Centrali bërthamor në Zaporizhzhia
Në Ukrainë ishte një natë e gjatë dhe shpeshherë e frikshme, jo vetëm për njerëzit atje por edhe për qytetarët e tjerë të Evropës. Centrali më i madh bërthamor në Ukrainë, Zaporizhzhia, u raportua se u sulmua nga rusët në orët e para të së premtes së 4 marsit.
Liderë të ndryshëm si Joe Biden, Justin Trudeau dhe Boris Johnson, biseduan gjatë natës me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.Sulmi ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së premtes sipas orës lokale në Ukrainë.
Krejt çfarë dihet deri më tani për sulmin rus në centralin bërthamor në Ukrainë.
Përreth zonës së centralit kanë qenë duke u zhvilluar luftime prej disa ditësh.U konfirmua se sulmi nuk shkaktoi pasoja aq të mëdha sa të shkaktonte fatkeqësi bërthamore.
Ekspertët raportuan se nuk ka rritje të nivelit të radioaktivitetit.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian pas sulmit.
Zelensky tha se nëse vazhdojnë bombardimet, fatkeqësia mund të jetë më e madhe se ajo e Çernobilit që ndodhi në vitin 1986.
Shtëpia e Bardhë tha se ka informacione se aktualisht nuk ka rrezik të lartë nga rritja e nivelit të radioaktivitetit.
Centrali bërthamor Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë.