Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/01

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan gjatë një fjalimi me video-lidhje të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë.





Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, përderisa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egëra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.


Walk out from the EU and its partners during the statement from Minister #Lavrov at the #ConferenceOnDisarmament this morning to show our support to Ukraine #StandWithUkraine pic.twitter.com/q6Tq8bdd1D

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda : Nëse Ukraina bie në duart e Putin, ne jemi të radhës!

 

Gitanas Nauseda

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë nuk duhet të ndihet i sigurtë kur bëhet fjalë për presidentin Putin.

Nauseda tha për CNN se nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ajo do të bjerë në duart e Putin, ne mund të jemi të radhës.

Asnjë vend në Bashkimin Evropian nuk mund të ndihet i sigurt tani. Po, Ukraina është objektivi numër një, por nëse ne nuk mund ta mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina do të bjerë, sigurohuni që ne do të jemi të radhës, se Rusia do të qëndrojë në dyert tona, “tha Nauseda për CNN kur u pyet nëse Putini mund ta kthejë vëmendjen e tij në shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.

Të hënën, Lituania së bashku me Estoninë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Letoninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë publikuan një letër të hapur duke i kërkuar BE-së që t’i japë menjëherë Ukrainës statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok.

Erdogan “bind” Lukashenkon: Bjellorusia nuk hyn në luftë në Ukrainë

 

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko deklaroi se forcat e vendit të tij nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin e Ukrainës, duke dhënë një rreze shprese se konflikti nuk do të zgjerohet.

Lukashenko, aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, e bëri të qartë se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë dhe as nuk do t`i bashkohet ndonjë aksioni ushtarak”. “Mund t’ia vërtetojmë këtë secilit. Për më shumë, udhëheqësia ruse nuk e ka ngritur kurrë këtë çështje me ne, përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë”, ka qenë komenti i tij.

Pati shqetësime të mëdha të hënën se Lukashenko po përgatitej të dërgonte forca ushtarake për t’iu bashkuar sulmit në Kiev. Por të paktën momentin, kjo frikë është davaritur. Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ai kishte diskutuar pushtimin rus në Ukrainë me liderin bjellorus. Biseda e tyre është fokusuar në masën më të madhe tek negociatat për armëpushim.

Ndonëse në bisedimet e një dite më parë mes palëve nuk u arrit një marrëveshje, negociatorët pohuan se takime të reja do të zhvillohen në ditët në vijim.

Histori nga lufta! Familja ukrainase kthehet në shtëpi dhe gjen vetëm plumba

 

Një familje nga Kievi vendosi të kthehej në banesë pas një nate të vështirë në një strehë, por gjeti vetëm plumba dhe shkatërrim.

CNN sjell historinë e Viktoriya dhe familjes së saj, të cilët u kthyen në banesë këtë mëngjes, pasi kaluan natën në një strehë dhe kuptuan se vendimi për t’u larguar i shpëtoi jetën.

Gjatë natës, plumbat kanë shpuar dy xhamat e banesës së tyre, ndërsa në dysheme kanë mbetur plumba të tjerë.

E kuptova se nuk ka asnjë vend ku mund të ndihem i sigurt tani. Shtëpia ime nuk është më kështjella ime. Gjatë gjithë kohës gjëmon, shpërthen, qëllon. Bëhet edhe më e shqetësuar në momentet e heshtjes, sepse e dini se ato nuk do të zgjasin“, tha Viktoriya për CNN.

Viktoriya dhe familja e saj kanë kaluar shumicën e kohës në strehimore. Ata kanë një djalë të vogël dhe shqetësohen se mund ta mbajnë të sigurt në banesën e tyre.

Jeta ndryshoi plotësisht në vetëm një moment dhe tashmë vendosin të tjerët për jetën tonë. Lufta ka zgjatur vetëm katër ditë deri më tani, por duket sikur ka qenë me ne për një kohë pafundësisht të gjatë. Është një ndjenjë e tmerrshme”, shtoi ajo.

Vdes 6-vjeçarja nga shpërthimet e rusëve në Ukrainë, mjekuTregojani Putinit këtë

Lufta në Ukrainë po i prek të gjithë, përfshirë fëmijët.

Një 6-vjeçare mbërriti e plagosur në një spital në Mariupol të dielën. Nëna e saj qëndroi jashtë ambulancës ndërsa i ati u fut brenda duke i qëndruar pranë ndërsa ishte i mbuluar me gjak.

Familja ishte në një supermarket në juglindje të qytetit kur nisën predhat ruse, raporton Associated Press. Një ekip mjekësor shkoi me urgjencë për të shpëtuar jetën e vajzës së vogël.

“Nxirre jashtë, nxirre jashtë, ne mund t’ia dalim”, bërtiste një punonjës i spitalit përpara se trupi i vajzës të vendosej në barelë dhe të futej brenda.

Mjekët dhe infermierët u përpoqën ta shpëtonin por ajo nuk i mbijetoi plagëve. Teksa po i vendoste oksigjen, një mjek pa kamerën dhe tha: “Tregoja këtë Putinit. Sytë e kësaj fëmije dhe mjekët që qajnë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

“I mbijetova ‘Urisë së Madhe’ e Hitlerit, do t’i rezistoj edhe ‘xhuxhit’ Putin”/ E moshuara ukrainase rrëmben zemrat e të gjithëve

 

Një e moshuar ukrainase ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve me trimërinë e treguar kundër forcave ruse.

Në mediat ukrainase qarkullon së fundmi një foto e një gruaje të moshuar e cila mban një tabelë në dorë.

Në të shkruhet se ajo i ka mbijetuar “Holdomorit” i cili njihet ndryshe edhe si “Uria e madhe” në Ukrainën sovjetike, periudhë e vështirë që vrau miliona ukrainas në vitet 1932-1933.

Më tej e moshuara shkruan se i ka mbijetuar gjithashtu edhe Hitlerit bashkë me Gjermaninë naziste.

Dhe në fund ajo shprehet se gjithashtu do t’i rezistojë edhe “xhuxhit” Putin dhe “bastardëve” të tij.

Ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus

 

Ukraina është në ditën e gjashtë të luftës, pasi presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi sulmin ndaj vendit fqinj. Pavarësisht se ditën e djeshme përfundoi raundi i parë i bisedimeve për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë ka përfunduar, nata ishte e përgjakshme ndërsa vijojnë sulmet.

Në pamje duket momenti kur ushtarët ukrainas i japin cigare pengut rus teksa e kontrollojnë nëpër krahë për t’i hequr municionet.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky të hënën në darkë i përshkruajti bombardimet në Kharkiv si krim lufte. Nëntë persona, duke përfshirë tre fëmijë, u vranë pasi bombat thërrmuese të dyshuara ruse shënjëstruan ndërtesa banimi në qytetin e dytë të Ukrainës.

Në deklaratat e tij përpara se të ndodhte sulmi në qendër të qytetit të Kharkivit, Zelensky tha se kishte dëshmitarë okularë dhe civilë që ishin shënjëstruar qëllimisht.

FOTO GALERI
1/7


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...