Paralajmërimet e reja nga SHBA-ja mbi tubacionin e gazit Nord Stream 2 e kanë rikthyer projektin e diskutueshëm përsëri në qendër të vëmendjes.

SHBA ka treguar se tubacioni i ri midis Rusisë dhe Gjermanisë nuk do të vazhdojë të vihet në jetë dhe zyrtarët në Berlin thonë se projekti mund të përballet me sanksione nëse Rusia dërgon trupa në Ukrainë.

Kështu, siç vlerëson BBC, përcjell Telegrafi, gazsjellësi prej shumë miliardë dollarësh po shihet gjithnjë e më shumë si një mjet kryesor negociues në përpjekjet perëndimore për të parandaluar një pushtim të mundshëm rus.