2022-03-07

Rusia kërkon armëpushim/ Ukrainasit nuk e besojnë, Londra: Rusët nuk po avancojnë!

 

Mediat shtetërore ruse raportuan se Moska do të hapë korridorë të rinj humanitarë në disa qytete ukrainase gjatë ditës së sotme, për t’i lejuar civilëve evakuimin.

Në njoftimin e ministrisë ruse të mbrojtjes përmenden disa qendra të banuara të rëndësishme si Kievi, Kharkivi, Sumy e Mariupoli. Por nga ana e ukrainasve, ka vetëm heshtje. Pohimet e Moskës janë pritur me skepticizëm, e jo pa të drejtë.

Dy herë dështoi hapja e rrugëve për të lejuar banorët të largoheshin nga Mariupoli, në juglindje të vendit dhe mbrëmjen e një dite më parë, disa civilë mes tyre edhe dy fëmijë, u vranë në afërsi të Kievit; faji i vetëm i tyre ishte se kërkuan t`i shpëtonin bombave dhe tmerrit të një lufte që nuk e kishin menduar kurrë se do të vinte tek ata.

Zyrtarët ukrainas thonë se Rusia vazhdoi të bombardonte Mariupolin gjatë orëve të armëpushimit, duke e shkelur hapur atë e duke shkaktuar konfuzion mes njerëzve, të cilët nisën të ktheheshin mbrapsht sërish. Mëngjesin e sotëm, zjarri i artilerisë ruse u përplas mbi qytetin port Mykolaiv. Në një mesazh në Facebook, kryebashkiaku i tij, Oleksandr Senkevych, shkruante se forcat e Moskës kanë shënjestruar ndërtesa rezidenciale e postoi dhe pamje të një blloku apartamentesh në flakë. Ai paralajmëroi se ka shumë predha të pashpërthyera në qytet. “Kujdes mos u afroni, mos i ngrini dhe mos u përpiqni t`i lëvizni nga vendi vetë”, është shprehur Senkevych. Sulmi i ri rus erdhi një ditë pasi forcat ukrainase kishin zmbrapsur një mësymje te armikut dhe kishin marrë sërish kontrollin e aeroportit lokal.

Pavarësisht sulmeve që kanë ndërmarrë, forcat ruse sipas zyrtarëve britanikë të mbrojtjes pak kanë avansuar këto 48 orë, të penguar nga rezistenca ukrainase dhe mbështetja e dobët logjistike. Si zor që Moska të ketë arritur ndonjë objektiv të saj sipas planit kohor”, thuhet në raportin e inteligjencës së ministrisë së mbrojtjes në Londër.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...