Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/13

Cila është rëndësia e qytetit ukrainas të Mariupolit?

 


Mariupol është në juglindje të Ukrainës, në bregun verior të Detit Azov. Nëse Rusia e merrte atë dhe portet e tjera në Azov, mund të krijonte një korridor tokësor për në Krime, të cilin ia mori Ukrainës në vitin 2014.

Kjo do të bashkonte forcat e mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore me trupat ruse në Krime.Reuters ka publikuar imazhe të reja satelitore teksa zbuluan dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe ndërtesat në të gjithë qytetin e Mariupolit në jug të Ukrainës.

Forcat ruse kishin rrethuar Mariupolin më shumë se një javë më parë dhe që atëherë e kanë granatuar atë vazhdimisht.

Sot, forcat ruse bombarduan një xhami që kishte strehuar 80 të rritur dhe fëmijë, si dhe shtetas turq, raporton theguardian.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë gjithashtu një tank rus që gjuan në ndërtesa banimi.

Të paktën 1,582 civilë janë vrarë në Mariupol. Pavarësisht sulmeve të vazhdueshme, Mariupol është ende nën kontrollin e Ukrainës. /Telegrafi/


No comments:

Post a Comment

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...