Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/07

Rusia kërkon armëpushim/ Ukrainasit nuk e besojnë, Londra: Rusët nuk po avancojnë!

 

Mediat shtetërore ruse raportuan se Moska do të hapë korridorë të rinj humanitarë në disa qytete ukrainase gjatë ditës së sotme, për t’i lejuar civilëve evakuimin.

Në njoftimin e ministrisë ruse të mbrojtjes përmenden disa qendra të banuara të rëndësishme si Kievi, Kharkivi, Sumy e Mariupoli. Por nga ana e ukrainasve, ka vetëm heshtje. Pohimet e Moskës janë pritur me skepticizëm, e jo pa të drejtë.

Dy herë dështoi hapja e rrugëve për të lejuar banorët të largoheshin nga Mariupoli, në juglindje të vendit dhe mbrëmjen e një dite më parë, disa civilë mes tyre edhe dy fëmijë, u vranë në afërsi të Kievit; faji i vetëm i tyre ishte se kërkuan t`i shpëtonin bombave dhe tmerrit të një lufte që nuk e kishin menduar kurrë se do të vinte tek ata.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia vazhdoi të bombardonte Mariupolin gjatë orëve të armëpushimit, duke e shkelur hapur atë e duke shkaktuar konfuzion mes njerëzve, të cilët nisën të ktheheshin mbrapsht sërish. Mëngjesin e sotëm, zjarri i artilerisë ruse u përplas mbi qytetin port Mykolaiv. Në një mesazh në Facebook, kryebashkiaku i tij, Oleksandr Senkevych, shkruante se forcat e Moskës kanë shënjestruar ndërtesa rezidenciale e postoi dhe pamje të një blloku apartamentesh në flakë. Ai paralajmëroi se ka shumë predha të pashpërthyera në qytet. “Kujdes mos u afroni, mos i ngrini dhe mos u përpiqni t`i lëvizni nga vendi vetë”, është shprehur Senkevych. Sulmi i ri rus erdhi një ditë pasi forcat ukrainase kishin zmbrapsur një mësymje te armikut dhe kishin marrë sërish kontrollin e aeroportit lokal.

Pavarësisht sulmeve që kanë ndërmarrë, forcat ruse sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes pak kanë avansuar këto 48 orë, të penguar nga rezistenca ukrainase dhe mbështetja e dobët logjistike. Si zor që Moska të ketë arritur ndonjë objektiv të saj sipas planit kohor”, thuhet në raportin e inteligjencës së ministrisë së mbrojtjes në Londër.

“Putin mund ta humbasë luftën”, admirali britanik: Gjendja e ushtrisë ruse skandaloze

 

Forcat e ‘sfilitura’ të Vladimir Putinit mund ta humbasin luftën në Ukrainë, thotë një komandant i lartë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.

Admirali Sir Tony Radakin analizon situatën e ushtrisë, dhe del në përfundimin se gjendja e trupave të Moskës është shumë e keqe e pushtimi “nuk po shkon aspak mirë”.

Kur nisi sulmi  në 24 shkurt, u mendua gjerësisht se ishte e pashmangshme që tanket ruse do të hynin në Kiev brenda disa orësh. Megjithatë një sërë goditjesh strategjike dhe rezistenca e jashtëzakonshme jo vetëm e forcave ukrainase, por edhe e civilëve, bëri që fushata e Moskës të dilte nga parashikimet.

Komentet e Radakin, ish kreu i Marinës Mbretërore britanike, erdhën në mesin e raporteve se 8 avionë luftarakë rusë janë rrëzuar brenda 24 orësh. Rusët, në kundërshtim me doktrinën e tyre ushtarake, u detyruan për here te pare të pranojnë se i janë vrarë më shumë se 500 ushtarë.

Dhe në atë që po shihet si një “shembull i turpshëm paaftësie”, autokolona gjigande me qindra mjete ushtarake dhe 15 mijë trupa ruse, ka mbetur në vend e nuk po avancon më. Objektivi i saj ishte rrethimi i Kievit dhe mposhtja e moralit ukrainas, por ky operacion tani llogaritet të ketë një vonesë të tmerrshme, duke i dhënë akoma edhe më shumë forcë zërave që thonë se shefi i Kremlinit nuk do të arrijë ta mbajë për një kohë të gjatë fushatën ushtarake kundër vendit fqinj.

Ministria e Jashtme ruse akuzon Greqinë për fushatë kundër Rusisë: Armët do ju kthehen mbrapsh

 

Zëdhënësja  e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria  Zakharova në një postim të saj në faqen e ambasadës ruse në Facebook, ka akuzuar Greqinë, ku sipas saj, po zhvillohet  një fushatë e paprecedentë antiruse, duke theksuar ndër të tjera se “zyrtarët e lartë të Athinës i lejojnë vetes të bëjnë akuza të rënda kundër Rusisë dhe lidershipit të saj”.

“Europa, përfshirë Greqinë, është regjistruar plotësisht në radhët e avokatëve të Kievit, ndërsa histeria rusofobike e kultivuar nga autoritetet ka arritur pikën kulminante.

Dërgimi i armëve në Ukrainë është tërësisht i gabuar, pasi  armët do të kthehen kundër civilëve, përfshirë homogjenëve grekë, të cilët po përdoren si mburoja njerëzore nga batalionet nacionaliste ukrainase dhe që tashmë kanë rënë viktimë e kësaj taktike çnjerëzore “-thekson ajo.

Duke vazhduar me gjuhën e ashpër, Zakharova thotë se Athina mbështet aktivisht sanksionet e BE-së, me direktivën kolektive të Brukselit, qielli grek u mbyll për linjat ajrore ruse,ndërsa duke dhënë urdhër për të pezulluar të gjithë bashkëpunimin në fushën e kulturës, udhëheqja greke është gati të fshijë trashëgiminë e përbashkët historike.

“Koha do të vendosë gjithçka në vendin e vet, do të tregojë se kush kishte të drejtë dhe kush në momentin kritik, tregoi mungesë mprehtësie, bëri zgjedhjen e gabuar”, përfundon zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse.

“Deklaratat e fundit e Maria Zakharova, si dhe postimet e ambasadës ruse në Athinë, fatkeqësisht janë të papranueshme, ato nuk janë në përputhje me praktikën diplomatike, si dhe me lidhjet historike që bashkojnë popujt e Greqisë dhe Rusisë“-ka qënë përgjigja e zëdhënësit të ministrisë së Jashtme greke i cili ndër të tjera në deklaratën për shtyp thekson:

“Politika e jashtme greke është një politikë parimore dhe bazohet gjatë gjithë kohës në respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare. Greqia bashkëvendos dhe respekton vendimet e marra në Organizatat Ndërkombëtare në të cilat ajo merr pjesë, ndër të tjera, BE  dhe NATO”.

Dita e 12-të e luftës në Ukrainë/ Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

 

Sot lufta Rusi-Ukrainë ka hyrë në ditën e 12-të, ndërsa ende nuk ka shenja paqeje. Herët në mëngjes, perëndimi i Kievit është goditur nga luftime të ashpra ajrore ruse. Këtë të hënë pritet dhe raundi i tretë i bisedimeve mes dy palëve, ndërsa nuk është dhënë asnjë detaj deri më tani.

19:40 Fëmijët shtrëngohen pas prindërve mes lotësh/ Pamjet rrënqethëse nga largimi i ukrainasve nga lufta

Lufta Rusi-Ukrainë shënon sot ditën e 12-të, ndërsa e vetmja zgjdhje është largimi nga vendi. Pamjet flasin vetë, të vdekur, banesa të shkatërruara, qytete të braktisura, largime masive. Largimet masive nuk kanë reshtur që nga dita e parë e luftës, pavarësisht rrezikut se mund t’i kapnin plumbat rusë gjatë rrugës.

19:00 Përfundon raundi i tretë i bisedimeve Ukrainë-Rusi

Raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë i mbajtur në Bjellorusi përfundoi, pas më pak se tre orësh. Zyrtarët rusë janë shprehur se do diskutohet sërish për armëpushim për largimin e civilëve. Kujtojmë se raundi i parë i bisedimeve u mbajt më 28 shkurt dhe i dyti më 3 mars në Bjellorusi.

18:47 Forcat ruse sulmojnë konsullatën shqiptare në Kharkiv

Ushtria ruse ka sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme për Evropën. Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një mesazhi në Twitter, duke dënuar sulmin.

18:17 Në dy javë mbi 1 milion qytetarë largohen nga Ukraina

Nga fillimi i pushtimit rus, më shumë se një milion e gjysmë njerëz janë larguar nga Ukraina. Krahasuar me vitin 2015 që shënoi një nga flukset më të mëdha të emigrantëve shkaktuar nga lufta në Siri, ku 1.3 milionë njerëz mbërritën në Evropë brenda një viti. Në dy javë, më shumë se dyfishi i njerëzve që mbërritën në Itali nga deti në tetë vitet e fundit, u larguan nga Ukraina.

18:14 Ushtria ruse vret kryetarin e një bashkie në Ukrainë

Ushtria ruse ka qëlluar për vdekje kryebashkiakun e Hostomelit, siç raportojnë zyrtarët në Ukrainë. Hostomel është një qytet pranë Kievit, dhe aty fushë ajrore që ka shërbyer si pikë strategjike për Ukrainë, që ndodhet në ditën e 12-të të pushtimit rus.

18:02 Heronjtë e heshtur të Ukrainës në ndihmë të civilëve

Ushtarët janë ata që u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve në këto ditë rreziku. Janë ata të cilët kanë udhëhequr disa prej evakuimeve ku disa prej tyre u ndërprenë për shkak të sulmeve. Në këto kohë kanë harruar veten e tyre dhe primare janë qytetarët ukrainas.

18:00 OKB: Mbi 406 civilë të vrarë në Ukrainë

Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se janë mbi 406 civilë të vdekur nga sulmet ruse në Ukrainë, ndërsa jemi në ditën e 12-të.

14:48 Shqipëria pjesë e listës së vendeve armike të Rusisë

Rusia ka miratuar të hënën një listë të vendeve dhe territoreve që kryejnë veprime “jomiqësore” kundër Rusisë, kompanive dhe qytetarëve të saj. Në listën e shpallur, renditen shtetet që vendosen ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë, pas fillimit të pushtimit në Ukrainë. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria. Lista përfshin SHBA-të, Kanadanë, vendet e BE-së, Mbretërinë e Bashkuar, Ukrainën, Malin e Zi, Zvicrën, Shqipërinë, Andorrën, Islanden, Lihtenshtajnin, Monakon, Norvegjinë, San Marinon, Maqedoninë e Veriut. Nuk mungojnë as Japonia, Korea e Jugut, Australia, Zelanda e Re, Singapori dhe Tajvani.

14:35 Caritas ngre alarmin: 100 mijë fëmijë jetimë në Ukrainë

Një sirenë alarmi është ngritur nga Caritas për fëmijët jetimë në Ukrainë. Numri i tyre ka shkuar në 100 mijë. Disa janë braktisur nga prindërit dhe disa të tjerëve u janë vrarë. Mësohet se dhjetëra shoqata polake u aktivizuan për ditë të tëra, për të organizuar transportin e tyre me trena dhe autobusë, në përpjekje për t’i nxjerrë jashtë vendit. Mijëra fëmijë kanë mbërritur tashmë në Poloni dhe qeveria, në bashkëpunim me Caritas-in, kanë ngritur një qendër në jug të vendit ku fëmijët regjistrohen dhe më pas strehohen në zona të ndryshme të Polonisë.

14:07 Zelensky bën thirrje për bojkot të naftës ruse

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në konferencën e tij ditore ka bërë thirrje për më shumë sanksione kundër Rusisë. Ai tha se pushtimi i vazhdueshëm i forcave ruse në ukrainë tregon se Rusia nuk ka braktisur planet e saj kundër Ukrainës.

13:12 Ministri i Jashtëm i Rusisë do të takohet me homologun ukrainas

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba. Këtë njoftim e ka bërë me dije ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë të shkurtër për mediat të hënën, duke shtuar se edhe ai do të marrë pjesë në takimin

12:59 Australia paralajmëron Kinën: Kujdes, po ndoqe rrugën e Rusisë…

Kryeministri Australian, Scott Morrison foli më herët për Rusinë dhe Ukrainën, por e përdori këtë konflikt edhe si paralajmërim të qartë për vendet e tjera lidhur me kërcënimin që paraqet sipas tij Kina.

12:48 Admirali britanik: Gjendja e ushtrisë ruse skandaloze

Forcat e ‘sfilitura’ të Vladimir Putinit mund ta humbasin luftën në Ukrainë, thotë një komandant i lartë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar. Admirali Sir Tony Radakin analizon situatën e ushtrisë, dhe del në përfundimin se gjendja e trupave të Moskës është shumë e keqe e pushtimi “nuk po shkon aspak mirë”.

12:45 Ukraina merr rreth 20 mijë raketa nga SHBA dhe vendet e NATO-s

Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të NATO-s i kanë dërguar Ukrainës deri më tani 17,000 raketa antitank dhe 2 mijë raketa anti-ajrore, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN.

12:38 Luftime të ashpra rreth Kievit

Luftime të ashpra janë shënuar herët në mëngjes në një hapësirë të madhe nga veriu në perëndim të Kievit. Sipas raportimeve armiku është duke shkatërruar Bucha-n, Hostomel-in, Vorzel-in dhe Irpin-in.

12:23 Rusia kërcënon Gotlandin, suedezët: Na fusni në NATO

Lufta e Ukrainës ka ringjallur frikën e vjetër prej Rusisë në Suedi, e sidomos në ishullin e saj strategjik të Gotlandt. Nuk i dihet kurrë se çfarë ndodh, thonë banorët e shqetësuar, disa prej të cilëve kanë nisur të grumbullojnë ushqime e të interesohen për strehimet më të afërta anti-ajrore.

11:44 Historia që fshihet pas fotos së familjes së vrarë në Irpin

Të hënën, faqja e parë e Nju Jork Times dhe shumë gazetave të tjera italiane dhe ndërkombëtare si Repubblica, La Stampa dhe El Pais publikuan një seri fotosh që tregonin një familje ukrainase të vrarë nga një predhë artilerie.

11:36 “Luftë dixhitale ndaj Rusisë!”, zbulohet hapi i radhës nga ministri ukrainas

Ministri ukrainas Mykhailo Fedorov nuk ka ndenjur duarkryq ndërkohë që vendi i tij përfshihet nga bombardimet e vazhueshme nga sulmet ruse. Nga streha e tij nëntokësore në një vend sekret në Kiev, siç raporton BBC, Fedorov po bën një luftë dixhitale kundër Rusisë, duke përdorur armën e tij të preferuar, mediat sociale.

11:30 Kina: Jemi të gatshëm të ndërmjetësojmë Rusinë me Ukrainën

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, tha se Pekini është i gatshëm të ndërmjetësojë Rusinë dhe Ukrainën. Wang nuk dha detaje të mëtejshme se çfarë nënkuptonte me rolin e ndërmjetësimit, apo nivelin e përfshirjes së mundshme të Kinës.

11:28 Rusia kërkon armëpushim/ Ukrainasit nuk e besojnë

Mediat shtetërore ruse raportuan se Moska do të hapë korridorë të rinj humanitarë në disa qytete ukrainase gjatë ditës së sotme, për t’i lejuar civilëve evakuimin. Në njoftimin e ministrisë ruse të mbrojtjes përmenden disa qendra të banuara të rëndësishme si Kievi, Kharkivi, Sumy e Mariupoli. Por nga ana e ukrainasve, ka vetëm heshtje. Pohimet e Moskës janë pritur me skepticizëm, e jo pa të drejtë.

10:02 Autoritete ukrainase: 8 të vrarë në Kharkiv gjatë 24 orëve të fundit

Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës ka njoftuar se të paktën 8 persona kanë vdekur si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit gjatë 24 orëve të fundit.

09:47 Koridoret humanitare/ Ukraina reagon pas deklaratës së Rusisë

Ukraina ka thënë se propozimi i Rusisë për korridoret humanitare që çojnë refugjatët në Bjellorusi ose Rusi ishte “plotësisht imoral”. Një zëdhënës i presidentit ukrainas tha se qytetarët ukrainas duhet të lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre përmes territorit ukrainas.

09:31 Kina do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, ka njoftuar se Kryqi i Kuq i Kinës do të ofrojë ndihmë humanitare për Ukrainën. Ndërsa bëri thirrje për vazhdimin e bisedimeve diplomatike, ai theksoi se miqësia e Kinës me Rusinë është “e fortë” dhe perspektivat për bashkëpunim janë shumë të gjëra.

09:18 Ministria e Jashtme ruse akuzon Greqinë për fushatë kundër Rusisë

Zëdhënësja  e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria  Zakharova në një postim të saj në faqen e ambasadës ruse në Facebook, ka akuzuar Greqinë, ku sipas saj, po zhvillohet  një fushatë e paprecedentë antiruse, duke theksuar ndër të tjera se “zyrtarët e lartë të Athinës i lejojnë vetes të bëjnë akuza të rënda kundër Rusisë dhe lidershipit të saj”.

Forcat ruse sulmojnë konsullatën shqiptare në Kharkiv

 

Ushtria ruse ka sulmuar edhe konsullatën shqiptare në Kharkiv. Lajmi u bë me dije nga Ministria e Punëve të Jashtme për Evropën.

Në lidhje me ngjarjen e rëndë ka reaguar ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, përmes një mesazhi në Twitter, duke dënuar sulmin.

Shqipëria dënon ashpër agresionin #rus që çoi në shkatërrimin e Konsullatës së Nderit të Shqipërisë në Kharkiv. Autorët duhet të mbajnë përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e ministrise.

2022/03/05

Arsyeja e frikshme e ecjes së pazakontë të Vladimir Putin mund të ketë lidhje me KGB

 Vladimir Vladimiroviç Putini ( lindi më 7 tetor 1952) është presidenti i Rusisë. Ka qenë kryeministër nga viti 1999 deri në vitin 2000. President nga 2000 deri më 2008 dhe përsëri kryeministër nga 2008 deri më 2012. Nëna e tij ishte nënpunëse në një fabrikë, ndërsa i ati i tij ishte marins i një nëndetseje.


Lindi në Leningrad (tani Shën Petersburgu), u diplomua në Universitetin Publik të Leningradit, në degën e Juridikës në vitin 1975. Pas diplomimit filloi të punojë në Shërbimin Sekret të Bashkimit Sovjetik-KGB. Një kohë jetoi në Gjermani dhe pasi u kthye në Leningrad ishte anëtari i Administratës së Universitetit. Putin në vitet 1991-92 ishte ndihmëskryetari i Kryetarit tē Komunës, dhe po ashtu Kryetari i Komitetit për Mardhëniet Ndërkombëtare të Këshillit të Kuvendit. Gjatë viteve 1998-99 ishte kryetari i Shërbimeve Sekrete të Federatës Ruse - FSB, në të njejtën kohë ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Në 16 gusht 1999 filloi të punojë si Kryeministri i Rusisë. Me dorëheqjen e Boris Jelcinit më 31 dhjetor 1999, në bazë të Kushtetutës u bë Kryetari i vendit për tre muaj, deri tek zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet presidenciale Putin fitoi më shumë se 50% të votave, dhe u zgjodh Kryetari i Rusisë. Më 7 maj 2008 vendin e mori Dimitri Medvediev.

I lindur në Leningrad, sipas biografisë së tij: Në vetën e parë, të shtypura për fushatën presidenciale të vitit 2000) fëmijëri të varfër, kaloi në një shtëpi të përbashkët. Gjyshi nga babai, Spiridon Putin, ka punuar si kuzhinier në një dacha në shërbim të Stalinit dhe Leninit. Nëna e tij, Maria Ivanovna Putina (1911-1998), ishte një punëtor dhe babai i tij, Vladimir Putin Spiridonoviç (1911-1999), vitet tridhjetë e hershme ishte në submariner marinës sovjetike. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, i ati i tij u hartua nga NKVD në një grup sabotazhi. Dy vëllezërit e vjetra kanë lindur në vitet tridhjetë, dhe një vdiq në muajt e parë të jetës, i dyti vdiq nga difteria gjatë rrethimit të Leningradit.

Putin ka një diplomë në të Drejtën Ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetin Shtetëror të Leningradit në vitin 1975. Anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai është hartuar në fund të KGB në studimet. Gjatë karrierës së tij si anëtar dhe më pas udhëheqës të organizatës së fshehtë, e cila zgjati nga 1975 deri më 1991, ai kaloi pesë vjet në DresdenRepublika Demokratike Gjermane. Pas rënies së regjimit të Gjermanisë Lindore, Putin u thirr në Bashkimin Sovjetik dhe u kthye në Leningrad, ku, që nga qershori i vitit 1991, u hyjnë në Seksionin Çështjeve Ndërkombëtare të Universitetit të Shtetit, të dorëzuar në Molçanov Zëvendës Drejtori Juri. Në pozitën e tij të ri, rinsaldò Anatolj marrëdhëniet Sobçak me e kryetarit të atëhershëm të Leningradit me: Sobçak kishte punuar si Asistent Profesor gjatë viteve të Putinit universitare dhe ishte mbikqyrësi i tij. Presidenti i ardhshëm dha dorëheqjen nga shërbimet e sigurisë gusht 20, 1991 gjatë grushtit të shtetit të dështuar, i mbështetur nga KGB kundër Gorbaçovit.

Më 24 shtator 2011, ndërsa fliste në kongresin e partisë Rusia e Bashkuar, Medvedev njoftoi se do të rekomandonte partinë të emëronte Putinin si kandidatin e saj presidencial.

Putin fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2018 me më shumë se 76% të votave.Mandati i tij i katërt filloi më 7 maj 2018 dhe do të zgjasë deri në vitin 2024. Në të njëjtën ditë, Putin ftoi Dmitry Medvedev për të formuar një qeveri të re. Më 15 maj 2018, Putin mori pjesë në hapjen e lëvizjes përgjatë autostradës së urës së Krimesë. Tre ditë më pas, Putin nënshkroi dekrete për formimin e qeverisë së re.[6] Më 25 maj, Putin njoftoi se nuk do të kandidonte për president në vitin 2024, duke e justifikuar këtë vendim në përputhje me Kushtetutën ruse.

Më 15 mars 2020, Putin udhëzoi të formohej një grup pune nga Këshilli i Shtetit për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Putin emëroi kryebashkiakun e Moskës Sergey Sobyanin si kreun e grupit.[8]

Më 22 mars 2020, pas një telefonate me kryeministrin italian Giuseppe Conte, Putin organizoi ushtrinë ruse që të dërgonte mjekë ushtarakë, automjete speciale dezinfektuese dhe pajisje të tjera mjekësore në Itali, e cila ishte vendi evropian më i goditur nga pandemia COVID-19.

Më 24 mars 2020, Putin vizitoi një spital në Kommunarka të Moskës, ku mbahen pacientë me koronavirus, me të cilët foli ashtu si dhe me mjekët Ai filloi të punonte vetëm në zyrën e tij në Novo-Ogaryovo. Sipas Dmitry Peskov, Putin kryen teste ditore të koronavirusit, dhe se shëndeti i tij nuk ishte në rrezik.

Në shtator 2021, Ukraina zhvilloi stërvitje ushtarake me forcat e NATOs Kremlini paralajmroi NATOn se nëse do të zgjeronte infrastrukturën ushtarake në Ukrainë do të shkelte "vijën e kuqe" të Putinit. Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov, mohoi akuzat se Rusia po përgatitej për një pushtim të Ukrainës.

Më 30 nëntor 2021, Putin deklaroi se një zgjerim i NATOS në Ukrainë, veçanërisht vendosja e çdo lloj rakete me rreze të gjerë, të aftë të godasin çdo qytet rus ose sistemet raketore mbrojtëse të vendit të ngjashme me ato të Polonisë dhe Rumanisë, do të ishte një "vijë e kuqe" për Kremlinin. Putin i kërkoi presidentit Joe Biden garanci ligjore që NATO nuk do të zgjerohej drejt lindjes dhe se nuk do të vendoste "sisteme armësh që na kërcënojnë në afërsi të territorit rus". Megjithatë, Shba-ja dhe NATO i refuzuan kërkesat e tij.

Kremlini në mënyrë të vazhdueshme mohoi se kishte plane për të pushtuar Ukrainën. Putini i hodhi poshtë frikërat e tilla si "alarmiste".

Në dhjetor 2021, një sondazh i Levada Center zbuloi se 50% e rusëve besonin se ishte faji i Shba-së dhe NATOs për krizën ruso-ukrainase, 16% besonin se ishte faji i Ukrainës kurse vetëm 4% besonin se ishte faji i Rusisë. Megjithatë, më 7 shkurt 2022, gjeneral-koloneli rus në pension Leonid Ivashov, i cili është aktiv në politikë si kryetar i Asamblesë së Oficerëve Rus, bëri thirrje publikisht që Putin të jepte dorëheqjen për kërcënimet për një pushtim "kriminal" të Ukrainës.

Në shkurt 2022, Putin paralajmëroi se pranimi i Ukrainës në NATO mund ta inkurajojë Ukrainën të rimarrë kontrollin mbi Krimenë e aneksuar nga Rusia ose zonat e sunduara nga separatistët pro-rusë në Donbas, duke thënë: "Imagjinoni që Ukraina është një anëtare e NATO-s dhe një operacion ushtarak [për të rimarrë Krimenë".] fillon. Çfarë - do të luftojmë me NATO-n? A ka menduar dikush për këtë?"[30] Më 7 shkurt 2022, Putin tha në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron se "Një numër idesh, propozimesh [të Macronit] ... janë të mundshme si bazë për hapat e mëtejshëm. Ne do të bëjmë gjithçka për të gjetur kompromise që i përshtaten të gjithëve." Putin premtoi se Rusia nuk do të kryente ndërhyrje të reja ushtarake afër Ukrainës.


Analistët e inteligjencës thonë së fundmi se mënyra e çuditshme e ecjes së presidentit rus Putin me një këmbë qartazi të ngurtësuar, dhe një krah të palëvizuar teksa tjetri lëkundet, mund të ketë lidhje me trajnimin e tij ushtrak që ka marrë dikur në shërbimet e KGB.




Analizat tregojnë se Putin me një këmbë më të ngrirë se tjetra dhe nga krahët e tij qëndron palëvizur, teksa i majti lëkundet natyrshëm.





Studiuesit thonë se kjo ka lidhje me trajnimin e armëve që lideri ka marrë në shërbimet sovjetike të inteligjencës KGB – ku arriti në rangun lejtnant para shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.




Studiues nga Portugalia, Italia e Holanda shkruanin: “Sipas këtij manuali, operativët e KGB instruktoheshin të mbanin armën e tyre afër krahut të djathtë dhe të lëviznin të anuar në njërën anë, që supozohet se i lejon atyre të nxjerrin armën më shpejt kur përballen me një armik”.



Të tjerë sugjerojnë se Putin ka marrë mjekime steroide për t’u bërë më agresiv.





Ish minsitri i jashtëm britanik Lord David Owen thotë se dyshon për përdorimin e steroidëve prej ndryshimeve në fytyrën e Putin, që vijnë nga drogat stimuluese të muskujve.






Lord Owen tha për Times Radio: “Shikoni fytyrën e tij si ka ndryshuar, ajo tani ka formë ovale. Disa njerës thonë ‘oh, është kirurgji plastike ose Botox, por unë nuk i besoj këto.





“Ai ose merr steroidë anabolikë ‘bodybuilder-at’, ose merr kortiko-steroidë, ne e kemi parë që ai pëlqen të tregojë shpesh muskujt e tij”.




Ndërsa për ecjen me njërën këmbë të ngrirë, ai tha: “Është një njeri që ka qëndrur në izolim total, nuk takon njeri, qëndron me kilometra larg të tjerëve. Kjo tregon se merr steroide, por edhe droga të tjera”.



Lord Owen thotë se steroidët anabolikë shtojnë sensin e agresionit te një person, shkruan britanikja The Mirror.



Flori Bruqi

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...