Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/19

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov,u arrestua për fondet e BE, lihet i lirë ish-kryeministri

 


U arrestua për fondet e BE, lihet i lirë ish-kryeministri

Ish-kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, është lënë i lirë pasi u arrestua dy ditë më parë për abuzim me fondet e dhëna nga BE.Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Borisov është ndaluar për 24 orë së bashku me ish-ministrin e financave Vladislav Goranov dhe këshilltarin e tij për media Sevdalin Arnaudov.

Autoritetet nuk dhanë detaje për ndonjë akuzë kundër tyre, por media lokale raportoi se rastet po hetonin keqpërdorimin e fondeve të BE-së. Një kontroll u krye në disa lokacione, si dhe në shtëpitë e Bojko Borisov.

Borisov deklaroi se prangosja e tij ishte bërë në mënyrë të paligjshme, pasi autoritetet nuk kishin prova të mjaftueshme.

“Ata erdhën në shtëpinë time ndërsa ne ishim duke darkuar. Gjatë kontrollit të shtëpisë, autoritetet  nuk gjetën asgjë dhe kur mendova se po largoheshin, më thanë: ‘Duhet të të arrestojmë’. Ishte brutale dhe e neveritshme. Jemi kthyer në kohën e komunizmit” tha ai.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...