Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

Pamjet e trishta nga Kievi! Pas sulmeve ruse të gjithë po lënë tokën e tyre

 

Pamje të trishta janë publikuar këtë mëngjes nga Kievi, ndërsa të gjithë po përpiqen që të largohen nga Kievi për t’u shpëtuar sulmeve ruse.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës nga Donbasi duke shkaktuar shtatë të vrarë dhe nëntë të plagosur deri më tani.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha këtë mëngjes se Rusia nisi pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba shkroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Ai tha se Ukraina do ta mbrojë veten dhe se “bota mund dhe duhet ta ndalë Putinin”.

“Qytetet paqësore të Ukrainës janë nën sulm. Kjo është një luftë agresioni”, tha Kuleba.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi tha se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Tëitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Zelenskyi tha se po shpall gjendje lufte, duke u bërë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë.

Presidenti rus konfirmoi se ka nisur, siç tha një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Shpërthime dhe të shtëna me armë u raportuan në Kiev dhe qytete të tjera.

Sipas raporteve nga agjencitë perëndimore të lajmeve, qytete të shumta janë nën sulm. Sipas CNN kashpërthime në të paktën shtatë qytete.

Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë aeroportit kryesor “Boryspil” në Kiev, menjëherë pasi Rusia njoftoi për operacionin, bëri të ditur agjencia e lajmeve Interfax, duke cituar mediat lokale.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mohoi të ketë sulmuar qytetet ukrainase, duke thënë se në shënjestër ka “infrastrukturën ushtarake, mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore me armë të precizionit të lartë”, raportoi agjencia ruse e lajmeve RIA.

Në një fjalim televiziv, drejtuar kombit, Putin u përpoq të justifikonte operacionin, duke pretenduar se ai është i nevojshëm për ta parandaluar Ukrainën nga sigurimi i armëve bërthamore, edhe pse Ukraina nuk ka shprehur synime të tilla.

“Rrethanat kërkojnë që ne të ndërmarrim veprime vendimtare dhe të menjëhershme”, tha Putin, duke shtuar se separatistët e mbështetur nga Rusia në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës, kanë kërkuar ndihmë.

Sulm i Rusisë në Ukrainë , i qëllimshëm dhe gjakftohtë! Një moment i rëndë për sigurinë e Evropës

 



















Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete. “Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, njoftoi me heret se Rusia kishte kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë vendin me mbrojtje dhe financa. Disa qytete ukrainase sakaq janë gjendje edhe nën një sulm kibernetik; një sërë Website-sh kanë rënë ndërsa ka edhe vështirësi komunikimi.

Nis eksodi nga ukraina Njerëzit e frikësuar nga lufta në radhë të gjata me makina, fluturime nuk ka

Vladimir Putin e urdhëroi në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës nisjen e mësymjes në Ukrainë, dhe granatat e raketat e para u lëshuan vetëm disa minuta më vonë. Sirenat e emergjencës gjëmuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev. Të tmerruar, njerëzit kanë nxituar të largohen prej andej. Një numër i madh makinash janë parë nëpër rrugë, teksa paniku i ka përfshirë banorët e Kievit.

Ata që nuk janë larguar, iu drejtuan me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarë okularë i kanë thënë CNN se stacionet se metrove janë mbushur me njerëz, që kanë marrë sasi të mëdha ushqimi me vete.

“Stacionet janë plotë, “, tha një qytetar i Kievit. Dëshpërimi ka pushtuar banorët edhe në zona të tjera si qyteti Chuguev, ku bombardimet ruse kanë

shkatërruar shtëpi e një trup i pajetë dergjet në rrugë i mbuluar me batanije.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, njoftoi me herët se Rusia kishte kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë vendin me mbrojtje dhe financa. Disa qytete ukrainase sakaq janë gjendur edhe nën një sulm kibernetik; një sërë ëebsite-sh kanë rënë ndërsa ka edhe vështirësi komunikimi.


Presidenti amerikan Joe Biden e dënoi me forcë sulmin e paprovokuar dhe të pajutistikuar të forcave ushtarake rusë në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët po planifikojnë të vënë në jetë paralajmërimet për sanksionet dërrmuese që janë diskutuar prej javësh tashmë në përgjigje të një inkursioni të Moskës.

Biden: Presidenti Putin zgjodhi të ndiqte rrugën e një lufte të paramenduar e cila do të sjellë humbje katastrofike të jetëve njerëzore dhe vuajtje të mëdha. Vetëm Rusia është përgjegjëse për vdekjet dhe shkatërrimin që ky sulm do të sjellë. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët do të përgjigjen në mënyrë të njëzëshme e të vendosur. Bota do ta konsiderojë Rusinë pëgjegjëse për këtë që po bën.

Kancelari gjerman, Olaf Schoz e dënoi ashpër  sulmin. “Kjo është një ditë e tmerrshme për Ukrainën dhe një ditë e errët për Europën”, tha ai. Kancelari gjermana telefonoi me presidentin ukrainas dhe i siguroi solidaritetin e plotë të Gjermanisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj Ukrainës si një sulm të paturpshëm dhe pa pasur asnjë shkak. “Ky sulm “rrezikon jetën e shumë civilëve”, ka thënë Stoltenberg. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von e dënoi sulmin rus “ashpërsisht”.

“Ne dënojmë sulmin e pajustifikuar të Rusisë në formën më të ashpër”, shkroi von der Leyen në Tëitter. Bëhet e ditur të enjten, se ambasadorët e NATO-s zhvillojnë shpejt një takim krize. NATO ka thirrur këshillin transatlantiko-verior. Kryeministri britanik Boris Johnson kërkoi mbledhjen urgjente të komitetit të emergjencës të qeverisë britanike, Cobra, per të diskutuar përgjigjen ndaj këtij të tmerrshëm, sic e quajti ai. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se masat e reja që do të diskutohen në një takim në orët e mbrëmjes të udhëheqësve të bllokut, do të jenë “paketa më e ashpër e sanksioneve që kemi zbatuar ndonjëherë”. “Kjo është ndër orët më të errëta për Evropën që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore… Udhëheqja e Rusisë do të përballet me izolim të pashembullt”, tha ai, ndërsa paralajmëroi një paketë të re ndihmash për Ukrainën.

2022/02/23

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe së Bosnje-Hercegovinës.: Shpërbërje e mundshme e Bosnje-Hercegovinës nëse s'zgjidhet kriza

 

Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe së Bosnje-Hercegovinës.

Në qoftë se kjo krizë nuk zgjidhet, shpërbërja e Bosnje-Hercegovinës është e mundur dhe Republika Sërpska do të shkojë drejt daljes, askush nuk duhet të dyshojë në këtë, ka thënë Millorad Dodik, anëtar i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës në një konferencë për media, më 23 dhjetor, në Sarajevën Lindore.

Dodik vlerësoi se situata në Bosnje-Hercegovinë “ka shkuar deri në absurditet” dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian “që të ndalojë së konsideruari Bosnje-Hercegovinën si një eksperiment”.

“Dy nga tre popujt konstituivë nuk e mbështesin rrugën kah po shkon Bosnje-Hercegovina, në mënyrën sesi myslimanët e paramenduan Bosnje-Hercegovinën, në të cilën kroatëve do t’ua zgjidhnin përfaqësuesit ‘e tyre', ndërkaq serbëve do t’ua merrnin pyjet, do t'ua merrnin tokat dhe më pas do të kërkonin që ne t’i të duartrokasim. Bosnje-Hercegovina e tillë nuk është e mundshme”, tha Dodik.

Parlamenti i Republikës Sërpska. Fotografi nga arkivi.

Ai theksoi se dy vendet më të rëndësishme për Bosnjën dhe Hercegovinën janë Serbia dhe Kroacia dhe shtoi se “marrëdhëniet e lidershipit mysliman nuk kanë qenë kurrë më të këqija me Kroacinë, ndërkaq që as me Serbinë nuk janë të shkëlqyera”.

“Kur i shtoni kësaj se ata u përfshinë edhe në konflikte me Hungarinë, krejtësisht pa nevojë. Veçanërisht të orkestruar me shumë urrejtje, ata po krijojnë një histori sesi një ndikim i dëmshëm rus po përhapet vazhdimisht këtu. Ata po përpiqen të shkatërrojnë palën serbe dhe kroate. Një Bosnje-Hercegovinë e tillë është e pamundur të ekzistojë. Është e nevojshme që sa më shpejtë t’i normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë, Hungarinë, Kroacinë, Kinën”, theksoi Dodik.

‘Kërcënimi ekzistencial’ i Bosnjës

 


Përfaqësuesi i ri i Lartë ndërkombëtar në Bosnje, Christian Schmidt, ka paralajmëruar Kombet e Bashkuara se situata paraqet “kërcënimin më të madh ekzistencial në periudhën e pasluftës” në Bosnje.

Shumica e analistëve pajtohen. Por, ata thonë se përderisa nuk mund të përjashtohet plotësisht mundësia se mund të ketë dhunë në shkallë të gjerë, një mundësi e tillë ka pak gjasa të ndodhë, për një sërë arsyesh.

“Unë mendoj se është kërcënim ekzistencial për Bosnjën, por jo në kuptimin që do të ketë kthim në luftën e stilit të viteve ‘90”, tha Toby Vogel, analist për Ballkanin Perëndimor dhe bashkëpunëtor në Këshillin e Politikave të Demokratizimit.

“Mendoj se kjo ka pak gjasa të ndodhë, ndoshta është edhe e pamundur – edhe pse nuk do të doja domosdoshmërish të thosha se kështu do të ndodhë”, shtoi ai.

Parlamenti i Republikës Sërpska veçse ka ndërmarrë disa iniciativa që mund të

 




Mirko Zeçeviq Tadiq ishte pjesëtar i Këshillit për Mbrojtje kroate gjatë luftës së Bosnjës. Ai kishte arritur moshën madhore në kohën kur shpërthyen luftimet më 1992 dhe më pas humbi këmbën e tij të djathtë gjatë konfliktit ndërmjet shumicës boshnjake, serbëve dhe kroatëve, që jetonin në ish-republikën Jugosllave.

Pothuajse tri dekada më vonë, 47-vjeçari, banor i Bërçkos, në veri të Bosnje e Hercegovinës, është pjesë e grupit për mbështetjen e veteranëve, që quhet Pravipozar.

“Ne humbën shumë në luftë: miq dhe të afërm. Asnjëri nga ne nuk fitoi diçka, pavarësisht se ku është”, tha Tadiq për shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.

Grupi për mbështetjen e veteranëve Pravipozar.
Grupi për mbështetjen e veteranëve Pravipozar.

Përveç se ndihmon ish-ushtarët nga të gjitha entitetet, ai dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi takohen edhe me gjeneratat e reja për t’iu treguar eksperiencat e tyre lidhur me tmerret e luftës në Ballkan.

“Ne duam të tërheqim vëmendjen në faktin se ne që ishim në atë luftë në vitet 1990 dhe që përjetuam sfidat më të mëdha, të theksojmë nevojën për të folur dhe për të ecur drejt një jete më të mirë. Ne nuk kemi nevojë të flasim për një luftë të re ose për një konflikt të ri”, tha Tadiq.

Mesazhi i këtyre veteranëve të luftës kishte një peshë të re më 2021 teksa u rrit frika për një shpërbërje të rrëmujshme të Bosnjës, e cila ende qeveriset sipas marrëveshjes së paqes të vitit 1995, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit, që ndan vendin në një federatë boshnjake dhe kroate dhe një entitet me shumicë serbe, e njohur si Republika Sërpska.

Këto shqetësime janë nxitur nga krizat kushtetuese dhe kërcënimet për shkëputjen e serbëve të Bosnjës, së bashku edhe me bojkotimin e planifikuar të zgjedhjeve kombëtare që mbahen më 2022. Ankesat e bëra për dekada të tëra kanë hidhëruar kroatët e Bonjës, të cilët janë të pakënaqur me përfaqësimin e tyre në institucionet federale dhe kombëtare.

Disa boshnjakë, dhe disa vëzhgues të jashtëm, kanë shprehur shqetësimin e tyre se nëse viti 2022 mund të jetë viti kur mund të gjitha këto pakënaqësi mund të çojnë në konflikt të armatosur.

“Viti i 2022, dhe ndoshta edhe një periudhë pak më e gjatë, do të jetë vendimtar”, tha Marko Prelec, konsulent dhe analist për Ballkanin, që punon edhe për Grupin e Krizave. Ai e cilëson atë si “ndoshta krizën më serioze, të paktën në 20 vjetët e fundit, pra që nga vitet e hershme të Dejtonit”.

Ai nuk është i vetmi që ka këtë mendim.

Vizita e Patrushevit - për “mercenarët” apo për diversionin në Ballkan? 22 shkurt, 2022 Bekim Bislimi Nevena Bogdanoviq Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai për “mercenarët” apo për diversionin në Ballkan?,. 24 qershor, 2021. Sekretari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev

 




Mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt.

Sipas këtyre raportimeve, që kanë arritur edhe në mediat ndërkombëtare, Patrushev do të bisedojë me zyrtarët serbë për pretendimet se “mercenarët” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina “do të luftojnë në Ukrainë kundër palës ruse”.

Ky informacion është prezantuar së voni nga ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Konfirmim zyrtar për këtë vizitë nuk ka ende, pasi Presidenca e Serbisë nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për çështjen në fjalë.

Paralajmërimi i kësaj vizite nga zyrtarët rusë është bërë në ditët kur konflikti midis Ukrainës dhe Rusisë po përshkallëzohet.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura. Putin po ashtu ka urdhëruar dërgimin e trupave atje.

Perëndimi ka nisur t’iu përgjigjet veprimeve të Moskës me sanksione të reja kundër individëve dhe rajoneve separatiste.

Rusia, në fakt, është nën sanksione qëkur ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014, dhe ka nisur mbështetjen për lëvizjen separatiste në lindje të Ukrainës.

Pyotr Tolstoy, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë. një Jaltë ose Potsdam të ri






Për zgjidhjen e krizës në Ukrainë është e nevojshme një konferencë, si ato që janë mbajtur në fund të Luftës së Dytë Botërore, paralajmëroi Pyotr Tolstoy, nënkryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, që ndryshe njihet si Duma ruse.

“Unë besoj se, pas të gjitha këtyre tensioneve, ne duhet të negociojmë. Sigurisht që na duhet një Jaltë e re ose një Potsdam i ri. Negociata reale për instalimin e sistemit të sigurisë në Evropë, e jo një bazë e NATO-s në kufijtë tanë”, tha Tolstoy në një intervistë për radion kombëtare belge (RTBF).

A është lufta midis Rusisë dhe Ukrainës e pashmangshme?

No media source currently available

0:000:04:090:00

Konferencat në Potsdam dhe Jaltë u mbajtën në vitin 1945. Pjesëmarrëse në to ishin Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Sovjetik.

Në Jaltë, në shkurt të vitit 1945, u ra dakord që Gjermania të ndahej në katër zona okupimi të pasluftës, që u vunë nën kontrollin e forcave ushtarake amerikane, britanike, franceze dhe sovjetike. Në zona të ngjashme u nda edhe qyteti i Berlinit.

Në konferencën në Potsdam, që u mbajt në korrik të të njëjtit vit, u ra dakord që Gjermania të ndahej në katër zona okupimi dhe që kufiri gjerman të zhvendosej në perëndim, ndërsa grupi i mbështetur nga Bashkimi Sovjetik, u njoh si Qeveri legjitime e Polonisë.

Pyotr Tolstoy është njëri nga 351 anëtarët e Dumës që Bashkimi Evropian i futi në listë të zezë, me vendimin e marrë më 22 shkurt, kur blloku miratoi sanksione të reja kundër Rusisë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...