Në epokën e informacionit të shpejtë, konsumit më të shpejtë dhe kërcënimeve të përditshme, siguria nuk ka qenë kurrë më parësore në krijimin e një vendi për t’u quajtur shtëpi. Përkufizimi modern i “shtëpisë”, ka ndryshuar gjithashtu. Njerëzit nga e gjithë bota po kërkojnë gjithnjë e më shumë territore në të cilat mund të jetojnë në një siguri relative, ndërkohë që janë në gjendje të përfitojne nga politikat, sistemin tatimor dhe burimet e një vendi për të ndërtuar perandorinë e tyre, qoftë për një biznes të vogël apo një korporatë.
Kjo do të thotë se është e domosdoshme që jo vetëm të identifikohen vendet më të sigurta të sotme në botë, por të nënvizohen kategoritë kritike që kontribuojnë në standardet të larta të jetesës dhe mbi perspektivat e biznesit të atyre rajoneve.
Këto kategori do të mbulojnë:
Jetueshmërinë
Krimin dhe dhunën
Mbështetjen ekonomike
Ushqimin dhe burimet natyrore
Këto janë vendet më të sigurta në botë që do ta bëjnë çdo transformim te dukshem më tërheqës se kurrë:
ISLANDA
E njohur për peizazhet e saj natyrore mahnitëse dhe Dritat Veriore, ndryshe e quajtur Aurora, Islanda ka shumë më tepër për të ofruar kur bëhet fjalë për standardet mbresëlënëse të jetesës. Kjo është arsyeja pse ai vazhdon të renditet i pari si vendi më i sigurt në botë – një titull që kombi nordik e ka mbajtur për 13 vjet rresht.
Jetueshmëria
Standardet e jetesës së klasit botëror të Islandës janë përforcuar kundrejt një popullsi relativisht të vogël prej pak më shumë se 360,000 banore në vitin 2020. Kryeqyteti i vendit, Reykjavík, është gjithashtu qyteti i tij më i madh me mbi dy të tretat e popullsisë të vendosura aty ose në zonat përreth. Qytetarët islandezë përgjithësisht perceptohen si miqësorë dhe ndryshe nga pjesët e tjera të botës, aty ka pak tension midis klasave sociale dhe ekonomike. Barazia gjinore është gjithashtu një forcë kyçe me përfshirjen e martesës ligjore të të njëjtit seks, birësimet e të njëjtit seks, lirinë fetare dhe pagën e barabartë për burrat dhe gratë. Një dobësi, megjithatë, është kostoja e lartë e jeteses. Sipas të dhënave të fundit ta marra nga Numbeo, Islanda është vendi i katërt më i shtrenjtë për të jetuar pas Bermudës, Zvicrës dhe Norvegjisë. Strehimi dhe përballimi i qirave janë përmendur gjithashtu si një problem për shkak të furnizimit të numrit te ulët apartamenteve.
Krimi dhe dhuna
Islanda është vlerësuar si vendi më paqësor në botë nga ‘Indeksi Global i Paqes’, dhe kjo është në thelb për shkak të mungesës së forcave të armatosura, niveleve të ulëta të krimit dhe standardeve të larta të stabilitetit socio-politik. Qytetarët gjithashtu krenohen me qëndrime të forta sociale ndaj krimit, ndërkohë që forcat e saj policore janë të trajnuara dhe të arsimuara mirë. Policia gjithashtu preferon të mbajë shkopinj dhe sprej piper në vend të armëve të zjarrit.
Mbështetja ekonomike
Sektorët kryesorë të tregtisë së Islandës përfshijnë turizëm (42%), ushqim me baze nga deti (17%), alumin (16%) dhe industri të tjera të përziera (24%). Duke pasur parasysh ekonominë e tij të vogël, vendi mund të jetë shumë i paqëndrueshëm ndaj faktorëve të jashtëm.
Ushqimi dhe burimet natyrore
Furnizimi kryesor ushqimor i Islandës mbështetet nga industria e saj e fuqishme e prodhimeve të detit. Pavarësisht klimës të ftohtë të vendit dhe sezonit të kufizuar të rritjes, disa kultura ushqimore si patatet, rrepat, karotat, lakra, lakra jeshile dhe lulelakra mund të kultivohen ende. Kjo klimë gjithashtu dekurajon insektet dhe dëmtuesit krahas përdorimit të pesticideve, kështu që shumica e produkteve janë shpesh organike ndërsa ndotja është relativisht e ulët falë numrit më të vogël te popullsisë. Konvertimi i vetëm i burimeve natyrore të Islandës është prodhimi i çimentos. Energjia hidroelektrike dhe gjeotermale e rinovueshme përbën pothuajse 85 për qind të energjisë primare të vendit.
ZELANDA E RE
Zelanda e Re konsiderohet si vendi i dytë më i sigurt në botë, me nivele të ulëta krimi, peizazhe mahnitëse natyrore, një skenë të lulëzuar turistike dhe afërsi me bregun lindor të Australisë te zhvilluar ekonomikisht. Njerëzit gjithashtu e bëjnë Zelandën e Re një vend të veçantë për të jetuar, por ka më shumë për të.
Jetueshmëria
Zelanda e Re përgjithësisht shihet si një vend paqësor për të jetuar. Ajo qe ndihmon në këtë drejtim është edhe popullsia e saj multikulturore prej rreth pesë milionë banoresh, plazhet e fshehura mahnitëse, klima e butë dhe shoqëria përgjithësisht e civilizuar e vendosur në sfondin e qyteteve të mëdha të zhvilluara. Vendi gjithashtu krenohet me mbulimin universal të kujdesit shëndetësor që financohet nga publiku. Ndërsa kryeqyteti Wellington-it së bashku me Auckland-in renditen lart si qytetet më të jetueshme të vendit. Por vendasit kanë edhe disa ankesa qe lidhen me çështje si mundesia financiare për blere shtëpi kundrejt rritjes së ulët të pagave. Ata me strehim të sigurt dhe punësim të qëndrueshëm do të përfitojnë më së shumti nga të jetuarit në Zelandën e Re, ndërsa ata që nuk kanë mund ta kenë sfidë.
Krimi dhe dhuna
Te dhenat mbi kete sfide ne Zelandën së Re kane bëre një hap prapa që nga sulmi terrorist në qytetin Christchurch në vitin 2019, ku humbën jetën 51 persona nga një terrorist australian. Para kësaj, Zelanda e Re ishte e njohur për shkallën e ulët të krimit ku përfshihet edhe dhuna. Statistikat kryesore të krimit zakonisht rrotullohen rreth vjedhjes, ndërsa Numbeo e vlerëson shkallën e përgjithshme të krimit si të ulët në të moderuar. Zelandezët janë kryesisht mendje hapur dhe kanë ligje që mbrojnë lirinë e fjalës ose të shprehjes së qytetari. Policia ne pergjithesi atje gjithashtu nuk mban armë zjarri.
Mbështetja ekonomike
Ekonomia e Zelandës së Re mbështetet nga një sektor i konsiderueshëm i shërbimeve, i cili përbën një pjesë të madhe të aktivitetit të produktit të brendshëm bruto të vendit. Industri të tjera të mëdha përfshijnë prodhimin e aluminit, fabrikimin e metaleve dhe produktet e drurit dhe letrës. Përpunimi i ushqimit gjithashtu ndihmon sektorin e ekonomisë së bashku me segmentet e minierave, prodhimit, energjisë elektrike, gazit, shërbimeve të mbetjeve të ujit dhe eksporteve që përbëjnë PBB-në e mbetur.
Ushqimi dhe burimet natyrore
Sektori i fuqishëm bujqësor i Zelandës së Re ofron një sërë prodhimesh ushqimore nga qumështi me cilësi të lartë deri tek mishi, i cili eksportohet dhe konsumohet në vend. Për shkak të industrisë së saj të madhe të eksportit të qumështit, industria bujqësore e vendit punëson gjithashtu mijëra vendas. Burimet natyrore si qymyri, argjendi, minerali i hekurit, guri gëlqeror dhe ari janë të gjitha me bollëk dhe vendi renditet në top 30 për prodhimin e mineralit të hekurit dhe arit.
PORTUGALIA
Portugalia konsiderohet vendi i tretë më paqësor në botë për të jetuar, por nuk është vetëm kultura shpërthyse e futbollit ajo që është ndër me kryesoret. Gjatë viteve të fundit, Portugalia e ka parë renditjen e saj më afër kryesimit falë një pranie në rritje të forcave te policisë duke mbajtur të ulët shkallën e krimit. Përtej kësaj vendi shfaq një kulturë të pasur që daton prej shekujsh, fshat piktoresk, plazhe të shkëlqyera të sërfit dhe një industri të fuqishme vere.
Jetueshmëria
Sipas raportit te International Living, Portugalia ofron ndoshta koston më të ulët të jetesës në Evropën Perëndimore. Gjithçka është e përballueshme, nga sendet ushqimore te akomodimi i përkohshëm dhe me qira. Edhe të ngrenit jashtë mund të jetë një opsion i përballueshëm nëse vendosni të hiqni dorë nga opsionet ushqimore më te shtrenjta. Me kalimin e viteve, ekonomia ka parë një ringjallje falë një shkalle shumë të ulët papunësie të rritur nga rekordi i saj i sigurisë. Në vitin 2020, ai u rendit si vendi më i mirë për daljen në pension, sipas ‘Indeksit Vjetor Global të Pensionit’.
Krimi dhe dhuna
Policia e Portugalisë është e armatosur, dhe prezenca e saj e gjerë ka rezultuar në nivele të ulëta të krimit në të gjithë vendin, sipas statistikave nga Numbeo. Të gjitha krimet e dhunshme mbeten të ulëta, ndersa ka nivele in më të lartë të ryshfetit dhe korrupsionit, ndërkohe Lisbona renditet si qyteti më i sigurt i vendit, i ndjekur nga Porto dhe Amadora.
Mbështetja ekonomike
Që nga viti 2019 përpara goditjes së pandemisë, ekonomia e Portugalisë u rendit e 34-ta në “Raportin Global të Konkurrencës” të Forumit Ekonomik Botëror. Vendi përmban një gamë të larmishme industrish që e mbështesin atë duke përfshirë më të madhin – sektorin e shërbimeve – i ndjekur nga sektori i burimeve natyrore, bujqësia, peshkimi, industria, energjia dhe shërbimet.
Ushqimi dhe burimet natyrore
Ushqimi i mirë si vera dhe ullinjtë janë të përballueshëm në Portugali falë prodhimit të saj vendas. Burimet e saj natyrore përfshijnë një bollëk pyjesh, të cilat furnizojnë gjysmën e botë me prodhimin e tapave të shisheve. Burime të tjera natyrore përfshijnë litium, tungsten, kallaj dhe uranium së bashku me industrinë e sipërpërmendur të peshkimit.
DANIMARKA
Që nga viti 2021, Danimarka renditet e treta në botë sipas “Indeksit Global të Paqes”. Është konsideruar prej kohësh një nga vendet më të sigurta dhe më të lumtura për të jetuar falë ndjenjës së fortë të komunitetit, barazisë, ekuilibrit punë-jetë dhe mbështetjes së mirëqenies për të gjithë qytetarët.
Jetueshmëria
Danimarka mbart të gjitha shenjat dalluese të një kombi shumë progresiv dhe të suksesshëm, dhe kjo reflektohet në renditjen e saj të lartë ne shkalle globale. Nder veshtiresite vlen te permendet përfshirja e mësimit te gjuhës daneze edhe pse anglishtja është gjuha e dytë, taksat më të larta, shpenzimet më të larta dhe moti kryesisht gri për pjesën më të madhe të vitit. Përtej kësaj ekziston një ndjenjë e fortë e përgjegjësisë së përbashkët dhe mirëqenies sociale. Si shtet i mirëqenies, qytetarët e Danimarkës mund të gëzojnë shërbime dhe përfitime që mbështesin një mënyrë jetese të rehatshme. Taksat e saj më të larta paguajnë për kujdesin shëndetësor, arsimin pa pagese dhe ndihmësit e kujdesit në shtëpi për të moshuarit falas.
Krimi dhe dhuna
Normat e krimit janë jashtëzakonisht të ulëta në Danimarkë, sipas statistikave të Numbeo. Korrupsioni në biznes dhe politikë është jashtëzakonisht i ulët pasi ndershmëria dhe besimi janë një prioritet i lartë i vendit. Kryeqyteti i Kopenhagës renditet gjithashtu si qyteti më i sigurt i vendit.
Mbështetja ekonomike
Danimarka krenohet per një ekonomi të përzier të shërbimeve qeveritare si dhe ne një varfesi te madhe nga tregtia me jashtme. Sektori i shërbimeve përbën 80 për qind të vendeve të punës në vend dhe pjesa tjetër në inxhinieri, prodhim dhe bujqësi.
Ushqimi dhe burimet natyrore
Danimarka ka një industri të vogël bujqësore, e cila përfshin kafshët dhe prodhimet e ushqimeve organik. Gjithashtu vendi ka disa rezerva nafte dhe gazi natyror në Detin e Veriut. Çmimet e ushqimeve mund të jenë një sfidë, pasi vendi renditet më i shtrenjti kur bëhet fjalë për produktet ushqimore dhe pijet në të gjithë Bashkimin Evropian. Çmimet daneze për produktet kryesore si buka dhe produktet e grurit janë mesatarisht 30 për qind më të larta se mesatarja e BE-së.
KANADAJA
Nuk është çudi të shohësh Kanadanë ndër vendet më të sigurta në botë. Ajo vazhdon të renditet si një nga vendet më paqësore në botë, duke u renditur në vendin e gjashtë sipas “Indeksit Global të Paqes”. Ja pse.
Jetueshmëria
Ketu futet gjithçka, nga dhuna dhe krimi i ulët, tek qytetarët më miqësorë në botë, te mundësitë e punësimit dhe stabiliteti politik, Kanadaja është lehtësisht një nga vendet më të sigurta sot. Qasja e saj ndaj kujdesit shëndetësor universal është gjithashtu edhe një fitore ndaj SHBA-së fqinje. Kur krahasohet më tej me SHBA-në, Kanadaja mund të jetë më e lirë ose më e shtrenjtë për të jetuar në varësi të shërbimit. Sigurimi shëndetësor dhe qiraja janë më te lira, por mallrat e konsumit si ushqimet kryesore dhe karburantet mund të kushtojnë më shtrenjtë për shkak të dollarit kanadez më të dobët. Vendi është i përsosur për ata që vlerësojnë një qeveri progresive shoqërore së bashku me gjeografinë piktoreske për ski, lundrim ose aventura në natyrë.
Krimi dhe dhuna
Shkalla e krimit në Kanada është rreth një e treta e asaj te SHBA-së me shumicën e kanadezëve që ndihen të sigurt në vendin e tyre. Ndërsa tre vitet e fundit kanë parë një rritje të krimit, Numbeo ende i konsideron nivelet e krimit nga të ulëta drejt të moderuares.
Mbështetja ekonomike
Kanadaja krenohet me një ekonomi shumë të larmishme dhe të zhvilluar, me një pjesë të madhe të asaj të drejtuar nga sektori i shërbimeve, i cili punëson tre të katërtat e kanadezëve. Disa nga industritë kryesore të saj përfshijnë pasuritë e paluajtshme dhe pronat, prodhimin, minierat, naftën dhe gazin, financat dhe ndërtimin.
Ushqimi dhe burimet natyrore
Kanadaja ka vlerën totale te tretë më të lartë të vlerësuar të burimeve natyrore në rrafsh botëror, e cila vlerësohet në rreth 33.2 trilion dollarë. Ajo gjithashtu krenohet me rezervat e treta më të mëdha të naftës në botë dhe renditet si eksportuesi i katërt më i madh i naftës dhe gazit natyror. Falë popullsisë së saj relativisht të vogël prej 37.5 milionë banorësh dhe bollëkut të burimeve natyrore, Kanadaja konsiderohet një superfuqi energjetike. Industria e saj e rëndësishme bujqësore është e përforcuar me prodhimin e grurit dhe produkteve te tij, i cili eksportohet në SHBA dhe Azi.

No comments:
Post a Comment