Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/18

Tensione më 3 prill 2022 ?Albin Kurti: Ata që tentojnë s’do të kenë sukses

 


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar mundësinë për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë më datë 3 prill, pas takimit me kancelarin austriak, Karl Nehammer.

“Ne dëshirojmë që në Kosovë të respektohet Kushtetuta, ligji dhe rezoluta e 15 janarit të këtij viti dhe nuk duam të ia pamundësojmë qytetarëve të Kosovës që kanë pasaportë të Serbisë të drejtën e tyre të votës”, ka thënë Kurti.

Më tej, i pari i qeverisë tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me ShBA-të, Brukselin, ambasadat e vendeve të QUINT-it e kryeqytet evropiane në lidhje me këtë, teksa shtoi se nuk beson se më 3 prill do të ketë incidente në vend.

“Besojmë se nuk do të ketë problem dhe ata që mund të paramendojnë ose tentojnë, nuk do të mund të kenë sukses. Kemi nevojë për paqe në Ballkan dhe dita e 3 prillit nuk besoj se do të jetë ndryshe”, ka thënë Kurti në konferencë për media.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...