2022-03-11

A po dorëzohet Rusia? “Putini është gati për marrëveshje kompromisi me Zelenskin”?!

 


NGA: IDRIZ MORINA 
Ministri i Jashtëtm rus Ivanov duke i pëshpëritur Putinit

Një spekulim i ri është përhapur në tregjet financiare Perëndimore, aty ku së pari u përfol edhe sulmi bërthamor, tashmë po shpresohet ana tjetër e luftës, paqja.

“Tregjet po thashethemnojnë se Putini është gati për marrëveshje kompromisi me Zelenskin”, shkruan Bajra duke iu referuar bursave Perëndimore, si tregjet kryesore.

“Kemi bërë progres të konsiderueshëm në një kompromis me Ukrainën”, ka deklaruar Putini.

“Zelenski nuk ka deklaruar asgjë deri më tani!”

Më tej ai jep një vlerësim se cilat janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë Putinin të ofrojë marrëveshje. “Mbetet ta shohim, por një gjë është e rëndësishme ta ri-shikojmë: Asnjë nga sanksionet nuk do të tërhiqen përderisa Rusia nuk tërhiqet komplet nga Ukraina duke përfshirë Krimenë! Si duket sanksionet ekonomike, harxhimi i parasë si edhe ngushtimi i fytit financiar ka mbështetur Rusinë për muri”, ka shkruar Bajra.

Ndërsa, në kundërshtim me këtë rrjedhje të informacioneve ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi “të tmerrshëm” nga Rusia. Ai e ka quajtur obsesion të sëmurë dhe fantazi ruse, gënjeshtrën për armë biologjie dhe kimike, se kinse gjenden në Ukrainë.

“Obsesioni maniak me të cilin zyrtarë të ndryshëm rusë fantazojnë për armë ose rreziqe biologjike ose kimike që nuk ekzistojnë në Ukrainë është thellësisht shqetësues dhe në fakt mund ta çojë Rusinë në përgatitjen e një operacioni tjetër të tmerrshëm të flamurit të rremë. Ky cicërimë është për rekord”, shkruan Kuleba në një cicërimë të tij.

Ndërsa, sot nga mediat citohet Putini që urdhëroi ushtrinë ruse të sistemoj 16 mijë 'vullnetarë' të huaj për të luftuar në Ukrainë të premten, ndërsa lufta atje hyri në javën e tretë.

Ai po ashtu është cituar se nuk e ka ndërmend të kërkojë falje.

Zhelinski i heshtur

Presidenti ukrainas Zhelinski ka shkuar sot se ka biseduar me presidentin finlandez Sauli Niinisto, ku ka diskutuar për perspektivat për bisedimet e paqes. “Ne duhet ta ndalojmë luftën së bashku! Faleminderit për mbështetjen tuaj për Ukrainën në luftën kundër agresionit. Kjo është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku duhet t'i japim fund katastrofës humanitare të shkaktuar nga Rusia. #StopRusia”, ka shkruar një cicërimë në tviter Zelenskim e vetmja për sot deri më tani.

Zelenski nuk e ka përmendur sot në asnjë rast Putinin deri më tani, madje as viktimat, përveç agresionin. Një zbutje retorike, që ende nuk është komentuar as nga mediat botërore.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes presidenti amerikan Joe Biden, ka shkruar se Presidenca e tij po i nxit investimet në mënyrë që të mund të prodhojnë më shumë në Amerikë, t’i forcojnë zinxhirët e furnizimit dhe të lëvizin mallrat në treg me kosto më të ulëta.

“Dhe unë po e shtyj Kongresin të kalojë planin tim për të ulur koston e gjërave thelbësore si ilaçet me recetë dhe energjia”, ka shkruar Biden, duke treguar masat që po i ndërmerrë qeveria amerikane për të evituar disa pasoja që po shkaktohen si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër Rusisë.

Por, ashpërsinë retorike dhe të masave goditëse e ka vazhduar qeveria britanike.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss, ka njoftuar se ka sanksionuar 386 anëtarë të Dumës Shtetërore Ruse për shkak të mbështetjes së pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini.

“Ne nënkuptojmë atë që themi. Me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të gjymtojmë ekonominë ruse dhe do të prishim makinën luftarake të Putinit”, ka kërcënuar ajo.

Menjëherë pas jehonës së lajmeve interne se Putini mund ta pranojë kompromisin për t’i dhënë fund luftës pushtuese në Ukrainë, tregjet europiane klanë reaguar pozitivisht, dhe më pozitivisht pritet të reagojnë.

“Tregjet po ngriten nga lajmi pozitiv se Putin mund të jetë dakorduar për një kompromis me ukrainasit për ta ndal luftën", ka shkruar Bajra pak minuta më vonë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...