Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/06

Mbi 800 mijë qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me dozën e dytë – 88 mijë të tjerë me dozën e tretë


Të dielën Kosova ka regjistruar gjashtë viktima dhe 1,283 raste të reja me COVID-19.  

Në 24 orët paraprake janë administruar 1,239 doza të vaksinës kundër coronavirusit.

Ndërsa aktualisht me dy doza të vaksinës janë imunizuar 808,218 persona.

Deri më sot janë dhënë 88.718 doza (3) përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Qytetarët nga mosha 12-vjeçare mund të imunizohen kundër coronavirusit.

Personat nga mosha 18-vjeçare, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund ta marrin edhe dozën e tretë apo atë përforcuese të vaksinës kundër coronavirusit.

Në Kosovë përdoren dy lloje vaksinash – AstraZenecas dhe e Pfizer-BO Tech


Gjenerali dhe Heroi i demokracisë,deputeti Ramus Haradinaj e pyet Kurtin: Si do ta ndihmosh Kosovën?


Gjenerali dhe Heroi i demokracisë,deputeti  Haradinaj, ka vazhduar me kritika e akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur Kurtin se si do ta ndihmojë Kosovën?

“Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Si do ta ndihmosh Kosovën z. Kurti?

– Në energji pengove e refuzove investimet dhe rrite çmimin

– Familjarët e anëtarëve të kabinetit tuaj, ministrave e deputetëve, nuk janë më për dasma, por për punësime e ngritje detyre në institucione

– Me militantët tu, në shpejtësi të paparë, kape bordet e institucioneve dhe ndërmarrjeve

– Në mesin e shumë premtimeve të tjera që i shkele sapo erdhe në pushtet, është edhe mbështetja për bujqit, të cilëve nuk ua lirove naftën e as nuk i subvencionove, por as nuk ule numrin e “xhipave qeveritarë”. Përkundrazi, deputetët tuaj, po dalin të jenë kampionët e harxhimeve buxhetore.

Rreth 100 mijë qytetarëve që kanë kërkuar vizë pune vetëm në njërën nga ambasadat, por edhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, sqaroju se si do e ndreqësh gjendjen në këtë vend?”, ka shkruar kreu i AAK-së. 

Analisti amerikan, Leon Hartwell:Presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk ka vullnet për marrëveshje me Kosovën, dëshiron të përfitojë nga status quo


Leon Hartwell, analist në Qendrën e Uashingtonit për Analizën e Politikave Evropiane (Center for European Policy Analysis), thotë arsyeja kryesore që po vazhdon kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti serb Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. “Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë këtë – sepse mendon se do të përfitojë prej status quo-s”, tha analisti amerikan.

Hartwell analizoi turneun ballkanik dhe qëndrimin në Prishtinë dhe Beograd të Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, diplomatë të caktuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian për të monitoruar dhe ndërmjetësuar situatën në rajon.

Sipas tij, në opinion ekziston përshtypja se  formimi i Asociacionit të Komunave me shhumicë serbe, që është një nga obligimet e autoriteteve të Kosovës me Marrëveshjen e Brukselit, është kusht i domosdoshëm për zgjidhjen e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Pra, në njëfarë mënyre, Bashkimi Evropian i dha mundësinë presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që t’ia lë barrën e dialogut kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Pra, që Vuçiq, si arsyetim për bllokadën aktuale të dialogut, ta ketë Kurtin se nuk po bashkëpunon. Mendoj se kjo nuk sjell dobi dhe nuk është shkaku kryesor i ngërçit [në dialog]”, tha Hartwell, në një intervistë për Zërin e Amerikës (edicioni në gjuhën serbe), transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu e vë në dukje se derisa Bashkimi Evropian fajëson Kosovën për mungesën e progresit në dialog, publiku hesht për autoritarizmin gjithnjë e më të theksuar të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Intervista e plotë e Leon Hartwell:

A keni përshtypjen se përpjekjet e Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak në Prishtinë dhe Beograd do ta lëvizin dialogun nga ngërçi?

Hartwell: Këto vizita sigurisht që do ta rifillojnë dialogun, por nuk janë të garantuara rezultate domethënëse në të ardhmen. Megjithatë, progresi do të varet nga vullneti politik i palëve për t’i dhënë fund kontestit. Jam i shqetësuar që ndërmjetësit kanë qasjen se çdo bisedë është më e mirë se mos të ketë fare. Megjithatë, kur palët negociuese takohen pa përparim të dukshëm, kjo rrezikon besueshmërinë e të gjithë procesit. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të fokusohen në lëvizjen e bisedimeve jashtë tavolinës për të ndihmuar në përfundimin e mosmarrëveshjes midis Serbisë dhe Kosovës.

A mund të shihet vizita e tyre, në një farë mënyre, si një lloj paralajmërimi për mungesën e progresit?

Hartwell: Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon që nga viti 2011 pa epilog. Sigurisht, Bashkimi Evropian është i frustruar me dialogun, por armiqësia nuk mund të ndalet me shtypjen e një butoni. Kjo mund të bëhet brenda procesit dhe kërkon kohë.

Cila mendoni se është arsyeja e ngërçit të fundit në dialog, që po vazhdon prej disa muajsh?

Hartwell: Arsyeja kryesore që vazhdon kontesti mes Serbisë dhe Kosovës është se presidenti Aleksandar Vuçiq nuk është i gatshëm të mobilizojë mbështetjen për njohjen e sovranitetit të Kosovës. Vuçiq mund t’i japë fund kontestit me Kosovën nesër, nëse do të kishte vullnet për ta bërë këtë, por nuk do ta bëjë – sepse mendon se do të përfitojë prej saj. Ai duket i kënaqur me status quo-në aktuale.

Cilat janë përgjegjësitë për zvarritjen e procesit nga pala serbe dhe nga pala kosovare?

Hartwell: Pavarësisht listës së gjatë të çështjeve të hapura të diskutuara në dialog, kontesti përfundimisht ka të bëjë në dy çështje themelore: sovranitetin dhe sigurinë – të cilat janë të lidhura ngushtë. Serbia ka një avantazh, sepse Kosova nuk ka shumë për të ofruar në tryezën e bisedimeve. Nëse Vuçiq mobilizonte opinionin për të mbështetur njohjen e Kosovës, kjo do të zgjidhte të dyja çështjet – sovranitetin dhe sigurinë – dhe do të hapte derën për ndërtimin e marrëdhënieve të forta midis dy vendeve dhe popujve të tyre.

Çfarë duhet të bëjë Serbia për të kontribuar në përparimin e mundshëm?

Hartwell: Rreth dy të tretat e serbëve nuk e mbështesin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Megjithatë, qëndrimet nuk janë të gdhendura në gur. Presidenti i Serbisë mund të fshihet pas mungesës së mbështetjes në Serbi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nga ana tjetër, ai mund të luajë një rol transformues dhe të nxisë mbështetjen për të. Udhëheqësit e vërtetë ndërmarrin hapa të guximshëm për të mbështetur një të ardhme më të ndritshme për njerëzit e tyre.

A mund të pritet që në këtë kohë Kosova të formojë një Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?

Hartwell: Kosova heziton ta pranojë [Asociacionin], sepse Gjykata Kushtetuese në vitin 2015 konstatoi  se nuk ishte në përputhje me Kushtetutën. Po ashtu, ka frikë se kjo do të kontribuonte në konfigurimin e diçkaje të ngjashme me ‘Republika Srpska’ brenda kufijve të Kosovës. Ekziston frika se kjo do të kontribuonte në destabilitet jo vetëm në Kosovë – por edhe në rajon. Administrata e kryeministrit Kurti është e përkushtuar për demokraci multikulturore. Kjo nënkupton fuqizimin e të drejtave të pakicave në krahasim me krijimin e entiteteve të veçanta administrative të grupeve të ndryshme në Kosovë.

A mendoni se të dy palët kanë kapacitet për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme në një të ardhme të parashikueshme?

Hartwell: Zgjidhja e kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është më shumë çështje politike sesa ligjore. Nëse ka pengesa ligjore në rrugën e zgjidhjes, të dyja palët, pavarësisht mosmarrëveshjeve, mund të jenë të gatshme të ecin drejt një të ardhmeje paqësore dhe të prosperuese. Në atë rast do të gjendej mënyra për të ecur në atë drejtim.

Sa larg janë palët në proces dhe kur mendoni se mund të ndodhë diçka e tillë?

Hatrwell: Nuk mendoj se është e dobishme që BE dhe SHBA po bëjnë presion më të madh mbi palët për të gjetur një zgjidhje përmes dialogut. Duket se kontesti nuk është gati për t’u zgjidhur për momentin. Mendoj se përtej tryezës së bisedimeve, duhet të punohet në zgjidhjen e pengesave që ngadalësojnë përparimin në procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Çfarë do të thoshte zgjidhja e kontestit për Kosovën dhe Serbinë dhe gjithë rajonin?

Hartwell: Qytetarët e të dy vendeve do të përfitonin më së shumti nga përfundimi i kontestit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

Serbia ndërton ilegalisht shtëpi në veri të Kosovës, shtëpitë e shqiptarëve të dëbuar nga Mitrovica në pritje prej vitesh


Në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës, në një sipërfaqe prej 15 hektarësh, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe janë duke e përfunduar ndërtimin e 300 njësive banesore në kuadër të vendbanimit “Lugina e Diellit”.

Projekti i financuar nga Qeveria e Serbisë tashmë ka marrë formën që ishte në letër.

Punimet u kryen nga kompani shqiptare dhe lagjja pritet që së shpejti të bëhet edhe me banorë.

Ndryshe nga shtëpitë, objektet banesore tashmë janë mbushur me banorë.

Mirëpo pos pjesëtarëve të lagjes, futja në të për qytetarët tjerë është e ndaluar, raporton RTV Dukagjini.

Ky nuk është projekti i vetëm në Kosovës që financohet nga Serbia.

Viteve të fundit investimet nga Serbia janë shtuar.

Megjithatë Qeveria e Serbisë për këto ndërtime asnjëherë nuk ka marrë leje nga institucionet e Kosovës.

“Ju informojmë se deri më tani MMPH deri më tani nuk ka pranuar asnjë aplikim për leje apo pëlqim për ndërtime të financuara nga Qeveria e Serbisë në komunat e veriut të Kosovës. Rrjedhimisht deri më tani nuk është lëshuar asnjë leje ndërtimore për objekte të kategorisë së III (për të cilat është përgjegjëse) në komunat e veriut të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Mjedisit.

Nga Ministria nuk tregojnë se cili është plani për këto ndërtime pa laje në Zveçan.

Inxhinier Faruk Mujka që është edhe asamblist i Vetëvendosjes në Mitrovicë thotë se këto ndërtime nga Serbia filluan të shtohen me themelimin e komunës së Mitrovicës së Veriut, përcjell Telegrafi.

“Kjo është problematikë shumë e vjetër por që ka marrë krahë në vitin 2013 kur ka filluar të funksionojë komuna veriore. Për fat të keq vetëm në Lagjen e Boshnjakëve kemi të ndërtuar rreth 40 ndërtesa të tilla derisa kanë qenë të ndërtohen edhe 25 tjera por që kanë stagnuar për shkak të coronavirusit”, tha Mujka.

Qeveria e Kosovës kishte filluar disa vite më parë ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve të shpërngulur nga Mitrovica për shkak të luftës së fundit, megjithatë ky projekt ka disa vite që ka stagnuar.

Edukimi dhe Fëmijët me Vështirësi Njohëse (Cognitive)


Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim, Neuroshkencë & Behavior/

Duke u bazuar në studimet e neuroshkences ç’rregullimet njohëse (cognitive) mendore janë ç’rregullime të trurit, pra kanë një bazë biologjike (Griesinger W. 1861; Menninger K, et al, 1959) dhe si të tilla duhet trajtuar si ç’do sëmundje fizike. Sëmundjet mendore tek fëmijet përballohen me vështirësi si në shoqëri ashtu dhe në edukimi, duke mos e trajtuar në diskutim bashkëkohore, gjë që ka penguar bisedën e hapur në shoqëri për edukimin dhe kuptimin e këtyre ç’rregullimet. Duhet patur në konsideratë që trajtimi/edukimi dhe mbrojtja e ç’do fëmije pa diskriminim është një e drejtë ligjore në shtetin Shqiptar (Ligj Nr. 18/2017). 

Spektri i ç’rregullimit të autizmit është një nga këto probleme që kërkon vëmëndje për faktin se është akoma e paqartë se ç’farë e shkakton në origjinë një ç’rregullim të tillë. Ç’rregullimet njohëse (cognitive),  mund të konceptohen si sëmundje të ç’rregullimit të sinapseve (Toro, et al. 2010). Më thjesht mund të shpjegohet se zhvillimi i trurit, nga fëmijërija deri në moshën e rritur, pëson ndryshime në sistemin nervor qëndror nëpërmjet formimit të degëzimit të qelizave nervore që përfshijnë formimin e synapseve, mirëmbajtjen, remodeling e lidhjes brenda qarqeve qelizore, etj… 

Nevojat e këtyre fëmijëve janë nga më të ndryshimet të cilat varen nga problemet shëndetsore të zhvillimit të fëmijës, vështirësitë e krijuara nga ana sociale, abuzimet, vështirësi ekonomike, shëndetsore,  institucionale, dhe pedagogjike. Këto faktorë influencojnë direkt në zhvillimin e trurit të fëmijeve, në shëndetin mendor, në përmirësimin apo përkeqësimin e problemeve duke i lënë prindërit të ndjehen vetem, të pafuqishëm dhe të injoruar në kauzën e tyre të vështirë dhe humane. 

Patologjia e këtyre ç’rregullieve e bën faktorin e edukimit/trajtimit të vëshirë në kushte shtëpie apo distance. Me konkretisht mund të shpjegohet përshembull se ç’rregullimi i spektrit autik (ASD) karakterizohet pjesërisht në angazhimi atipik i vëmendjes, i reflektuar në sensivitet të egzagjeruar dhe të ndryshueshëm ndaj stimujve shqisorë (Granovetter. M.,et, al. 2020).  Gjithashtu ç’rregullimi-vëmendjes /ç’rregullimi-aktivitet i lartë (ADHD) dhe ç’rregullimi i përqëndrimit me memorje te ulët (ADD) janë çrregullime tek fëmijët që tregojnë probleme të funksionit egzekutiv, problemet që i kane lidhje me koncentrimin apo vëmendjen, problemet që kontrollojnë sjelljen/behavior dhe hiperaktiviteti (Granovetter. M.,et, al. 2020). Një shpjegim më i thjeshtë është që fëmijët me këto lloj ç’rregullimi e kanë të vështirë apo të pamundur të koncentrohen apo të kuptojnë metodologjinë nëpërgjithesi, pavarësisht nga veçantitë individuale. Kjo pamundësi për të kuptuar mund edhe të shkaktoj psikoza në sjellje/behavior apo edhe efekte të tjera në ndryshime ne sjellje.

Por pyetja themelore që shtrohet është: Si mund të trajtohen apo edukohen këto lloj rastesh? 

Duke patur parasysh simptomat e shtjelluara më sipër, trajtimi më influencues është një kombinim i mjekimit, trajtimit, dhe terapise të sjelljes/behavior ABA në raste individuale. Kjo është e rëndësishme pasi jo dy raste mund të jenë njësoj, ç’do fëmijë ka zhvillimin e tij unik të trurit dhe duhet trajtur me metodologji të formuluar në basë të analizës individuale. Në varësi të nevojave të tyre, të ndihmohen prindërit të zhvillojnë dhe zbatojnë një njohuri të teknikave të sjelljes, ABA, për të aplikuar dhe përdorur në ambjente shtëpie. Pavarësisht se në cilën rrugë aplikohet trajtimi edhe sa do pak të jetë e mundur, gjëja e rëndësishme është që ç’rregullimin të trajtohet serjozisht, me profesionalizëm, etikë, dhe durim pasi ndihma e specializuar e trajtimit mund të ketë efekte të rëndësishme që mund ti ndryshojnë jetën një fëmije dhe familjes së tij.

Fatjona R. Lubonja Ed.D mban titullin Dr. e Shkencave në Edukim, ka studiuar Neuro-Shkencë, Edukim dhe Applied Behavior në Universiteti i Kolumbias (Columbia University) në New York dhe është specializuar në Universitetin e Harvard, MA. USA.

Kardiokirurgu Dr. Kristo Papa vlerësohet nga Presidenti Meta me “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

 

Presidenti i Republikës z. Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Dr. Kristo Papën, kirurgun kardiolog si një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare në shërbim të bashkëkombësve shqiptarë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë. Në njoftimin e Presidentit të Republikës z. Ilir Meta shkruhet: “Kirurgu kardiolog, Dr.Kristo Papa është një nga personalitet më të shquara të mjekësisë shqiptare, shembull i shkëlqyer i profesionalizmit të lartë në shërbim të bashkëkombësve tanë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Itali, Britaninë e Madhe dhe diasporë.I vlerësuar si një prej kirurgëve më të mirë të Europës, humanizmi i tij është dëshmuar nga ndihmesa e jashtëzakonshme e dhënë për shqiptarët me nevoja mjekësore, me mbi 500 ndërhyrje vullnetare kirurgjikale, si dhe me kontributin e shquar gjatë pandemisë COVID-19 përmes asistencën mjekësore të ofruar me platformën e tij digjitale. Për veprimtarinë e vyer në shërbim të pandërprerë të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës, duke lartësuar kudo në botë vlerat kombëtare, pata kënaqësinë ta vlerësoj me mirënjohje me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.Dr. Kristo Papa është shembull për të gjithë ata të rinj e të reja, të cilët aspirojnë të ndjekin profesionin e mjekut, dhe një frymëzim për të qenë sa më humanë në ndihmë dhe shërbim të njerëzve” përfundon njoftimi i Presidentit Ilir Meta.

Përkujtohen vrasjet e dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës para 22 viteve


-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim familjarët e të vrarëve më 3 dhe 4 Shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës/


-Kryetari i komunës së Mitrovicës jugore, Bedri Hamza: Masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës ndodhi pas luftës…/PRISHTINË, MITROVICË, 4 Shkurt 2022-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë/
Në veriun të Mitrovicës tani me shumicë serbe, para 22 vitesh, natën e masakrës mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 22 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në qershorin e vitit 1999, dërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë, nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar 9540 shtëpi shqiptare.Një njoftim i dërguar nga Qeveria thekson se, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar ngjarjet e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicë, në takimin me z. Gani Xhaka dhe z. Luan Abrashi, të cilëve atë natë u janë vrarë familjarët në veri të Mitrovicës. Duke falënderuar Kryeministrin Kurti për vëmendjen dhe kujdesin, ata theksuan se kjo është ftesa e parë për takim në kryeministri në këto 22 vite. Z. Xhaka kujtoi natën e 3 Shkurtit, kur nga bomba e tretë e hedhur në banesë u plagos rëndë bashkëshortja e tij Nerimanja, si dhe vajza e tyre Eminja, 11 vjeçare. Ai rikujtoi tmerrin e qëndrimit në banesën e cila ishte kapluar nga zjarri pas bombës së hedhur, ndërsa nuk guxonin të hapnin dritaret pasi serbët e armatosur ishin çdokund. Pas rreth 4 orësh kishin arritur të largohen për në spital, ku bashkëshortja dhe vajza ishin shtrirë në kate të ndara. Nga plaga e rëndë në abdomen, Nerimanja ndërroi jetë në ora 22:00. Ganiu kujtoi atë natë të rëndë, kur i qëndroi pranë bashkëshortes deri në frymën e fundit. E pas kësaj, mblodhi forcat që të ngushëllonte vajzën e plagosur. Familja Xhaka jetonte në të njëjtën rrugë me familjen Abrashi, në veri të Mitrovicës.
Luani ishte vetëm 11 vjeçar kur iu vra e ëma, Sebiha Abrashi, nga të shtënat në ndërtesën ku jetonin në veri të Mitrovicës. Ai tregoi se pronat e tyre ishin detyruar t’i shesin në vitin 2009.
Atë natë ishte vrarë edhe shoku i Luanit, Nderim Ajeti, 13 vjeçar. Para 22 vitesh, natën mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, strukturat kriminale të Serbisë me formacione të armatosura vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleqë, e plagosën 25 të tjerë, në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës. Nerimane Xhaka, Sebiha Abrashi, Nderim Ajeti, Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Selime Berisha, Muharrem Sokoli dhe Remzije Canhasi, u vranë nga plumbat e bombat e strukturave kriminale, me planin për ta spastruar atë pjesë nga shqiptarët. Atë natë filloi edhe dëbimi i rreth 12 mijë banorëve shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre. Kjo shënon edhe përmbysjen demografike të asaj pjese të Kosovës me shumicë shqiptare në favor të serbëve.​ Komuna e Mitrovicës jugore ka bërë të ditur se, Kryetari i komunës, Bedri Hamza, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valdete Idrizi, sot kanë pritur në takim disa prej familjarëve nga masakra e 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, në veri të Mitrovicës, si dhe kryetarin e KMDLNJ-së (Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut) në Mitrovicë, z. Halit Barani.Gjatë këtij takimi kryetari Hamza ka thënë se kjo masakër, ndryshe nga masakrat e tjera gjatë luftës, ndodhi pas luftës e në paqe. Vuajtjen e bën më të vështirë fakti që akoma nuk është arrit drejtësia për ta, tha ai.Kryetari Hamza, i siguroi familjarët se në shenjë respekti e kujtimi për këtë masakër, do të vendoset një pllakë përkujtimore, me një proces gjithëpërfshirës e bashkëpunues. Kjo pllakë, e cila nuk do të jetë vetëm një njohje e kësaj tragjedie por edhe dëshmi e rrëfim për gjeneratat e reja.Gjithashtu ai u ka premtuar familjarëve dhe të mbijetuarve nga kjo masakër përkrahje dhe kujdes institucional brenda mundësive.Me 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, u vranë 10 qytetarë civil e të pafajshëm, ku në mesin e tyre kishte fëmijë, gra dhe pleq.Po ashtu, në këto data ishin 1564 familje e mbi 11 mijë shqiptarë që u dëbuan dhunshëm nga shtëpitë e tyre me qëllim të spastrimit etnik.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...