Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/03

U arrestua para se të futej në emision, lirohet nga paraburgimi bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit

 


Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili është edhe bashkëshorti i ish-ministres shqiptare të Arsimit, Besa Shahini është liruar nga paraburgimi, shkruan Gazeta Express.


Molliqaj u arrestua të martën pak para futjes në emision. Ai kërkohej nga Policia për shkak se dyshohej që kishte sulmuar një zyrtar policor më datën 29 janar kur ishte mbajtur një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

PSD dhe Molliqaj ishin ankuar se arrestimi ishte bërë për arsye politike dhe se Molliqajt nuk i ishte treguar fletë arresti.

Po ashtu, për arsye të njëjtë ishte arrestuar edhe aktivisti i PSD-së, Adem Megjuani.

Të dyve u ishte komunikuar masa e ndalimit për 48 orë.

Arrestimi i Molliqajt disa minuta para futjes në emisionin Pressing kishte ngjallur reagime. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kishte thënë se Qeveria Kurti po e përdor pushtetin për hakmarrje politike. Ai kishte thënë se Kurti dhe qeveria nuk guxojnë të përdorin pushtetin për kërcënime e arrestime politike.


No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...