2022-03-10

Gjendja aktuale e luftës Ukrainë-Rusi, Gjermania dhe Franca thirrje Vlladimir Putin-it

 

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Sipas një leximi të Pallatit Elysée, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe Putin kanë zhvilluar një telefonate trepalëshe ditën e sotme.

Gjithashtu, Scholz dhe Macron ngulën këmbë se çdo zgjidhje për krizën duhet të negociohet midis Rusisë dhe Ukrainës.

Elysée bën me dije se të tre udhëheqësit kanë premtuar se do të mbeten në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të ardhshme.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po takohen të enjten jashtë Parisit për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë.

Zëvendës-presidentja amerikane vizitë në Varshavë: Do të bëjmë gjithçka për Ukrainën

 

Polish Prime Minister Mateusz Morawiecki (R) greets US Vice President Kamala Harris as she arrives for a meeting at the office of the Prime Minister of Poland in Warsaw, Poland, March 10, 2022. - Harris will attend meetings about the war in Ukraine. (Photo by SAUL LOEB / POOL / AFP) (Photo by SAUL LOEB/POOL/AFP via Getty Images)

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka vizituar sot Poloninë, ku ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe presidentin polak Andrzej Duda.

Takimi kishte për qëllim të tregonte përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e rajonit. Harris tha se SHBA-të janë të përgatitura të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

“Ajo që është në rrezik, pikërisht në këtë moment, janë disa nga parimet udhëzuese rreth aleancës së NATO-s. Dhe në veçanti, çështja e rëndësisë së mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial dhe në këtë rast të Ukrainës,” tha Harris në një konferencë shtypi.

Harris tha se prania e saj në Varshavë ishte një sinjal i përkushtimit amerikan ndaj aleancës ushtarake.

“Jam këtu në Poloni si një shprehje e marrëdhënieve të qëndrueshme dhe të rëndësishme, që, përsëri, ka qenë e gjatë, por në veçanti për çështjen e Ukrainës është e unifikuar dhe është e qartë: ne do të bëjmë gjithçka së bashku në partneritet, në solidaritet për të mbështetur. çfarë është e nevojshme pikërisht në këtë moment për sa i përket nevojave humanitare dhe të sigurisë së Ukrainës dhe popullit ukrainas”, tha ajo.

Harris u përpoq të përforconte lidhjet bashkëpunuese midis Shteteve të Bashkuara dhe Polonisë lidhur me sigurimin e Ukrainës me avionë luftarakë.

“Dëshiroj të jem shumë i qartë. Shtetet e Bashkuara dhe Polonia janë të bashkuara në atë që kemi bërë dhe janë të përgatitur për të ndihmuar Ukrainën dhe popullin e Ukrainës – fund,” tha Harris

Dëmet nga pushtimi rus, Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën

 

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet jo në opinione abstrakte.

Ndërsa ka mbajtur një fjalim, ai ka bërë me dije se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO – dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin Ukrainën.

Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

Gjithashtu ai ka thënë se Rusët kanë krijuar një “katastrofë humanitare” në Ukrainë  dhe se kërkon që të poshtërojë popullin ukrainas dhe “t’i bëjë ata të gjunjëzohen dhe të marrin bukën dhe ujin nga duart e tyre”.

“Ne nuk u bëmë skllevër dhe nuk do të bëhemi kurrë – sepse ky është shpirti ynë dhe ky është fati ynë,” tha Zelensky.

Teksa ka shprehur keqardhjen për dëmet që pushtuesit u kanë bërë Ukrainës, Zelensky tha se pas luftës, gjithçka do të rindërtohet në standardet më të larta dhe planifikimi nga qeveria tashmë është duke u bërë.

Harris në Poloni: Jo avionëve Mig29, por as sherr me aleatët!

 

E nisi me Poloninë, do ta vazhdojë me Rumaninë vizitën e saj dy ditore zv/presidentja amerikane, Kamala Harris, fokusi i të cilës është pushtimi rus në Ukrainë dhe ndikimi i luftës në rajon.

Vizita e saj në Varshavë erdhi në mesin e një mosmarrëveshjeje të papritur diplomatike lidhur me furnizimin e Ukrainës me avionë luftarakë. Qeveria polake doli dy ditë më parë me një plan për të transferuar në  bazën amerikane në Gjermani, avionët e saj të prodhimit rus, MiG-29, në mënyrë që ato më pas t’u jepen pilotëve ukrainas për të luftuar me forcat ruse. Në këmbim, SHBA-ja do ta furnizonte Poloninë me avionët e prodhimit amerikan.

Por, Polonia nuk e kishte ndarë paraprakisht këtë ide me administratën e presidentit amerikan, Joe Biden, para se ta bënte publike. Prandaj, Pentagoni menjëherë e hodhi poshtë këtë ide si të paqëndrueshme. Harris megjithatë, u përpoq t`i ulte gjakrat. SHBA ka diskutuar prej kohësh më Poloninë mbi rrugët më të mira për t`i ofruar Ukrainës asistencë sigurie. KY dialog absolutisht që do të vazhdojë, u shpreh ajo në takimin me kryeministrin polak, Mateusz Morawiecki.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, sqaroi një ditë më parë se vizita e Harris  nuk ishte e lidhur me avionët dhe shtoi se kjo çështje po “trajtohet përmes kanaleve ushtarake”.

Sulmi ndaj maternitetit dhe spitalit të fëmijëve në Ukrainë, reagon ashpër Polonia dhe Vatikani

 

Polish President Andrzej Duda speaks during a press conference with the US Vice President at Belwelder Palace in Warsaw, Poland, March 10, 2022. - US Vice President Kamala Harris pays a three-day trip to Poland and Romania for meetings about the war in Ukraine. (Photo by SAUL LOEB / POOL / AFP) (Photo by SAUL LOEB/POOL/AFP via Getty Images)

Presidenti polak Andrzej Duda e ka quajtur një “akt barbarie dhe gjenocidi” sulmin rus në një maternitet dhe spital të fëmijëve në Ukrainë. Gjithashtu ai ka bërë thirrje për sanksione të mëtejshme kundër Moskës.

Pas një takimi dypalësh me zëvendës-presidentin e SHBA-së Kamala Harris, Duda e falënderoi atë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Ai kërkoi më shumë ndihmë për Ukrainën nga komuniteti ndërkombëtar në këtë situatë të tepër të vështirë për të.

“Ukraina duhet të ndihmohet dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në këtë drejtim,” tha ai.

Lidhur me refuzimin e SHBA-së të një plani polak për të dërguar avionë luftarakë të epokës sovjetike në Ukrainë përmes një baze ajrore SHBA-NATO në Gjermani, ai tha se Polonia ishte gati të furnizonte avionët luftarakë në Ukrainë, por donte që ky të ishte një vendim i përbashkët dhe jo vetëm i Polonisë.

Po ashtu edhe Sekretari i Shtetit i Vatikanit, Pietro Parolin ka shprehur shqetësimin për bombardimin rus të një materniteti dhe spitali për fëmijë në Mariupol, Ukrainë, duke e quajtur atë një veprim të papranueshëm.

Ai përsëriti dëshirën e Vatikanit për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë, dhe pse, sipas tij, hapësira për negociata është e vogël.

Ministri i Jashtëm rus krahason sërish Kosovën me Ukrainën, Lavrov përmend shqiptarët

 

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov krahasoi sërish Kosovën me Ukrainën këtë të enjte, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

Ai tha se kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti, por kur bëhet fjalë për  rusët në Ukrainë, kjo nuk mund të ndodhë.

“Kur Kosova shpalli pavarësinë, Perëndimi e duartrokiti. Por pse shqiptarët lejohen ta bëjnë këtë, dhe rusët në Ukrainë jo? Shqiptarët u lejuan të punojnë në këtë drejtim nga Perëndimi”, tha Lavrov në konferencë për mediat pas takimit me homologun ukrainas, Kuleba.

Edhe më parë Lavrov e ka krahasuar Kosovën me Ukrainën.

Kujtojmë se gjatë viteve ’90 shqiptarët përjetuan vrasje, përdhunime e shfarosje nga serbët, të cilët ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por pjesë të territorit të tyre.

Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Takimi në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij ukrainas, Dmytro Kuleba përfundoi pa marrëveshje mes dy vendeve.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku  raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 17 persona dhe tre kanë vdekur, mes tyre një fëmijë.

Dita 15-të e luftës/ Takimi Lavrov-Kuleba në Antalia pa marrëveshje! Rusia kërcënon Perëndimin

 

Kjo e enjte ka shënuar ditën e 15-të të luftës në Ukrainë. Takimi në Antalia të Turqisë mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe atij ukrainas, Dmytro Kuleba përfundoi pa marrëveshje mes dy vendeve.

Rusia ka përshkallëzuar sulmet ndaj civilëve teksa ukrainasit nxitonin të arratiseshin përmes korridoreve të evakuimit. Mbrëmjen e së mërkurës rusët bombarduan një maternitet në Mariupol, ku  raportohet se deri më tani janë plagosur të paktën 17 persona dhe tre kanë vdekur, mes tyre një fëmijë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha ky është një genocid dhe vijoi të bënte thirrjet për të ndaluar fluturimin në qiellin e Ukrainës. Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë armë kimike në Ukrainë. Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit të luftës në Ukrainë.

14:56 Dëmet nga pushtimi rus, Zelensky: Do të rindërtojmë Ukrainën

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka kërkuar partnerëve të Ukrainës në mbarë botën që të ofrojnë zgjidhje të bazuara në realitet jo në opinione abstrakte. Ndërsa ka mbajtur një fjalim, ai ka bërë me dije se liderët po mblidhen për të diskutuar luftën dhe anëtarësimin e Ukrainës në NATO – dhe thekson se ai e di se cilët nga ata liderë po mbështesin Ukrainën. Për luftën, ai thotë se burrat dhe gratë ukrainase po mbrojnë shtetin e tyre për të pesëmbëdhjetën ditë dhe kanë zmbrapsur sulmet në zona kyçe.

14:16 Zëvendës-presidentja amerikane vizitë në Varshavë: Do të bëjmë gjithçka për Ukrainën

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris ka vizituar sot Poloninë, ku ka zhvilluar edhe një takim me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki dhe presidentin polak Andrzej Duda. Takimi kishte për qëllim të tregonte përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e rajonit. Harris tha se SHBA-të janë të përgatitura të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s.

13:36 Wesley Clark: Putin do të përfundojë si Milloshevici, NATO-ja në luftë po iu prekën kufijtë

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Wesley Clark, njeriu që drejtoi fushatën e bombardimeve të aleancës kundër forcave serbe në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, thotë se vendet e saj e NATO-s sot duhet të bëjnë gjithçka që munden për të mbështetur forcat ukrainase në fushën e betejës. Megjithatë, sa i takon mundësisë së zonës së ndalim-fluturimit mbi Ukrainë, aty ndan mendimin se aleanca duhet të mbetet brenda kufijve të saj. Clark sheh një tjetër mënyrë ndëshkimi për Vladimir Putinin.

13:35 Gjendja aktuale e luftës Ukrainë-Rusi, Gjermania dhe Franca thirrje Putin-it

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Sipas një leximi të Pallatit Elysée, kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe Putin kanë zhvilluar një telefonate trepalëshe ditën e sotme. Gjithashtu, Scholz dhe Macron ngulën këmbë se çdo zgjidhje për krizën duhet të negociohet midis Rusisë dhe Ukrainës. Elysée bën me dije se të tre udhëheqësit kanë premtuar se do të mbeten në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të ardhshme.

11:35 Lavrov: Putini nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn! Ukrainasit i morën propozimet, presim përgjigjen e tyre

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se Putin nuk ka refuzuar asnjë takim me Zelenskyn. Ai theksoi se propozimet e Rusisë janë marrë nga pala ukrainase, ndërsa tashmë presin përgjigjen e tyre.

11:30 Ministri i Jashtëm rus krahason sërish Kosovën me Ukrainën, Lavrov përmend shqiptarët

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov krahasoi sërish Kosovën me Ukrainën këtë të enjte, pas takimit me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba.

11:01 Takimi me Lavrov, ministri i Jashtëm ukrainas: S’ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se nuk ka asnjë marrëveshje me Rusinë, pas takimit me homologun rus, Sergey Lavrov. Ai u shpreh se nuk ka marrëveshje për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.

10:42 Britania e Madhe vendos sanksione ndaj shtatë biznesmenëve rusë

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj shtatë oligarkëve rusë, në kuadër të një mase të marrë kundër Rusisë, në luftën me Ukrainën. “Nuk mund të ketë strehë të sigurt për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit në Ukrainë ”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson. Disa prej tyre janë: Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev.

10:26 Deklarata e fortë e Rusisë: Nuk do të marrë më pjesë në Këshillin e Evropës

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se nuk do të marrin më pjesë në Këshillin e Evropës, organizatën kryesore të të drejtave të njeriut në kontinent.  Siç shkruan edhe “The Guardian”, Kremlini tha se anëtarët e NATO-s po minonin trupin evropian të krijuar për të mbështetur të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.  Një ditë pas nisjes së sulmit rus në Ukrainë, më 24 shkurt, Këshilli Europian pezulloi të drejtat e përfaqësimit të Rusisë.

09:50 Shpërthimi në maternitetin e Mariupol, konfirmohen 3 të vdekur

Tre persona kanë vdekur pasi u plagosën nga një sulm rus me bombë në një maternitet në Ukrainën jugore. Lajmi është dhënë nga Këshilli i qytetit të Mariupolit pak para mesditës së të enjtes. Ende nuk ka një shifër përfundimtare të viktimave dhe të plagosurve, por raportet paraprake thanë se të paktën 17 persona u plagosën nga bombardimet.

09:17 Ukrainë, sot janë planifikuar tre evakuime të tjera në rajonin Sumy
Kreu i administratës rajonale Dmytro Zhyvytsky tha se tre korridore evakuimi janë planifikuar të hapen në rajonin verilindor të Ukrainës Sumy të enjten.

Në kanalin e tij zyrtar Telegram, ai shtoi se rrugët e propozuara të evakuimit u vendosën për të filluar në orën 9 të mëngjesit me orën lokale (02:00 ET), me civilë që shkojnë në Poltava, rreth 160 kilometra larg Ukrainës qendrore.

08:53 Ministri i jashtëm turk: Qëllimi ynë të bashkojmë Zelenskyn dhe Putin
Kështu është shprehur ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu, duke shpjeguar se “objektivi ynë kryesor është të bashkojmë tre liderët”, duke iu referuar edhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

08:44 Bombardohet shtëpia në Kharkiv, 4 të vdekur, mes tyre 2 fëmijë
Forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, përfshirë dy fëmijë. Shërbimet Shtetërore të Emergjencave të Ukrainës (SES) njoftuan se forcat ruse sulmuan një shtëpi banimi pranë qytetit të Kharkiv, duke vrarë katër persona, duke përfshirë dy fëmijë.

8:30 Rusët i vranë gruan dhe dy fëmijët/ Pamjet tragjike, burri mban në duar foto e tyre

Një burrë ukrainas mësoi në mënyrën më të keqe të mundshme vdekjen e tre familjarëve të tij, gruas dhe dy fëmijëve. Ata u vranë nga një predhë ruse duke parë një postim që tregonte trupat e tyre të pajetë në Twitter. Tetiana Perebyinis dhe dy fëmijët e tyre, Mykyta, 18 dhe Alisa, 9 vjeç, vdiqën në qytetin e Irpin teksa po arratiseshin.  Në vitin 2014, ata u larguan nga Ukraina lindore për t’u vendosur në Kiev pas luftimeve mes ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...