Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/06

Edukimi dhe Fëmijët me Vështirësi Njohëse (Cognitive)


Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim, Neuroshkencë & Behavior/

Duke u bazuar në studimet e neuroshkences ç’rregullimet njohëse (cognitive) mendore janë ç’rregullime të trurit, pra kanë një bazë biologjike (Griesinger W. 1861; Menninger K, et al, 1959) dhe si të tilla duhet trajtuar si ç’do sëmundje fizike. Sëmundjet mendore tek fëmijet përballohen me vështirësi si në shoqëri ashtu dhe në edukimi, duke mos e trajtuar në diskutim bashkëkohore, gjë që ka penguar bisedën e hapur në shoqëri për edukimin dhe kuptimin e këtyre ç’rregullimet. Duhet patur në konsideratë që trajtimi/edukimi dhe mbrojtja e ç’do fëmije pa diskriminim është një e drejtë ligjore në shtetin Shqiptar (Ligj Nr. 18/2017). 

Spektri i ç’rregullimit të autizmit është një nga këto probleme që kërkon vëmëndje për faktin se është akoma e paqartë se ç’farë e shkakton në origjinë një ç’rregullim të tillë. Ç’rregullimet njohëse (cognitive),  mund të konceptohen si sëmundje të ç’rregullimit të sinapseve (Toro, et al. 2010). Më thjesht mund të shpjegohet se zhvillimi i trurit, nga fëmijërija deri në moshën e rritur, pëson ndryshime në sistemin nervor qëndror nëpërmjet formimit të degëzimit të qelizave nervore që përfshijnë formimin e synapseve, mirëmbajtjen, remodeling e lidhjes brenda qarqeve qelizore, etj… 

Nevojat e këtyre fëmijëve janë nga më të ndryshimet të cilat varen nga problemet shëndetsore të zhvillimit të fëmijës, vështirësitë e krijuara nga ana sociale, abuzimet, vështirësi ekonomike, shëndetsore,  institucionale, dhe pedagogjike. Këto faktorë influencojnë direkt në zhvillimin e trurit të fëmijeve, në shëndetin mendor, në përmirësimin apo përkeqësimin e problemeve duke i lënë prindërit të ndjehen vetem, të pafuqishëm dhe të injoruar në kauzën e tyre të vështirë dhe humane. 

Patologjia e këtyre ç’rregullieve e bën faktorin e edukimit/trajtimit të vëshirë në kushte shtëpie apo distance. Me konkretisht mund të shpjegohet përshembull se ç’rregullimi i spektrit autik (ASD) karakterizohet pjesërisht në angazhimi atipik i vëmendjes, i reflektuar në sensivitet të egzagjeruar dhe të ndryshueshëm ndaj stimujve shqisorë (Granovetter. M.,et, al. 2020).  Gjithashtu ç’rregullimi-vëmendjes /ç’rregullimi-aktivitet i lartë (ADHD) dhe ç’rregullimi i përqëndrimit me memorje te ulët (ADD) janë çrregullime tek fëmijët që tregojnë probleme të funksionit egzekutiv, problemet që i kane lidhje me koncentrimin apo vëmendjen, problemet që kontrollojnë sjelljen/behavior dhe hiperaktiviteti (Granovetter. M.,et, al. 2020). Një shpjegim më i thjeshtë është që fëmijët me këto lloj ç’rregullimi e kanë të vështirë apo të pamundur të koncentrohen apo të kuptojnë metodologjinë nëpërgjithesi, pavarësisht nga veçantitë individuale. Kjo pamundësi për të kuptuar mund edhe të shkaktoj psikoza në sjellje/behavior apo edhe efekte të tjera në ndryshime ne sjellje.

Por pyetja themelore që shtrohet është: Si mund të trajtohen apo edukohen këto lloj rastesh? 

Duke patur parasysh simptomat e shtjelluara më sipër, trajtimi më influencues është një kombinim i mjekimit, trajtimit, dhe terapise të sjelljes/behavior ABA në raste individuale. Kjo është e rëndësishme pasi jo dy raste mund të jenë njësoj, ç’do fëmijë ka zhvillimin e tij unik të trurit dhe duhet trajtur me metodologji të formuluar në basë të analizës individuale. Në varësi të nevojave të tyre, të ndihmohen prindërit të zhvillojnë dhe zbatojnë një njohuri të teknikave të sjelljes, ABA, për të aplikuar dhe përdorur në ambjente shtëpie. Pavarësisht se në cilën rrugë aplikohet trajtimi edhe sa do pak të jetë e mundur, gjëja e rëndësishme është që ç’rregullimin të trajtohet serjozisht, me profesionalizëm, etikë, dhe durim pasi ndihma e specializuar e trajtimit mund të ketë efekte të rëndësishme që mund ti ndryshojnë jetën një fëmije dhe familjes së tij.

Fatjona R. Lubonja Ed.D mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë, Edukim dhe Applied Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në Universitetin e Harvard, MA. USA.

Kardiokirurgu Dr. Kristo Papa vlerësohet nga Presidenti Meta me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

 

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Dr. Kristo Papën, kirurgun kardiolog si një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në shërbim të bashkëkombësve shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë. Në njoftimin e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta shkruhet: “Kirurgu kardiolog, Dr.Kristo Papa është një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare, shembull i shkëlqyer i profesionalizmit të lartë në shërbim të bashkëkombësve tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë.I vlerësuar si një prej kirurgëve më të mirë të Europës, humanizmi i tij është dëshmuar nga ndihmesa e jashtëzakonshme e dhënë për shqiptarët me nevoja mjekësore, me mbi 500 ndërhyrje vullnetare kirurgjikale, si dhe me kontributin e shquar gjatë pandemisë COVID-19 përmes asistencën mjekësore të ofruar me platformën e tij digjitale. Për veprimtarinë e vyer në shërbim të pandërprerë të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, duke lartësuar kudo në botë vlerat kombëtare, pata kënaqësinë ta vlerësoj me mirënjohje me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.Dr. Kristo Papa është shembull për të gjithë ata të rinj e të reja, të cilët aspirojnë të ndjekin profesionin e mjekut, dhe një frymëzim për të qenë sa më humanë në ndihmë dhe shërbim të njerëzve” përfundon njoftimi i Presidentit Ilir Meta.

Përkujtohen vrasjet e dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës para 22 viteve


-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim familjarët e të vrarëve më 3 dhe 4 Shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës/


-Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Bedri Hamza: Masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës ndodhi pas luftës…/PRISHTINË, MITROVICË, 4 Shkurt 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/
Në veriun të Mitrovicës tani me shumicë serbe, para 22 vitesh, natën e masakrës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 22 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në qershorin e vitit 1999, dërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë, nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar 9540 shtëpi shqiptare.Një njoftim i dërguar nga Qeveria thekson se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicë, në takimin me z. Gani Xhaka dhe z. Luan Abrashi, të cilëve atë natë u janë vrarë familjarët në veri të Mitrovicës. Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për vëmendjen dhe kujdesin, ata theksuan se kjo është ftesa e parë për takim në kryeministri në këto 22 vite. Z. Xhaka kujtoi natën e 3 Shkurtit, kur nga bomba e tretë e hedhur në banesë u plagos rëndë bashkëshortja e tij Nerimanja, si dhe vajza e tyre Eminja, 11 vjeçare. Ai rikujtoi tmerrin e qëndrimit në banesën e cila ishte kapluar nga zjarri pas bombës së hedhur, ndërsa nuk guxonin të hapnin dritaret pasi serbët e armatosur ishin çdokund. Pas rreth 4 orësh kishin arritur të largohen për në spital, ku bashkëshortja dhe vajza ishin shtrirë në kate të ndara. Nga plaga e rëndë në abdomen, Nerimanja ndërroi jetë në ora 22:00. Ganiu kujtoi atë natë të rëndë, kur i qëndroi pranë bashkëshortes deri në frymën e fundit. E pas kësaj, mblodhi forcat që të ngushëllonte vajzën e plagosur. Familja Xhaka jetonte në të njëjtën rrugë me familjen Abrashi, në veri të Mitrovicës.
Luani ishte vetëm 11 vjeçar kur iu vra e ëma, Sebiha Abrashi, nga të shtënat në ndërtesën ku jetonin në veri të Mitrovicës. Ai tregoi se pronat e tyre ishin detyruar t’i shesin në vitin 2009.
Atë natë ishte vrarë edhe shoku i Luanit, Nderim Ajeti, 13 vjeçar. Para 22 vitesh, natën mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, strukturat kriminale të Serbisë me formacione të armatosura vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleqë, e plagosën 25 të tjerë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli dhe Remzije Canhasi, u vranë nga plumbat e bombat e strukturave kriminale, me planin për ta spastruar atë pjesë nga shqiptarët. Atë natë filloi edhe dëbimi i rreth 12 mijë banorëve shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre. Kjo shënon edhe përmbysjen demografike të asaj pjese të Kosovës me shumicë shqiptare në favor të serbëve.​ Komuna e Mitrovicës jugore ka bërë të ditur se, Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, si dhe kryetarin e KMDLNJ-së (Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut) në Mitrovicë, z. Halit Barani.Gjatë këtij takimi kryetari Hamza ka thënë se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe. Vuajtjen e bën më të vështirë fakti që akoma nuk është arrit drejtësia për ta, tha ai.Kryetari Hamza, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.Gjithashtu ai u ka premtuar familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, u vranë 10 qytetarë civil e të pafajshëm, ku në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe pleq.Po ashtu, në këto data ishin 1564 familje e mbi 11 mijë shqiptarë që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

Vizita e presidentit serb Aleksandër Vuçiçit në Shqipëri/Prof.dr.Sali Ramë Berisha: Poshtërim i kombit shqiptarë, erdhi në Tiranë si në një vend vasal…

 Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një intervistë ekskluzive për gazetën kombëtare “Bota sot”, tha se Mini Shengeni Ballkanik, i cili po mbahet aktiv nga treshja Vuçiç-Zaev-Rama, nuk është asgjë tjetër përveçse një projekt i Jugosllavisë së re, apo siç e quan ndryshe Berisha, Serbomadhia. Vizitën e Vuçiçit në Shqipëri, Berisha e quan poshtërim të kombit shqiptarë, duke thënë se ai de fakto erdhi në Tiranë si në një vend vasal.

Z. Berisha, cili është mendimi juaj për të ashtuquajturin Mini-Shengen Ballkanik dhe kush mendoni se është koordinatori i kësaj nisme?

Ajo që me emër maskë po thirret Mini-Shengeni Ballkanik, nuk është gjë tjetër vetëm Jugosllavia e Re apo Serbomadhia, d.m.th Serbia me dy vasalet e saj: Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilës mund ose jo t’i shtohet në të ardhmen edhe Mali i Zi.

Projekti i Serbomadhisë, i sanksionuar me ligj në Traktatin famëzi prej 718 nenesh të Novisadit, u përgatit, siç deklaron vetë presidenti i Serbisë Vuçiç, për muaj të tërë në Beograd. Ky projekt, i sanksionuar tashmë në Traktat të firmosur nga Vuçiç dhe veglat e tij Edvin Kristaq Tradhtari dhe Zaev, bazohet në idenë e vjetër të hegjemonisë serbe në Ballkan, ide mbi të cilën u themelua dhe mori jetë dekadat e para të shekullit të kaluar Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene dhe më pas Federata më artificiale e planetit, e themeluar nga Tito në Jajcë me 6 republika dhe dy krahina autonome, njëra prej tyre Kosova, te përfshira ne Republikën e Serbisë.

Në fakt pas përfundimit të luftës, Enver Hoxha përgatiti së bashku me Titon të gjithë kuadrin ligjor për të përfshirë edhe Shqipërinë si republikë të 7 të Federatës të Jugosllavisë .

Sigurisht kontekste historike të këtyre zhvillimeve janë të pakrahasueshme, por disa gjëra mbeten në të gjitha variantet të pandryshuara.

Së pari, të gjitha këto entitete politike-gjeografike, pavarësisht se është quajtur mbretëri, federatë apo së fundi Jugosllavi e Re, me emër maske Shengeni Balkanik kanë pasur si qëllim më madhor vendosjen e hegjemonisë të Serbisë në Ballkan. Historia nuk duhet injoruar.

Së dyti, këto entitete dhe ideja e stabilizimit të Ballkanit duke vendosur hegjemoninë e Serbisë në rajon, në mënyrë të përsëritur janë dëshmuar konflikt ndjellëse, të paqëndrueshme dhe me pasoja katastrofale. Ballkani mund të stabilizohet vetëm si rajon i shteteve të lira të barabarta e sovrane!

Së treti, e vërteta është se Vuçiç sot, nuk e ftoi Kosovën në Novisad, pra veproj njëlloj si Tito Rankoviç që në Jajcë, nuk ftuan Kosovën, por e përjashtuan atë si njësi përbërëse të projektit të Federatës Jugosllave dhe e lanë atë si territor të Serbisë. Po kështu, sikundër Enver Hoxha miratoi qëndrimin e padronit te tij Tito ndaj Kosovës në Jajcë, edhe Zografi Bis ra plotësisht dakord me padronin e tij Vuçiç për qëndrimin e tij në Novisad, por tashmë ndaj shtetit të pavarur të Kosovës.

Nga Novisadi, siç dihet, doli dhe harta në të cilën Kosova paraqitej pjesë e Serbisë. Këtë hartë, me urdhër të padronit të tij, argati i Beogradit në Tiranë e vendosi si “rastësisht” dhe e shpërndau me rrjetet e tij televizive sociale gjer dhe tek tekstet shkollore.

Pas firmosjes së Traktatit të Novisad, Vuçiç, padroni i nismës së krijimit të Serbomadhisë, urdhëroi vasalët e tij në Tiranë dhe Shkup dhe në një rast të pashembullt në historinë e rajonit dhe më gjerë, rrufeshëm ia doli të organizoje në më pak se tre muaj tre samite, përveç atij të Novisad, edhe dy të tjera në Ohër dhe Tiranë.

Në këtë kuadër, ishte fat i mirë që për shkak të ndryshimeve politike në Kosove argati i Prishtinës, Miladini shqipfolës, pa mëdyshje njohur me çdo detaj të traktatit të kapitullimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duket dhe me miratim të padronit të tij Vuçiç, nuk guxoi të ndjekë haptas vallen e serbomadhisë në Shkup dhe Tiranë.

Por në qoftë se shqiptarët në tërësi dhe Kosova në veçanti ishin parashikuar si kurbani kryesor i Traktatit antishqiptar të Novisadit, përsëri Kosova dhe kombi kanë shansin historik të jenë varrmihësit e fantazmës të Serbisë së Madhe dhe t’i bëjnë asaj atë që i kanë bërë më parë si dhe tani së fundi dhe në Samitin e Berlinit. Përpjekjet e Serbomadhit Vuçiç, të argatëve të tij në Tiranë, Prishtinë, Shkup duhet të përballen me rezistencën mbarëshqiptare. Qytetarët në Shqipëri dhe në Kosovë duhet të ndërgjegjësohen se jo me pak albanofob dhe të rrezikshëm për kombin shqiptarë se sa Vuçiç janë argatët e tij lakej në Tiranë dhe Prishtinë. Shqiptarët kudo që janë në trojet e tyre apo në botë nuk mund të pranojnë kurrë cenimin e interesit jetik të Kosovës. Interesi kombëtar për ta është një dhe i pandarë. Prandaj dhe sot që ‘Hannibal ante portam’, ata duhet të ngrihen fuqishëm në mbrojtje të interesit të tyre kombëtar dhe t’iu rezervojnë sa më parë në Tiranë dhe Prishtinë fundin që kombet e qytetëruar iu kanë rezervuar tradhtarëve të kombit të cilët aktualisht mbajnë në zyrat e tyre fantazmën e Serbisë së Madhe me emrin maskë Mini-Shengen.

Udhëheqja politike e Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi duhet të kenë të qartë se shqiptarët mbështeten në përputhje me ligjin ndërkombëtar pavarësimin e këtyre vendeve në radhë të parë për të dalë nga zgjedha e serbomadhisë dhe se çdo përpjekje për t’i rikthyer ata nën sundimin e ri të Beogradit nuk do pranohet kurrë prej tyre. Shqiptarët në këto vende për lirinë dhe pavarësinë Kosovës kanë derdh gjak. Ata kanë pranuar edhe zgjidhje që për ata mund të ishin ndryshe kanë gjithnjë një rol historik për të luajtur në bllokimin e mbështetjes së qeverive të tyre që po dorëzojnë de facto në Beograd duke prishur të gjithë ekuilibrat rajonalë, sovranitetin e vendeve të tyre duke harruar se kjo përbën një shkelmim flagrant të interesave jetike të shqiptarëve.

Përveç këtyre, krijimi i Jugosllavisë së Re me emrin maskë Mini-Shengen ka një pasojë tjetër katastrofale për kombin shqiptar. Ajo shënon vendosjen përfundimtare të rajonit nën ombrellën dhe zonën e influencës së Rusisë. Aleksandër Vuçiç është presidenti më pro-rus i Serbisë i 75 viteve të fundit. Ai këtë jo vetëm nuk e fsheh, por ndjehet krenar pafundësisht me rusofilinë e tij gjenetike. Ai, paralel me projektin e Jugosllavisë së re dhe Traktatin e Novisadit, ka firmosur muajt e fundit Traktatin e Bashkëpunimit Politik dhe Ekonomik me Rusinë, të cilin e kanë firmosur edhe disa nga republikat ish sovjetike. Pra de facto, në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare të mëparshme rajoni i Jugosllavisë së Re shndërrohet pas kësaj në hapësirë ekonomike dhe politike të Rusisë dhe sateliteve të saj.

Por pas firmosjes së Traktatit të bashkëpunimit Politik dhe Ekonomik, Serbia e Vuçiç njëlloj si republikat ish-sovjetike firmosi marrëveshjen e bashkëpunimit me vëllain e madh dhe instaloi në afërsi të Beogradit raketat ruse SS400, me të cilat Serbia apo Rusia e Vogël futet në ombrellën e mbrojtjes raketore ruse. Këto raketa përbejnë një kërcënim serioz për rajonin dhe krahun juglindor të NATO-së. E parë në këtë kontekst, dështimi i Jugosllavisë së Re është jetike për mbrojtjen e orientimit dhe vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe mision historik i tij për të bllokuar përpjekjet e Rusisë për të shndërruar rajonin në zonë të saj të influencës.

Lidhur me koordinatorin e fundit të projektit të Serbomadhisë, mediat kane botuar dokumente të cilat faktojnë se kryespekullanti i botës George Soros me fondacionin e tij është këmbë e krye i përfshirë në këtë projekt direkt dhe si back channel në ndihmë të Beogradit.

Soros ka dëshmuar një serbofili të papërmbajtur prandaj dhe fondacionin e tij ai e ka vendosur këto vite kryekëput në shërbim të serbomadhisë dhe e mbështet me të gjitha mjetet çdo projekt në funksion të saj. George Soros nuk është babai i Serbomadhisë, por ai me fuqinë e tij korruptuese është një rrezik real për rajonin dhe stabilitetin e tij.

Si e vlerësoni mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit?

Për sa i përket mospjesëmarrjes së Kosovës në këtë, projekt mendoj se ka dy anë: E para Vuçiç me qëllim nuk ftoi Kosovën në Novisad. Në Novisad, Traktatin e firmosi vetëm Vuçiç dhe Zografi bis. Kosova nuk u ftua në Novisad pasi Vuçiç me aprovimin e plotë të Edvinit me këtë akt e konsideroi atë pjesë të Serbisë. Për këtë çështje ka hedhur dritë zëvendësministri i mbrojtjes së Serbisë në një takim në Bukuresht. Sipas burimeve të oficereve të shtabit të përgjithshëm të Shqipërisë, ‘Kosova në Novisad nuk u ftua’,- do t’i thoshte në takimin e SEDM-It në Bukuresht, zëvendësi i Vulin, zëvendësministrit të mbrojtjes së Shqipërisë Petro Koçi me dakordsinë e plotë të Vuçiq me Edvin Kristaq Zografin.

Së dyti, mungesa e Kosovës në Novisad ngjalli reagime dhe dyshime të forta ndërkombëtare. Prandaj Vuçiç për të maskuar sadopak këtë qëndrim të tij albanofob u detyrua ta ftojë Kosovën në Ohër. Por natyrisht Kosova e përjashtuar me qëllim ogurzi nga Vuçiç dhe Rama në Novisad nuk kishte pse t’i bashkohej valles së tyre të Jugosllavisë së Re, projekti i të cilës ka si qëllim dominimin e rajonit nga Serbia, zhvlerësimin e faktorit shqiptarë, i cili de facto është dhe faktori më i fuqishëm i tij, defaktorizimin dhe izolimin e Kosovës dhe rolit të saj kyç në rajon.

Cili është mendimi juaj për vizitën e Vuçiç në Shqipëri?

Vizita e një kryetari të një shteti të rajonit është e mirëpritur, por kjo vizitë e Vuçiç në Tiranë nuk ishte dhe nuk mund të ishte e mirëpritur. Ajo vizitë ishte një poshtërim për Shqipërinë dhe kombin shqiptar. Ai de facto erdhi në Tiranë si në një vend vasal. Kjo së pari sepse Vuçiç erdhi në Tiranë duke sjellë me vete fantazmën e Serbisë së Madhe. Së dyti, atyre që mund t’ju duket i rëndë ky vlerësim, i ftoj të shtrojnë vetëm një pyetje: Cili shtetar i ndonjë vendi të lirë dhe të pavarur, cili shqiptar që e njeh vetën të tillë, cili njeri i qytetëruar mund të imagjinojë të shtrohet tapeti i kuq në kryeqendrën e vendit për njeriun që vetëm pak ditë më parë me cinizëm ekstrem dhe albanofobi kongenitale të papërmbajtur mohon masakrat, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit që kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi dhe regjimi i tij kanë bërë ndaj shqiptarëve në Kosovë? Për këtë ai është një kriminel që ndëshkohet nga ligji ndërkombëtar. Atë mund të presë vetëm një vasal i tij, njeri apatrid antishqiptar si Edvini që nuk njeh ligj as dhe moral, që nuk ka për gjë gjakun dhe jetën e shqiptarëve. Por jo vetëm kaq! Në vizitën e tij poshtëruese për Shqipërinë, Padroni Vuçiç do të detyronte vasalin Zografi Bis që të shndërrohej në krah të tij në një altoparlant koprolalik, sharës i pafytyrë i një pjesë të udhëheqjes politike të Kosovës dhe kjo vetëm e vetëm se ajo iu përplasi në surrat Hartat e Serbisë se Madhe dhe Traktatin e Novisadit gangsterëve Vuçiq e Zografi Bis.

Unë kam qenë dhe jam për bashkëpunim rajonal si dhe për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por të gjitha këto mbi bazën e marrëdhënieve midis shteteve të lira të pavarura dhe sovrane.

Franca e pasluftës nuk u ul në tavolinë me Gjermaninë e Gebelsit as dhe të Hitlerit, po u ul me Gjermaninë e Adenauerit që nuk mbronte gjenocidin, krimet kundër njerëzimit, holokaustin e nazistëve kunder hebrejve, por i dënonte ato me ashpërsinë më të madhe, madje jo vetëm si udhëheqje, por edhe si shoqëri dhe vazhdon t’i dënojë edhe sot e kësaj dite. Kurse padroni i Edvin Kristaq Tradhtarit, Aleksandër Vuçiç ka qenë ministri i propagandës së Kasapit te Ballkanit Millosheviç, ai është autori famezi i deklaratës se për një serb të vrare duhet të vriten 100 shqiptarë dhe i nismës kriminale “një shtëpi për Mlladon”, me te cilën iu bënte thirrje serbëve që t’i ofronin një strehim të fshehtë, vrimë miu heroit të tij, kasapit të Srebenices, Ratko Mlladiç, i cili qëndronte në klandestinitet në kohën kur e kërkonte Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për gjenocidin e kryer në Srebenicë.

Të serviresh dhe të krahasosh pajtimin franko-gjerman me situatën e sotme midis Kosovës dhe Serbisë siç bën argati i Beogradit në Tiranë, është njëlloj si të krahasosh Millosheviçin me Adenauerin. Me këto qëndrime ky tradhtar dëshmon se për karrigen dhe pushtetin e tij ai është i aftë të bëjë çdo gjë, të tradhtojë çdo parim çdo interes kombetar, të firmosë gjithçka gjer dhe të shkelmojë mbi gjakun e dhjetëra mijëra martirëve dhe viktimave të shqiptarëve të Kosovës.

Me këtë rast pyes çdo njeri qe ndjehet sado pak patriot: a nuk janë këto qëndrime akte tradhtie të lartë kombëtare?

Cili është mendimi juaj për taksën rrugore të vendosur nga pushteti në Shqipëri?

Taksa është dëshmi e urrejtjes të Edvin Kristaq Ramës kundër Veriut dhe Kosovës. Në opozitë, ai për dështimin e ndërtimit të rrugës, mobilizoi Partinë Socialiste kundër ndërtimit të saj, nxori teorinë e “rruga e asgjëkundit”, dërgoi grupin parlamentar për të filluar grevën e urisë në Tunelin e Kalimashit për të bllokuar ndërtimin e tij. Ai pasi dështoi me çdo përpjekje, pasi erdhi në pushtet vendosi si hakmarrje patologjike taksën e rrugës. Sot shqiptarët vijnë nga Kakavija, Gjirokastra në Tiranë duke mos paguar në 300 km superstradë dhe autostradë asnjë qindarkë, ndërkohë që banoret e qarkut më të varfër të Evropës, atij të Kukësit dhe qytetarët e Kosovës paguajnë për udhëtimin në Rrugën e Kombit taksën më të lartë në rajon dhe Evropë. Ata paguajnë pesë herë më shtrenjtë se sa qytetarët e Konfederatës Helvetike që kanë pagën mesatare 10 herë më të madhe se shqiptarët. Shtoj këtu se sipas specialisteve, Shqipëria përfitonte pas ndërtimit çdo vit nga kjo rrugë rreth 320 milionë euro në vit nga Kosova, qytetarët e saj. Partia Demokratike në pushtet ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se taksa antikombëtare diskriminuese e Rrugës së Kombit do të hiqet muajin e parë të qeverisjes së saj.

A mendoni se ideja e shkëmbimit të territoreve të Kosovës ka vdekur?

Nuk mendoj se ideja e shkëmbimit te territoreve ka vdekur. Në vlerësimin tim ajo do mbetet për sa kohë të mbetet në Beograd dhe rajon fantazma e Serbisë së Madhe dhe në Tiranë dhe Prishtinë të jenë në pushtet argatët e Beogradit, shqiptarë apatridë, që për shkak të dosjeve apo genit antishqiptar zbatojnë urdhrat e Beogradit dhe mbajnë flamurin e serbomadhisë.

A do të ketë sërish protesta kundër qeverisë Rama?

Edvin Kristaq Zografi largohet nga pushteti vetëm me protesta. Mendoj se çdo ditë që opozita dhe shqiptarët nuk janë në protestë, është ditë e humbur për ta. Fati i Moralesit të Bolivisë, paketimi i tij në Beograd siç paketuan kreun e tyre te Meduzës bolivianët, duhet të presë Edvin Kristaq Zografin një ditë e më parë!

Në Republikën e Shqipërisë ,ndryshojnë tekstet shkollore , për klasën e 4, të 9 dhe të 12--të

 Këtë vit fëmijët e klasave të para deri tek e katërta do të kenë librat falas, njoftoi Ministria e Arsimit,  të cilat do të mund t’i marrin në shkollë nga mësuesit e tyre.  Kjo nismë e cila këtë vit pilotohet për herë të parë pritet të zgjerohet edhe me klasa të tjera në vitet pasuese.

Sivjet u mbyll cikli i prodhimit të teksteve të reja dhe cilësore shkollore të mbështetura në kurrikulën e re. 


 Çdo vit, nga viti 2015 janë aprovuar tekste të reja për klasa të caktuara, duke i pilotuar dhe më pas aprovuar përfundimisht. Kjo reformë filloi nga klasa e parë dhe e gjashtë vitin e parë duke e mbyllur gjithë ciklin me vitin shkollor 2019-2020.

Sivjet janë aprovuar tekstet e klasës së katër, nëntë dhe dymbëdhjetë duke mbetur për vitin pasues vetëm tekstet e klasës pestë. Tekstet e reja u morën nga shtëpi botuese prestigjioze si “Oxford”, “Cembridge” dhe “Pearson”, sidomos për lëndët e shkencave.

Teksti i ri është ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri. Ç

Sipas MASH, disa nga kategoritë e nxënësve që marrin tekste falas:
Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt.
Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje.
Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës.
Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit.
Fëmijët romë dhe egjiptian.Fëmijët jetim etj.

Së bashku me nxënësit e ciklit të ulët, libra falas në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë mbi 2/3 e të gjithë nxënësve që janë pjesë e arsimit të detyrueshëm.



Pse Lul Basha nuk jep shpjegime nga erdhën paratë për 14 kompanitë e kunatit?

 


Nga Klevis Balliu
Pse Lul Basha nuk jep shpjegime nga erdhën paratë për 14 kompanitë e kunatit?
Mos erdhën për djegien e mandateve, mos erdhën për shitjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit, mos erdhën nga shitja e kauzës së banorëve të Unazës, mos erdhën vallë për përjashtimin e Sali Berishës???
Zoti Basha, loja juaj është tashmë në qiell të hapur.
Tani je thjesht një mjeran që gjesdis rrugëve dhe bërtet; Jam kryetar pa garë, jam kryetar pa antarësi, jam kryetar pa parti.
Tanimë je një asgjë me para.

“Po shlodhet se është lodhur. Një super pordhë gjigande, 4 muaj gazra nga Donaldi ”, thotë Ilir Shaqiri me ironi. në BB VIP

 

Gjatë ditës së sotme mbi shtëpinë e Big Brother fluturoi një helikopter, nga i cili u lëshuan qindra karafila.

Pas konfuzionit të banorëve, u kuptua se autor i kësaj surprize ishte binjaku i Donaldit, Romeo Veshaj. Kjo gjë duket se nuk u kapërdi lehtë nga Iliri, i cili teksa ndodhej në kuzhinë me Arjolën, nuk i kurseu disa fjalë.

Ai shprehet se në jetën e tij ka njohur shumë njerëz me karrierë, që janë shumë të thjeshtë në jetën e tyre.

“Një ndër gjërat që kam urryer është tangërlliku, pordha, të jesh kaq i ri dhe të kesh kaq pordhë… Unë kam njohur shumë njerëz, si shqiptarë si të huaj, që kanë bërë karrierë, kanë lekë me ble botën, dhe janë njerëzit më të thjeshtë. Një pordhë të tillë këtu brenda nuk e kisha imagjinuar kurrë”, shprehet Iliri, ndërkohë që Arjola e ndërpret duke e pyetur për Monikën.

“Po shlodhet se është lodhur. Një super pordhë gjigande, 4 muaj gazra”, thotë Iliri me ironi.


1/7

Mizoritë e luftës në Kosovë, 1998/1999. Veprimet makabre të soldateskës serbe në Kosovë:“Histori të tmerrit 1998-1999”.

Nga Flori Bruqi  Sanije Gashi, zonja e madhe e kulturës shqiptare.... “M'u kujtuan, saora, tragjeditë e Shekspirit, edhe ‘Ferri' i D...