2022-03-11

Rusia bllokon faqet e REL-it dhe disa mediave të huaja

 

Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë

Disa faqe të Radios Evropa e Lirë (REL) dhe faqet ruse të mediave, BBC dhe Deutsche Welle, janë bllokuar në Rusi, sipas grupit vëzhgues, GlobalCheck.

Është raportuar edhe për bllokim të platformave, Facebook, Twitter, dhe dyqaneve online të Apple dhe Google.

Ky hap është marrë në orët e para të 4 marsit dhe vjen pas disa kërcënimeve ndaj Radios Evropa e Lirë dhe mediave tjera për mbulimin e luftës në Ukrainë.

Kjo bllokadë ua pamundëson rusëve qasjen në Shërbimin rus të Radios Evropa e Lirë.

Shërbimet rajonale të REL-it, Sever.realii, Sibir.realii dhe Kavkaz.realii, janë bllokuar po ashtu në Rusi.

Faqja e Current Time, televizionit në gjuhën ruse – projekt i Radios Evropa e Lirë dhe Zërit të Amerikës – është bllokuar nga autoritetet ruse nga 28 shkurti, ndonëse shërbimi ka gjetur mundësi për të shmangur bllokadën.

Gazetarët e mediumit Meduza, me bazë në Letoni, që transmeton në gjuhën angleze dhe ruse, kanë thënë se “gjithçka tregon se faqja jonë është bllokuar në Rusi”.

“Këto kohëra do të kalojnë. Ne do të vazhdojmë punën”, kanë thënë ata.

Zyrat e Shërbimit rus të REL-it kanë pranuar gjashtë njoftime nga rregullatori i mediave në Rusi, Roskomnadzor më 2 mars, duke kërcënuar me bllokim të faqeve.

Rregullatori ka thënë se materialet e publikuara “kanë qenë qëllimshëm të rreme për sulmet e supozuara ruse në territorin e Ukrainës” në mënyrë që të “krijojnë panik mes njerëzve”.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Putin, ka thënë të enjten, 3 mars, se “operacioni special ushtarak” në Ukrainë është duke shkuar sipas planit dhe i ka konsideruar ushtarët rusë si heronj.

Komentet televizive të Putinit kanë qenë në kundërshtim me deklaratat e qeverive të Perëndimit dhe agjencive të inteligjencës se fushata ushtarake e Putinit po përballet me probleme logjistike, gabime taktike dhe rezistencë më të madhe sesa është pritur nga Ukraina.​

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.

Kush është Christopher Hill, ambasadori i ri i ShBA-së në Beograd

 

Christopher Hill do të jetë ambasador i ri i SHBA-së në Serbi pas konfirmimit nga Senati amerikan.

Hill një diplomat karriere ka shërbyer si Emisar Special gjatë luftës në Kosovë dhe ishte i përfshirë drejtpërdrejt në negociatat në Rambuje më 1999.

Christopher Hill gjatë qershorit 1998 si i dërguar special i SHBA-së për Kosovën së bashku me diplomatin e lartë Richard Holbrooke kishin takuar përfaqësuesit e UÇK-së në Junik.

Ai së bashku me ambasadorin William Walker kishin vizituar shtabin e UÇK-së në Likoc më 13 janar 1999 për të ndërmjetësuar lirimin e 8 ushtarëve serbë të cilët ishin zënë rob.
 


A po dorëzohet Rusia? “Putini është gati për marrëveshje kompromisi me Zelenskin”?!

 


NGA: IDRIZ MORINA 
Ministri i Jashtëtm rus Ivanov duke i pëshpëritur Putinit

Një spekulim i ri është përhapur në tregjet financiare Perëndimore, aty ku së pari u përfol edhe sulmi bërthamor, tashmë po shpresohet ana tjetër e luftës, paqja.

“Tregjet po thashethemnojnë se Putini është gati për marrëveshje kompromisi me Zelenskin”, shkruan Bajra duke iu referuar bursave Perëndimore, si tregjet kryesore.

“Kemi bërë progres të konsiderueshëm në një kompromis me Ukrainën”, ka deklaruar Putini.

“Zelenski nuk ka deklaruar asgjë deri më tani!”

Më tej ai jep një vlerësim se cilat janë shkaqet që mund ta kenë shtyrë Putinin të ofrojë marrëveshje. “Mbetet ta shohim, por një gjë është e rëndësishme ta ri-shikojmë: Asnjë nga sanksionet nuk do të tërhiqen përderisa Rusia nuk tërhiqet komplet nga Ukraina duke përfshirë Krimenë! Si duket sanksionet ekonomike, harxhimi i parasë si edhe ngushtimi i fytit financiar ka mbështetur Rusinë për muri”, ka shkruar Bajra.

Ndërsa, në kundërshtim me këtë rrjedhje të informacioneve ministri i Jashtëm i Ukrainës Kuleba ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi “të tmerrshëm” nga Rusia. Ai e ka quajtur obsesion të sëmurë dhe fantazi ruse, gënjeshtrën për armë biologjie dhe kimike, se kinse gjenden në Ukrainë.

“Obsesioni maniak me të cilin zyrtarë të ndryshëm rusë fantazojnë për armë ose rreziqe biologjike ose kimike që nuk ekzistojnë në Ukrainë është thellësisht shqetësues dhe në fakt mund ta çojë Rusinë në përgatitjen e një operacioni tjetër të tmerrshëm të flamurit të rremë. Ky cicërimë është për rekord”, shkruan Kuleba në një cicërimë të tij.

Ndërsa, sot nga mediat citohet Putini që urdhëroi ushtrinë ruse të sistemoj 16 mijë 'vullnetarë' të huaj për të luftuar në Ukrainë të premten, ndërsa lufta atje hyri në javën e tretë.

Ai po ashtu është cituar se nuk e ka ndërmend të kërkojë falje.

Zhelinski i heshtur

Presidenti ukrainas Zhelinski ka shkuar sot se ka biseduar me presidentin finlandez Sauli Niinisto, ku ka diskutuar për perspektivat për bisedimet e paqes. “Ne duhet ta ndalojmë luftën së bashku! Faleminderit për mbështetjen tuaj për Ukrainën në luftën kundër agresionit. Kjo është më e rëndësishme se kurrë. Së bashku duhet t'i japim fund katastrofës humanitare të shkaktuar nga Rusia. #StopRusia”, ka shkruar një cicërimë në tviter Zelenskim e vetmja për sot deri më tani.

Zelenski nuk e ka përmendur sot në asnjë rast Putinin deri më tani, madje as viktimat, përveç agresionin. Një zbutje retorike, që ende nuk është komentuar as nga mediat botërore.

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes presidenti amerikan Joe Biden, ka shkruar se Presidenca e tij po i nxit investimet në mënyrë që të mund të prodhojnë më shumë në Amerikë, t’i forcojnë zinxhirët e furnizimit dhe të lëvizin mallrat në treg me kosto më të ulëta.

“Dhe unë po e shtyj Kongresin të kalojë planin tim për të ulur koston e gjërave thelbësore si ilaçet me recetë dhe energjia”, ka shkruar Biden, duke treguar masat që po i ndërmerrë qeveria amerikane për të evituar disa pasoja që po shkaktohen si pasojë e luftës në Ukrainë dhe sanksioneve kundër Rusisë.

Por, ashpërsinë retorike dhe të masave goditëse e ka vazhduar qeveria britanike.

Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe Liz Truss, ka njoftuar se ka sanksionuar 386 anëtarë të Dumës Shtetërore Ruse për shkak të mbështetjes së pushtimit barbar të Ukrainës nga Putini.

“Ne nënkuptojmë atë që themi. Me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të gjymtojmë ekonominë ruse dhe do të prishim makinën luftarake të Putinit”, ka kërcënuar ajo.

Menjëherë pas jehonës së lajmeve interne se Putini mund ta pranojë kompromisin për t’i dhënë fund luftës pushtuese në Ukrainë, tregjet europiane klanë reaguar pozitivisht, dhe më pozitivisht pritet të reagojnë.

“Tregjet po ngriten nga lajmi pozitiv se Putin mund të jetë dakorduar për një kompromis me ukrainasit për ta ndal luftën", ka shkruar Bajra pak minuta më vonë.

Elon Musk bën paralajmërimin për ukrainasit: Përdorni me kujdes internetin, Rusia mund t’ju spiunojë

 CEO i Tesla, Elon Musk ka paralajmëruar ukrainasit se Rusia mund të jetë duke i spiunuar nëpërmjet internetit.

Ai ka ftuar të gjithë ukrainasit që të përdorin internetin e tij satelitor emergjent pasi ekziston mundësia që të spiunohen nga rusët.  Miliarderi ndihmoi Ukrainën duke iu ofruar internet nëpërmjet “Starlink” për të komunikuar.

Por, Musk ka paralajmëruar Ukrainën që ta “përdorë me kujdes”. Lajmin e bëri të ditur vetë ai nëpërmjet një statusi në Twitter

:“Paralajmërim i rëndëshishëm,

Starlink është i vetmi system komunikimi jo-rus që ende funksionon në disa vende të Ukraiës, kështu që probabiliteti për t’u spiunuar është i lartë”, shkroi ai.

Starlink përdor mijëra satelitë në hapësirë ​​për të transmetuar internetin në Tokë, në vend të kabllove tradicionale. Musk ofroi ndihmë pë shtetin që po përballet me luftën, pasi mori një “lutje” nga zëvendëskryeministri i Ukrainës.

Mykhailo Fedorov tha se Starlink ka qenë një pjesë kyçe në mbajtjen e shërbimeve të urgjencës të lidhura dhe shpëtimin e jetëve. Nga ana tjetër, Musk deklaroi pak ditë më parë se kishte përditësuar softuerin për të reduktuar konsumin maksimal të energjisë, për të evituar shkëputjet. Ai ka aktivizuar gjithashtu veçoritë e roaming-ut në celular, në mënyrë që automjetet në lëvizje të mund të jenë gjithashtu online, shkruan The Sun.

Kjo vjen pasi shefi i “hapësirës” i Vladimir Putin tha se hakerimi i satelitëve është “një arsye për të shkaktuar në luftë”, pas raporteve që grupi i hakerëve Anonymous kishte  mbyllur Roscosmos .

Dmitry Rogozin mohoi se agjencia ishte shkelur, por dha ​​një mesazh për këdo që mund të përpiqet ta bëjë këtë.

“Dua të paralajmëroj të gjithë ata që përpiqen ta bëjnë këtë se në thelb është një krim, i cili duhet të ndëshkohet ashpër. Sepse çaktivizimi i grupit satelitor të çdo vendi është përgjithësisht një casus belli, pra një arsye për të shkuar në luftë. Dhe ne do të kërkojmë ata që e organizuan. Ne do t’i dërgojmë të gjitha materialet e nevojshme Shërbimit Federal të Sigurisë, Komitetit Hetimor dhe Prokurorisë së Përgjithshme për hapjen e çështjeve përkatëse penale.”, tha ai për mediat ruse.

E dini sa kalori digjni kur kaloni në orgazmë? Numri do t’ju habisë

 


Kur stërvitemi në rutine ose në një biçikletë stërvitore, ne e dimë se sa kalori konsumojmë sepse ka pajisje speciale të lidhura me mjetin që përdorim që sugjerojnë se sa kalori po konsumojmë.


Por si ta dini se sa kalori konsumohen me një orgazmë?

Kur bëjmë dashuri, nuk e dimë saktësisht se sa kalori kemi humbur. Ndërsa kryejmë marrëdhënie seksuale ne bëjmë një përpjekje fizike dhe e dimë që të ‘bësh dashuri është një mënyrë e mirë për të humbur peshë’ , por sa orgazma duhet të kemi për të humbur peshë? Disa shkencëtarë i janë përgjigjur kësaj pyetjeje intriguese dhe përgjigja e tyre është befasuese.

Sa kalori digjen me një orgazmë

Orgazma është fundi i një marrëdhënieje seksuale që kërkon përpjekje fizike. Me orgazmë, si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat, muskujt u tkurrën, rrahjet e zemrës u rritën dhe trupi prodhonte djersë si në çdo aktivitet tjetër që kërkon përpjekje. Me orgazmën filloni një proces “eliminimi”, por sa saktësisht eliminohet?

Përfundimet e disa testeve do të konfirmonin se pavarësisht nga kohëzgjatja e marrëdhënies seksuale,  një mashkull humb mesatarisht katër kalori në minutë, ndërsa një grua do të humbiste tre . Këto teste përcaktuan gjithashtu se kohëzgjatja mesatare e marrëdhënieve seksuale është rreth gjashtë minuta, dhe me një llogaritje të shpejtë, gratë do të digjnin 18 kalori me marrëdhënie kundrejt 24 kalorive për burrat.

Dhe tani le të kalojmë në orgazmë. Momenti në të cilin arrihet kulmi i kënaqësisë, ose orgazma, ka një kohëzgjatje shumë të shkurtër, që varion nga 10 deri në 60 sekonda në varësi të variacioneve të rrahjeve të zemrës që ndodhin në atë moment. Sipas shkencëtarëve, një grua do të digjte maksimum tre kalori gjatë orgazmës, ndërsa një mashkull do të shpenzonte katër .

Duke bërë një krahasim me vrapimin dhe duke supozuar se një individ djeg mesatarisht 1 Kcal për kg peshë trupore për çdo kilometër të përshkuar, kuptohet mirë se për sa i përket shpenzimit të kalorive, të bësh seks nuk është një aktivitet që paguan shumë.

Megjithatë, kryerja e marrëdhënies është veçanërisht e mirë për shëndetin tuaj , kështu që nëse i shtoni kësaj faktin se na ndihmon të humbasim pak peshë, kjo është në rregull.

Nëse seksi nuk ju bën të rifitoni peshën, sigurisht që do t’ju ndihmojë të flini më mirë, të eliminoni stresin dhe ankthin, të rivendosni humorin e mirë dhe të reduktoni dhimbjen. Shumë arsye të mira për të gjetur kohë për të përkëdhelur veten. Nëse partneri jep justifikimin e dhimbjes së kokës, mos harroni të buzëqeshni dhe të tregoni se bërja e dashurisë është një ilaç i shkëlqyer qetësues për dhimbjen për t’u testuar absolutisht.

Walt Disney Co, me seli në SHBA, është bërë biznesi i fundit që i ka dhënë fund veprimtarive në Rusi, raporton BBC.


Lëvizja përfshin licencimin e përmbajtjes dhe produktit, revistën dhe turnetë e National Geographic, Disney Cruise Line, kanale televizive lineare dhe prodhimin e përmbajtjes lokale.

“Disa nga këto aktivitete biznesi ne mund dhe do të ndalojmë menjëherë,” tha kompania në një deklaratë. “Të tjerat – të tilla si kanalet lineare dhe disa përmbajtje dhe licencime produktesh – do të kërkojnë kohë duke pasur parasysh kompleksitetin kontraktual”. i saj në Rusi, megjithatë, do të mbetet i punësuar nga firma.


news image


Në fillim të kësaj jave, Disney njoftoi se do të ndalonte shfaqjen e filmave teatrale në Rusi.

Dhjetra firma ndërkombëtare kanë mbyllur ose zvogëluar ndjeshëm bizneset e tyre ruse ose kanë hequr dorë nga investimet, duke përfshirë Netflix, McDonald’s, Shell, BP, Sony dhe Starbucks

Inteligjenca britanike: Rusët mund të përgatiten për një sulm të ri kundër Kievit


Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar raportin e fundit të inteligjecës lidhur me situatën në Ukrainë.





Sipas raportit forcat ruse vazhdojnë të bëjnë përparim të kufizuar në avancimin drejt Kievit, por mund të përgatiten për një sulm të ri kundër kryeqytetit ukrainas ditët në vijim, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

“Mbetet shumë e pamundur që Rusia të ketë arritur me sukses objektivat e përshkruara në planin e saj para pushtimit”, tha ministria në një përditësim të inteligjencës. 

 “Çështjet logjistike që kanë penguar përparimin rus vazhdojnë, ashtu si edhe rezistenca e fortë ukrainase”.

“Rusia ka të ngjarë të kërkojë të rivendosë dhe rivendosë forcat e saj për të rinovuar aktivitetin sulmues në ditët në vijim. Kjo ndoshta do të përfshijë operacione kundër kryeqytetit Kiev”, thuhet tutje në raport. 

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...