Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/15

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar në Hagë dy ish-liderët e kësaj partie, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

 


news image


Përmes një postimi në Facebook, ai ka njoftuar për vizitën e tij, të cilën e cilësoi si tejet emocionale.

Kreu i PDK-së shkruan se duke besuar në drejtësi dhe në luftën e pastër e mbrojtëse të popullit të Kosovës, pret kthimin e tyre triumfues sa më parë.


Të fortë dhe krenarë për rrugëtimin e tyre për lirinë e Kosovës, ashtu si përherë, i pashë dy liderët historikë të Kosovës dhe të PDK-së, Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjatë një vizite tejet emocionale që pata në Hagë”.

Ashtu siç besojmë në drejtësi, të gjithë besojmë se ata, bashkë me shokët e tyre çlirimtarë, po mbahen padrejtësisht atje, sepse lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër, andaj edhe e presim kthimin e tyre triumfues sa më parë. Të fala të përzemërta!”, ka thënë Krasniqi.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...