2022-03-07

ShBA, Gjermania e Franca bashkohen kundër Putinit: Lëvizjet ruse s’do të mbeten pa përgjigje

 Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti amerikan Joe Biden kanë rënë dakord që dekretet e presidentit rus Vladimir Putin që i njohin dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainë si të pavarura “nuk do të mbeten pa përgjigje”, tha zëdhënësi i Scholz

Në një deklaratë të hënën, zëdhënësi i Scholz tha se Scholz foli me Biden dhe Macron të hënën në mbrëmje për “situatën e përkeqësuar” pasi Putin i njohu zyrtarisht dy të ashtuquajturat Republika Popullore të Donetsk dhe Luhansk të hënën, raporton CNN.






“Të tri palët ranë dakord se kjo lëvizje e njëanshme e Rusisë është një shkelje e qartë e Marrëveshjes së Minskut. Gjermania, Franca dhe SHBA-ja dënuan ashpër vendimin e presidentit rus. Kjo lëvizje nuk do të mbetet pa përgjigje”, tha zëdhënësi.


Scholz, Biden dhe Macron shprehën solidaritetin e tyre me Ukrainën dhe përgëzuan reagimin e kujdesshëm të Ukrainës aktualisht, të udhëhequr nga presidenti Volodymyr Zelensky.

“Partnerët ranë dakord të mos heqin dorë nga angazhimi i tyre ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, do të bëhet çdo përpjekje për ta parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës”, përfundoi zëdhënësi.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...