Papa Françesku bëri sërish thirrje sot për t’i dhënë fund “masakrës” në Ukrainë, duke theksuar se sulmi ndaj civilëve nuk është i justifikuar.

Papa bëri thirrje për negociata dhe krijimin e korridoreve humanitare, duke theksuar se së pari duhet menduar për fëmijët.

Qyteti ukrainas i Mariupol, një port strategjik në Ukrainën jugore, “u bë një qytet martir në një luftë të tmerrshme që po shkatërron Ukrainën”, tha udhëheqësi katolik romak në një lutje të së dielës, raporton euronews.