Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/13

Parakalimi i serbëve në Beograd, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës

 

Një aktivitet në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës u mbajt këtë të diel në kryeqytetin serb, Beograd.

Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.

Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin 'Z' parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin ‘Z’ parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd.

Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës./

Protestuesit, së bashku me veturat e tyre, parakaluan në disa rrugë të kryeqytetit rusë, dhe pjesëmarrësit brohoritën “serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”.

Protesta në Beograd në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Protesta në Beograd në mbështetje të pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Edhe më 4 mars, në Beograd ishte mbajtur një protestë në mbështetje të Rusisë, ku mijëra persona dolën para Ambasadës ruse dhe para misionit diplomatik të Bjellorusisë.

Rusia ka nisur më 24 shkurt një sulm të paprovokuar ndaj Ukrainës. Shtetet perëndimore, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për shkak të agresionit ndaj Rusisë. Serbia ka refuzuar që t’i bashkohet sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...