2022-03-19

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Majlinda Bregu jep përgjigjen e papritur


Majlinda Bregu (lindur më 19 maj 1974) është politikane shqiptare, Ish-Ministre e Integrimit,Kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit dhe deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.



Në vitin 1992 ajo u diplomua në shkencat shoqërore në Universitetin e Tiranës[2]. Vitin e ardhshëm ajo ishte një studente vizitore në Montreal (Kanada), Oslo (Norvegji) dhe Frankfurt am Oder (Gjermani). Ndërmjet viteve 1996 dhe 2005 ajo ka punuar si Pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale me një tezë mbi "Metodat e hulumtimit dhe çështjet gjinore". Ajo mori diplomën master në politikat sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 2003.Ndërsa në vitin 2004 mori doktoraturën në Universitetin e Urbinos në Itali me një tezë titulluar "Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe proceseve normative".


Bregu ishte koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin Politik të Orientimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar 2004. Më pas në prill të vitit 2004 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërise.Ne vitin 2005 ajo zgjidhet deputete e Partise demokratike te Shqiperise,e me pas ne vitin 2007 ajo emerohet Ministre e Integrimit dhe Zedhenese e Qeverise ne kabinetin Berisha,nje post qe do ta ushtronte deri ne vitin 2013. Ne prill te viti 2018 eshte votuar nga 13 vendet e Europes Juglindore si Serkretare e Pergjithshme e Kshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC)


E zgjedhur per tre mandate rresht si deputete e Tiranes ne Parlamentin Shqiptar.


Iniciativa personale lidhur me Integrimin Europian dhe te Drejtat e Njeriut (7 Akte ligjore)

Në janar 2015 Majlinda Bregu i propozon komisionit të ligjeve ndryshime në Kodin Civil, të cilat do të detyronin administruesit e mediave dhe faqeve online që të fshijne komentet e vizitorëve me arsyetimin se ato mund të jenë fyese ndaj "dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje". Në prill 2015 propozimet u diskutuan në komisionin e ligjeve. Projektligji i detyron të gjithë administratorët e mediave apo hapësirave shoqërore në rrjet që të mos botojnë çdo koment që mund të konsiderohet si denigrues apo fyes ndaj personave të tjerë.(wikipedia shqip).

A do të kandidojë për kreun e PD-së? Majlinda Bregu jep

 Ish-ministrja dhe ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu që tashmë ka marrë një tjetër mandat si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal thotë se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit në politikën shqiptare.E pyetur nëse do të kandidojë për në postin e kreut të PD-së, Bregu u shpreh se nuk e ka në plan që të kalojë gjithë jetën në institucionet europiane, duken lënë të hapur mundësinë e rikthimit.

No comments:

Post a Comment

Myrvete Dreshaj – Baliu: Shëmbëlltyra e Adem Jasharit dhe familjes së tij në poezinë e sotme shqipe 1,2 3.

            Profesor Dr. Myrvete Dreshaj-Baliu, PHD.   Përmbledhje e shkurtër: Objekt i kërkimit në këtë studim është reflektimi i shëmbëllt...