Dita e djeshme ka ravijëzuar një krisje midis kryeministrit shqiptar dhe ambasadores amerikane. Gjatë një aktiviteti me Universitetin Bujqësor, kryeministri Rama ka shfaqur njëlloj antipatie për ambasadoren amerikane, duke ironizuar protagonizmin e saj në aktivitete të ndryshme që zhvillohen në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane.Gjatë aktivitetit të djeshëm, kryeministri Edi Rama ka stigmatizuar ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, duke e krahasuar me një personazh nga e kaluara moniste, si sekretari i partisë, të cilët në memorien kombëtare kanë ngelur njerëzit më të egër të diktaturës së proletariatit. Ky incident ka ndodhur ditën e djeshme, teksa kryeministri Rama dhe ambasadorja Kim ka qenë prezent në një tryezë, ku Universiteti Bujqësor i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje me universitetin e Miçiganit. Kreu i qeverisë, ironizoi fjalimin e rektorit të UBT-së, duke i hequr paralelizëm me fjalimet që bëheshin në kohën e komunizmit në Shqipëri përballë sekretarit të partisë. Kjo pasi rektori Fatbardh Sallaku, vlerësoi kreun qeverisë për strehimin e refugjatëve afganë, ndërsa nuk i kurseu as lavdërimet, çka ka sjellë edhe reagimin e Ramës. “Na vjen mirë që jemi të gjithë bashkë këtu. Më pëlqeu shumë ajo që tha rektori “ju garantojmë zonja ambasadore”. Më kujtoi kohën kur vinte sekretari i partisë dhe i thotë rektori i vjetër ju garantojmë shoku sekretar që ne do punojmë. Faleminderit shumë. Këto kisha unë. Rroftë miqësia shqiptare-afgane”, u shpreh Rama. Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i ambadores Kim, e cila vuri në dukje faktin se nuk kuptoi gjë për shkak se përkthyesi nuk ishte në lartësinë e duhur. “Çfarë ka që nuk shkon me ty? Jam e sigurt që nuk ishte përkthimi korrekt. Dëgjova diçka të çuditshme”, deklaroi Kim.
Por edhe Rama duket s e ka pasur përgjigjen gati, pasi i ka kërkuar ambasadores Kim që të largojë nga puna përkthyesin. “Sigurisht, është faji i përkthyesit shqiptar. Thjesht pushojeni. Do pushohet përkthyesi”, deklaroi Rama.
Nuk dihet çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet midis Ambasadores Kim dhe kryeministrit Rama, por gjuha e përdorur nga ky i fundit tregon se në raportet mes tyre ka një krisje. Dhe të krahasosh ambasadoren amerikane me sekretarin e partisë së regjimit monist është shuplakë në fytyrë për përfaqësuesen e shtetit më të fuqishëm të botës që mbahet si etalon i demokracisë.
Është e qartë që për politikën shqiptare mesa duket protagonizmi i ambasadores Kim duket se është bërë i paabsorbueshëm.Ironia e Ramës, duke e krahasuar ambasadoren Yuri Kim me sekretaren e Partisë Komuniste, ka një linjë vale me Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjithë grupimin e tyre, të cilët diplomaten amerikane e kanë pasur target të sulmeve dhe akuzave të tyre. Sali Berisha e ka cilësuar ambasadoren Kim si guvernatore dhe që fut hundët në punët e brendshme të Shqipërisë. Madje ky incident që ka ndodhur dje me përthyesin, është një Deja Vu e një incidenti të ngjashëm që ka ndodhur në Moskë, gjatë me rastin e mbledhjes së 81 partive komuniste të botës në nëntor 1960. Asokohe përkthyesi nuk e bëri mirë punë, për shkak se përtheu fjalët gabim, duke bërë që të pranishmit t’ia vinin në dukje këtë gafë, e cila madje është trajtuar me shumë finesë edhe nga shkrimtari jonë i njohur, Ismail Kadare në romanin e tij “Dimri i vetmisë së madhe”.
Rama: Më mirë një mik se një çiflig
Më tej në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u shpreh me bindje se UBT do të jetë universiteti i së ardhmes. Kryeministri theksoi se do të përshpejtohet modernizimi i këtij universiteti. Madje kreu i qeverisë vlerësoi marrëveshjen me universitetin amerikan të Miçiganit. “Më mirë një mik se një çiflig. Dhe sot UBT ka një mik. Është prania dhe vullneti i universitetit të Miçiganit për tu bërë partner strategjik i universitetit të Tiranës. Unë hyj ndër ata që besojnë mbase ende janë pakicë por jam i bindur që do bëhen shumicë se ky universitet është një nga universitet e së ardhmes. Është themelore që ne së bashku ti japim këtij universitet maksimumin për të përshpejtuar modernizimin, duke shfrytëzuar burimet njerëzore të universitetit, por edhe për të garantuar vazhdimësinë. Gjë që për të cilën ndihmon shumë edhe krijimi i partneriteteve të huaja”, nënvizoi kryeministri Rama.
No comments:
Post a Comment