Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/01

Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ndodhet në Poloni.

 Stoltenberg nga Polonia i çon mesazh Rusisë: Po rrisim praninë ushtarake në lindje



Sekretari i përgjithshëm, Jens Stoltenberg ndodhet në Poloni.


Ai vizitoi forcat e NATO-s në Poloni, së bashku me presidentin polak, Duda.


“Ne po rrisim praninë tonë në lindje për të mbrojtur njerëzit tanë. Aleatët po rrisin mbështetjen për Ukrainën dhe po i imponojnë kosto Rusisë. Bota qëndron përkrah Ukrainës në thirrjen për paqe”, ka shkruar Stoltenberg.



Visited #NATO troops in #Poland with President @AndrzejDuda. We are increasing our presence in the east to defend & protect our people. Allies are stepping up support for #Ukraine & imposing costs on #Russia. The world stands with Ukraine in calling for peace. pic.twitter.com/SpfpDDT3th


— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 1, 2022

Parlamenti Evropian në këmbë duartroket Zelenskyn pas fjalimit: Ky është çmimi i lirisë.... Sot ishte ditë tragjike, po luftojmë për lirinë.

 



Gjatë seancës së jashtëzakonshme në Parlamentin Europian e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës, të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur fort për Ukrainën.











Në nisje të seancës, kryetarja e PE ka dhënë lajmin se do të nisin hetimet për krime lufte në Ukrainë, lajm i cili është pritur me duartrokitje nga eurodeputetët.


Në këtë seanacë mbajti një fjalim prekës presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ku ndër të tjera tha: Sot ishte ditë tragjike, po luftojmë për lirinë.


“Ne do  të fitojmë dhe jam i lumtur që ju nuk jeni vetëm duke folur për këtë por po e shikoni.  Do doja të dëgjoja që nga nju për ne të dëgjojmë që zgjedhja e ukrainës për europën për ju… Ky mengjes ishte tragjik për ne. Më shumë se 20 universitete janë në qytetin që u godit. Shumë të vdekur“.



Ai tutje vazhdoi: “Ky është çmimi i lirisë. Ne jemi duke luftuar për tokën tonë dhe për lirinë tonë. Ne po luftojmë për të mbijetuar. Ne jemi duke luftuar gjithashtu që të jemi anëtarë të barabartë në europë. Besoj se sot ne do t’i tregojmë të gjithë se kush jemi“.


“Pa ju Ukraina do  të jetë e vetme. Ne kemi treguar forcën tonë. Ne kemi provuar se ne jemi njësoj si ju. Tregoni se jeni me ne. Tregoni se nuk dop na lëshoni. Atëherë jeta do të fitojë mbi vdekjen”, përfundoi ai

Përfaqësuesit nga Evropa dhe aleatët e tjerë u larguan gjatë një fjalimi me video-lidhje të ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov në Konferencën e OKB-së për Çarmatimin në Gjenevë.





Një video e postuar nga delegacioni francez tregonte dhjetëra zyrtarë që largoheshin nga dhoma, përderisa Lavrov e nisi fjalimin e tij përmes lidhjes video.

Gjatë fjalimit të tij në Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Lavrov tha se nuk mori pjesë personalisht për shkak të atyre që ai i quajti masa “të egëra” nga Bashkimi Evropian në zbatimin e sanksioneve ndaj Rusisë pas pushtimit të paprovokuar të Ukrainës.


Walk out from the EU and its partners during the statement from Minister #Lavrov at the #ConferenceOnDisarmament this morning to show our support to Ukraine #StandWithUkraine pic.twitter.com/q6Tq8bdd1D

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda : Nëse Ukraina bie në duart e Putin, ne jemi të radhës!

 

Gitanas Nauseda

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda paralajmëroi se asnjë vend në Evropë nuk duhet të ndihet i sigurtë kur bëhet fjalë për presidentin Putin.

Nauseda tha për CNN se nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ajo do të bjerë në duart e Putin, ne mund të jemi të radhës.

Asnjë vend në Bashkimin Evropian nuk mund të ndihet i sigurt tani. Po, Ukraina është objektivi numër një, por nëse ne nuk mund ta mbështesim Ukrainën, nëse Ukraina do të bjerë, sigurohuni që ne do të jemi të radhës, se Rusia do të qëndrojë në dyert tona, “tha Nauseda për CNN kur u pyet nëse Putini mund ta kthejë vëmendjen e tij në shtetet baltike të Lituanisë, Estonisë dhe Letonisë.

Të hënën, Lituania së bashku me Estoninë, Bullgarinë, Republikën Çeke, Letoninë, Poloninë, Sllovakinë dhe Slloveninë publikuan një letër të hapur duke i kërkuar BE-së që t’i japë menjëherë Ukrainës statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për pranimin e saj zyrtar në bllok.

Erdogan “bind” Lukashenkon: Bjellorusia nuk hyn në luftë në Ukrainë

 

Lideri bjellorus, Alexander Lukashenko deklaroi se forcat e vendit të tij nuk do t’iu bashkohen trupave ruse në pushtimin e Ukrainës, duke dhënë një rreze shprese se konflikti nuk do të zgjerohet.

Lukashenko, aleat i ngushtë i presidentit Vladimir Putin, e bëri të qartë se “ushtria bjelloruse nuk po merr pjesë dhe as nuk do t`i bashkohet ndonjë aksioni ushtarak”. “Mund t’ia vërtetojmë këtë secilit. Për më shumë, udhëheqësia ruse nuk e ka ngritur kurrë këtë çështje me ne, përfshirjen tonë në konfliktin e armatosur. Ne nuk synojmë të marrim pjesë në këtë operacion special në Ukrainë në të ardhmen. Nuk ka nevojë”, ka qenë komenti i tij.

Pati shqetësime të mëdha të hënën se Lukashenko po përgatitej të dërgonte forca ushtarake për t’iu bashkuar sulmit në Kiev. Por të paktën momentin, kjo frikë është davaritur. Zyra e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan njoftoi se ai kishte diskutuar pushtimin rus në Ukrainë me liderin bjellorus. Biseda e tyre është fokusuar në masën më të madhe tek negociatat për armëpushim.

Ndonëse në bisedimet e një dite më parë mes palëve nuk u arrit një marrëveshje, negociatorët pohuan se takime të reja do të zhvillohen në ditët në vijim.

Histori nga lufta! Familja ukrainase kthehet në shtëpi dhe gjen vetëm plumba

 

Një familje nga Kievi vendosi të kthehej në banesë pas një nate të vështirë në një strehë, por gjeti vetëm plumba dhe shkatërrim.

CNN sjell historinë e Viktoriya dhe familjes së saj, të cilët u kthyen në banesë këtë mëngjes, pasi kaluan natën në një strehë dhe kuptuan se vendimi për t’u larguar i shpëtoi jetën.

Gjatë natës, plumbat kanë shpuar dy xhamat e banesës së tyre, ndërsa në dysheme kanë mbetur plumba të tjerë.

E kuptova se nuk ka asnjë vend ku mund të ndihem i sigurt tani. Shtëpia ime nuk është më kështjella ime. Gjatë gjithë kohës gjëmon, shpërthen, qëllon. Bëhet edhe më e shqetësuar në momentet e heshtjes, sepse e dini se ato nuk do të zgjasin“, tha Viktoriya për CNN.

Viktoriya dhe familja e saj kanë kaluar shumicën e kohës në strehimore. Ata kanë një djalë të vogël dhe shqetësohen se mund ta mbajnë të sigurt në banesën e tyre.

Jeta ndryshoi plotësisht në vetëm një moment dhe tashmë vendosin të tjerët për jetën tonë. Lufta ka zgjatur vetëm katër ditë deri më tani, por duket sikur ka qenë me ne për një kohë pafundësisht të gjatë. Është një ndjenjë e tmerrshme”, shtoi ajo.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...