Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/14

“Rusia, presion Serbisë për të goditur Kosovën”, alarmi i Kurtit për The Guardian!

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani paralajmëruan për një destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë e Ballkan tani pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Të dy ata pohuan për The Guardian se nuk duhet injoruar mundësia që Moska t’i bëjë presion Serbisë për të minuar pavarësinë e Kosovës.

”Është në interesin e Rusisë të hapë fushëbeteja të reja, sepse ajo nuk do që t`i kthehet paqes, u shpreh Kurti. “Druhem se sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat e një depërtimi në Ballkanin perëndimor. Putini ende e konsideron ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare. Ai do që shteti i Kosovës të dështojë, në mënyrë që të thotë se suksesi i NATO-s ishte i përkohshëm, sikurse në Irak dhe Afganistan”, ka theksuar ai.

Presidentja Osmani mendon se Rusia mund të destabilizojë të gjithë Ballkanin perëndimor e madje dhe të gjithë Europën. Moska po përdor Serbinë për të rrezikuar vlerat demokratike, ka qenë komenti i saj.

Sipas Osmanit, Putini mund të ketë planifikuar të përdorë rajonin Balltik  apo Ballkanin perëndimor, ose që të dyja, për të rritur tensionet dhe për ta zgjeruar krizën në nivel ndërkombëtar.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...