Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/28

Marinari ukrainas “merr hak” për luftën! Fundos anijen super-luksoze të shefit të tij rus që furnizonte vendin me armë

 

Një marinar ukrainas në Mallorca të Spanjës ka fundosur një jaht luksoz me vlerë 7 milionë euro në pronësi të pronarit të tij rus, disa ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën.

Jahti super-luksoz, i quajtur Lady Anastasia, është me pesë kabina dhe është në pronësi të Alexander Mijeev, një ish-kreu i Korporatës Ruse të Helikopterëve. Ky i fundit, në vitin 2016 mori përsipër të furnizonte shtetin rus me armë.

Kjo ishte edhe aryesja pse marinari i identifikuar si D. Taras O, dyshohet se hapi valvulat e anijes duke bërë që ajo të mbytet pjesërisht, veprim për të cilin u arrestua.

Ai hapi një valvul në dhomën e motorit dhe një të dytën ku jeton ekuipazhi dhe dyshohet se u kërkoi tre anëtarëve të tjerë të ekuipazhit, gjithashtu ukrainas, të braktisnin anijen. Për tu siguruar që anija do fundosej, ai fiku valvulat e karburantit dhe energjinë elektrike në anije, sipas The Sun.

Pronari i kësaj anijeje është një kriminel që e bën jetesën duke shitur armë dhe tani ata vrasin ukrainas“, mësohet të ketë thënë marinari në momentin e arrestimit.

Në gjykatë, marinari, i cili ka punuar për anijen për një dekadë tha se fajësoi pronarin e tij Mijeev për prodhimin e armëve të përdorura për të sulmuar Ukrainën.

Ai tha se kishte parë lajme në televizion se si një raketë lundrimi ruse goditi një bllok banesash dhe supozoi se raketa ishte bërë nga shefi i tij.Marinari kujtoi se jetonte në një apartament të ngjashëm në Kiev dhe kërkoi të hakmerrej ndaj shefit të tij.

Pamjet e raketës Iskander që godet Ukrainën, dyshohet se është lëshuar nga Bjellorusia

 

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë një raketë e llojit Iskander që bie në Ukrainë.

Qeveria ukrainase pretendon se raketa është lëshuar nga Bjellorusia, vend aleat me Rusinë.

Në ditën e katër të agresionit rus në Ukrainë, është raportuar për më shumë sulme ajrore. Zyrtarët thonë se raketat balistike ruse janë lëshuar nga vende në Bjellorusi fqinje.

Për herë të parë që nga pushtimi i Rusisë, u dëgjuan paralajmërime për sulm ajror në qytetin lindor të Dnipro.

Sirenat kanë rënë edhe në kryeqytetin, Kiev.

Rusia për herë të parë ka pranuar sot se ushtarët e saj janë vrarë në luftime, por refuzoi të japë shifra.

BE thirrje Ukrainës: Aplikoni urgjentisht për tu bërë pjesë e Unionit!

 

Bashkimi Evropian pret të marrë kërkesën e Ukrainës për tu bashkuar me bllokun sa më parë.

Zyrtarët në Bruksel thanë se aplikimi duhet të vlerësohet menjëherë nga Këshilli dhe të merret vendimi nëse do të kërkohet opinion urgjent nga Komisioni Europian, sipas Guardian.

Që Ukraina të bëhet një vend anëtar i BE-së, ajo do të kalojë një periudhë të para-anëtarësimit me kohëzgjatje të ndryshme, gjatë së cilës vendi kandidat përshtat institucionet, standardet dhe infrastrukturën e tij për t’i mundësuar asaj të përmbushë detyrimet e tij si shtet anëtar.

Ditën e sotme, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje Bashkimit Evropian për anëtarësim urgjent në bllokun 27-anëtarësh të vendit sipas procedurave speciale.

Ukraina “çmend” Rusinë/ S’e prisnin rezistencën, Moska “në panik”, por vriten 14 fëmijë

 

Ushtria ukrainase pohoi se e diela ishte një ditë mjaft e vështirë për të, dhe se trupat ruse “kanë vazhduar bombardimin nga pothuajse çdo drejtim”.

Ministria ukrainase e mbrojtjes pohoi se që prej fillimit të pushtimit kanë humbur jetën 352 civilë, mes të cilëve fatkeqësisht, edhe 14 fëmijë. Por rezistenca vazhdon, madje në nivele të tilla sa duket se e ka befasuar Moskën. Kremlini priste një marrje shumë të shpejtë të Kievit, dhe duket kishte planifikuar një luftë të shkurtër, por nuk rezultoi ashtu . Rezistenca e fortë ukrainase, e ushtrisë por edhe civilëve vetë, nuk e ka lejuar Moskën të marrë kontrollin e qendrave të mëdha urbane, siç shpresonte.

Shpërthime të fuqishme zgjuan mëngjesin e sotëm banorët e Kievit dhe të qytetit tjetër të rëndësishëm, Kharkiv. Forcat ruse janë duke lëvizur tani në jug ku po kërcënojnë një port të rëndësishëm, dhe në veri nga ku po nisen trupa të tjera drejt Kievit.Pavarësisht kësaj, zyrtarët ukrainas e panë si një lloj fitoreje të vogël thirrjen e Rusisë për bisedime, ç’ka erdhi sipas tyre, edhe falë rezistencës së madhe që u bë në terren.

Armiku priste që të vinte e të hynte qetësisht në Ukrainë, por këtu për të, u hapën portat e ferrit. Lidershipi rus nuk e kupton se nuk është në luftë vetëm me forcat e armatosura të Ukrainës, është në luftë me të gjithë popullin ukrainas”, tha kryeministri Denys Shmyhal.

Por ekspertët ushtarakë ndërkombëtarë paralajmërojnë se është ende për të thirrur fitore, shkruan New York Times. Ato kujtojnë se forcat ushtarake ukrainase janë duke dhënë që tani maksimumin e tyre, kanë municione të kufizuara dhe më mijëra ushtarë rusë më të stërvitur se ata nuk janë nisur ende në luftë. Frika tani është se sa më shumë rezistencë të hasin forcat e tij, aq më shumë mund të acarohet Putini e të urdhërojë bombardime të plota masive mbi qytetet e Ukrainës, edhe pse siç thoshte në fillim, kërkonte që të kurseheshin civilet.

Amerika ashpërson masat ndaj Rusisë! Mbyll ambasadën e saj në Bjellorusi

 

Antony Blinken

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bllokuar pak më parë operacionet në ambasadën amerikane në Minsk të Bjellorusisë.

Në një deklaratë të mbajtur pak më parë, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se vendimi u mor për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë.

Ne i morëm këto hapa për shkak të çështjeve të sigurisë që rrjedhin nga sulmi i paprovokuar dhe i pajustifikuar nga forcat ushtarake ruse në Ukrainë,” tha Blinken.

Po ashtu, Blinken tha se stafi i ambasadës ka të drejtë të largohet nga vendit për shkak të luftës në Ukrainë.

Pamjet e trishta nga Kievi, viktima në rrugë dhe shkatërrime gjigante

 

Në ditën e pestë të luftës, panorama në kryeqytetin e Ukrainës është e trishtë.

Dëmet materiale janë të mëdha, ndërkohë që shpërthime janë ndjerë gjatë natës në disa pjesë të kryeqytetit.

Ukraina është në ditën e pestë të luftës. Sot do të mbahet takimi mes delegacioneve të Rusisë dhe Ukrainës në Bjellorusi, ndonëse presidenti Volodimir Zelensky nuk pret që të sjellë një zgjidhje për vendin e tij.

Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave

Ukraina do të kërkojë armëpushim dhe tërheqje të trupave ruse në takimin me delegacionin rus në Bjellorusi.

“Delegacioni ukrainas mbërriti në kufirin Ukrainë-Bjellorusi për të marrë pjesë në bisedimet me përfaqësuesit e Federatës Ruse”, thuhet në njoftimin nga presidenca ukrainase.

“Ëndrra” e Ukrainës/ Shkatërrohet avioni më i madh në botë në bazën ajrore të Kievit

 

Avioni më i madh në botë, Antonov AN-225 Mriya, u shkatërrua nga një sulm rus në një aeroport afër Kievit, sipas llogarisë zyrtare të qeverisë së Ukrainës në Twitter.

Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë”, tha Dmytro Kuleba, ministri i punëve të jashtme të Ukrainës.

“Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet të fortë, të lirë dhe demokratik evropian.”

Mriya, që përkthehet në “ëndërr”, ishte ulur në hangarin e saj në një bazë ajrore ukrainase në Hostomel, e cila kishte qenë vendi i përleshjeve intensive të enjten kur ushtria ruse mori kontrollin e bazës ajrore.

Imazhet satelitore nga Maxar Technologies tregojnë dëme të konsiderueshme në një pjesë të hangarit në të cilin ruhet AN-225.

Sistemi i Informacionit të Zjarrit për Menaxhimin e Burimeve të NASA-s zbuloi zjarre të shumta në aeroport, duke përfshirë edhe hangarin ku ruhet avioni.cnn

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...