Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/14

“Je i pandalshëm dhe i paprekshëm”! E reja mban fjalim në mbështetje të Ramës, protestuesit e përzënë

Një vajzë që mori mikrofonin për të folur në protestën e sotme që po mbahet para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve, është përzënë nga protestuesit e tjerë pasi nisi të mbështeste kryeministrin Edi Rama.

Fjalimi i saj ishte një elozhe për Ramën. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, iu drejtua ajo kryeministrit, por nuk mundi të flasë më gjatë pasi protestuesit e zbritën poshtë dhe e përzunë nga protesta.

Unë këtu kam ardhur që t’i bëj një kërkesë kryeministri tonë, pasi e di që ai i dëgjon të gjitha. Në nuk të kërkojmë të ikësh, ne të falenderojmë për ngritjen e Shqipërisë në të gjithë këto vite, që jam e sigurt që shumë të tjerë nuk do e kishin bërë dot. Është diçka që e ka bërë vërtet. Askush nuk do ta kishte bërë më mirë. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, ashtu siç jam dhe unë dhe jemi shumë të tjerë. Situatën mund ta shikosh me syrin e një artisti që je”.

Protestuesit e tjerë e akuzuan se është e infiltruar e partisë, po ajo tha se “nuk është fare politikë, nuk jaa me asnjë parti”.

Dhjetëra qytetarë janë vendosur para Kryeministrisë në ditën e gjashtë të protestës kundër rritjes së çmimit të ushqimeve dhe hidrokarbureve. Paketa e Rezistencës Sociale e miratuar nga qeveria nuk është masa e duhur sipas protestuesve, pasi është anashkaluar pjesa tjetër e popullsisë.

Çdo ditë jave ata do të takohen në orën 17:00 përballë Kryeministrisë, ndërsa e shtuna do të jetë marshim kombëtar.

Kjo revoltë e qytetarëve erdhi pas rritjes së menjëhershme të çmimit të produkteve ushqimore dhe hidrokarbureve si efekt i luftës në Ukrainë.

Dy ditë më parë, Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarbureve vendosi që çmimi i naftës të  shkonte 217 lekë për litër.

Aksion masiv në Kosovë! Shoqërohen 48 zyrtarë policorë, dy prej tyre komandantë të pikave doganore. Ishin nën hetim për një vit

 

Autokolona me të shoqëruarit

Prokuroria Speciale e Kosovës së bashku me Inspektoratin e Policisë së Kosovës, janë duke e zhvilluar një aksion për identifikimin e policëve kufitarë dhe arrestimin e tyre nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës dhe autoritetit zyrtar. IPK njoton se pritet të ketë dhjetëra të arrestuar.

Aksioni është duke u zhvilluar në Gjakovë në pikat kufitare Qafë Prush dhe Qafë Morinë, ku mësohet se deri më tani janë 48 të shoqëruar, mes tyre dy komandantë të pikave doganore.

Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.

Operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që të arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.

Tch

“Rusia, presion Serbisë për të goditur Kosovën”, alarmi i Kurtit për The Guardian!

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani paralajmëruan për një destabilizim të situatës së sigurisë në Kosovë e Ballkan tani pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Të dy ata pohuan për The Guardian se nuk duhet injoruar mundësia që Moska t’i bëjë presion Serbisë për të minuar pavarësinë e Kosovës.

”Është në interesin e Rusisë të hapë fushëbeteja të reja, sepse ajo nuk do që t`i kthehet paqes, u shpreh Kurti. “Druhem se sa më shumë që zgjat lufta në Ukrainë, aq më të mëdha janë gjasat e një depërtimi në Ballkanin perëndimor. Putini ende e konsideron ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si ngjarjen më të rëndësishme ndërkombëtare. Ai do që shteti i Kosovës të dështojë, në mënyrë që të thotë se suksesi i NATO-s ishte i përkohshëm, sikurse në Irak dhe Afganistan”, ka theksuar ai.

Presidentja Osmani mendon se Rusia mund të destabilizojë të gjithë Ballkanin perëndimor e madje dhe të gjithë Europën. Moska po përdor Serbinë për të rrezikuar vlerat demokratike, ka qenë komenti i saj.

Sipas Osmanit, Putini mund të ketë planifikuar të përdorë rajonin Balltik  apo Ballkanin perëndimor, ose që të dyja, për të rritur tensionet dhe për ta zgjeruar krizën në nivel ndërkombëtar.

EULEX-i përforcon njësinë policore në Kosovë

Misioni evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, njoftoi të hënën se do të përforcojë njësinë e tij të specializuar policore me një njësi rezervë.

Në një komunikatë dërguar mediave, EULEX tha se kjo njësi, e përbërë prej 92 pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmerisë, nga Portugalia, Franca dhe Italia, “do të zbarkojë përkohësisht në Kosovë gjatë javëve në vijim” për të përforcuar, siç tha, “kapacitetet e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it”.

“Njësia Policore e Specializuar Rezervë do të mbështesë EULEX-in për përmbushjen e detyrave të tij, përfshirë si reagues i dytë i sigurisë në Kosovë, nëse është e nevojshme”, thuhet në komunikatë.

Njësia e Specializuar e rregullt e EULEX-it përbëhet prej 105 zyrtarësh policorë nga Polonia, që janë të stacionuar në Mitrovicë.

Në Kosovë, reaguese e parë e sigurisë është Policia e Kosovës; EULEX-i është i dyti, ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR-i, është i treti.

Javën e kaluar, misioni i Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, ka dërguar 500 ushtarë shtesë në këtë vend.

Komandanti i EUFOR-it në Bosnje, Anton Wessely, ka thënë se trupat shtesë janë vendosur si masë paraprake dhe se nuk ka informacione për kërcënime të sigurisë në këtë vend.

Trupat e EUFOR-it kanë mbërritur në Bosnje në kohën e luftës në Ukrainë, e cila, sipas Wessleyt, është një çështje shqetësuese për të gjithë Evropën.

Arjan Konomi lë “Për’puthen”, çfarë ndodhi mes debatit të ashpër në studio

 

Një koment i opinionistit Arjan Konomi gjatë “Për’puthen Prime” të shtunën, krijoi debate dhe këtë të hënë në studio.

Të shtunën, Mevlani njoftoi Efin se do të ndërpresë takimet me të, ndërsa konkurrentja ia ktheu duke i thënë se është frikacak.

Opinionisti Arjan Konomi kritikoi Efin dhe mbrojti Mevlanin. Debati vazhdoi dhe sot.

Nuk më ka lënduar Mevlani siç më ke lënduar ti”, i tha Efit opinionistit. Mikela po ashtu debatoi me Arjan Konomin. Një koment i opinionistit bëri që të ndërpritet programi dhe ai të marrë një periudhë pushimi nga “Për’puthen”.

Rusia dyshohet se i kërkoi ndihmë ushtarake, reagon Kina

 

Zëdhënësi i Ambasadës Kineze Liu Pengyu, ka mohuar që Kina t’i ketë kërkuar ndihmë ushtarake për të vijuar pushtimin në Ukrainë.

Liu Pengyu tha për CNN se Kina është e shqetësuar për luftën dhe kërkon që paqja të vendoset sa më parë.

Nuk kam dëgjuar kurrë për këtë. Kina është thellësisht e shqetësuar dhe e pikëlluar për situatën në Ukrainë. Ne sinqerisht shpresojmë se situata do të lehtësohet dhe paqja do të kthehet në një datë të hershme,” tha Pengyu.

Zyrtari kinez shtoi se duhet të rriten përpjekjet për të nisur negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.

Situata aktuale në Ukrainë është me të vërtetë shqetësuese. Duhet të bëhen përpjekje maksimale për të mbështetur Rusinë dhe Ukrainën në çuarjen përpara të negociatave, pavarësisht situatës së vështirë për të prodhuar një rezultat paqësor. Ne mbështesim dhe inkurajojmë të gjitha përpjekjet që janë të favorshme për një zgjidhje paqësore të krizës. Prioriteti i lartë tani është parandalimi i përshkallëzimit të situatës së tensionuar apo edhe dalja jashtë kontrollit.

Sipas një zyrtari amerikan, Rusia dyshohet se i kërkoi Kinës ndihmë ushtarake dhe ndihmë për t’iu shmangur sanksioneve.

Financonin aktivitete terroriste në Tiranë, arrestohen 4 shqiptarët në Itali, si i transportonin paratë

 

Katër shqiptarë janë arrestuar në Bari të Italisë, pasi dyshohen se kanë dërguar para për financimin e veprimtarisë terroriste të imamit të një xhamie të Tiranës pranë ISIS.

Mediat italiane kanë bërë me dije se në arrest shtëpie kanë përfunduar Yljan Muça, 31 vjeç, Roland Lleshi, 37 vjeç, Elsio Ramku, 33 vjeç dhe Roland Belba, 37 vjeç.

Në krye të skemës ishte 31-vjeçari Muça, ndërsa Lleshi dhe Ramku kishin rolin e ndërmjetësit dhe Belba, kunati i Muçës, në bashkëpunim me 2 persona të tjerë në Shqipëri, i transferonte paratë në një çantë dore të fshehur në një kamion në bordin e një trageti.

Ndaj tyre, kishte nisur hetimi që në prill të 2020-tës.

Hetimet zbuluan se katër shqiptarët mbështesnin propagandën xhihadiste dhe shpërndanin komunikata e dokumente të përkthyera në shqip të ish-liderit të Shtetit Islamik Abu Bakr Al Baghdadi e zëvendësuesit të tij Ebu Ibrahim El Hashimi El Kureshi.

Fitorja e LVV-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025 sipas Exipolit.-

 LVV (Levizja Vetëvendosje) 43.3% 7,535 PDK (Partia Demokratike e Kosovës) 18.4% 3,204 LDK (Lidhja Demokratike e Kosovës) 12.9% 2,256   AAK...