreth vitit 2011 dhe kjo e përforcoi edhe më tej misionin e tyre për të treguar historinë e saj. Por do të duheshin gati nëntë vjet për ta nisur filmin dhe dy të tjera para se të kishte momentin e Hirushes në Sundance”, shkruan agjencia amerikane e lajmeve.

“Para se ta takoja, unë isha klient”, tha Gashi nga shtëpia e saj në Connecticut. “Më bëri përshtypje se si i lindi kjo ide, sepse bërja e ajvarit është një gjë tradicionale për femrat shqiptare, veçanërisht femrat e brezit të nënës sonë. Ajo ishte kaq e zgjuar për ta përdorur këtë aftësi, këtë aftësi shumë praktike, dhe për ta kthyer atë në një biznes. Që nga hera e parë që u ulëm me të dhe dëgjuam historinë e saj, thjesht rashë në dashuri me të. Ajo ka këtë dinjitet dhe këtë hir që të mahnit, edhe pse ka kaluar kaq shumë dhe ka kaluar shumë dhimbje, pikëllim dhe pasiguri, ajo është ende kjo grua e hirshme, e fortë që të frymëzon”.

Basholli dhe Gashi ishin të dy adoleshentë në Kosovë kur shpërtheu lufta. Ata e mbajnë mend mirë atë dhe gjithashtu vitet e vështira që kanë çuar deri në të. Por përvoja e ndarjes së historive të tyre dhe e realizimit të filmit dhe e vendosjes së tyre në këpucët e nënave të tyre u tregua katartike në një farë mënyre.

“Rritja në vitet e 90-ta në Kosovë nuk ishte një kohë e mirë për të qenë fëmijë”, tha Gashi, shkruan AP.

Ndërkohë, vet regjisorja Basholli në artikullin e Associated Press tha se kjo është një mënyrë shërimi dhe një histori që shpreson që nuk do të përsëritet më.

“Ne jetuam për shumë vite në okupim, kështu që ishte një periudhë e gjatë që vërtet ishim dëshmitarë të shumë gjërave”, tha Basholli. “Por unë kurrë nuk e kam ditur historinë e Yllkës dhe se çfarë kishte kaluar dhe si u largua nga Kosova gjatë luftës dhe ajo nuk e dinte historinë time. Kështu që ne të dy u hapëm me njëri-tjetrin… Është gjithashtu një mënyrë shërimi dhe një mënyrë për të treguar një histori që shpresojmë se nuk do të përsëritet.”

Suksesi i “Hive” ka bërë që i gjithë vendi t’i brohorasë edhe tani. Madje, njerëzit e kanë ndaluar Bashollin në rrugë për ta falënderuar që i ka bërë kaq krenarë, shkruan tutje AP.

“Njerëzit e njohin Yllkën sepse ajo është një aktore shumë e njohur dhe njerëzit e duan vërtet. Por të ndalosh regjisorin këtu nuk ndodh kaq shumë”, tha Basholli duke qeshur.

Ajo është pjesë e asaj që quhet Vala e Re e filmave në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, disa regjisore të tjera femra kanë pasur pjesë në festivale. “Hive” është ndër 15 filmat që hynë në listën e ngushtë të Oscars për filmin më të mirë ndërkombëtar, i cili është i pari për Kosovën. Ata do të mësojnë më 8 shkurt nëse do të jetë apo jo në mesin e pesë filmave që konkurrojnë për çmimin në Oscar më 27 mars.

Basholli, thotë ajo, është skeptik. Ajo as që mendoi se “Hive” kishte një shans në Sundance. Por ajo është e lumtur për efektin që ka.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...