Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/15

Dr.Rada Trajkoviq e ashpër me presidentin serb Aleksandër Vuçiqin, e quan frikacak dhe qyqar pasi s’po merr vendim për agresionin rus

 

Rada Trajkoviq

Politikania e moderuar serbe, Rada Trajkoviq e ka kritikuar ashpër qëndrimin e Serbisë dhe të presidentit Aleksandar Vuçiq për mbajtjen e anës së Rusisë në agresionin ndaj Ukrainës.Ajo e ka quajtur frikacak Vuçiqin, për të cilin ka thënë se po e shtynë qëndrimin për agresionin në Ukrainë deri pas zgjedhjeve.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 3 prill.

“Është e padrejtë dhe qyqare të shtyhet marrja e një qëndrimi të qartë për agresionin në Ukrainë deri pas zgjedhjeve. Kjo nuk është një pyetje që kalibrohet nga sondazhet e opinionit publik. Ne kemi nevojë për një lider që në vend që të zhytet në keqkuptime, do t’u thotë votuesve të vërtetën. Zgjojini ata. Sepse ky është lidership”, ka shkruar Trajkoviq në një postim në Twitter.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...