Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/13

Këshilltari presidencial ukrainas: Mund të kemi rezultate nga negociatat e ardhshme me Rusinë

 

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podoliak tha sot se beson që bisedimet me Rusinë në ditët e ardhshme do të arrijnë të kenë rezultate konkrete.

Në një video të postuar në Twitter, Podoliak tha se Rusia bëhet shumë më e ndjeshme ndaj pozicionit ukrainas dhe se “ka filluar të flasë në mënyrë konstruktive”.

Gjithashtu, ai shtoi edhe vendosmërinë e Ukrainës për ti çuar deri në fund propozimeve e saj për zgjidhjen e konfliktit me Rusinë.

“Propozimet tona janë në tavolinë. Ata janë shumë të ashpër. Midis tyre, tërheqja e trupave, armëpushimi. Ne nuk do të heqim dorë nga asnjë pikë, jashtë parimit,” theksoi Podoliak.

Parakalimi i serbëve në Beograd, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës

 

Një aktivitet në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës u mbajt këtë të diel në kryeqytetin serb, Beograd.

Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.

Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin 'Z' parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin ‘Z’ parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd.

Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës./

Protestuesit, së bashku me veturat e tyre, parakaluan në disa rrugë të kryeqytetit rusë, dhe pjesëmarrësit brohoritën “serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.

Protesta në Beograd në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Protesta në Beograd në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Edhe më 4 mars, në Beograd ishte mbajtur një protestë në mbështetje të Rusisë, ku mijëra persona dolën para Ambasadës ruse dhe para misionit diplomatik të Bjellorusisë.

Rusia ka nisur më 24 shkurt një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Rusisë. Serbia ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

Zyrtarët amerikanë e kinezë takim të hënën në Romë, diskutime mbi luftën në Ukrainë

 

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan do të takohet të hënën në Romë me kryediplomatin kinez Yang Jiechi për të diskutuar rreth sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe ndikimit të tij në sigurinë rajonale dhe globale, tha një burim në dijeni të takimit.

Zyrtari, i cili nuk u identifikua tha se në fakt takimi kishte qenë i planifikuar prej kohësh, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë nga Uashingtoni dhe Pekini për të mbajtur kanale të hapura komunikimi dhe për të menaxhuar çështjet tregtare, por ai shtoi se lufta në Ukrainë do të ishte një temë e rëndësishme.

Ky takim po zhvillohet në kontekstin e një lufte të pajustifikuar e brutale të Rusisë kundër Ukrainës dhe ndërsa Kina është rreshtuar me Rusinë për të avancuar vizionin e saj për rendin botëror. Ndaj pres që ata të diskutojnë mbi ndikimin e luftës së Rusisë ndaj sigurisë rajonale dhe globale”, tha i njëjti burim.

Nga takimi nuk pritet ndonjë rezultat specifik, shtoi zytari amerikan.

Është e rëndësishme që zyrtarët kineze të dëgjojnë drejtpërdrejt nga këshilltari i sigurisë kombëtare se si e shohim ne (SHBA) situatën”, tha zyrtari amerikan.

Sulmi rus, të cilin Moska e quan një “operacion special ushtarak”, ka bllokuar me mijëra civilë në qytetet e rrethuara dhe ka detyruar 2.7 milionë ukrainas të largohen nga vendi.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë vendosur sanksione të gjera e të pashembullta kundër Rusisë dhe kanë ndaluar importet e saj të naftës. Po kështu Uashingtoni ka ofruar miliarda dollarë ndihmë ushtarake dhe humanitare për Ukrainën.

Uashingtoni i ka bërë thirrje Kinës, vendeve të Gjirit apo edhe atyre që nuk e kanë dënuar sulmin rus të bëhen pjesë e masave për izolimin e Rusisë nga ekonomia globale.

Pekini, një partner kryesor tregtar i Rusisë, ka refuzuar t’i quajë veprimet e Rusisë si sulm, megjithatë Presidenti kinez Xi Jinping javën e kaluar bëri thirrje për përmbajtje maksimale në Ukrainë, pas një takimi virtual me Kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe Presidentin francez Emmanuel Macron.

Zoti Xi shprehu gjithashtu shqetësimin për ndikimin e sanksioneve në financat globale, furnizimin me energji, transportin dhe zinxhirët e furnizimit, mes shenjave në rritje se sanksionet perëndimore po e kufizojnë aftësinë e Kinës për të blerë naftë ruse./

Kush Ishte-gazetari i “New York Times” Brent Renaud i vrarë në Ukrainë

 

Ish-gazetari i “New York Times” Brent Renaud është vrarë në Irpin të Ukrainës këtë të diel.

Renaud është vrarë në qytetin Irpin të Ukrainës nga forcat ruse, ndërsa raportohet se dy gazetarë  të tjerë që ishin me të mbetën të plagosur.

Ishte shefi i policisë së Kievit Andriy Nebitov i cili publikoi lajmin në Facebook, duke postuar mjetet e identifikimit të gazetarit si dhe fotot e rënda të trupit të pajetë.

 

Ndërkohë në mediat sociale është publikuar një video nga transportimi i të plagosurve në spital, ku një prej tyre tregon si ndodhi ngjarja e rëndë, por thotë se nuk ka dijeni për gjendjen e kolegut.

“Unë jam Wain, jam nga SHBA, po kalonim urën e parë në Irpin dhe po shkonim të filmonim refugjatët që po iknin dhe prandaj hipëm në një makinë që mundtë na çonte në urën tjetër. Kur kaluam post bllokun ata filluan të na qëllonin , shoferi u kthye mbrapsht po ata vazhdonin të na qëllonin , shoku im Brand është qëlluar, nuk e di është , e pashë që ishte qëlluar në qafë”, tha gazetari.

Kjo është vdekja e parë e raportuar e një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë.

Bazuar në një ID shtypi që gazetari posedonte me vete, rezulton se ai punonte për New York Times.

Vetë gazeta nga ana tjetër, ka deklaruar se ishte e pikëlluar për vdekjen e Renaud, por ai nuk kishte punuar për gazetën në Ukrainë. Sipas saj, i ka punuar për herë të fundit për gazetën në vitin 2015 dhe ID e shtypit që ai mbante në Ukrainë ishte lëshuar vite më parë.

Deri më tani akoma nuk është bërë e qartë se për kë punonte Renaud në Ukrainë.

Çfarë dimë për bazën ushtarake në Lviv?

 

Baza ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv është bombarduar këtë mëngjes.

Zyrtarët lokalë thanë se raketat goditën Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurinë në qytetin e Yavoriv, ​​rreth 10 km nga kufiri polak dhe 60 km nga qendra e qytetit Lviv.

Baza mbulon një sipërfaqe prej rreth 390 km katrorë dhe mund të strehojë deri në 1790 njerëz, megjithëse nuk dihet se sa persona ishin në vend.

Zakonisht përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e saj të NATO-s, kryesisht si pjesë e Partneritetit për Paqe, një program që synon të përmirësojë bashkëpunimin midis anëtarëve dhe jo anëtarëve të NATO-s.

Pamjet nga fillimi i shkurtit tregojnë instruktorë të ushtrisë amerikane që marrin pjesë në stërvitje me pjesëtarët e shërbimit ukrainas.

Pozicioni i Lviv në perëndim të Ukrainës e ka bërë qytetin një qendër kyçe për furnizimin e ndihmës humanitare dhe ushtarake nga NATO dhe një prej korridoreve humanitare.

Sa larg do të shkojë Davidi ukrainas kundër Goliatit rus.?

 

Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric.

Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre!

Me këtë luftë Putini merr peng popujt e Rusisë: ai i detyron ata të mbajnë pasojat e krimeve të tij. Pasoja, që do të shkojnë përtej fundosjes ekonomike të Rusisë. Rusia kërcënon të bëhet e përjashtuara e kësaj bote. Urrejtja e ukrainasve për çdo gjë ruse do të rritet përditë. Rikthimi në diktaturë, fundi i Rusisë së hapur dhe modernizimit, refuzimi i Europës, të gjitha këto janë pjesë e çmendurisë ideologjike të Putinit. Ai i falet si shenjtëri një “rusizmi” unik dhe kërkon që këtë ta bëjnë edhe të tjerët.

Putini, inkuizitori i madh

Kjo mendësi është e mbrapshtë dhe e kundërta e krishtërimit ortoddoks, të cilit i referohet me dëshirë Putini, kur i përshtatet. Zoti biblik në urdhëresat e dekalogut ndal me të parën adhurimin e hyjve të tjerë, dhe i dhuron njeriut lirinë për të bërë mirësi. Pikërisht këtë liri kërkon t’ua rrëmbejë Putini popujve të Rusisë dhe ukrainasve. Dhe i ngjason me këtë inkuizitorit të madh në romanin “Vëllezërit Karamazov” të shkrimtarit të madh rus, Dostojevskit, që në fund akuzon edhe Zotin se ka bërë një gabim. Liria nuk është asgjë për njeriun.

Rusia mund të fitojë lirinë dhe dinjitetin, nëse Putini e humb këtë luftë. Por ky do të ishte fundi politik i Putinit. Pra ai do të bëjë çdo gjë, për të penguar këtë, dhe do të shkallëzojë luftën. Ai mund ta bëjë këtë, sepse e di: Rusia ka armë atomike Ukraina jo. E megjithatë as ai nuk duhet të ndjehet mirë, kur gjithnjë e më shumë ushtarë rusë pyesin, se pse shahen nga ukrainasit si fashistë? Apo pse duhet të luftojnë kundër një populli vëlla?

Ukrainasit nuk i mundojnë konflikte të tilla. Ata mbrojnë vendin e tyre, vatrat e tyre, gratë, fëmijët dhe prindërit e tyre. Me guximin e dëshpërimit, me gatishmërinë për të bërë sakrificën më të madhe, ata ngrihen kundër supremacisë ushtarake të sulmuesve. Davidi ukrainas kundër Goliatit rus.

Soric Miodrag Kommentarbild AppMiodrag Soric

Një fitore me çmimin e varësisë nga Kina

Por edhe nëse Putini mund t’ia dalë që në negociatat për paqen të shkëpusë një pjesë të Ukrainës: Rusia nuk mund të fitojë paqen e me këtë nuk e fiton as këtë luftë. Këtij vendi i mungojnë mjetet për të pushtuar të gjithë Ukrainën në vazhdimësi. Putini e mbylli derën drejt Europës dhe botës së lirë. Ky vend do të jetë tani i varur nga Kina. Kinezët kanë qenë gjithmonë tregtarë të mirë. Ky popull miliardësh do t’i marrë pasuritë e Siberisë, pavarësisht nëse është naftë, gaz, qymyr, dru apo nikel. Ekonomia në rritje e Kinës ka nevojë për gjithçka, mundësisht sa më lirë. Qytetarët e Rusisë duhet të reflektojnë tani dhe të veprojnë. Si? Miliona ukrainas e tregojnë përditë këtë./DW

Lufta i afrohet NATO-s/ Rusia bombardon bazën pak kilometër larg Polonisë! NATO: Përgjigjemi edhe ndaj goditjes aksidentale

 

Një bombardim në orët e para të së dielës, nga ushtria ruse në bazën ushtarake në qytetin e LVIV, i cili është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë, vend anëtar i NATO, ka përshkallëzuar luftën në Ukrainë.

Qendra Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë në rajonin Javoriv të LVIV, e cila është formuar më 2007 për të trajnuar forcat e armatosura të Ukrainës, sidomos misionet paqeruajtëse u bombardua.

Nga sulmi konfirmohet se kanë humbur jetën 35 persona dhe janë plagosur 134 të tjerë, ndërsa ministria e mbrojtjes ruse shprehet se ka vrarë 180 mercenarë.

Dhjetëra ushtarë të plagosur janë dërguar në një spital pranë Yavoriv, një qytet në Ukrainën Perëndimore 10 km larg kufirit me Poloninë. Pas marrjes së ndihmës së parë, shumë nga të lënduarit janë transportuar me ambulanca në spitale më të mëdha në rajon.

Kemi frikë, por po rrimë këtu, kemi një fëmijë, nipin, që është vetëm tre javësh dhe po rrimë pa ikur. Jetojmë në katin e tetë dhe është e frikshme. Godina do të bjerë nëse goditet dhe bodrumi nuk është një opsion”, thotë një grua.

Shefi i sigurisë në Shtëpinë e Bardhë, Jake Sullivan ka reaguar pas sulmit duke thënë se, nëse edhe aksidentalisht sulmohet një centimetër i territoreve të NATO-s do të aktivizohet artikulli i pesë i mbrojtjes dhe përgjigja do të jetë e menjëhershme.
Bombardimi i Lviv është një pikë kthesë në sulmin rus, për vetë rëndësinë që ka ky qytet, si një qendër kulturore e Ukrainës ndërsa qendra historike e qytetit është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Po ashtu sulme ka pasur edhe në një aeroport në qytetin fqinj të LVIV, Ivano-Frankivsk, i cili është shkatërruar pothuajse plotësisht nga një sulm ajror rus, tha kryetari i bashkisë së qytetit Ruslan Martsinkiv .

Bombardimet ruse nuk kanë kursyer edhe manastirin në rajonin e Donetsk Oblast të Ukrainës lindore, duke lënë pas dhjetra të plagosur.

Ndërkohë raketat ranë edhe mbi një shkollë në qytetin e Mykolaiv rreth 100 km në lindje të Odessa, ndërsa ekipet e shpëtimit po gërmojnë mes rrënojave.

Ndërkohë një dritë jeshile vjen nga negociatat e paqes. Leoanrd Slutsky, negociator rus është shprehur se janë bërë përparime të rëndësishme në bisedime dhe se është arritur një pozicion i përbashkët me palën ukrainase.
Zhvillimi vjen pasi negociatori dhe këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha gjithashtu të dielën se ai mendonte se mund të arrihet përparim në negociatat në ditët në vijim.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...