2022-03-04

NATO: Hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur

 Një zyrtar i NATO-s ka thënë të enjten se hapësira ajrore e Kosovës mbetet e hapur.

Komandanti i KFOR-it ka autoritetin primar për përdorimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.”


Një mbyllje e tillë nuk do të kishte ndikim operacional. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin ditor të mandatit të saj sipas OKB-së”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s për Radion Evropa e Lirë.

Hapësira e ulët ajrore e Kosovës menaxhohet nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të Kosovës, e cila ofron shërbime për aeroplanët civilë gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të Kosovës me qëllim të aterrimit dhe ngritjes nga Aeroporti i Prishtinës.

Ndërsa, hapësira e lartë ajrore nga 6,250 e më lart, e hapur për trafikun komercial nga viti 2014, është nën kontrollin e Hungarisë, përkatësisht të HungaroControl-it, i cili ofron shërbimet teknike të kontrollit të trafikut në këtë lartësi.

Kjo për shkak se Kosova ende nuk ka arritur kapacitete për të menaxhuar hapësirën e lartë ajrore.

Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të kërkojë nga NATO-ja mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë.

Qeveria e Kosovës nuk i është përgjigjur Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë çështje.


Pas nisjes së pushtimit rus në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka vendosur më 27 shkurt disa sanksione ekonomike kundër Rusisë, duke përfshirë edhe mbylljen e hapësirës ajrore për aeroplanët rusë.

Të mërkurën, më 2 mars, njëjtë kanë vendosur edhe Shtetet e Bashkuara.

Vendimin e njëjtë e kanë marrë edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Mali i Zi ka nisur procedurën për marrjen e vendimit për mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë, kurse kundër një vendimi të tillë janë Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Shqipëria kërkon votën për rezolutën kundër agresionit rus në Ukrainë

 Shqipëria dhe 95 vende të tjera janë bashkuar si bashkësponzorizues për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara mbi agresionin rus në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, u ka bërë thirrje vendeve që të votojnë pro saj dhe ta mbështesin Ukrainën, duke thënë se “një front i bashkuar dhe në rritje zgjedh paqen, sigurinë dhe Kartën e OKB-së në vend të luftës së paligjshme”.

“Kjo është zgjedhja me të cilën përballet bota sot. Votoni PO!”, ka shkruar Xhaçka.

Duke votuar këtë rezolutë, riafirmohet rëndësia parësore e Kartës së Kombeve të Bashkuara në promovimin e ligjit ndër popujt. Gjithashtu, kjo rezolutë kërkon edhe respektimin e Artikullit 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara që thotë se “të gjithë anëtarët do të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre ndërkombëtare me mjete paqësore në mënyrë të tillë që paqja, siguria ndërkombëtare dhe drejtësia të mos rrezikohen”.

Putin deklaron për mercenarë shqiptarë në Ukrainë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

 Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka ka mohuar edhe njëherë lajmet, kësaj here nga presidenti Vladimir Putin, se në Ukrainë është shtuar numri i mercenarëve nga Shqipëria.

Xhaçka deklaroi se Shqipëria do të vijojë punën me aleatët për t’i dhënë fund agresionit rus ndaj popullit të Ukrainës.



news image


“Nuk ka mercenarë shqiptarë në Ukrainë! Kjo është një gënjeshtër që Moska vazhdon ta përsërisë pa turp! Shqipëria qëndron me Ukrainën dhe do të vazhdojë të punojë me të gjithë aleatët dhe partnerët për të ndihmuar në përfundimin e agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj popullit të Ukrainës. Zoti i bekoftë ata”, ka shkruar ministrja Xhaçka.

Putin: Po shtohen mercenarët shqiptarë e luftëtarët kosovarë në Ukrainë

 Rusia tenton sërish të përfshijë Ballkanin në luftën në Ukrainë. Kësaj here ka qenë vetë presidenti Vladimir Putin që pretendon se po shtohen mercenarët nga vendet e treta që marrin pjesë në konflikt. 

Ne kemi vërejtur gjithnjë e më shpesh paraqitjen e mercenarëve nga vendet e treta, duke përfshirë nga Shqipëria dhe Kroacia, luftëtarë kosovarë, madje edhe xhihadistë me përvojë në luftimet në Siri”, shprehet presidenti Putin.

Këtë shqetësim ia përcolli kancelarit gjerman, Olaf Schoz, me të cilin zhvilloi një bisedë telefonike që ka zgjatur një orë. Pika e vetme e diskutimit ka qenë lufta në Ukrainë.

Putin i tha kancelarit gjerman se mbi 6 mijë shtetas të huaj po mbahen peng dhe po përdoren si mburojë njerëzore nga radikalët, teksa i bëri thirrje Perëndimit që të punojë për lirimin dhe largimin e tyre nga Ukraina./A2news

Stafi i centraleve bërthamore në Ukrainë po mbahet peng

 Stafi i centraleve bërthamore ukrainase, në Zaporizhja dhe Çernobil, po mbahet peng nga forcat ruse, dhe po punon nën kërcënimin e armëve, sipas ish-udhëheqësit të inspektoratit bërthamor në Ukrainë.

Sulmet ruse mbi centralet bërthamore kanë bërë që të ketë reagime të mëdha nga shtete të ndryshme.

Sulmi mbi këto centrale po cilësohet si mjaft i rrezikshëm dhe me efekt të madh.

Lufta në Ukrainë, zëvendëspresidentja e ShBA-së Kamala Harris. udhëtonë drejt Polonisë

 Për shkak se situata në mes Ukrainës dhe Rusisë nuk është duke u përmisuar madje vetëm sa po shkon duke u keqësuar, ShBA pritet që të dërgojë në Poloni zëvendëspresidenten e tyre, Kamala Harris.

Sipas raportimeve të CNN, Harris pritet të udhëtojë për në Poloni si shenjë mbështetje për Ukrainën, duke theksuar se Ukraina aktualisht është në një fazë të re të rrezikshme.



news image

Ky udhëtim vjen gjithashtu pas udhëtimit të fundit ndërkombëtar të Harris në Këshillin e Sigurimit të Mynihut në Gjermani, ku ajo u takua me aleatët dhe partnerët e SHBA-së. ditës së sotme, autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se 47 persona janë vrarë pas një sulmi ajror rus në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv.

“Më 3 mars, 47 persona (38 burra dhe 9 gra) u vranë nga një sulm ajror rus në një zonë të banuar në Çernihiv”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken : NATO nuk synon konflikt, por është e gatshme për të

 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar të premten në Bruksel – para takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s – se ndonëse aleanca nuk “synon konflikt” është “e gatshme” për të dhe do të mbrojë territoret e vendeve anëtare, teksa Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën.

Deklaratat e tij kanë ardhur pasi aleatët e NATO-s kanë thënë se janë të bashkuar kundër agresionit rus, mirëpo nuk kanë gatishmëri për të mbyllur hapësirën ajrore mbi Ukrainë.

Zyrtarët ukrainas kanë kërkuar këtë mbyllje, në mënyrë që të shmangin sulmet ajrore të Rusisë.

Gjuha diplomatike dhe sanksionet financiare të Perëndimit janë ashpërsuar teksa rritet numri i viktimave civile dhe refugjatëve nga pushtimi që ka mbushur një javë.

“Aleanca jonë është mbrojtëse. Ne nuk duam konflikt”, ka thënë Blinken.

“Mirëpo nëse konflikti vjen te ne, ne jemi të gatshëm për të dhe do të mbrojmë secilin inç të territorit të NATO-s”.

Pak para nisjes së takimit, Blinken dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, kanë përmendur edhe sulmet në një central bërthamor të Ukrainës, në Zaporizhzhya, të cilat presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka konsideruar “terrorizëm bërthamor” të presidentit rus, Vladimir Putinit.

Zyrtarë bërthamorë kanë thënë se nuk kanë vërejtur rritje të rrezatimit.

Stoltenberg ka dënuar sulmet ndaj civilëve dhe ka thënë se sulmi ndaj centralit bërthamor tregon “sa e pamatur është kjo luftë, për rëndësinë e përfundimit të saj dhe rëndësinë që Rusia të tërheqë trupat dhe të angazhohet me qëllim të mirë në përpjekjet diplomatike”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Putin, ka thënë të enjten, 3 mars, se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.

Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...