Shkruan:Flori Bruqi
Përkitazi
librit antologjik të Dibran Fyllit “Ujëvarë fjalësh artistike”, Press liberty,
Prishtinë 2021.
Të gjitha poezitë dhe tregimet janë të
seleksionuara nga Stafi redaktorial,dhe ato që i kanë përmbushur kriteret
letrarë janë të botuara në këtë libër antologjik që është përgatitur mjaft mire
nga Akademik
Dibran Fylli.
...Poetët japin pa kursim gjithçka për lexuesin e tyre,pa e pritur ata që atyre t’u
kthehet kjo mirënjohje.
A ka më të bukur, se sa shkrimtarët t’ju
thurin vargje poetike fëmijëve,prindërve, atdheut
dëshmorëve, natyrës, që ata të shpërblehën sadopak më -Durtrokitje frenetike !
Këtë gjë po e bëjmë sot më këtë libër antologjik me poezi dhe tregime , për herojtë, për nënat dhe ballarët tanë, luftën e lavdihsme të UCK–së , e cila Dardanisë ia solli në panetonin e vet Lirinë!
Kjo dashuri transmetohet në këtë Libër antologjik me poezi dhe
tregime më shumë Lule erëmirë duke na falë buzëqeshjen e ditës dhe ëndrrën e
bukur të natës.
Gjithmonë në ndjenjn tone krijuese,së pari ndërlidhemi nga leximi.
Leximi i
poezive dhe tregimeve sjellë shumë argumente të reja në pasurimin e ndjenjës së të lexuarit.
Ajo që më ka bërë shumë përshtypje në këtë analizë antologjike është edhe fakti se është moderuar më mjaft përkushtim letraro-artistike të 80 autorëve që flasin më një gjuhë ,më një vlerë përgjithsuese më shëmbuj konkretë të disa poetëve të mirënjohur : Bilall Xhaferi(më poezinë “Kosova”,faqe 51 ; Dritëro Agolli,”Tespiht e Idriz Seferit,’’faqe 56; Fatos Arapi, me poezinë “Atdheu”,faqe 60; Havzi Nela më poezinë”Nusja e flamurit”, faqe 71, Iljaz Prokshi ,,më poezinë”Çyqavica”,faqe 76., Jusuf Gërvalla, më poezinë”Do të kthehëm, nënë” faqe 83; Lulzim Hajdari më poezin “Plisi’’. Faqe 90; Leonora Bruqaj më poezinë “Mallkimi”, faqe 92, Namik Selmani me poezinë “Me duart nga varret e pagjetur”
faqe 104; Nuhi Vinca “ Tre lisa” faqe 111,; Qerim Ujkani,me poezinë "Populli i di të gjitha”, faqe 112;Trandafile Molla Baja,''Liria ka një emër’’, faqe 125, Zef Pergega, me poezinë” 150 vjet të lem prej FIshte” ,faqe 132, Zef Mulaj, me poezinë Anatomia e atdheut tim”,faqe 138, si dhe shumë tregime si fjala vjen : Asllan Qyqalla-Lani”Vjeshtë e mall në Prishtinë", faqe154, Bedri Tahiri,” Vorret e murtajës’,faqe 163,Dibran Fylli, “Medaloni I luftës hyjnore”, faqe 175;
Mevlyde Mezini Saraci’Cdo grua është zonjë e shtëpisë së vet’ faqe 224; Reshat Sahitaj “ Dita me e lumtur e Azem dhe Shotë Galicës, “ faqe 235; Jahja LLuka''A ki nevojë për ndonjë gjë", tregim faqe 196, Mehmet Kajtazi"Pse shpeshtohën grevat?" tregim faqe,220 e shumë të tjerë .
Tek i lexojmë poezitë dhe tregimet
në pak rreshta që përcillën më një domëthenie sociale forte e thellë që nuk mund
të mos bijshë në mendime shpresëdhenëse
dhe shpresëdëshpruese të disa autorëve në këtë Antologji që punët nuk shkojnë bukur mirë në ketë rruzullimin
tonë poetik. Varfëria si një sëmurje ngjitëse ,nuk po u shqitët nga jeta e
njerëzve.
Në një poezi të vietve 80’-ta poeti i ynë Dritëro Agolli, në një varg të
tillë, në të cilin, duke ju drejtue një fshatari,shprehë një urim në adresë të
tij”t’u bëftë gruri dele”, kurse në një poezi
tjetër të po atyre viteve, kur bënë fjalë për ca vajza, që janë duke
mbledhur fasulë në një kooperatvë bujqësore, thotë””mblidhni vajza, mblidhni,
por kujdes mos vidhni.'"
Mjaftojnë këto 3 vargje të Agollit, për të arritur në një përfundim të dhimbshëm rreth marrëzisë komuniste shqiptare pë tufëzimin e bagëtive në fshat në vitët 1980-81, dhe për degrdaimin sitemit kooperativist, që e shpuri në varfëri të skajshme fshatarsinë shqiptare që u mbyll në një katastrofë endemike kombëtare në fund të viteve të 80-ta.
Në një katërvargësh të
poetit Ferit Lamaj, që unë e vlerësojë tej mase si aristokrat i fabulës shqiptare, bëhët një
vlerësim universal ” Që së lashti i vjen e thëna: “Qengji i urtë pi dy nëna”.
Falenderojmë Shtëpinë botuese ,autorin Dibran Fylli si dhe 80 autorët
shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora që mundësuan botimin e
librit “Ujëvarë fjalësh artistike”(poezi
dhe tregime më ISBN 978-9951-830-05-8 dhe CIP :821.18-1
821.18-32.
No comments:
Post a Comment