Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/03

Ultimatumi rus për qeverinë/ Sali Berisha: Më ndërpritet fjala kur po mbroj interesin kombëtar


Ish kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha, speaks during a parliamentary session.

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha riktheu edhe njëherë në Kuvend frymën opozitare, teksa mbajti disa fjalime, brenda dhe jashtë sallës së Kuvendit.

Përpara deputetëve, ai kërkoi solidarizim me Ukrainën, duke thënë se vetëm Shqipëria po hesht. Sipas tij, Rusia e ka kërcënuar Shqipërinë, por Edi Rama po hesht.

“Fjala ime në Parlament për letrën kërcënuese ndaj Shqipërisë të ambasadës ruse në Tiranë dhe heshtjen e turpshme të narkoqeverisë ndaj saj!” shkruan Berisha, teksa poston fjalën e tij.

Por edhe kjo fjalë u ndërpre nga drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj.

“Çfarë presim ne? Apo presim leje nga Vuçiçi? Ndërpritet fjala kur po mbroj një interes kombëtar! Çfarë të drejte ka ambasada ruse të vërë ultimatum? Vendi i vetëm që ka heshtur me problemet në Ukrainë, është një vend që ka një qeveri të drejtuar nga argati i Beogradit,” tha profesor dr.Sali Berisha.

Image

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...